“EDHE PSE E DIPLOMUAR, NË GREQI VETË LIGJI MË NDALON TË PUNËSOHEM...”
Faqja 1 e 1
“EDHE PSE E DIPLOMUAR, NË GREQI VETË LIGJI MË NDALON TË PUNËSOHEM...”
“EDHE PSE E DIPLOMUAR, NË GREQI VETË LIGJI MË NDALON TË PUNËSOHEM...”
Bisedoi Jakup Gjoça
Tashmë janë me mijëra studentët , të ardhur qysh të vegjël në Greqi emigrantë me prindërit, por edhe ata që kanë lindur në Greqi, edhe pse mësojnë e studiojnë e diplomohen në Greqi, nuk kanë asnjë mundësi që të punësohen në Greqi. Mjafton ky fakt shoqëror që të dëshmojë sa hipokrite është edhe politika e Emigracionit të qeverisë të Papandreut. Ato që premtoi Papandreu, për dhënien e shtetësisë greke VETËM fëmijëve që kanë lindë në Greqi, dhe punësimi i shumë-shumë 50-60 emigrantëve në policinë greke janë politika e Lëmoshës....
Edhe Almandina Gega, sikurse edhe mijëra bashkëatdhetarë të saj, emigroi që 10 vjeçe në Greqi, dhe sot, pak muaj pas diplomimit të saj në Universitetin e Athinës, edhe pse e diplomuar për shkenca politike e drejtimin e shtetit, ndihet e zhgënjyer. E zhgënjyer, sepse LIGJI në Greqi i vdes ëndrrën e Jetës....
-Sapo keni mbaruar Universitetin e Athinës për shkenca politike juridike dhe drejtimin e shtetit. Ndiheni tashmë se keni realizuar ëndrrën e jetës?
-Në prag të diplomimin , kujtoja se do të konkretizoja ëndrrat e jetës. Mirëpo, tani që u dipllomova realiteti më zhgënjeu , nuk e besoj se kjo është ëndrra që unë u lodha në të studiuar.
-Diçka të rrallë, më pohoni, t'ju them të drejtën. Të ndihet dikush, e ca më shumë në moshën më të re të jetës, siç jeni ju, e zhgënjyer, e për më tepër me mundin e dipllomës.
-Duke mbaruar shkollën, besoja, që do të shprehja duke punuar ato që kam mësuar gjithë këto vite në shkollë.Dhe tani e kuptoj, që është vetëm një letër Diplloma në duart e mia, dhe nuk mund të bëj asnjë gjë, sepse për ta konkretizuar dijen e fituar në shkollë, këtu në Greqi, duhet të jesh vetëm shtetas grek. Kjo është politika, për fat të keq.
-Për fat të keq?!... Kështu shpreheni edhe ju, pikërisht ju që keni studiuar për shkenca politike , juridike dhe drejtimin e shtetit.
-Politika, si Fjalë, ka kuptim tjetër nga Politika që konkretizojnë politikanët. Politikë, si shkencë, ne studiojmë rregullat, mënyrat si të kemi një harmonizim shoqëror. Ndërsa Politika e produktit të veprimit të politikanëve është bashkësi e interesit.
-E kujt interesi? Vetiak, të politikanit në kuptimin e ngushtë?
-E para, besoj që më shumë është pikërisht personal.Gjithësejcili, si politikan, në rradhë të parë, ai shikon që të fitojë më shumë në interesin e tij personal, se sa ti shërbejë bashkësisë shoqërore që i dha mirëbesimin politik.
Por në kuptimin tonë, të Politikës të Emigracionit që zbatohet gjithë këto vite nga qeveritë greke, e nënkuptoj qeveritë socialiste të Pasok-ut e ND-s, nuk është vetëm personale. Është më shumë një produkt më i gjerë që përmban edhe interesa nacionale.
-Kë nënkupton ti me interesa nacionale që ndikojnë në Politikën e Emigracionit që zbatojnë qeveritë në Greqi?
-Frika ndaj Emigracionit në përgjithësi. Nuk është akoma gati shoqëria greke që të pranojë emigrantët të barabartë me ata. E ca më shumë, kjo frikë shtohet ndaj emigrantëve shqiptarë, për faktin që ne, emigrantët shqiptarë jemi thuajse shumica, mbi 700.000 .
Kjo frikë e shoqërisë greke ndaj emigrantëve, është një pengesë e madhe politike për çdo qeveri greke të hapë Politikën e Emigracionit .
-E ke fjalën që qeveritë greke i tremben kostos politike, që të zbatojnë një Politikë Emigracioni këtu në Greqi që ti shërbejë integrimit të plotë të emigrantëve në shoqërinë greke?
-Pikërisht, kjo është ajo që i tremben qeveritarët grekë.Kostos politike.Shoqëria greke akoma nuk është e arrirë shoqërisht, emacipisht që të pranojë integrimin e plotë të emigrantëve. E ndjej vetë këtë.Që , edhe pse e dipllomuar në Universitetin e Athinës, nuk kam të drejtën që të kërkojë punë, sipas aftësive intelektuale që zotërroj.
Kjo , jo e drejta ime që të punësohem në administratën greke rrjedh nga mosdëshira shoqërore e shoqërisë greke që edhe ne emigrantët, të punësohemi në punë shtetërore. Dhe i vetmi dallim përjashtimi është se jemi të ..huaj.
Doni tju ballafaqoj me një kontrast shoqëror?
-Pse, jo?
-Shoqëritë e zhvilluara , e nënkuptoj shkallën e lartë të emacipimit shoqëror, i japin gjithësejcilit mundësinë të kontribojë sipas aftësive dhe jo me tabu të dallimit nacional.
Ndaj edhe shoqëria greke, me të tilla kompleksitete të dallimit e të veçimit të njerëzve sipas nacionalitetit, mbeten të izoluara në igranazhet e prapambetjes shoqërore. Dhe e keqja madhësohet kur edhe politikat u shërbejnë –fatkeqësisht- këtyre kompleksiteteve të dallimeve e të veçimeve shoqërore.
-Ju vetë, e keni ndeshur pikërisht këtë të keqe shoqërore? E kam fjalën për kompleksitetet e dallimeve e të veçimeve shoqërore këtu në Greqi?
-Kam punuar në kompani sontazhi METRO ANALISIS .Bëja kërkime politike me telefonata.Edhe më jepej mundësia të bashkëbisedoja me gjithfarë njerëzish nga gjithë Greqia.Dhe, nuk ishin të paktë ata që më shprehnin ankesat e tyre ndaj emigrantëve shqiptarë.
-Dhe cilat ishin këto ankesa ?
-Që vijnë shqiptarët që na marrin punët.
-Të përmendnin konkretisht, cilat punë u marrin emigrantët shqiptarë grekërve?
-Më thoshin, kështu në përgjithësi.Na marrin punët shqiptarët , na mbetën fëmijët tanë të papunë.Më thoshin, që janë mbushur lagjet me shqiptarë e këta janë shkaktarë edhe të kriminalitetit në Greqi.
Mentaliteti shoqëror i grekërve akoma edhe sot ka mbetur te ata emigrantë shqiptarë të viteve të fillimit të 1991-shit. Nuk duan, nuk mundin që të kuptojnë që edhe vetë emigrantët shqiptarë tashmë kanë evoluar shoqërisht, dhe paralelisht me vetë shoqërinë greke? Akoma edhe sot qytetarët grekë nuk mund kursesi të kuptojnë apo edhe të besojnë që unë, sikurse edhe shumica e bashkëatdhetarëve të mi emigrantë, me të cilët bashkëbisedoja me ata për METRO ANALISIS jam një emigrante që erdha në Greqi 10 vjeçe, që mësova në shkollat greke, që studiova dhe u diplomova në Universitetin grekë jam tashmë e barabartë me ata.
Dhe, befasisht, kuptojmë që kemi mbetë të huaj kur mbetemi pa dokumenta.
- Në çkuptim e thua që keni mbetë të huaj?
- Deri sa isha në Universitet , nuk e kuptoja që isha e huaj.Sepse në shoqërinë time shkollore e studente arrita që të mos dallohesha nga të tjerët , bashkënxënësit e bashkëstudentët e mi grekë.
Tani, që u dipllomova në Universitetin grek, menjëherë më detyrojnë ligjet e Politikës të Emigracionit këtu në Greqi, të ndihem e huaj. Sepse, derisa nuk mund të punoj, me diplomën që kam , nuk mund të rinovoj lejen e qëndrimit këtu në Greqi.
E vetmja mundësi që kam tashmë, edhe pse e diplomuar në Greqi, është që detyrohemi nga Politika e Emigracionit grek të punoj edhe unë, sikurse prindërit e mi, emigrante në punët më të rëndomta që të nxjerr ndonjë ensimë ( siguracion shoqëror shtetëror) e të plotësoj edhe unë, sikurse prindërit e mi, shumën e ensimave për rinovimin e leje qëndrimit.
-Papandreu , kryministri i ri i Greqisë ka deklaruar që do tu japë fëmijëve të emigrantëve që kanë lindë në Greqi shtetësinë greke. Gjithashtu, ministri grek i mbrojtjes të qytetarëve ka deklaruar që do të punësojë edhe emigrantë në policinë greke. Ju besoni se këto janë tregues të një Politike Emigracioni që do të synojnë integrimin e plotë të emigrantëve në shoqërinë greke?
-Pikërisht, dallimi që përcakton Papandreu “...fëmijët që kanë lindë në Greqi...” dëfton që nuk mund të ketë Politikë të Emigracionit që të synojë integrim të plotë të emigrantëve në shoqërinë greke.
Unë besoj se edhe Politika e Emigracionit e Papandreut është e pjesshme dhe synon mbyllë gojat e Politikës të Emigracionit që premtoi dikur....Gjithashtu, Papandreu me këtë Politikë të pjesshme të Emigracionit, përpiqet që të justifikohet edhe të gjitha atyre kritikave të Bashkimit Evropian për qeveritë greke që nuk e kanë trajtuar seriozisht Emigracionin në Greqi si rrjedhojë të arrijmë në këtë gjendje mjaft të vështirë të sotme , edhe për emigrantët edhe për vetë grekët.
Kursesi, ne emigrantët nuk mund të jemi të kënaqur me këto pak premtime politike edhe të Papandreut, ngaqë nuk kemi patur asgjë e duhet të kënaqemi me thërrime politike.
Edhe premtimi politik i Hristohoidhis më duket thjesht një hipokrizi e rrezikshme politike, se sa një konkretizim i një Politike të re të Emigracionit.
Shumë-shumë Hrisohoidhi kupton punësimin e 50-60 emigrantëve nëpër policitë e lagjeve.
Por, përsëri edhe qeveria e Papandreut nuk mund të zbatojë Politikën e Emigracionit të një shoqërie të emacipuar e të zhvilluar që të trajtojë shoqërisht edhe emigrantët të barabartë dhe tu japë emigrantëve të gjitha mundësitë , pa kushte nacionale e politike , që të kontribojnë në shoqërinë greke sipas aftësive intelektuale.
-Mendoni , se për gjendjen e mjeruar politike të emigrantëve shqiptarë në Greqi përgjegjësohet vetëm politike greke?
-Më ka bërë përshtypje një gjë.Që edhe pse jemi me mijëra studentë shqiptarë nëpër universitetet e Greqisë, ministri i arësimit të Shqipërisë asnjëherë deri tani, nuk ka ardhur njëherë, të paktën që të bashkëbisedojë me ne studentët emigrantë.
Politika shqiptare duhet të ndikojë te qeveria greke për interesat tona, të jetë më e pranueshme dhe të mos presë që gjithçka e mirë për emigrantët do të arrihen vetëm nga prestipozicioni e dëshira e politikës greke.
Edhe pse ne jetojmë e punojmë në emigrim, nuk jemi një përjashtim i detyrimeve për politikën shqiptare , por jemi edhe ne pjesë e detyrimit politik të qeverisë shqiptare.
Ne , fëmijët e emigrantëve shqiptarëve detyrohemi që të mësojmë vetëm gjuhën greke.Prindërit tanë nuk kanë as kohë, dhe as mundësi që të na ndihmojnë të mësojnë gjuhën shqipe.Duam ta mësojmë gjuhën shqipe që të ndihemi që jemi edhe ne , që jemi shqiptarë, edhe pse jemi emigrantë.
Kësisoj , ne fëmijët shqiptarë që lindëm dhe u rritëm dhe u arësimuam në Greqi do të ndihemi të huaj edhe në Atdheun tonë, edhe në Shqipëri.Do të ndihemi , ne , fëmijët e emigrantëve, të paAtdhe!
-Papandreu premtoi që emigrantët edhe do të kenë mundësi që të votojnë në zgjedhjet lokale. Ky përbën progres serioz në dhënien e të drejtave politike të emigrantëve në Greqi?
-Nuk e quaj serioze, këtë Politikë , sepse akoma nuk ka zgjidhë probleme më kryesore për emigrantët që të japë këtë të drejtë.Është një vitrinë politike që do të japë thjesht një përshtypje politike që bëri diçka.
Praktikisht, do të jenë shumë të paktë emigrantë që do ta zbatojnë këtë të drejtë politike, votimin lokal.Emigranti , nëpër administratën greke akoma trajtohet i huaj dhe do të ndeshet me shumë vështirësi që të realizojë të drejtën politike të votojë në zgjedhjet lokale.
Doni një shembull? Në zyrat e emigracionit në Bashkitë , nuk ka asnjë emigrant që të jetë nëpunës, dhe tu japë mundësinë emigrantëve që tu shërbejë.
Nga ana tjetër , derisa Politika e Emigracionit nuk i jep të Drejta të plota politike emigrantit, e bën emigrantin edhe shpërfillës për këdo kandidat lokal, derisa e di që nuk mund të presë asgjë të mirë nga ai. Emigranti do të katandiset nga kjo politikë e Papandreut në vitrinë ...demokracie.
-Kështu si jemi katandisur, e drejta e marrjes të shtetësisë greke çfarë mendon se shënon për emigrantin në Greqi?
-Do të na ndihmojë që të futemi në një shoqëri, si të ligjshëm. Shtetësia greke do të na mundësojë që të jemi të barabartë, do të na lehtësojë edhe nga shumë halle e zinxhirë ligjorë me të cilët na torturojnë deri tani.Do të na ndihmojë që të punojmë aty ku mundemi e për atë që studiojmë pa u dalluar thjesht nga nacionalizmi.
Ne emigrantët, detyrohemi politikisht që të kërkojmë shtetësinë greke, dhe jo dhe aq se e ndjejmë këtë domosdoshmëri.
Po të ishte edhe Shqipëria në Bashkimin Evropian, mendoj se shumica e emigrantëve shqiptarë as që do të dëshirojë për marrjen e asnjë më shtetësie tjetër, pasi kudo që të jetojë e punojë do të ketë të Drejtat e Qytetarit Evropianë.
Këtë na ka borxh edhe politika shqiptare ne emigrantëve shqiptarë . Që na na bën që të tjerët të na veçojnë se jemi shqiptarë e që nuk jemi edhe ne në bashkësinë evropiane.
JAKUP.B. GJOÇA
jakupgjoca@hotmail.com
Dërgoi Ajet Nuro Albemigrant
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Thaçi merr edhe djalin me vete në New York
» Shqiptarët e Danimarkës, tani filluan të punojnë edhe për vete
» Adnan Abrashi:KUR GËNJESHTRËS TËNDE, FILLON T’I BESOSH EDHE VETË!?
» Xhesika Vula:Evropa ka edhe faqen e vetë të zezë të së kaluarës dhe të tanishmes
» Fotografi që flasin vetë:Dimri i madh në Kosovë, edhe aty ku prodhohet rryma, ngrihet akulli
» Shqiptarët e Danimarkës, tani filluan të punojnë edhe për vete
» Adnan Abrashi:KUR GËNJESHTRËS TËNDE, FILLON T’I BESOSH EDHE VETË!?
» Xhesika Vula:Evropa ka edhe faqen e vetë të zezë të së kaluarës dhe të tanishmes
» Fotografi që flasin vetë:Dimri i madh në Kosovë, edhe aty ku prodhohet rryma, ngrihet akulli
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi