Festa që na përçan
Festa që na përçan
Festa që na përçan
Nga Saimir Lolja
Botuar në Shekulli
Pse është e pavend festa e çlirimit
Po bëhen 20 vite që vazhdon një ndarje midis njerëzve nëse dita e festës së çlirimit duhet të jetë 28 apo 29 Nëntori. Përçarja shtrihet që nga dy shqiptarë të kudondodhur në botë që diskutojnë për këtë “datë” e deri tek majat politike të shtetit zyrtar shqiptar. Vetëm fakti që kjo festë qeveritare (jo kombëtare, jo e përbashkët, jo e të gjithëve) sjell vetëm perçarje e grindje dhe aspak bashkim e respekt njerëzor, nënkupton që ajo “datë” nuk duhet të festohet. Më poshtë do shtjellohen arësye të tjera pse nuk mund të ketë një festë tillë në Shqipërinë zyrtare.
Fjalë për fjalë, nacional-çlirimtare domethënë se komb shqiptar të liruar rrënjësisht (i çliruar) nga pushtuesit. Që këtu ky emërtim ngec, sepse kombi shqiptar nuk mbaron tek Ura e Shirokës në Shkodër dhe të pranosh një ditë të tillë do të thotë të pranosh Shqipërinë e cunguar. Me sa duket rolet e aktorëve politikë janë ndarë si më poshtë: “ato që quhen më të majtë” thonë që nazistët e kaluan urën më 29 Nëntor 1944 në orën 00:15 të natës/mëngjez; “ato që quhen të majtë” thonë që e kaluan urën më 28 Nëntor 1944 në orën 11:45 natën! Dokumentat e dorëzuara nga gjermanët në Ministrinë Mbrojtjes së Shqipërisë zyrtare tregojnë se forcat naziste ishin aty edhe më tej se 29 Nëndori dhe kur ikën në Dhjetor ikën sipas planit të tyre. Me fillimin e Luftës II Botërore në Europë më 7 Prill 1939, Shqipëria ishte pjesë e teatrit lufatrak, donin apo nuk donin njerëzit e saj. Nëse hidhet vështrimi mbi shtetet e tjera që u përfshinë në Luftën II Botërore (jo luftrat kombëtare-çlirimtare, siç propagandohet akoma në Shqipërinë zyrtare), mësohet menjëherë që nuk ka shtet që ta festojë ndonjë ditë të tillë “të Çlirimit”. Bie fjala, Bashkimi bolshevik Sovjetik humbi 26 milion njerëz në Luftën e Dytë Botërore dhe do i takonte atij në rradhë të parë të festonte një festë të tillë; por ai nuk pati apo ka festë të tillë! Ajo që egziston dhe festohet nga të gjithë është 9 Maji, si dita e fitores kundër fashizmit. Shumë e thjeshtë dhe shumë thjesht.
Heqje e “ditës së çlirimit” nuk do të thotë që të mos respektohen ato që humbën jetën në luftat e zhvilluara në Shqipëri në të gjitha kohërat, përfshirë edhe dëshmorët e rënë dhe të plagosurit deri në Vishegrad. Si kudo, për një respekt madhor e qytetar ndaj të Rënëve në luftra egziston një ditë e quajtur Dita e të Rënëve në Luftë. Për t'u shënuar është 11 Nëntori që përkujtohet në Europën qëndrore e perendimore dhe Amerikën e veriut. 11 Nëntori përkujton dhe nderon humbjet e jetës, të ushtarakëve dhe qytetarëve, në kohë luftash. Kjo ditë e ka origjinën nga çasti i nënshkrimit të mbarimit të Luftës I Botërore prej ushtrisë gjermane në orën 11 të datës 11 të muajit të 11 (Nëntorit) të vitit 1918. Një gjë e tillë akoma po mungon në Shqipërinë zyrtare. Të rënët ndër luftëra, pavarësisht se në cilin “anë” kanë qenë, pavarësisht se si ngjyrosen nga fituesit e luftës, i ka pas marrë me vete rryma e luftës e cila nuk përcaktohet nga njeriu i veçantë. Të rënët në lufta, ushtarë e qytetarë, kanë qenë njerës me të drejtën natyrore për të jetuar, prandaj edhe nevojitet me i përkujtuar pa dallim.
Ç'do të thotë pushtues? Përgjigjen e jep historia shqiptare që nga fillimi i 1945: dërgimi jashtë Shqipërisë i pasurive kombëtare, pushtimi i tokave, prishja e raporteve dhe vendndodhjeve shoqërore, rrethimi me tela me gjemba i Shqipërisë (në bashkepunim me të huajt), humbjen e plotë të lirisë, zbatimin mizor të “luftës së klasave”, persekutimet masive të njerëzve, humbjen e të drejtave, internimet, burgosjet e pushkatimet, grabitja e pronësive dhe pasurive të tundshme e të patundshme sipas një plani të paramenduar me etapa për zhdukjen e pronësisë private biles edhe në mendjet e njerëzve.
Prandaj:
Nuk mund të festohet një ditë që shënon fillimin e plotësimit të dëshirës së akademikut serb Çubriloviç të shprehur në Memorandumin tij famëkeq të botuar më 1937: “…por më e keqja akoma është të mësuarit e Shqiptarëve me idetë Europiane perendimore të pronës private....”.
Nuk mund të jetë festë mbarëkombëtare dhe e përbashkët një festim qeveritar që mbart në vetvete luftën dhe përçarjen midis shqiptarëve (A ka vend këtu për mburrje?!), e cila filloi me tradhëtinë e madhe kombëtare: prishjen e Marrëveshjes së Mukjes dhe Kuvendit të Bujanit nën udhëzimin e drejtpërdrejtë të komunistëve bizantinë që themeluan PKSH. Data 29 Nëntor u bë festë e Shqipërisë zyrtare që të përkonte në të njëjtën ditë me festën ndërkombëtare të Jugosllavisë, e cila e përkujtonte 29 Nëntorin e vitit 1943, datën kur u mbajt në Jajcë Mbledhja II e Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar të Jugosllavisë (AVNOJ), si datë e shënuar kur u hodhën themelet organizative të shtetit jugosllav të pas luftës. Vendimet e AVNOJ u kopjuan në Shqipëri pas disa muajsh në Kongresin e Përmetit më 24 Maj 1944.
Nuk mund të festohet një ditë e cila qëllimisht, sidomos gjatë viteve 1945-1990, u propagandua aq më fort se dita e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë së Vërtetë më 28 nëntor 1912, sa që historia para 8 Nëndorit 1941 u venit fare dhe u quajt e keqe.
Nuk mund të festohet një ditë që rrjedhimisht pranon një Shqipëri të coptuar dhe nga e cila rrodhën tradhëtitë ndaj shqiptarëve në ish-Jugosllavi, p.sh. çarmatimi shqiptarëve të Kosovës gjatë kthimit nga Vishegradi, masakra e Tivarit, etj., dhe mbyllja e çeshtjes Çame duke i bëri qytetarë të Shqipërisë zyrtare çamët e përzënë nga grekërit.
Nuk mund të festohet një ditë që shënon fillimin e diktaturës absolute, prishjen e burimeve natyrore, futjen e njerëzve për të banuar nëpër kapanone me kate, prishjen e qyteteve dhe trashëgimisë qytetare, ngritjen pa të ardhme të ndërtimeve të reja; fillimin e gënjeshtrave të lugëve të florinjta më 1945, se një pesëvjeçar pune ishte një hap drejt parajsës barazitiste (e cila ishte të paktën 1 km larg), e duke vazhduar me çekun e bardhë më 1991 me ardhjen në pushtet të komunistëve të rinj.
Nuk mund të quhet festë një ditë që shënon fillimin e shkatërrimit sistematik të trashëgimisë krijuese, shkollore dhe profesionale shqiptare me nivel botëror; dhe njëkohesisht fillimin e thellimit të të mendësisë së turmës, të barazisë së domosdoshme në mëndje, pasojat e së cilës vazhdojnë ta dëmtojnë shoqërinë dhe Shqipërinë edhe pse po mbushen 20 vjet nga “kthesa”.
(Ribotim i rishikuar)
Saimir Lolja
Shekulli 22-11-2009
www.shekulli.com.al/2009/11/22/festa-qe-na-percan.html
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Dibran Demaku: Festa fetare dhe festa kombëtare
» Privatizimi përçan deputetët e AAK-së
» Paraqitja skandaloze e Ramës në Beograd përçan Kosovën dhe Shqipërinë
» Ideologu enverist Rexhep Qosja përçan shqiptarët në 100 - vjetorin e pavarësisë
» Festa pa njohje
» Privatizimi përçan deputetët e AAK-së
» Paraqitja skandaloze e Ramës në Beograd përçan Kosovën dhe Shqipërinë
» Ideologu enverist Rexhep Qosja përçan shqiptarët në 100 - vjetorin e pavarësisë
» Festa pa njohje
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi