Bilall Maliqi: Për një gjuhë të pastër shqipe
Faqja 1 e 1

PËR NJË GJUHË TË PASTËR SHQIPE
(Mr. Eroll Sejdiu “Praktikum i gjuhës shqipe”, “Studio Iks”, Preshevë 2009, faqe 72).
Nga Bilall Maliqi
Kohëve të fundit relievit tonë krijues, lexuesve të Kosovës Lindore dhe më gjërë iu shtua edhe një botim i veçantë dhe specifik me vlera të konsiderueshme shkencoro-artistike dhe gjuhësore që deri më tani nuk ka pasur në bibliotekat tona dhe në duar të lexuesve , është fjala për librin “Praktikum i gjuhës shqipe” të autorit preshevar Mr. Eroll Sejdiu, i cili një kohë të gjatë si gjuhëtarë është marrë me problematikën e drejtshkrimit dhe drejtshqiptimit të shumë termave të cilat kohëve të fundit si në mediume e në revista si të shkruara ashtu edhe elektronike, po përdoren fjalë të huazuara nga gjuhë të ndryshme dhe në këtë mënyrë po rrezikohet dukshëm gjuha standarde shqipe dhe drejtshkrimi në përgjithësi.
Ky libër i rrallë në trevat tona të Kosovës Lindore në të cilat gravitojnë qytete të ndryshme dhe fshatra ka qenë deficitar dhe si i tillë është një ndihmesë sidomos për nxënësit e shkollave fillore dhe të atyre të mesme, pse jo edhe për lexues tjerë të nënqiellit tonë shqiptarë në përmirësimin si të drejtshkrimit po ashtu edhe drejtshqiptimit të shumë termave të cilat i hasim në përditshmritë tona e që janë të gabuara dhe të shumta.Këtë botim me kujdes të veçantë e korrigjoi recensenti i librit Prof.dr.Agim Poloska, i cili më pastaj i dha dritën e gjelbërt për botimin e këtij libri të nevojshëm e të rrallë.
Mr. Eroll Sejdiu brenda kopertinave të këtij libri shpalosi një gamë të gjërë me një kolorit të ndryshëm të trajtimit të temave të gjuhësisë, drejtshkrimit, të folmes shqipe të Kradakut të Preshevës, pastaj është fokusuar edhe në temën; /Huazimet nga gjuha gjermane dhe sllave në të folmen shqipe të Preshevës me rrethinë/, pastaj edhe shumë tema me interes për lexuesin në përgjithësi.
Këto huazime nga gjuhë të huaja janë prezente pothuajse në shumicën e rasteve në këto treva të Kosovës Lindore, ku në këtë mënyrë dëmtohet seriozisht gjuha shqipe dhe drejtshkrimi i saj.
Autori në vazhdim fokusohet edhe në fjalorin e shqipes i cili është mbushur me fjalë të huaja e që në vazhdim jep një dokumentim lidhur me termat dhe fjalët e huaja që tani janë edhe në fjalorin e shqipes duke ia sqaruar lexuesve kuptimin e tyre, ku këto fjalë përdoren shumë në përditshmëritë tona si në radiotelevizione ashtu edhe në shtypin ditor, ku në këtë mënyrë e bastardojnë gjuhën tonë.
Në lexim e sipër të këtij libri lexuesi ndeshet me tema të ndryshme të cilat dosido janë në interes të lexuesve në përgjithësi dhe e çojnë lexuesin drejt përmirësimit të të shkruarit dhe të folmes dhe për këtë edhe na sherben ky libër i rrallë dhe me vlera artistiko-shkencore dhe gjuhësore.
Po ua sjellim lexuesve disa nga titujt e këtij libri që autori i ka trajtuar në mënyrë të shkëlqyeshme:/Gjuha e tekstit shkollor-rëndësia dhe përmbajtja e saj/, /Rreth disa gabimeve gramatikore të përemrave pronorë dhe të trajtave të shkurtra të atyre vetorë/, /Disa lajthitje gjuhësore në mjetet e informimit/, /Rreth disa gabimeve drejtshkrimore dhe atyre bisedore/. /Disa konstrukte të zvetënuara në shqipen e sotme letrare/, /Shkelje të normës drejtshkrimore/ e disa tema tjera me rëndësi për lexuesin në përgjithësi…
Shënime për autorin
Mr.Eroll Sejdiu lindi më 05.03.1975 në Preshevë.Shkollën fillore dhe atë të mesmen e kreu në Preshevë.Fakultetin Filologjik, dega Gjuhë dhe Letërsi Shqiptare e mbaroi në Shkup.
Pas Fakultetit kreu edhe magjistraturën në Shkup, ku mbrojti temën: “Njësitë frazeologjike në gjuhën shqipe dhe serbe të Preshevës me rrethinë”, ku fitoi titullin Magjistër i Shkencave Filologjike.
Libri “Praktikum i gjuhës shqipe” është botimi i tij i dytë shkencor.
Punon profesor në shkollën fillore “Prof. Ibrahim Kelmendi” në Preshevë.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Bilall Maliqi: LAVDËROVE TËKEQEN
» Bilall Maliqi :PËR TIMEN TOKË
» Bilall Maliqi: Dashuria - mishërimi i shpirtit
» Bilall Maliqi:UNAZAT E FATIT
» Bilall Maliqi:DERI TE DHEMBJA

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi