Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Suzana Zisi: Kohë e çmendur…

Shko poshtë

Suzana Zisi: Kohë e çmendur… Empty Suzana Zisi: Kohë e çmendur…

Mesazh nga Agim Gashi Tue Nov 17, 2009 3:09 pm

Suzana Zisi: Kohë e çmendur… N100000149972946_9552
Suzana Zisi: Kohë e çmendur…

Një Korb,
bën dashuri, me lulen e bardhë të mollës…
Limfa rënkon…
Gjethet e rrudhura, ëndërrojnë shi të klorofiltë…
Teksa kryqëzojmë të sotmen që të vdesë nesër
ngujuar me vargonjtë e erës,
Rrënqethet rrënja…
Të nesërmes,
i masim me pëllëmbë përmasat e dhimbjes…
Thatësirë e trëndafiltë,
Në ç'pasqyrë i kreh flokët hëna?
Penelatat e dritës,
shuajnë zbehtësinë e mendimeve,
Që,
struken,
struken brenda konturit të tyre të përfytyruar.
Mëkatar, njeriu…
Shqiponja,
fluturon në qiellin e hapësirës së bravës së derës…
Kris reja...
Shemrat petale,
nguten të mbulojnë polenin nga shiu.
Kafka është bosh, krejt bosh…
Krizantemat e vdekura,
vajtojnë vyshkjen e tyre të sigurt,
Ndërkohë që arkivoli – qese antike mbeturinash
Skërmitet duke u prehur në një qosh…

©️ Suzana Zisi




Suzana Zisi: Kohë e çmendur… 9527_103620836319582_100000149972946_99299_7044981_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi