Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Engjëll Koloqi:Njëzet vjet pas shembjes së Murit të Berlinit

Shko poshtë

Engjëll Koloqi:Njëzet vjet pas shembjes së Murit të Berlinit Empty Engjëll Koloqi:Njëzet vjet pas shembjes së Murit të Berlinit

Mesazh nga Agim Gashi Sat Nov 21, 2009 1:27 am

Njëzet vjet pas shembjes së Murit të Berlinit:
NJË PERSONALITET I MADH I NDRYSHIMEVE HISTORIKE – EDUARD SHEVARDNADZE NË RRETHANAT BASHKËKOHËSE DO TË PROPOZONTE PËR PAQEN BOTËRORE EDHE SHEMBJEN E MURIT SHQIPTAR DHE VULOSJEN E IDENTITETIT TË MIRËFILLTË TË KOMBIT TONË
Engjëll Koloqi:Njëzet vjet pas shembjes së Murit të Berlinit N1567621193_2912
Shkruan: Engjëll KOLIQI
Garlate (Lecco), nëntor 2009

Engjëll Koloqi:Njëzet vjet pas shembjes së Murit të Berlinit Muriibe
Angela Merkel, me miqëve e reformatorëve
që përmbysën komunizmin – Gorbaçov e Walesa,
në 20 Vjetorin e shembjes së Murit të Berlinit




Me plot të drejtë dhe me entuziazëm të madh, më 9 nëntor – pikërisht në ditën e shembjes së Murit të tmerrit në Berlin, për të shënuar një jubile shumë të rëndësishëm të fshirjes së një padrejtësie të madhe dhe rikthimit të paqes e të lumturisë mes gjermanëve, mes ish blloqeve armike botërore (Lindjes dhe Perëndimit), për shpëtimin e botës nga një katastrofë e madhe – 20 Vjetorin e shembjes së Murit, kishin shkuar shumë liderë botërorë dhe nën udhëheqjen e Kancelares gjermane Angela Merkel, kanë parakaluar simbolikisht në vendin ku ishte një vendkalim i atëhershëm kufitar... për të ndriçuar këtë ngjarje të madhe dhe çaste të tjera të ndryshimeve të mëdha botërore, respektivisht të dështimit global të sistemit komuniso-diktatorial, njëri nga personalitetet që atëherë kishte kontribuuar shumë në këtë drejtim, ministri i atëhershëm i jashtëm, pra njeriu i dytë i ish Bashkimit Sovjetik, që gjithherë ishte përkrah Gorbaçovit e më vonë president i parë i një shteti të dalë po nga ai Bashkim Sovjetik – Gjeorgjisë – Eduard Shevardnadze (Shevernaxe), dhënë javores së Milanos “Di più” (Më shumë), nr. 46, që sapo doli nga shtypi dhe mban datën 16 nëntor 2009. Ish presidentin Gjeorgjian dhe ish ministrin e jashtëm sovjetik e ka intervistuar gazetarja Manila Alfano. Do të përshkruajmë këtu çastet më interesante nga kjo intervistë, për të shtuar pastaj edhe lëvizjet dhe meritat tona për zhdukjen e “Murit Shqiptar”.
Engjëll Koloqi:Njëzet vjet pas shembjes së Murit të Berlinit Eduardshevardnadze “Kanë kaluar shumë vite nga shembja e Murit të Berlinit, duket kështu larg ajo kohë, ndërkaq ato ditë janë ende mirë të gjalla në mendjen time...” thotë Shevarnaze në intervistën e dhënë gazetares së lartëpërmendur për revistën milaneze, që thamë më lartë. Po japim edhe opinione dhe kujtimem të tjera të Tij, të botuara nga kjo revistë (“Di più”). “Ndërrimi ishte në ajër, njerëzit ishin grumbulluar nën Murin e Berlinit qe disa ditë, një ushtri sovjetike prej gjysmë milioni ushtarësh ishte gati për të shtjerë (gjuajtur) mbi masën. Kështu e ndaluam luftën civile në Gjermaninë Lindore”. Thotë kështu Eduard Shevarnaze, ministri i fundit i jashtëm i Gorbaçovit, krahu i djathtë i tij, miku i tij më i shtrenjtë e më i çmueshëm. Ai kishte lindur në Gjeorgji, më 25 janar 1928 dhe ishte zgjedhur për herë të parë President më 6 nëntor 1992, i rikonfermuar më 1995 e sërish i zgjedhur me një plebishit (rreth 80% të votave), në prill të vitit 2000. Me Mihail Gorbaçovin Shevarnaze ka përjetuar vitet më të rëndësishme të historisë bashkëkohëse. Për pesëdhjetë vjet ishin këshilltarë të njëri-tjetrit. Janë respektuar dhe janë nderuar reciprokisht. Më shumë se shokë të politikës, praktikisht ishin si vëllezër.
Njëzet vjet më parë, apo para njëzet vjetësh, ata dy kanë kuptuar që Bashkimi Sovjetik ishte në një krizë të pashmangëshme dhe të pakthyeshme. Vlerat e komunizmit po shembeshin. Njerëzit ishin të pakënaqur dhe të palumtur. Gorbaçovi e Shevarnaze, bashkë, kanë kërkuar të imagjinojnë një të ardhme të ndryshimeve pa luftëra dhe pa gjakderdhje. Kanë filluar mu nga shembja e Murit të Berlinit, më 9 nëntor 1989. Ai mur përfaqësonte simbolin e botës së ndarë në dysh: nga njëra anë Perëndimi, nga ana tjetër Lindja (blloku i atëhershëm i Bashkimit Sovjetik). Nga njëra anë demokracia dhe liria, nga ana tjetër komunizmi dhe represioni.
Engjëll Koloqi:Njëzet vjet pas shembjes së Murit të Berlinit Muriiberlinit5

Muri i Berlinit mbaroi – njerëzit gëzohen e festojnë


Sot Eduard Shevarnaze ka afër 82 vjet dhe, ulur në një kolltuk të zyres së tij të vjetër në Tbilisi, i rrëfen Manila Alfano-s, për revistën “Di più”, atë 9 Nëntorin 1989, në të cilin u shemb Muri i Berlinit. Me këtë intervistë Ai u shpjegon lexuesve, se ajo ishte dita e rilindjes dhe e lirisë.
“Muri Berlinit” – kujton ai – “ishte bërë një realitet i trishtueshëm për të gjithë. E ndante Gjermaninë në dy pjesë: Perëndimi nën influencën amerikane ishte pjesa e pasur dhe e zhvilluar, ndërkaq Lindja ishte nën influencën e Bashkimit Sovjetik dhe të komunizmit...”
Engjëll Koloqi:Njëzet vjet pas shembjes së Murit të Berlinit Muriiberlinit1
Muri i Berlinit, duke u rrëzuar


Për ta rrëzuar Murin e për të ikur nga regjimi i komunizmit, i imponuar nga Bashkimi Sovjetik,shumë njerëz kishin humbur jetën nën të shtënat e ushtarëve të rojes, deri më 9 nëntor 1989 – ditë në të cilën Muri i Berlinit u rrëzua, nga të njëjtit njerëz që kishin tentuar shumë herë ta kalojnë. “Natën përpara” – rrëfen Shevarnaze – “kemi kuptuar se do të ndodhte diçka e pakthyeshme dhe e pashmangëshme. Ndryshimi merrte frymë në ajër të mbi Berlinit. Muri ishte tashmë simbol për t’u rrëzuar. Kishte bërë të vuajnë shumë njerëz. Personat e urrenin, sepse familje të tëra kishin qenë të ndara. Dhe mandej kush banonte në Gjermaninë Lindore vuante shumë...” në fakt, nga ana tjetër e barrikadës – në Gjermaninë Perëndimore kishte deri në maksimum mirëqenie dhe demokraci. “Komunizmi – thotë Shevarnaze – ia kishte dalur të krijojë shumë pak prosperitet, nga sa pritej. Asnjëri nuk vdiste nga uria, vërtetë, por ishin shumë të paktë ata që kishin veturat e tyre, rrogat ishin shumë të ulta e mbi të gjitha mungonte liria. Njerëzit e Lindjes shihnin kah Perëndimi dhe ndjeheshin të palumtur. Për këtë ka pasur shumë tentime për të ikur andej dhe kanë rrezikuar edhe jetën. Gorbaçovi e unë, në natën para se të binte Muri, kemi mbetur në Berlin – për të tentuar të kuptojmë se ç’duhet të bëjmë. Kishim frikë se do të ndodhte e keqja. Shumë njerëz mbërrinin afër Murit dhe gjendja ishte shum ëe rrezikshme. Masa e njerëzve ishte bërë gjithnjë e më shumë nervoze. Nga ana tjetër ishin mbi gjysmë milioni ushtarë të grumbulluar dhe të gatshëm për të shtënë me armë, në drejtim të masës. Kemi shkuar të flasim me ushtrinë. Ia kemi shpjeguar mirë gjendjen dhe rreziqet komandantit dhe e kemi urdhëruar të mos ndërhyjnë për asnë motiv. Përndryshe do ishte bërë një luftë civile e tmerrshme. Tashmë qytetarët ishin të acaruar dhe nuk do të ishin ndalur as para predhave. Do të ishte bërë një kërdi mbi të pafajshmit. Gorbaçovi dhe unë nuk mund ta lejonim një gjë të tillë. Falë pranisë sonë aty dhe ndërhyrjes me gjakftohtësi dhe me mençuri në këtë situatë, nuk ka ndodhur as edhe vetëm një e shtënë me revole (pistoletë). Dhe, kjo do të mund të definohej si një e mirëfilltë mrekulli në vete. Madje kujtoj se njëri nga njerëzit e mbledhur aty, e ka marrë Murin në goditje me kazmë. Në pak ditë është rrëzuar krejtësisht. Kështu Berlini është rikthyer i bashkuar në liri...”.
Ndërkaq në pyetjen se kurë e kanë kuptuar vërtetë fundin e Bashkimit Sovjetik, Shevarnaze përgjigjet duke thënë: “Më kujtohet që një natë dimri, në vitin 1984, Gorbaçov dhe unë ishim në shtëpinë time në deti – në Gjeorgji, në brigjet e Detit të Zi. Kemi mbetur duke biseduar për orë të tëra në verandë, për të menduar dhe për të vendosur diçka për ardhmërinë e Bashkimit Sovjetik dhe kemi imagjinuar çfarë do kishte mund të jetë ardhmëria jo vetëm e vendit tonë, por e botës përgjithësisht. Kështu, bashkë, kemi mbërritur në një përfundim të trishtueshëm. Jemi shikuar në sy dhe kemi thënë: Gjithçka është kalbur – nga rrënjët e në majë”.

Siç thotë gazetarja – Shevarnaze mallëngjehet sërish kur mendon në Gorbaçovin, në mikun e tij të madh. Në pyetjen – çka ka përfaqësuar për ju Gorbaçov, ai përgjigjet: “Gorbaçov ishte për mua shumë më shumë se një shok i partisë, shumë para se të shkoja në Moskë. Gjithnjë kemi folur bashkë për gjendjen në vend dhe përgjithësisht në atëfarë bllokun komunist. E kishim të qartë se duhet të ndryshohej gjithçka. Gjithherë ia kemi dalur të merremi vesh lehtë – me pak fjalë. Mjaftonte një shikim për të kuptuar se ç’don të thotë njëri nga ne të dyve. Në fillim nuk doja ta pranoja ngarkimin si ministër i jashtëm. Kur më propozonte Gorbaçov, unë refuzoja. Pastaj zyra politike kishte vendosur dhe duhej bindur urdhërit të partisë. Gorbaçov më kishte thënë se nuk donte përkrah tij një diplomat, por një politikan, një që beson në liri, në demokraci dhe në perestrojkë (fjalë ruse që nënkupton rikonstruktimin dhe ndërrimin). Për këtë edhe më kishte zgjedhur mua, sepse më besonte verbërisht. Kështu kam mbërritur në Moskë dhe për disa vite kam qenë njeriu numer dy i Bashkimit Sovjetik”.
Në pyetjen se cili nga ata dy kishin më shumë frikë nga e ardhmja, Shevarnaze përgjigjet më sa vijon: “Për shumë kohë kemi pasur vizion të njëjtë, opinione të njëjta dhe ide të njëjta. Na ka pasë ndarë vetëm kundërrevolucioni. Unë isha i bindur se është i pashmangshëm, kurse ai ende jo. Atëherë kam vendosur të jap dorëheqje. Por mendoj se është normale, që në një pikë të jetës të marrim rrugë të ndryshme. Jam kthyer në Gjeorgji, ku edhe jam zgjedhur president”.
Sipas revistës “Di più” (Më shumë), Shevarnaze i kujton edhe armiqtë që i ka pasur gjatë gjithë atyre viteve dhe thotë se ushtarët i cilëson si më tinzarët. Pastaj rikthehet të mallëngjehet, duke kujtuar aleatin më të madh – gruan e Tij Nambi. Ky burrë që kishte qenë mjaft potent edhe karizmatik, zbulon anën më të ëmbël, duke rikujtuar shoqen e tij të jetës. Gazetarja Alfano thotë se sytë i bëheshin më të ndritshëm kur rrëfen: “Gruaja ime ishte udhëheqësja ime më e madhe. Ajo ishte gjithmonë në krahun tim. Edhe kur jam ndjerë më i brishtë, gjithmonë kam mundur të llogaris në te. Mjerisht, nga pesë vjet nuk është më dhe ndjehem shumë i vetmuar. Për këtë, në studion time e mbaj gjithherë portretin e saj. Për mua ishte gruaja më e bukur e botës”
Pastaj ai ka rrëfyer edhe për një tjetër takim të jashtëzakonshëm, atë me Papën Gjon Pali i Dytë: “Në Poloni Lech Walesa sapo kishte fituar zgjedhjet e vitit 1990. Ishte gjendje e nderë dhe rrezik shumë i madh i një kryengritjeje. Edhe atëherë u dasht të ndërhyjmë unë e Gorbaçovi. Bashkë e maurëm aeroplanin për Romë dhe shkuam te Gjon Pali i Dytë. E lutëm të ndërhyjë urgjentisht dhe t’u flasë njerëzve të tij të besueshëm. Ushtria sovjetike ishte e gatshme të marshojë. Ditën e parë nuk mundëm të bëjmë asgjë. Gjon Pali nuk donte të përzihej. Pastaj na ka reflektuar dhe të nesërmen ka marrë aeroplanin special dhe ka shkuar urgjentisht në Varshavë. E ka shpëtuar Poloninë e Tij të dashur nga lufta e rrezikshme”.
Engjëll Koloqi:Njëzet vjet pas shembjes së Murit të Berlinit Papagorbaciov
Papa Gjon Pali II e Gorbaçovi
vendosin ta varrosin sistemin komunist
(në këtë takim ishte edhe Shevarnaze)


Shevarnaze thotë se i ka pëqyer shumë presidenti i dyzet i Shteteve të Bashkuara të Amerikës – Ronald Regani, si njeri shumë i ngritur dhe i kuptueshëm, me të cilin ishte takuar plot tetë herë dhe se vën bast për Barak Obamën – president aktual.
Në fund, duke e cakrruar gotën e fundit Shevarnaze kishte uruar: “Muri i Berlinit qoftë një mësim i madh dhe i mirë historik për të gjithë”!

Pleqtë tanë të urtë shpesh kanë thënë se rreziku i luftës së tretë botës i kanoset nga Berlini apo nga Fushë Kosova. Historia e tmerrshme e Berlinit u mbyll para 20 vjetësh, me shembjen e Murit. Në Kosovë kemi krijuar shtetin e ri – me të gjitha standardet ndërkombëtare të demikracisë, mirëpo janë ende serbët, që historia i njeh si shkaktues të përhershëm të gjakderdhjeve.
Deri në fund të shekullit të kaluar na janë bërë shumë padrejtësi historike, në mungesë të një çasjeje të drejtë dhe të mirë në diplomacinë ndërkombëtare dhe në mungesë të miqve ndërkombëtarë. Tash këto komponente nuk na mungojnë. Edhe çasjen diplomatike e kemi shumë mirë të koordinuar, edhe miq ndërkombëtarë kemi mjaft dhe shumë potentë e me ndikim në politikën dhe në diplomacinë ndërkombëtare. Bile nuk do të ishte keq që nga shqiptarët të shkojë edhe propozimi për Nobelin e Paqes për Z. Shevarnaze, kështuqë ta kemi edhe një mik të madh në rrafshin e diplomacisë ndërkombëtare. Muri Shqiptar nuk është shembur ende, por në rrethanat e reja të integrimeve ndërkombëtare, me ndihmën e miqve të mirë kemi rast shumë të volitshëm ta shembim dhe të jetojmë – të gjithë shqiptarët të integruar. I Madhi Adem Jashari e nisi luftën çlirimtare të Kosovës dhe biri tjetër që u flijua për Lirinë – Agim Ramadani i shembi gurët e kufirit shqiptaro-shqiptar, në Koshare.

Sot, veç Shqipërisë, bota njeh edhe shtetin tjetër shqiptar – Republikën e Kosovës. Në këto rrethana, më të volitshmet në histori, duhet vepruar me mençuri, që t’i shtojmë miqtë tanë dhe ta realizojmë ëndërrën tonë shekullore të bashkimit kombëtar. Në këto rrethana ajo ëndërr është lehtë të realizohet. Duhet t’i hapim sytë, ta vulosim mirë identitetin tonë kombëtar dhe sa më parë të integrohemi në Bashkimin Europian. Atëherë të gjithë deputetët shqiptarë në Parlamentin Europian, pa marrë parasysh se nga cila krahinë, apo nga çfarë shteti janë, patjetër që do të mbrojnë interesat kombëtare. Pra, jemi të gjithë shqiptarët në të njëjtin shtet, që quhet Bashkimi Europian dhe me një dipomaci të kulluar duhet t’ua mësojmë shprehinë që të gjithë t’i cilësojnë vetëm deputetë shqiptarë, pa marrë parasysh se ata vijnë edhe nga shtete të tjera (Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Greqia...). Bile me një diplomaci të mirëfilltë dhe duke shfrytëzuar solidaritetin e miqve tanë potentë, shumë shpejt edhe mund t’i zgjedhim përfaqësuesit tanë në Parlamentin europian, me zgjedhje tonat kombëtare, jashtë organizimeve të shteteve sllavo-ortodokse. Murin Shqiptar mund ta evitojmë dhe baskimin tonë kombëtar do e realizojmë vetëm në kuadër të Bashkimit Europian, prandaj të punojmë të gjithë bashkë që të hyjmë sa më parë në familjen e madhe europiane.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi