Naile Zhupani: Nuk ka nevojë të jesh feminist - ( I write because I can!)
Faqja 1 e 1
Naile Zhupani: Nuk ka nevojë të jesh feminist - ( I write because I can!)
Naile Zhupani: Nuk ka nevojë të jesh feminist - ( I write because I can!)
Nga nobelistja e 2004-it Jelinek nuk kam lexue asgjë, por besoj kam të drejtë të them diçka për mënyrën si u përgatit dhënia e çmimit Nobel në letërsi ne atë vit.
Prej ditësh shtypi përsëriste se tashti u kish ardhur radha grave për ta marrë këtë çmim, bile servirte edhe lista kandidatesh të mundshme.
E vërteta asht se ka një bum të jashtëzakonshëm shkrimtaresh gra në Perëndim, sidomos të letërsisë trillimtare (fiction). Siç mund të merret me mend, disa shkruajnë mirë, disa shkëlqyeshëm, por shumica shkruajnë për çikërrima të mërzitshme.
Mirëpo a asht arsye për të dhanë çmimin Nobel në letërsi fakti që ka vite që këtë s’e ka marrë asnjë grua? Mua nuk më duket kështu. Shkrimtaret gra duhet ta marrin Nobelin duke e meritue, jo sepse u “takon”.
Prapa arsyetimeve të mediave dhe ndoshta të vetë komisionit Nobel, shprehet një filozofi e tipit multi-kulturalist, e cila mendoj se duhet kundërshtue.
Kjo asht e ashtuquajtura filozofi e “të drejtave” në bazë të identitetit. Sipas këtyne, të drejtat e njeriut ashtu siç formulohen dhe njihen në botëkuptimin perëndimor nuk janë të mjaftueshme. Prandaj edhe flitet për të drejta të grave thjesht ngaqë janë gra, të drejta të fëmijëve thjesht ngaqë janë fëmijë, të drejta të homoseksualëve thjesht ngaqë janë homoseksualë dhe kështu pa fund.
Asht një filozofi që shpie në kalbëzimin dhe shkatërrimin e indit social, siç edhe ka shpënë.
Në SHBA, i famshmi diskriminim pozitiv (affirmative action), i cili ka synue t’u krijojë lehtësi të mëdha minoriteteve etnike e sidomos zezakëve, tanimë ka dështue. Shumë analistë janë sot të mendimit se gjendja e përgjithshme e minoritetit zezak në SHBA asht keqësue edhe për faj të nxitjes së një ideologjie të titullimit, e cila ka zanë tashmë rrënjë në mendësinë e zezakut, tue shkaktue ndër të tjera një refuzim total të vlerave të kulturës “së bardhë”. Nga ana tjetër, diskriminimi pozitiv ua zhvlerëson vetvetiu arritjet vetjake dhe meritat të gjithë atyne individëve zezakë që vërtet shquhen në fushat e tyne (me përjashtim të show business e sporteve, ku zezakët janë të mbipërfaqësuar).
Gratë janë një tjetër i ashtuquajtur “minoritet” që meritokan të drejta të veçanta, sidomos në raport me burrat. Feminizmi dhe post-feminizmi kanë ba shumë zhurmë në këtë drejtim, por mua më duket se rezultatet konkrete nuk kanë qenë më tepër se: vuajtje, izolim, vetmi, neurozë nga shumë prej viktimave të tij.
Nuk ka nevojë të jesh feminist, për të luftue që gratë dhe vajzat të kenë po ato të drejta që kanë edhe burrat, në shoqëritë ku jetojnë. Përkundrazi. Në format e veta të skajshme, feminizmi synon të mbjellë urrejtje ndër gratë kundër burrave, me pasojat që dihen.
A ka shtypje të femnës në familje? Natyrisht që ka. Po a lidhet kjo shtypje me identitetet seksuale të partnerëve? Natyrisht jo. Marrëdhëniet familjare midis burrit dhe gruas mund dhe duhet të ripërkufizohen me përpjekje të përbashkëta të partnerëve, jo duke i futur këta në luftë me njëri-tjetrin.
Feminizmi asht parë prej armiqve të tij tradicionalë (konservatorëve, kishës etj.) si një shprehje e të famshmes “penis envy” – shprehje e Freud-it. Unë vetë mendoj se femra nuk mund t’i kërkojë bindshëm të drejtat që i takojnë si njeri tue adoptue qëndrime dhe sjellje prej mashkulli.
Femra asht femër; përveçse qytetare, asht nanë motër dhe grua; krijuese dhe kujdestare e jetës. Çdo lëvizje që kërkon ta spostojë nga këto role, asht në kundërshtim me natyrën njerëzore.
Në Shqipëni tradicionalisht femna asht mbajtur mrena mureve të shtëpisë, në një kohë që jetën publike e kanë monopolizue meshkujt. Por nga shumicën e familjeve që kam njohur, gruaja ka qenë e respektue dhe shpesh në kontroll të situatave.
Le të mos ngatërrojmë rolet tradicionale, të cilat mund e duhet të ndryshohen gradualisht, me dhunën në familje e cila asht gjithnjë individuale.
Nëse femnës tradicionalisht i asht dhanë në dorë fshesa, ndërsa burrit çekiçi, kjo nuk do të thotë se femna po nëpërkëmbet. Përkundrazi, një ndarje rolesh gjithnjë do të ekzistojë, në familje dhe në shoqëri, e mbështetur në diferencat biologjike midis sekseve.
Sot në Kosovë më shumë sesa emancipim shpesh vihet re një objektifikim i femnës, në shërbim të një hierarkie fund e krye falike. Nuk më duket se prostituimi simbolik, ose përdorimi i hireve për të sigurue pozitë sociale, përbën ndonjë hap përpara në krahasim me rolin tradicional të gruas në etikën myslimane ose të krishterë, bile edhe në kanun.
Por njëkohësisht Shqipënia ka prodhue edhe një brez gra të cilat, instinktivisht, e refuzojnë feminizmin, dhe e kërkojnë afirmimin social në partneritet me burrat – e tyne ose jo. Këto gra kombinojnë mundimshëm rolin e tyne prej nane dhe shoqeje, me rolin tjetër, modern, të protagonisteve në jetën publike.
Nuk u mbetet shumë kohë për të ulëritur ose mjaullitur kundër burrave.
A mund ta arrinin femnat shqiptare këtë lloj emancipimi, pa bashkëpunimin sistematik të meshkujve partnerë? Dhe vallë nuk asht ky bashkëpunim e vetmja mënyrë si femrat dhe meshkujt mund t’i rithemelojnë rolet e tyre në familje dhe sociale, pa çuar kjo në shkatërrim të strukturave?
Asht e vërtetë se shoqënia që kemi trashëgue pa na pyetur kush asht shoqëni fallocentrike. Por fallocentrik asht edhe admirimi që ne meshkujt kemi për femnat, dhe vetë fakti që shumë nga krijimet njerëzore më të mrekullueshme, në art dhe gjetiu, janë ba të munduna falë përkushtimit sublim të meshkujve ndaj femnave.
Gjithnjë më pëlqen që krejt kulturën ta përfytyroj si sublimim të dashunisë. Burrat hala janë forca lëvizëse kryesore në jetën publike, por kjo forcë, në aspektin e vet pozitiv e krijues, asht shpesh e rrënjosur në vullnetin për të kënaqur gratë.
Si mund të përshëndetet një kundërkulturë – feminizmi radikal – që supozohet ta gjejë energjinë në urrejtjen (e grave kundër burrave)?
Tham se në format e veta agresive, feminizmi përfaqëson një kërcënim real për mirëqenien sociale. Aq më tepër në Perëndim, ku grave u ka shkaktue kryesisht vuajtje dhe frustracion. Kurrë ndonjëherë më parë në shoqëritë perëndimore nuk ka pasur një numër kaq të madh femnash që jetojnë vetëm, ose në shoqëni ekskluzive me qen dhe zhapinj. Çfarë dreq alternative asht kjo?
Përfshirja gjithnjë në rritje e gruas në jetën publike në vendet e zhvilluara nuk më duket se lidhet drejtpërdrejt me feminizmin. Përkundrazi, feminizmi asht një lëvizje politike radikale, që paraziton mbi nevojën e arsyeshme të gruas për t’u përfaqësue me dinjitet jo vetëm në familje, por edhe në shoqëni.
Vetë Jelinek besoj do kish qenë artistikisht më e kënaqur sikur mediat të mos kishin folur për dhënien e Nobelit “një shkrimtareje femën”. Asht turp që suksesi artistik të varet nga politika divizive dhe dështake.
o o o
Një diskutim për feminizmin natyrisht do të na çonte shumë larg. Nuk e njoh mirë këtë doktrinë nga mrena, as jam i familjarizue me hollësi të lëvizjes.
Por feminizmi asht një doktrinë që nuk mund ta kundroj në mënyrë të çinteresue, në një kohë që më prek bile korrupton, mua ashtu si shumë të tjerëve, sferat më intime e më të shtrenjta të jetës private – marrëdhëniet familjare.
Më parë se një teori ose botëkuptim, feminizmi për mua asht shfaqur si rrezik. Rrezik jo ndaj ndonjë supremacie prej mashkulli – të cilën nuk e kam kërkue, por ndaj mirëqenies sime intime. Asht e hidhur kur dikush që për ty asht e dashur dhe e shtrenjtë, të fillojë të të konsiderojë si armik vetëm e vetëm sepse ia kanë shplarë trutë doktrinat feministe ose versionet pop të këtyne doktrinave.
Nuancat në një teori janë gjithnjë më pak të randësishme se perceptimi që i bëhet kësaj teorie prej opinionit publik. Unë nuk jam studiues i feminizmit, por në atë masë që më ka shkaktue probleme personale, e konsideroj veten të kërcënue prej tij.
Mund të bëhet një krahasim me marksizmin. Askush më mirë se ne nuk mund ta dijë sa versione të marksizmit ka pasur gjatë këtyne 150 vjetëve të fundit. Mirëpo për opinionin publik në vendet e rrezikuara prej komunizmit, këto versione shpesh nuk kanë fytyrë tjetër veç emëruesit të përbashkët: luftë e klasave, proletarë të të gjithë vendeve bashkohuni, dhuna si mami e historisë, kapitali krijohet nga mbivlera, diktatura e proletariatit etj.
Një versioni të ngjashëm të feminizmit i referohem edhe unë këtu. Pikërisht atij versioni që e gjej, për shembull, në citatin e mëposhtëm:
“Gratë janë një popullatë e skllavëruar – fëmijët janë të korrat tona, shtëpitë janë fushat ku robëtohemi. Gratë shtrëngohen të kryejnë akte seksuale me burra, të cilat e dhunojnë integritetin, sepse feja universale, përbuzja për gratë, ka si urdhëresë të parë që gratë ekzistojnë vetëm si tagji seksuale për burrat.” [Andrea Dworkin.]
Pikërisht mentaliteti që qëndron prapa një citati të tillë – dhe mund të sillen me dhjetëra kësisoj, më duket se nuk i shërben familjes por shkatërrimit të saj; nuk i falet dashurisë por urrejtjes; nuk i vlen marrëdhënies midis sekseve, por izolimit të sekseve.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Naile Zhupani: Qenan Garip Zhupani..një homazh për një Kaçak të Pollogut!
» Naile Zhupani: Qenan Garip Zhupani-Homazh për një Nacionalist të Pollogut
» Përshëndetje nga Naile Zhupani
» Naile Zhupani: You will always know the reason..!
» Naile Zhupani: Ah Gegjnishtja sa te dua!
» Naile Zhupani: Qenan Garip Zhupani-Homazh për një Nacionalist të Pollogut
» Përshëndetje nga Naile Zhupani
» Naile Zhupani: You will always know the reason..!
» Naile Zhupani: Ah Gegjnishtja sa te dua!
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi