Arkiva britanike, Balli: Në Shqipëri ka pasur luftë civile
Faqja 1 e 1

DOSSIER - 12 NENTOR - Populli shqiptar në përgjithësi dhe intelektualët patriotë në veçanti nuk mund të ushqenin kundër pushtimit gjerman të njëjtat ndjenja dhe urrejtje që për shumë arsye kishin shfaqur kundër imperializmit fashist. Pas intrigave dhe makinacioneve të kahershme, ushtria italiane doli hapur me synimet për të pushtuar vendin tonë. Fashizmi e konsideronte Shqipërinë si pjesë përbërëse të mbretërisë italiane, ndërsa komandanti i trupave gjermane, me të hyrë në Shqipëri, deklaroi se nuk kishte asnjë aspiratë në Shqipëri dhe se pushtimi ishte tërësisht i përkohshëm dhe i diktuar nga rrethanat e luftës. Përkundrazi, nacionalizmi shqiptar, deri në një farë mase, kishte arsye të ishte disi miqësor kundrejt gjermanëve pasi kishte ndihmuar gjysmën tjetër të shqiptarëve të çliroheshin nga zgjedha e urryer serbe.
Pavarësisht këtyre arsyeve shumë të mira, organizata jonë vazhdoi luftën kundër pushtuesit gjerman për tre muaj me radhë, me të njëjtën shtysë si edhe kundër pushtuesve të mëparshëm fashistë. Sikurse shumë lehtë mund të provohet përmes fakteve tërësisht të pamohueshme, të njohura madje edhe nga Misioni i Aleatëve, autokolonat gjermane u sulmuan në mënyrë të përsëritur dhe të suksesshme nga grupet nacionaliste në të gjithë Shqipërinë e Jugut, veçanërisht në rrethinat e Vlorës. Të gjitha propozimet e autoriteteve gjermane drejtuar udhëheqësve të organizatës sonë për arritjen e një mirëkuptimi me to u hodhën poshtë në mënyrë kategorike nga ana jonë. Përkundrazi, ishin komunistët ata që ishin më të prirur për të bashkëpunuar me gjermanët sikurse edhe ndodhi në Berat dhe në Lushnjë.
Qëndrimi armiqësor ndaj gjermanëve pas kapitullimit të Italisë fashiste nuk na u diktua as nga arsye ideologjike, as nga ndjenja hakmarrjeje dhe urrejtjeje apo interesa të vendit. Forca shtytëse që qëndronte pas kësaj lufte ishte vetëm detyrimi moral ndaj fuqive të mëdha demokratike të botës pa të cilat vendi ynë nuk do të kishte shpëtuar nga katastrofa dhe poshtërimi i kthimit në një koloni italiane. Pra, ishte pikërisht nxitja e kësaj ndjenje që ne për tre muaj rresht vazhduam luftën e armatosur kundër gjermanëve, pavarësisht faktit se ne ishim të armatosur keq dhe gjendeshim nën sulmet e bandave komuniste të armatosur shumë më mirë. Nëse nuk do të ishte kjo luftë e brendshme, i gjithë populli shqiptar do t'i ishte bashkuar luftës kundër okupatorit gjerman.
Lufta civile
Në përputhje me rekomandimet e Misionit Ushtarak të Aleatëve u mbajt një takim mes përfaqësuesve të organizatës sonë dhe asaj komuniste në Mukje, pranë Tiranës. Të dy palët arritën një marrëveshje që u prit me entuziazëm nga publiku i gjerë shqiptar. Në bazë të kësaj marrëveshjeje, të dy organizatat do t'i jepnin fund propagandës kundër njëra-tjetrës, do të kishin një staf të përbashkët për vazhdimin e luftës kundër pushtuesit dhe në mënyrë të sinqertë do të punonin së bashku për një Shqipëri demokratike brenda kufijve të saj etnikë. Për një moment u duk sikur lufta civile tashmë ishte shmangur. Për fat të keq, kjo shpresë ishte shumë jetëshkurtër. Vetëm pak ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes së Mukjes, një mbledhje e përgjithshme e Partisë Komuniste vendosi denoncimin e marrëveshjes dhe nisjen e një sulmi të menjëhershëm kundër partisë nacionaliste, duke përfituar në këtë mënyrë nga fakti që ne ishim të papërgatitur për një luftë civile dhe bolshevizmi do të vendosej kështu më lehtë. Sulmet kundër nacionalistëve nisën menjëherë dhe kudo, veçanërisht në Shqipërinë e Jugut, me një egërsi të pashembullt dhe në përputhje me metodat e njohura tradicionale sllave, që tashmë kishin hyrë dhe imponuar në vendin tonë nëpërmjet agjentëve të organizatës terroriste pansllave. Hordhitë e kuqe kriminale, të quajtura brigada, të udhëhequra nga tipat më të këqinj të këtij vendi, filluan të hyjnë në vend me të gjitha mënyrat, jo vetëm përmes sulmeve kundër trupave nacionaliste, por edhe duke ushtruar terror në çdo pjesë të vendit. Të gjithë ata që nuk pranuan të mbanin yllin e kuq dhe t'u bashkoheshin bandave komuniste jo vetëm që u plaçkitën dhe u zhvatën nga gjithçka kishin, por gjithashtu u torturuan dhe u masakruan. Mijëra bashkëkombës të të dyja gjinive dhe të të gjitha moshave u rropën për së gjalli dhe u masakruan pa provokuar askënd. Për tre muaj me radhë, patriotëve shqiptarë iu desh të luftonin jo vetëm kundër pushtuesit, por edhe kundër këtyre kriminelëve të kuq. Aty nga fundi i vitit të kaluar, municionet që u kishim marrë italianëve kishin mbaruar, ndërkohë që bandat e kuqe furnizoheshin rregullisht nga forcat ajrore të Aleatëve. Kështu, ne u detyruam të ndalonim luftën tonë kundër pushtuesit dhe të përforcoheshim përreth qyteteve.
Në fillim të këtij viti, një mbledhje e përgjithshme e organizatës sonë u zhvillua në Berat. Terrorizmi ndërkombëtar u shpall armiku numër një i vendit tonë. Mbledhja vendosi t'u bëhej thirrje të gjithë energjive kombëtare për të luftuar kundër terrorizmit. Natyrisht, rrethanat nuk na lejuan të bënim dallimin se kush kishte luftuar kundër pushtuesit dhe kush kishte bashkëpunua me të. Ky vendim u mor pasi konstatuam se nuk kishte rrugë tjetër për mbrojtjen e popullit nga kjo organizatë terroriste.
Materiali është marrë nga Arkivat britanike. Krerët e lartë të Ballit Kombëtar tregojnë gjendjen në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore, situatën politike dhe rolin e formacioneve ushtarake në luftën kundër nazi-fashizmit

Vijon

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Dorothy, 92-vjeçja britanike që erdhi në Shqipëri për të marrë unazën e vëllait
» STUDIMI/ Ja kush janë njerëzit më të pasur në Shqipëri (LISTA)
» Rexhep Qosja:Populli në Shqipëri të largojë me mosbindje civile S.Berishën
» Hajriz Demaku:Lufta e Kryezinjve ishte luftë bejlerësh e jo luftë Kombëtare
» POLICI MUHAMET MITAT LATIFI ME DETYRË NË GJILAN PARA LUFTE DHE MBAS LUFTE, KERCNON ME POROSI

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi