Kryeministri Berisha takon Zannierin
Kryeministri Berisha takon Zannierin
Kryeministri Berisha takon Zannierin
Kryeministri Berisha priti sot në takim përfaqësuesin e OKB-së në Kosovë, Ambasadorin Roberto Zanieri.
Pasi i uroi mirëseardhjen Ambasadorit Zanieri dhe delegacionit që e shoqëronte, Kryeministri Berisha vlerësoi rolin e rëndësishëm që misioni i OKB-së ka luajtur në Kosovë, si dhe shprehu kënaqësinë për zhvillimet jashtëzakonisht pozitive dhe arritjet e rëndësishme të Kosovës në konsolidimin e institucioneve demokratike, të shtetit të së drejtës, respektimit të të drejtave të njeriut dhe minoriteteve, të cilat pati kënaqësinë t’i kosntatonte gjatë vizitës së fundit në Kosovë.
Ambasadori Zanieri, pasi falënderoi për pritjen e ngrohtë dhe miqësore dhe vlerësimet e Kryeministrit Berisha për punën e misionit që ai drejton, e uroi Kryeministrin Berisha për arritjet e jashtëzakonshme të qeverisë së tij si anëtarësimin në NATO, pranimin e kërkesës së Shqipërisë për statusin e vendit kandidat për anëtar të Bashkimit Europian, si dhe shprehu konsideratat për ndryshimet e mëdha që kanë ndodhur dhe po ndodhin çdo ditë në Shqipëri, gjatë këtyre viteve të fundit.
Ambasadori Zanieri e falënderoi gjithashtu, Kryeministrin Berisha për kontributin që qeveria shqiptare ka dhënë për Kosovën dhe për rolin e rëndësishëm që Shqipëria po luan në shërbim të konsolidimit të paqes, sigurisë, stabilitetit dhe frymës së miqësisë dhe bashkëpunimit në rajon. Në takim, u vlerësua organizimi dhe realizimi i zgjedhjeve të mira lokale në Kosovë, në klimë tërësisht të qetë dhe demokratike, si dhe pjesëmarrja cilësore e pjesëtarëve të minoritetit serb në shumë zona, ku ata banojnë.
Në këtë kontekst, u theksua rëndësia e organizimit të një Konference të dytë donatorësh për mbledhjen e ndihmave financiare për Kosovën, në vijim të suksesit që Konferenca e parë e donatorëve pati në këtë drejtim.
Në takim u shpreh shqetësimi për qëndrimin jo-konstruktiv të Beogradit dhe për vështirësitë që ai krijon për rolin që duhet të luajë Kosova në bashkëpunimin rajonal, si edhe për rolin ndikues që Beogradi vijon të luajë në lidhje me disa zona në veri të Kosovës, ku banojnë kryesisht anëtarë të minoritetit serb.
Në takim u vlerësua më tej roli i misioneve të tjera ndërkombëtare në Kosovë dhe në veçanti EULEX dhe u theksua rëndësia thelbësore e perspektivës euroatlantike të Kosovës dhe ecjes përpara sa më shpejt me hapa konkrete në këtë drejtim.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Kryeministri Berisha priti sot pilotin e njohur nga Kosova me banim në SHBA, James Berisha
» Kryeministri Berisha viziton Kosovën
» Kryeministri Berisha do te vizitoje Kosoven
» Kryeministri Berisha takohet me Shenjtërinë e Tij, Papa Benedikti XVI
» Kryeministri Sali Berisha viziton Kosovën

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi