Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Edhe disa të dhëna për protestën në Gjakovë

Shko poshtë

Edhe disa të dhëna për protestën në Gjakovë Empty Edhe disa të dhëna për protestën në Gjakovë

Mesazh nga Agim Gashi Wed Nov 18, 2009 1:05 am

Edhe disa të dhëna për protestën në Gjakovë


Edhe disa të dhëna për protestën në Gjakovë Protesta-22

Mimoza Kusari-Lila:

Keqpërdorimet nëpër disa qendra të votimit në komunën e Gjakovës kanë shtyrë mijëra simpatizues të koalicionit AKR-LDD që të protestojnë të martën para Komisionit Komunal Zgjedhor me kërkesën që kandidatët për kryetar në këtë komunë të shkojë në balotazh.
Duke vlerësuar se në shumë qendra të votimit janë keqpërdorur votat më 15 nëntor, kandidatja e koalicionit AKR-LDD, Mimoza Kusari Lila ka akuzuar kryetarin e LDK-së në Gjakovë, Astrit Haraqija për dhënie urdhri për mbushjen e kutive me vota për AAK-në.
“Haraqija u ka rekomanduar komisionarëve të tij që të mbushin kutitë me vota për LDK-në dhe kandidatin e AAK-së, Pal Lekaj. Unë shpreh indinjatën lidhur me këtë shkelje të procesit demokratik”, ka thënë Kusari Lila gjatë një konference për media.
Ajo ka shprehur keqardhje para elektoratit të saj gjatë protestës para zyrave të Komisionit Komunal Zgjedhor për pamundësinë e mbrojtjes së votës së tyre, por u ka premtuar se do të ndjek çdo rrugë ligjore për të mbrojtur votat që janë keqpërdorur.
“Komuna e Gjakovës në zgjedhjet e 15 nëntorit tregoi se është një, është unike dhe din të vlerësoj programin më të mirë, din të vlerësoj kandidatët më të mirë. Sot fshat e qytet jemi një dhe keqpërdorimi i votës nuk do të thotë se demokracia ka përfunduar”, ka thënë ajo.
Në këto raste Kusari – Lila përmendi keqpërdorimet që janë bërë në disa fshatra, sidomos në Damjan dhe në disa qendra të votimit të Gjakovë.
Ndërkohë simpatizuesit e koalicionit AKR-LDD gjatë protestës kanë mbajtur pankarta në të cilat shkruhej “ku mbeti vota ime?”, ndërsa që me brohoritje edhe kanë kërkuar që Gjakova të shkoj në balotazh.
Nga rezultatet preliminare të Komisionit Komunal i Zgjedhor shumicën e evojshme të votave për të mos shkuar të balotazh me 52. 7 për qind ka fituar kandidati i AAK-së, Pal Lekaj.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Edhe disa të dhëna për protestën në Gjakovë Empty Kusari-Lila organizon protestë në Gjakovë

Mesazh nga Agim Gashi Wed Nov 18, 2009 1:13 am

Kusari-Lila organizon protestë në Gjakovë

Edhe disa të dhëna për protestën në Gjakovë Lila%20(Small)

Në shenjë pakënaqësie me rezultatin e arritur në zgjedhjet e 15 nëntorit, kandidatja për kryetare të komunës së Gjakovës nga koalicioni AKR-LDD, Mimoza Kusari-Lila, ka organizuar të martën protestë në qendër të qytetit.
Sipas saj në disa vendvotime ka pasur manipulime dhe vjedhje të votave. Kusari –Lila gjithashtu shprehi keqardhje para elektoratit të saj për pamundësinë e mbrojtjes së votës së tyre.
Ndërkaq, Aleanca Kosova e Re, nëpërmjet një komunikate për media, e ka vlerësuar protestën e qytetarëve të Gjakovës, ”si thirrje demokratike për drejtësi dhe respektim të votës së lirë”.
Kjo thirrje e qytetarëve të Gjakovës – sipas AKR-së – “është thirrje e shpresës për vetëdijesim edhe në qytete të tjera të Kosovës, duke e parë se imazhi i këtyre zgjedhjeve është dëmtuar me manipulimin e votave në Gjakovë dhe Viti, gjë që shton dyshimin për manipulime edhe në komuna të tjera si Prishtina Kamenica dhe Kaçaniku”.
AKR nuk mund të pajtohet me vlerësimin e institucioneve, se këto zgjedhje u zhvilluan në frymë të lirë dhe demokratike. Faktet, sipas AKR-së, flasin ndryshe.
“Institucionet përgjegjëse të shtetit tonë, nuk mund të injorojnë videot ku shihet mbushja e kutive nga komisionerë të partive të ndryshme. Raportet e policisë për kërcënime me armë dhe votimet në emër të atyre që nuk janë në këtë jetë, apo që jetojnë jashtë Kosovës”, thuhet në reagim.
“Presidenti dhe gjithë përfaqësuesit e lartë të shtetit duhet të distancohen nga interesat e ngushta partiake dhe të vlerësojnë drejtë këtë proces zgjedhor, në mënyrë që të mund të përmirësojmë gabimet që janë bërë. Prandaj ata nuk mund të pretendojnë se jemi shtet demorkatik në qoftë se heshtet përballë këtyre manipulimeve”, vlerëson AKR.
Po ashtu thuhet se kjo parti “nuk do të pranojë asnjëherë keqpërdorimin e votave si diçka të mirë, por do ta luftojmë me të gjitha format demokratike cenimin dhe shkeljen e vullnetit të qytetarëve”.
Aleanca Kosova e Re, kërkon nga Institucionet e Kosovës dhe nga KZAP-ja, që të marrin masa të menjëhershme, për zbardhjen e së vërtetës në Gjakovë dhe në secilën komunë tjetër, ku ka pasur keqpërdorime të votave. “Ne e mbështesim fuqishëm protestën e sotme ne Gjakovë, duke e vlerësuar demokratike dhe të qytetëruar, si thirrje paqësore për drejtësi”, përfundon komunikata.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi