Sabile Keçmezi-Basha: Kafeja e mëngjesit
Faqja 1 e 1

Sabile Keçmezi-Basha
Tregim
KAFEJA E MËNGJESIT
Rëndom ajo ishte e buzëqeshur dhe me plotë hirësi, por kohëve të fundit, disi vëreja një lodhje dhe një zbehje vjeshte të vonuar. E shikoja vjedhurazi në fytyrë, sytë e saj të zinj kishin humbur shkëlqimin e dikurshëm, pastaj edhe ajo grimë fytyre që i kishte mbetur, kishte filluar t’i vyshkej dhe dalngadalë po merrte një pamje të trishtuar të gruas qejfprishur. Takoheshim shpesh aty, tek Kafet e Vogla, dhe bënim biseda që ndoshta as njeriut më të afërt nuk do t’ia thoshim. Ishim mike, andaj edhe zbraznim mllefin që na ishte grumbullonte me vite të tëra. Shpesh e akuzoja se ankohej pa arsye, dhe pas kësaj që i thosha, asaj në mllef, sytë i mbusheshin me lot, por kurrë nuk e shihja që të qante. Unë e admiroja për rezistencën, edhepse e dija se në kokën e saj tirreshin njëmijë e një probleme që i mendonte të pazgjidhura.
- Mbrëmë nuk kam fjetur fare- më tha
- Pse, ishe gjë e sëmurë?- e pyeta
-Jo, jo ashtu kot, thashë, se gjatë tërë natës kam lexuar romanin e Alberto Bevilacquas. E di, se ai ka botuar tani një roman shumë interesant “E fshehta e grave”, dhe, çudi moj Martinë, pse romanet më të mira për gratë i shkruajnë burrat, e ne, thuajse nuk e njohim veten fare... –dhe heshti pa pritur... gjatë...
-Do të ma huazosh, kur ta mbarosh romanin- e pyeta, por ajo bëri, sikur nuk më dëgjoi. Nuk foli fare dhe as që reagoi me ndonjë gjest.
Aty pranë nesh kaluan një çift fort i lumtur, me një fëmijë që e mbanin pezull nga dy krahët. Ai çirrej sa mundej dhe donte me çdo kusht që të lirohej nga shtrëngimi i tyre. Besa e shikoi fëmijën, pastaj u kthye nga unë, dhe ofshau. Me duart e holla si të një pianisteje të talentuar, u shtrëngua fort për barku dhe lëshoi një zë fort të dhembshëm.
Unë brofa nga vendi dhe iu afrova pranë, tej mase e shqetësuar, duke e kapur për llëre. E shikoja drejt në sytë dhe pritja reagimin e saj. Fytyra iu zbeh. Pastaj më shikoi përhumbshëm mua dhe përreth. Nuk foli. Thua se, asgjë nuk kishte ndodhur dhe se e tërë ajo nuk kishte të bënte me të.
Qëndroja e shastisur dhe nuk dija si të reagoja. Ta pyetja se çfarë pati, më dukej e patakt, të heshtja, përsëri më dukej pakuptim, dhe vërtet s’dija kah t’ia mbaja. Njëherë sulmova veten pse kisha pranuar që të dilja me Besën për kafe, bash sot, kur edhe unë nuk isha në humor të mirë. Por çfarë t’i bësh, kur me vite me të kishim ndarë të mirën e të keqën bashkërisht, e tani ajo më kishte ftuar që të pinim kafen e mëngjesit bashkë. Dukej se Besën diçka e shqetësonte, andaj edhe mendoja se duhej të isha pranë saj. Dëshira ishte e ndërsjellë. Kaherë nuk e kisha parë, dhe fort më kishte marrë malli. Diçka ishte shumë më e madhe që më lidhte me këtë grua të brishtë, fisnike e të qëndrueshme. Jo... jo, nuk ishte vetëm miqësia e shumë viteve të mëhershme, apo fëmijëria, por ishin edhe vitet e mëvonshme që kishin gërshetuar në vete miqësinë tonë, dhe e kishin bërë të përjetshme për ne.
Pas përfundimit të luftës, në Vendin e Shqipeve, takoheshim shumë më shpesh me Besën. Lufta nuk na kishte përkëdhelur. Luftë më... Ajo kishte përjetuar shumë ngjarje të dhembshme. E ndjeja për obligim që t’i ndodhesha pranë, edhe atëherë kur nuk mundja... Gjatë tërë viteve që e njihja, e llogarisja si një krijesë engjëllore që e kishte dënuar jeta pa të drejtë.
Pastaj, në kafenenë ku kishim zënë vend, papritmas ndodhi një befasi e këndshme, kur një shitës i luleve Besës i fali një trëndafil të bardhë. Ajo u kënaq duke qeshur.
- Shenjë e mirë është kjo- më tha, duke qeshur, dhe shtoi:
- E di, se sa kohë ka, që mua nuk më ka falë askush lule... - e tha ngadalë, gati se, me pëshpëritje. E shikova e nxënë ngushtë dhe pastaj piva edhe një gllënkë kafe. Ajo, edhe më tej mbante trëndafilin e bardhë në dorë dhe e shtrëngonte sa mundte me të dyja duart. Më kapi frika se nga shtrëngimi i tepërt do i pëlcasë gjaku nga gishtat.
-A e di se kur për herë të fundit kam marrë dhuratë, lule?- tha, dhe qeshi ëmbël.
Desha qe ta disponoja bile pak, duke i thënë:
– E di Besë... e di... sigurisht për ditën e gruas apo për ditën e mësuesit, dhe imitova qeshjen.
-Mos bën shaka- më tha, duke i puqur buzët e skuqura nga zjarrmia.
-Po shaka bëja, e çfarë të shkrepi ty- i thashë, duke lozur rolin e një të hidhëruare pa pasur as më të voglin shkas. E parandieja se ku do te dilte, por u bëja se nuk kuptoja fare. Kishte dhjetë vite qe kishte përfunduar lufta, e asaj, mikes sime, vetëm se dregëz i kishte vu plaga, por shërim për të, më ngjante se nuk kishte. Ajo ende rënkonte për burrin e humbur.
Kishte kalua një kohë sa vetëm hurbët e kafes, herëpasherë thyenin monotoninë rreth nesh. Tektuk, njerëzit na përshëndesnin duke e lëvizur kokën, ose ndonjëri që kaherë nuk e kishim takuar, afrohej dhe na shtrinte dorën. Filxhani i kafes që në fillim lëshonte një aromë dehëse dhe avulli, si të dalë nga buka nore, me kohë filloi të zhdavaritej, kafja u ftoh, dhe thënë të vërtetën, më dukej se më nuk kishte as shije.
Minutat kalonin, ndërsa fytyra e Besës merrte pamje gëlqereje, dhe dukej edhe më e zbehur. I propozova që të ngrihemi nga aty dhe të shëtisim. Nuk reagoi. Vetëm se nga karrigia, aty pranë, mori shallin e trashë prej stofi ngjyrëportokalli dhe e hodhi krahëve, e me një zë të çjerrë tha:
-Si thua ti, Martinë, por kah... do shkojmë... Martinë... - më pyeti.
-Ecim...ecim ashtu kot, bëjmë edhe shoping si në kohët e vjetra- shtova.
-Kohët e vjetra...hëm... E ku janë kohët e vjetra...moj Martinë?- heshti një copë herë e pastaj shtoi:
-Martinë, unë nuk e shoh as të renë, e ti më flet për kohët që nuk i kemi...
-Kohët e mira tanimë po vijnë, Besë, a nuk po i heton ti... – i thashë.
E shihja se po e mundonte diçka, por hahej me veten për të shpërthyer, dhe nuk e thoshte dot. Pritja të më fliste një fjalë, vetëm një fjalë dhe do të më mjaftonte që të hapja rrugë... Por çile gur gojën. Besa diçka ziente në kokën e saj prej gruaje të lodhur.
Pastaj, pasi kaluam në Sheshin e Dëshmorëve, më kapi për krahu, më shtrëngoi fort, duke më kthyer edhe njëherë nga vetja.
-Martinë, jam keq... shumë keq... Martinë... çfarë të bëj, kah të iku nga kjo katrahurë...?
Zëri i Besës ishte rënkim, ishte dhembje, ishte thikë pas shpine... dhe mbeta e kallkanosur.
Për herë të parë mendova në diçka që më vrau shpirtin. Vrik u ndala dhe shikova Besën. Ajo ishte shpërfytyruar. Sytë iu kishin fikur. Rrathë të mavijosur i kishin pështjellë tërë fytyrën, trupi iu kishte dobësuar tej mase. Fustani ngjyrëportokalli që më parë i kisha lakmi kur e vishte, tani më dukej se ishte një fustan i një gruaje tepër të bëshme që e kishte huazuar për ta veshur. Djersë të ftohta më mbuluan ballin. Dhe, spontanisht kapa dorën e Besës.
-Më thuaj çfarë ke- e pyeta pa mëdyshje.
-Më dhimbset Gjoni- pëshpëriti, më tepër për vete se sa për mua. Gjoni u rrit pa baba, Martinë, e tani... Sytë iu mbushën me lot... heshti duke më shikuar drejt në sytë..., dënesi gjatë... gjatë, e dëneset e saja më copëtonin shpirtin. Kërkoja shteg që ta ngushëlloja, por si, vallë... Besa nuk ishte grua që ngushëllohej lehtë.
-Besë... -i thashë, më dëgjo njëherë mua,- Gjoni nuk e njeh babin, andaj nuk ka pse e ndjen mungesën e tij, fola diçka sa për të thënë.
-Martinë, oh...moj Martinë, edhe unë nuk e kam njohur mamanë time, por edhe sot e pres se do ta takoj ndokund. Edhe sot, bile shumë shpesh më vije në ëndrra ashtu me flokë të gjata e të zeza-korb. Tamam ashtu siç ma përshkruante gjyshja. E edhe sot e kam mall, më beso...
-E di se ç’më tha një ditë Gjoni, -Mami, pse nuk vjen babi në shtëpi,- e çfarë t’i thosha moj Martinë, u zura ngushtë dhe bëra se nuk e dëgjova dhe saora dola nga dhoma. Edhe unë mendoi bile shpesh kështu, mu si Gjoni i vogël. Vërtet, pse nuk vjen në shtëpi Liri... pse? Nuk mund të besoj se ai kurrë më, nuk do të kthehej, se na ka lënë përgjithnjë... Më pati premtuar moj, më pati thënë para të gjithëve... para altarit të martesës se do të jetonim bashkë deri në vdekje. E tani, ç’thua ti, pse nuk me mori edhe mua me vete! Ç’më hynë në punë, kjo jetë pa të... Jetë i thënçin. E di se atë e kanë kollofitur njerëzit-hije, por, ama, duhej të kthehej, Konstantini edhe prej varri u ngrit për ta çuar në vend fjalën e dhënë. Edhe Liri, le të ngritët, le ta shkund atë dhe të mallkuar, le t’i shërojë plagët, le të huazojë kalin e Konstantinit, se unë, Martinë, në vendin e njëjtë, ku më ka lënë atë ditë, po e pres, Martinë. Po e pres... Ma rrëmbyen pa fije frike, natën... para meje e fyen.. e rrahën... E unë, ç’të bëja unë... Martinë... Ai qëndronte i patrembur, lis. Nuk arrita t’i thosha një fjalë, të vetmen fjalë... që me vite e kisha endur në kokën time... E doja moj si diellin, si jetën, si tokën dhe pa të jeta humb kuptimin. Në ikje e sipër... më shikoi gjatë, derisa ia lidhën duart, derisa gjaku i shkonte curril faqeve. I lënduan trupin dhe i vranë shpirtin në të njëjtën kohë. Pastaj e gllabëruan dhe e përpinë ngadalë- ngadalë në natën- futë. E thirra Martinë... Sa munda e thirra, por krakëllina e korbave e grisi agimin, e unë... ngela e vetme te pragu, duke e pritur burrin...Edhe tani po e pres... Martinë... e Pres ende... E pres... E... dhe u kruspullos në stolën e parë që ishte buzë shëtitores, duke e mbajtur barkun.
E shikova e trishtuar, dhe me vete thashë, o zot, çfarë mund të ketë...
-Mbahu Besë, se ardhja e pranverës ka kosto të lartë.
-Oh, të ishte vetëm kjo...Martinë... lehtë do të ja bëja...por... i gjori Gjoni im...
-Më thuaj çfarë ke, se më luajte mendjen Besë...
-Jam... jam e sëmurë...dhe mjeket thonë... ndoshta këto janë edhe ditët e fu... - nuk e mbaroi fjalën, por u zbeh edhe më tepër, duke më shikuar drejt në sytë.
-Çfarë kanë konstatuar...- bërtita sa munda, duke e shkundulluar me tërë trupin. E kapa për krahësh e shtrëngova fort dhe e luta që të flasë, se përndryshe do të çmendesha, poqëse vazhdon edhe më tej të jetë kaotike.
-Martinë, Gjoni po mbetet edhe pa mua... vetëm... fijekalli vetëm... Gjoni im, për të cilin mendoja se e vlente të jetoja...
Fytyra iu zbeh, lotët i shkuan rrëke faqeve. Pastaj, pa iu bërë fare vonë, nga çanta nxori një letër. Duke u dridhur e tëra, më zgjati atë, duke m’u lutur që ta lexoja.
-Ç’është kjo- e pyeta.
-Lexoje- më tha,
Ngela e nemitur nga ajo që pashë: “Dg: Carcinoma mamae metastatica”, nëpër mes dënesave thirra sa munda:
-O zot, pse...pse...pse...
Prishtinë, më 13.11.2009

Për ZSH: Kadri Mani
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Sabile Keçmezi-Basha: Anatomia e dashurisë
» Sabile Keçmezi-Basha: Vdekja e babait
» Sabile Keçmezi-Basha: Udhët e Atdheut
» Cikël poetik nga Sabile Keçmezi-Basha
» Sabile Keçmezi-Basha: Amaneti i babait

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi