Gjon Keka: Muri i kontradiktave dhe ndryshimeve historike
Faqja 1 e 1

Muri i kontradiktave dhe ndryshimeve historike
Nga Gjon KEKA
Që nga viti 1949, çështja gjermane kishte ndryshuar në thelb sidomos në një pikë kyçe ,nuk ishte me ajo që do duhej të ishte një Gjermani e tërë,por kjo u nda në dy pjesë,kjo ndodhi si rezultat i sistemeve të kundërta politike që kishin sjell proceset e pasluftës së Dytë Botërore.Të dy këto sisiteme të kundërta politike dhe ideologjike ishin të shtyrë edhe nga disa rrethana të asaj kohe kur dihej se strukturat e pushteteve globale ishin nën ndikime të dy poleve të kundërta ndërmjet SHBA dhe BRSS.Pataj ishin pikërisht edhe disa procese dhe momente historike tepër interesante si koha e Koncertit të Evropës,pastaj vënja e një „Perde të Hekurt“ e cila sombolizonte ndarjen e botës në dy blloqe,lindore-komunste dhe perëndimore-demokratike.
Kjo parasëgjithash u bë më e dukshme në kohën kur kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin nga bllokada sovjetike e vitit 1949,do ta lidhte emrin e Berlinit si qyteti që do bëhej muri apo via ndarëse midis fuqive botërore.Siç mësojmë në atë kohë sidomos midis viteve 1949 dhe 1961 më shumë se 1.6 milion njerëz u larguan nga pjesa lindore për në pjesën tjetër perëndimore,kjo lëvizje tregon një humbje te madhe për vetë Gjermanët,por njekohesisht edhe për tërë botën demokratike ,sepse fati i botës demokratike tani më ishte i lidhur në thelbin e këtij problemi që buronte nga paslufta e Dytë Botërore dhe gjate kohes se Luftës së Ftohtë.Kështu që me 13 Gushtin e vitit 1961 zyrtarisht si dhe praktikisht proceset morrën kahejne ngrirjes dhe të ndarjeve të dhimbshme në mes dy botërave,por të një vendi të vetëm,pra gjembat dhe llogoret që u vendosën në qytetetin e Berlinit paralajmëronin ndarjen e asaj që ishte paralajmëruar që në fillim ,pra ndarjes së botës dhe fillimit të ngrirjes së proceseve lindje-perëndim gjerë në nëntorin e vitit 1989.Sidoqoftë ishin disa shkaqe që quan botën në një ndarje të thellë dhe të betonizuar,këto diferenca të mëdha dhe të pakapërcyeshme ndërmjet linjdes dhe perënimit i përshkruan edhe vetë Gorbaçov gjatë një vizite të tij në SHBA te zhvilluar gjatë vitit 1987 i cili nënëvizon se „Ne e kuptojmë tanimë se jemi ndarë në mënyrë shumë të thellë,si në rrafshin historik ,ideologjik,ekonomik,social dhe kulturor…“Megjithkëtë ështe e qarte sidomos duke u mbështetur në përvojën historike ndërmjet dy blloqeve gjatë kësaj periudhe ngrirjesh dhe betonizimesh në mes botës demokratike dhe asaj komuniste se ata vertet kanë pasur konfrontime ideologjike të shpeshta dhe se valët e tensioneve ndërmjet këytre dy botërave ideologjike herë mbahej në tension e herë në relaksim.Mirëpo skepticizmi që ishte mbledhur nga ana e botës demokratike në lidhje me mosndryshimin e botës tjetër ideologjike ishte i bazuar në mosndryshimin e substances se sisitemit ideologjik te BRSS apo botës komuniste,sepse ky hezitim dhe shqetësim e skepsë mbante edhe disa arsye siç deklaronte ne një fjalim të tij sekretari i SHBA në vitet e 80‘ James Backer „ Megjithë hezitimet dhe skepticizmin ekzistojnë edhe disa nga arsyet që na bëjnë të kemi shpresë.Por në lidhje me realizimin e kësaj çështje neve duhet të jemi tepër të matur.Gjykimi është ende i padefinuar nëse procesi i reformave(të BRSS) do të ketë sukses…nese ka arsye të shumta që të shohim drejtë të ardhmes,do të ishte gabim serioz të konkludojmë se progresi i reformave në vazhdim është i siguruar…“.Kjo periudhë dyzetë vjeçare e durimit,dyshimeve e ngrirjes dhe diferencave të mëdha në mes të dy botërave ideologjike po vinte dalengadal drejtë ekuilibrimit,procesit të çlirimit nga pengesat e mëdha ideologjike dhe fillimi i ndryshimeve të thella historike.Pak para shembjes së këtij simboli ndarës,në një fjalim të mbajtur pranë Murit të Berlinit ne vitin 1987 presidenti i 40 i SHBA Ronald Reagan shprehej“… zoteri Gorbaçov, hapeni kete porte!zoteri Gorbaçov, shkuleni kete mur!...“.
Në kuadër të kësaj duhet nënvizuar se pikërisht presidenti Ronald Reagan mbahet mend për udhëheqjen e SHBA gjatë një kohë të tranzicionit të jashtëzakonshme ndërkombëtar,pastaj abdikimit te BRSS, Renies se Murit te Berlinit, dhe fundi i Luftës së Ftohtë.Poashtu gjatë këtyre proceeve të tranzicionit ndërkombëtar PaulH.Nitze i cili ishte edhe ideatori dhe projektuesi i planit në kohën e administratës së presidentitit Harry S. Truman për konceptin ushtarak lidhur me përmbajtjen e BRSS(Traktatit të Varshavës) dhe që solli në mënyrë të natyrshme edhe themelimin e organizatës së sigurisë ndërkombëtare pra NATO si dhe të planit Marshall,situatën në Evropë e përshkruante si vijon;“Kemi ardhur në maje të situatës .Situata në Evropë po ecën në rrugën tonë dhe detyra jonë është thjeshtë që të ndihmojm këtë evolucion.Ngjarjet po ecin në rrugë të drejtë por që tani nuk mund t’i shihen rezultatet.Ne e dim që gjërat po ndodhin ndryshe ,por akoma nuk e dim se si do jetë më tutje…por që ne na duhet të jemi gati për çdo të papritur që mund të ndodhë apo të vij…“
Ndërkaq gjatë këtyre proceseve që po kalonte bota shqipëria e cila ishte pjesë e paktit të Varshavës por që nuk ishte pjesë aktive e këtyre lëvizjeve tranzitive që po ndodhnin në botë ngase ajo jetonte me moton „as me lindje ,as me perëndim“.Gjithashtu në këtë kohë diplomacia shqiptare gjendje në një periudhë tepër të vështirë dhe kritike ,duke filluar qe nga prishja e marrdhënieve të saj me BRSS,pastaj më vonë edhe me Kinën,ngrirja e mardhënieve më vendet fqinje,dilema e daljes apo mosdaljes nga traktati i varshavës,dalja nga pakti i varshaves,hezitimi për të krijjuar marrdhënie ekonomike ,kulturore,duke vështirësuar kështu tejmase dhe aspektin e saj gjeopolitik dhe gjeostrategjik.E gjithë kjo mbyllje në vetvete e Shqipërisë bëri që ajo të krijoj një armiqësi ne rafshin gjeopolitik dhe në rrafshinë e diplomacies,duke shkuarkeshtu drejt vetizolimit të thellë .Kjo zatën e çoi Shqipërinë në një mjerim të thellë duke prekur të gjitha sferat e jetës së vendit.Ishte pikërisht kjo periudhë kur Shqipëria e humbi imazhin e saj përballë bashkësisë ndërkombëtare dhe u zhytë në një kollpas të thellë.Në këtë kohe kur bota po kalonte këtë tranzicion të jashtëzakonshme ,po të vepronte Shqipëria me mençuri do të mund të bëhej pjesë e këtij evolucion dhe kësaj epoke të re të historisë së botës,por ajo mbeti e tillë deri në tranzicionin e dytë të postkomunizmit.Mirëpo tani ekziston një shpresë se Shqipëria dhe Ballkani perëndimor edhe pse me vonës do te behen pjesë e proceve të integrimit në strukturat e Bashkimit Europian.
Dhe krejt në fund duke mos shkuar më tutje rreth këtyre proceseve të kaluara historike si tejet të vështira dhe në tensione në mes të këtyre botërave ideologjike ,por ajo qe eshte teper e rendesishme dhe historike se 09 nëntori i vitit 1989 shënoi fundin e përplasjeve të këtyre dy botërave,fundi i ndarjeve të dhimbshme ,çlirimi i proceseve të ngrira dhe fillimi i një epoke të re të historisë në botë.Kështu që shembja e Murit te Berlinit(Muri i ndarjes Ideologjike) para 20 viteve tregon nje arritje te madhe dhe nje kurorezim te perpjekjeve te perbashketa te botes demokratike per paqe,stabilitet dhe prosperitet.Muri i Berlinit ishte një shenjë e kontradiktave tw mwdha në botë, por qw tani eshte bëre një simbol i ndryshimeve radikale dhe që preku edhe shumicwn e njerëzimit edhe pse rruga ishte e gjatë dhe e dhimbshme deri te ky moment i rendesishem historik.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Gjon Keka: Krimbat e perandorisë
» Gjon Keka: Idetë e çmendura
» Gjon Keka: Këmisha e tradhëtisë
» Gjon Keka: Gjahtarët e posteve
» Gjon Keka: Trazimi i martesës politike

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi