Shefqet Dibrani:Poezia e Rainer Schulte
Faqja 1 e 1
Shefqet Dibrani:Poezia e Rainer Schulte
Poezia e Rainer Schulte
Shkruan: Shefqet DIBRANI
Poezia e Rainer Schulte-s, (Rajnër Shollta), është poezi tipike e mendimit të thellë, përkatësisht poezi e logjikës. Nëse thuhet se gjuha gjermane është “gjuhë e logjikës!”, atëherë mund të shprehemi se poezia e Schulte-s ka logjikën si synim parësor. Po ashtu dihet se atdheu i këtij poeti, Gjermania është trualli që ka rritur filozofë e shkrimtarë të mëdhenj, kurse ndikimi i filozofisë dhe i letërsisë gjermane historikisht është i pranueshëm, sepse shumë filozofë e shkrimtar të njohur gjerman ndihmuan në formimin e filozofisë dhe letërsisë perëndimore, dhe pa dyshim edhe te poeti Rajner Schulte. Prandaj mund të konsiderojmë se në vazhdën e konkurrencës filozofike nuk kanë mbetur mbrapa edhe zhvillime e tjera kulturore, veçmas konceptet letrare, ku shkrimtarë të tërë kanë bërë nam dhe kanë lënë famë në këtë fushë, duke e pasuruar literaturën gjermane me vepra që kanë pasë ndikim të pashmangshëm edhe në rrjedhat e letërsisë Evropiane dhe më gjerë. Në kuadër të kësaj gurre të pasur, (edhe pse jo ndoshta i këtyre përmasave?!), në planin letrar e shohim tërë krijimtarinë letrare e poetike të RainerSchulte-s, (gjermanit të amerikanizuar sipas gjuhës së re moderne), i cili që prej shumë vitesh jeton në Dallas të Texasit.
Ai është redaktor i njohur, profesor universitar dhe drejtues i Institutit Goethe pranë Universitetit të Teksasit në Dallas (UTD). Janë këto disa nga vlerësimet që na shtyjnë për të besuar se koncepti i poezisë që ai krijon, sikur ka marrë konotacione të poezisë me një logjikë filozofike, ku poeti me sukses ka provokuar mendjen e lexuesit duke e detyruar atë të mendoj për mesazhin, idenë dhe porosinë filozofike që përcjell poezia si tërësi tematike e motivore.
Si duket forma e lënies pezull të një koncepti a mendimi poetik, sikur ka për qëllim të nxit lexuesin për ide të reja, që atë ta kthen në një mendimtar, ose së paku Schulte ka për qëllim që të edukoj lexuesin si një vëmendje e arsyeshme, që mendimi i tij të jetë sa më racional dhe më i kompletuar drejt zbërthimeve të nocioneve teorike në njërën anë, kurse në anën tjetër më duket sikur ai, qëllimisht e ka lënë të hapur mundësinë e interpretimit të dyfishtë në poezinë e tij.
Poezia e Schulte-s (sa do që ai jeton në Amerikë), ka një ngjashmëri me poezinë e sotme gjermane, dhe ky vend sikur ia ka bërë shtratin e shplodhjes dhe kthimin në origjinën kah është nisur, prandaj poezia e këtij autori për shumë arsye është krejt afër të asaj që i thuhet sot: “poezi moderne gjermane”.
Ky eveniment Schulte-n e bënë një personalitet të shquar të poezisë dhe letërsisë në përgjithësi, sepse ai sikur ka marrë të gjitha vlerat ekuivalente që i ka gjuha dhe kultura gjermane, dhe ato vlera i ka sendërtuar si arritje në vendin e ri ku ai po kalon pjesën më produktive në fushën e artit, muzikës e letërsisë, duke u bërë një emër i njohur në letërsinë amerikane. Ai, tashti me krahë hapur e ka pranuar edhe misionin e ndërmjetësuesit, përkatësisht përfaqësuesit kulturor, në mes dy botëve të mëdha letrare, filozofike, muzikore e kulturore.
Poezia e RainerSchulte-s e përfshirë në përmbledhjen poetike “Ora e paqes”, vjen në gjuhën shqipe nën përkthimin e kujdesshëm të Gjekë Marinajt i cili sikurse Schulte mëton të luaj rolin e ndërmjetësuesit kulturor në mes dy popujve e dy kulturave. Marinaj ka kryer një mision në dobi të kulturës shqipe kur ka përkthyer me kaq kujdes këtë poet të njohur jo vetëm në hapësirën amerikane, por edhe në atdheun e tij, në Gjermani dhe me gjerë.
Simbolika e poezisë së Schulte-s jo rrallë duket e thjesht, ashtu sikurse edhe vargu i tij poetik. Por kjo simbolikë, kaq e tejdukshme dhe ky varg kaq depërtues e bëjnë këtë tip poezie më të pranishëm, me shije kualitative dhe me një mesazh mbase të qartë.
Si duket Schulte më shumë i ka kushtuar rëndësi metaforës, megjithatë kjo formë poetike e ka një estetikë specifike dhe ka një sintaksë gjuhësore të pasur e cila (sigurisht është meritë edhe e përkthyesit), vjen në gjuhën shqipe me një interpretim tejet logjik dhe me nocione të kuptueshme letrare.
Sigurisht eksperienca e madhe që ka Schulte në fushën e përkthimeve, shkollimet e shumta akademike, përvoja profesionale, qoftë si redaktor i revistave me ndikim, a si pedagog universitar i kanë shërbyer atij të nxjerr një varg të kursyer, por që jep mesazhe e porosi filozofike mjaftë të mëdha, siç i ndeshim në vargjet e poezisë që po citojmë:
LOJË ME FJALËT
Si fëmijë
luaja me guralecë në rrugë.
Tani
luaj me fjalë në fletë
të cilat përfundojnë duke luajtur me mua.
Faqe 11.
Vetë krijimi i raporteve me rrethin jetësor ekzistencial dhe lidhjet e këtyre raporteve qoftë me ndikime filozofike a të jetës në atdheun e tij, kanë bërë që metafizika e tekstit të poezisë së Schulte-s t’i shërbej përvojës gjithënjerëzore, dhe që ka si tendencë të zbuloj thelbin e konceptit të tij nga thellësia e mundshme e dijeve dhe kulturës filozofike që ai si poet e kultivon. Pastaj lidhjet e tij për shoqërinë dhe emancipimin shoqëror sikur janë një preokupim i vazhdueshëm i këtij autori i cili edhe për kundër begative që ia mundëson Amerika, (pa ia mohuar vlerat edhe atdheut të tij), ai vazhdimisht shqetësohet kur bota ka kriza, e shoqëria njerëzore përballet me skamjen dhe varfërinë. Si poet që është, vazhdimisht “vret vetën/ që të ringjall poezinë”, dhe nga kjo klithmë e turbullt “Ankthet e tija (mia) shtyjnë/ faqet e pagjuma/ të orëve të pasosura/ në thellësinë e natës”, (faqe 15).
Tipi i poezisë së shkurtër është një prirje e këtij autori i cili falë talentit dhe kulturës së gjerë poetike, poezinë e bënë të panevojshme që të shkruhet më gjatë siç e kemi rastin ta zëmë te poezia “NË LIBRA”:
NË LIBRA
Në libra
ne kërkojmë jetën
që nuk e kemi jetuar.
Faqe 17.
Ky mendim kaq filozofik, dhe ky mesazh kaq impresiv që e përcjell poezinë janë tipare poetike që e ndeshim edhe në poezinë e sotme moderne gjermane e evropiane, ku mëtohet të arrihen dhe të thuhen gjithë ato që kanë për t’u thënë, me vetëm pak fjalë. Por jo gjithmonë ky lloj poezie do ta ketë efikasitetin e vet ashtu siç e ndeshim te poezia e Schulte-s që cituam më parë.
Në disa nga poezitë e R. Schulte-s gjejmë edhe një lloj ironizimi që ai u bënë fenomeneve a individëve, dhe ato mund të dalin edhe si lloj citatesh që kanë mesazh e kuptime të mëvetësishme: “Durimi thyhet nga procedura/ jo nga substanca”, “Mos thuaj se koka juaj/ është fryrë nga ide të mëdha”, “Natën/ pena ime merr një sy gjumë/ në faqet e bardha”, “Shenjat në qiell bëhen më pak të kthjellëta”,etj.
Por gjithsesi elementi psiko-filozofik është më i dukshëm, dhe këtë e gjejmë te vargjet e fundit të poezisë “Jetë nate”, e cila më shumë se çdo gjë tjetër, plotëson kuptimin e nocionin për të cilin po flasim:
Meshtarët
tepër të dobët të lakuriqësohen
fshihen mbas mëkateve
të fetarëve.
Ata nuk kanë njohur kurrë uri
në gjakun e tyre
dhe nuk kanë dëshirë
ta kthejnë ujin
në verë.
Faqe 57.
Janë raportet e poetit me shoqërinë, që e kanë bërë atë si një vrojtues të suksesshëm të fenomeneve, dhe si poet gjithherë është në përpjekje t’i ndryshoj ose sadopak të ndikoj në këto ndryshime:
LODHJE
Jam lodhur
nga njerëzit e lodhur.
Ata ecin më ngadalë
se dielli në mesditë.
Faqe 67.
Pikërisht mbi këto parime sa fisnike po aq humane ai mëton të shtoj dinamizmin e jetës mbi të cilat ndërtohet poezia e këtij autori. Një bllok tjetër i temave dhe ideve në poezinë e Schulte-s ka për bazë humanizmin kulturor dhe njerëzor. Poezia “Të vrasësh në emër të fesë”, është një dimension i këtij koncepti, duke e bërë autorin ndër zërat më përparimtar që ka humanizmi i sotëm letrar në njërën anë, dhe në anën tjetër shfaqet protesta më njerëzore dhe intelektuale që e bënë një poet, ndikimet e të cilit kanë prekur brigjet e dhembjes jo vetëm të dy kontinenteve por të globit si tërësi.
TË VRASËSH NË EMËR TË FESË
Në emër të fesë,
ata torturojnë tokën
dhe shuajnë këngët
e gjinkallave.
Në emër të fesë
ata kthejnë lumenjtë
në gjak.
Në emër të fesë
ata kryqëzojnë fjalët
të përligjin gjenocidin e madh.
Në emër të fesë
ata dërgojnë qilima bombash
në xhamia dhe muzeume.
Në emër të fesë
ata vazhdojnë të vrasin
pa fund.
Faqe 89.
Në këtë shënim kritik, nuk është e gjitha ajo që mund të thuhet për poezinë e këtij libri e aq më pak për gamën e madhe të tij krijuese. Megjithatë këto mbresa sipërfaqësore le të mbeten vetëm si një lexim i kujdesshëm, dhe një interpretim racional i poezisë së tij, me shpresë se saktësia e vërtetë e këtyre interpretimeve mbetet vet poezia që është përmbledhur te vëllimi poetik “Ora e paqes”, i bindur se krijimi i Schulte-s është një poezi komplekse e shkruar me ndjenja dhe pasion të veçantë, duke e bërë atë emër të dalluar në kuadrin e poezisë së sotme gjermano-amerikane.
Kanë (Cannens), Francë, korrik 2009.
SHËNIME PËR AUTORIN:
Rainer Schulte është poet, përkthyes, dramaturg, eseist dhe kritik i letërsisë bashkëkohore ndërkombëtare. Ai ka të botuar një varg librash me poezi, pastaj libra e studime mbi artin dhe artin e përkthimit, studime kritike, si dhe për mënyrën e përkthimit dhe të interpretimit.
Gradën shkencore të docentit Ph.D. në Letërsinë Krahasuese e ka marrë në Universitetin e Michigan USA. Më parë Schulte ka studiuar për filozofi në Universitetin Gutenberg ne Mainz, ka kryer studimet për master në piano në Akademinë e Muzikës në Darmstadt. Hulumtimet e tij përfshijnë studimet në fushën e gjuhësisë që i ka bërë në atdheun e tij Gjermani, pastaj edhe në Francë, Itali, Spanjë, dhe Meksikë. Shulte ka përkthyer vepra të poetëve dhe shkrimtarëve bashkëkohor nga gjermanishtja, frëngjishtja dhe spanjishtja.
Ai ka redaktuar disa antologji të letërsisë bashkëkohore ndërkombëtare dhe ka shkruar studime të shumta mbi artin dhe teoritë e përkthimit letrar. Është drejtor i Qendrës për Studime dhe Përkthim, redaktor i revistës “Translation Review”, që e ka themeluar në vitin 1978. Po ashtu Schulte është edhe bashkëthemelues i “American Translators Association Literary”, (ALTA).
Rainer Schulte është profesor i Arteve dhe shkencave Humane në Universitetin e Teksasit në Dallas (UTD), dhe ushtron edhe një varg detyrash akademike si profesori i përkthimit letrar, letërsisë botërore, studimeve ndërdisiplinore dhe i komunikimit ndërkulturor.
Për më tepër, Rainer Schulte konsiderohet si njëri ndër ekspertët më të mirë në fushën e përkthimit artistik letrar.
R. Schulte jeton në Dallas të Amerikës.
METAFIZIKA FILOZOFIKE E POEZISË MODERNE
Rainer Schulte, “ORA E PAQES”,poezi, botoi Shtëpia Botuese
“Marinaj Publishing”, Dallas. Frankfurt. Tiranë 2005, faqe 104. Përktheu Gjekë Marinaj.
ISBN 0-9728521-3-1

Shefqet DIBRANI
SHËNIME PËR AUTORIN:
Rainer Schulte është poet, përkthyes, dramaturg, eseist dhe kritik i letërsisë bashkëkohore ndërkombëtare. Ai ka të botuar një varg librash me poezi, pastaj libra e studime mbi artin dhe artin e përkthimit, studime kritike, si dhe për mënyrën e përkthimit dhe të interpretimit.
Gradën shkencore të docentit Ph.D. në Letërsinë Krahasuese e ka marrë në Universitetin e Michigan USA. Më parë Schulte ka studiuar për filozofi në Universitetin Gutenberg ne Mainz, ka kryer studimet për master në piano në Akademinë e Muzikës në Darmstadt. Hulumtimet e tij përfshijnë studimet në fushën e gjuhësisë që i ka bërë në atdheun e tij Gjermani, pastaj edhe në Francë, Itali, Spanjë, dhe Meksikë. Shulte ka përkthyer vepra të poetëve dhe shkrimtarëve bashkëkohor nga gjermanishtja, frëngjishtja dhe spanjishtja.
Ai ka redaktuar disa antologji të letërsisë bashkëkohore ndërkombëtare dhe ka shkruar studime të shumta mbi artin dhe teoritë e përkthimit letrar. Është drejtor i Qendrës për Studime dhe Përkthim, redaktor i revistës “Translation Review”, që e ka themeluar në vitin 1978. Po ashtu Schulte është edhe bashkëthemelues i “American Translators Association Literary”, (ALTA).
Rainer Schulte është profesor i Arteve dhe shkencave Humane në Universitetin e Teksasit në Dallas (UTD), dhe ushtron edhe një varg detyrash akademike si profesori i përkthimit letrar, letërsisë botërore, studimeve ndërdisiplinore dhe i komunikimit ndërkulturor.
Për më tepër, Rainer Schulte konsiderohet si njëri ndër ekspertët më të mirë në fushën e përkthimit artistik letrar.
R. Schulte jeton në Dallas të Amerikës.
(Sh. D.)
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Shefqet Dibrani - Poezia e Sevdije Rexhepit (2)
» Shefqet Dibrani:POEZIA E GJEKË MARINAJT ose PËRMASAT E POEZISË ARTISTIKE
» Shefqet Dibrani: Gabimi...
» Shefqet Dibrani: Reformat në LDK (8)
» Tri poezi nga Shefqet DIBRANI

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi