Privatizimi përçan deputetët e AAK-së
Privatizimi përçan deputetët e AAK-së
Privatizimi përçan deputetët e AAK-së
Janë dhënë sot sinjalet e para të përçarjes ndërmjet deputetëve të AAK-së. Ndërsa, shkas për këtë ka mundësi të jetë procesi i privatizimit. Derisa Ardian Gjini dhe Burim Ramadani kërkojnë kompromis mes dy rezolutave, deputetja Donika Kadaj-Bujupi thotë se ky nuk është qëndrim i Grupit Parlamentar të AAK-së e as i organeve të kësaj partie.
Deputetja e AAK-së Donika Kadaj-Bujupi ka reaguar sot ndaj deklaratave të Shefit të Grupit Parlamentar të AAK-së, Ardian Gjini dhe deputetit Burim Ramadani të cilët një ditë me parë kanë deklaruar se qëndrimi i Grupit Parlamentar të kësaj partie është që të harmonizohet Mocioni i iniciuar nga Lëvizja Vetëvendosje, i cili parasheh pezullimin e procesit të privatizimit dhe Rezolutës së PDK-së, e cila kërkon vazhdimin e privatizimit, në të kundërtën kjo parti nuk do ta votojë asnjërën. Këto deklarata, sipas deputetes Kadaj-Bujupi, nuk janë qëndrim i Grupit Parlamentar të AAK-së e as i organeve të kësaj partie. Në një prononcim, ajo ka theksuar se deputetët e kësaj partie do të votojnë individualisht në Kuvendin e Kosovës, se a janë për pezullimin apo vazhdimin e procesit të privatizimit.
Ndërsa përmes një deklarate publike për media, ajo ka sqaruar qëndrimin e saj rreth procesit të privatizimit.
“Si deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës, nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, me qëllim të informimit të drejtë të opinionit publik, më lejoni t’ju njoftoj se qëndrimi im rreth procesit të privatizimit në Kosovë, nuk ka ndryshuar. Po ashtu, nuk qëndron fakti se ky vendimi deklarativ për të ndryshuar qëndrim është marrë në Grupin Parlamentar të AAK-së, deputetet së cilës nuk janë takuar apo konsultuar, për të marrë qëndrim ndryshe. Po ashtu, për këto deklarata nuk janë konsultuar as organet e partisë, sikur se do të duhej, konform statutit dhe rregulloreve të funksionimit të AAK-së”, ka thënë deputetja Kadaj-Bujupi.
“Andaj, e them publikisht se qëndron edhe më tutje, ajo që e kemi thënë në Parlament, se Aleanca si parti e spektrit të djathtë nuk është kundër privatizimit si koncept. Mirëpo, jemi kundër këtij lloji të privatizimit, i cili në Kosovë përveç thellimit të korrupsionit, krimit dhe humbjeve të vendeve të punës nuk ka sjellë asnjë dobi. Për më tepër, në fazën e tanishme, privatizimi i dy sektorëve më të rëndësishëm në vend, pa vendim të Kuvendit, pa strategji dhe në fazën kur në Kosovë mjedisi për bërjen e biznesit është shumë i dëmshëm, rrezikon që pa çmim minimal, i cili kurrë nuk është vendosur nga qeveria, këto ndërmarrje të Kosovës dhe të qytetarëve, të shiten për interesa të politikes dhe jo për interesa të vendit”, ka thënë deputetja Kadaj-Bujupi.
Ndryshe, partitë opozitare, duke përfshirë edhe AAK-në e kishin nënshkruar një mocion të iniciuar nga Lëvizja Vetëvendosjes përmes të cilit kërkohet pezullimi i privatizimit. Në anën tjetër, as partitë në pushtet nuk kanë ndenjur duar-kryq duke propozuar një rezolutë e cila lejon vazhdimin e procesit të privatizimit.
Edhe pse e kishin nënshkruar mocioni e opozitës, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të hënën, zyrtarë të AAK-së i kanë ‘hëngër’fjalët duke kërkuar harmonizimin e mocionit me rezolutën, në të kundërtën kjo parti nuk do të votonte për asnjërin propozim. Mirëpo ky qëndrim i disa zyrtarëve të AAK-së, sipas deputetes Donika Kadaj- Bujupi nuk janë edhe qëndrime të partisë.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Dështon privatizimi i PTK-së
» Festa që na përçan
» Bie mocioni i opozitës, privatizimi vazhdon
» Paraqitja skandaloze e Ramës në Beograd përçan Kosovën dhe Shqipërinë
» Ideologu enverist Rexhep Qosja përçan shqiptarët në 100 - vjetorin e pavarësisë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi