Prefekti që rreh
Prefekti që rreh
Prefekti që rreh
Nga Lorenc Vangjeli, "Mapo"
http://www.gazetatema.net/index.php?gjuha=0&id=6758
"Po, unë e kam parë të gjithë skandalin e turpshëm. Ishte një dhunë e frikshme. I njoh agresorët, dy nga ta ishin prefekti i Tiranës, Keltis Kruja, dhe Gent Minarolli, funksionar i lartë drejtues në Drejtorinë e Shërbimit të Transportit Rrugor. Me ta ishin dhe tre djem të tjerë dhe të pestë së bashku, në të njëjtën kohë, dhunuan në mënyrë shtazarake gazetarin Arian Konomi. Nuk mund të them se ishin dy palë që bënë sherr; sepse gazetari u godit ashpër dhe befasisht, aq sa dhe nuk kishte mundësi të vetëmbrohej". Një dëshmitar okular zbardh një ngjarje tejet të rëndë, kur persona të veshur me pushtet dhunuan në lokalin Living Room gazetarin e njohur shqiptar, korrespondent edhe i revistës "Limes", në Itali. Menjëherë mbas rastit fatkeq të goditjes së gazetarit Mero Baze, dëshmitari okular vendos të rrëfejë detaje direkte për goditjen tjetër të gazetarëve nga shteti, që ndodhi në të gdhirë të datës 1 nëntor, në një nga lokalet më të njohur të Tiranës. Sipas tij, dëshmitar tjetër i ngjarjes ishte dhe deputeti i Partisë Demokratike, Gert Bogdani, por krejt i papërfshirë në sherr. Madje edhe e kishte dënuar atë më pas. "Nuk e di se deri ku mund të shkojnë "këta", edhe unë që isha pranë atij shpërthimi të egër dhune, pata frikë. Frikë kam dhe tani", - thotë D. B., 29 vjeç, që natën e dhunës ndodhej në të njëjtin lokal me të fejuarën e tij. Lajmi për atë çfarë kishte ndodhur u shfaq në suplementin e së shtunës, datë 7 nëntor, në "Gazeta Shqiptare", Blue Tooth; suplementi sqaronte dinamikën e ngjarjes, por nuk përmendte emrin e gazetarit të dhunuar. Ai është Arian Konomi. Revista "Mapo" kontaktoi direkt me gazetarin Konomi, kërkoi të dhëna në Drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe në Prokurorinë e Rrethit dhe konfirmoi plotësisht ngjarjen.
Gazetari i dhunuar
Vetë Konomi refuzon të flasë. Ai nuk e mohon ngjarjen, por në fakt e ka të pamundur ta mohojë atë. Tri të çjerra paralele në qafë të shkaktuara nga thonj, në anën e djathtë të saj, "përgënjeshtrojnë" fort "no comment"-in e tij. Edhe pse kanë kaluar disa ditë nga ngjarja, në fytyrën e tij dallohen ende gjurmët e dhunës. Nuk ka ende një denoncim penal të ngjarjes. Burime të rezervuara nga policia pohojnë se në datën 1 nëntor Konomi ka shkuar të bëjë kallëzimin penal, por nuk e kanë pranuar dhe e kanë adresuar në prokurori. Edhe në prokurori, në momentin e parë, kallëzimi i Konomit nuk është marrë për shkak të mungesës së prokurorit të gatshëm dhe më pas, gazetari, në rrethana të paqarta, nuk ka tentuar më tej. Megjithatë, miq të afërt të tij saktësojnë se për ditë e ditë me radhë, vetë prefekti i Tiranës, Kruja, dhe individë të tjerë, i kanë kërkuar me ngulm Konomit që ngjarja tejet e rëndë të zgjidhet me pajtim. Konomi as nuk e pranon dhe as nuk e mohon një gjë tillë, por miqtë e tij këmbëngulin fort: "Kështu ka ndodhur! E kanë goditur barbarisht dhe krejt pa asnjë arsye!"
Duket se ngjarja tjetër e rëndë, goditja e gazetarit Mero Baze të hënën pasardhëse nga biznesmeni i afërt me pushtetin Rezart Taçi dhe skandali që shpërtheu më pas, ka qenë një nga arsyet që kjo histori kaloi pothuaj në heshtje. Ndonëse po aq e rëndë sa e para dhe me siguri, shumë më e egër për nga lloji i dhunës së ushtruar dhe sidomos, për shkak të faktit se agresor kësaj radhe është direkt një zyrtar i lartë i shtetit shqiptar, prefekti i Tiranës, Kruja, i njohur më së shumti si miku i ngushtë i të birit të kryeministrit, Sali Berisha. Keltis Kruja, jurist me profesion, vetëm 32 vjeç, ka mbajtur më parë detyrën e Drejtorit të Inspektimit në Ministrinë e Brendshme dhe më 20 gusht të këtij viti, është prezantuar si prefekt i Tiranës. Në atë kohë, media, ose e kaloi me një njoftim të thatë këtë fakt, ose e konsideroi - media opozitare - një emërim tipik klientelist, të ndodhur për meritën e vetme se Kruja është miku i ngushtë i të birit të kryeministrit Berisha.
Si ndodhi ngjarja?
Kishte kaluar mesnata e së premtes dhe rreth orës 03.30 të mëngjesit, situata në tavolinën ku ndodhej Kruja, Minarolli dhe tre të rinj të tjerë, ishte ndezur. Alkooli në gjak dhe epshi për seks kishte kaluar kufijtë normalë. Në tavolinën ngjitur me ta ndodhej gazetari Arian Konomi me dy miq të tij, të shoqëruar edhe nga katër vajza të reja. Prefekti Kruja tentoi disa herë të ndërhynte në bisedën e tavolinës së tyre. Shkruante në pusulla të vogla letre emrin e tij, funksionin dhe numrin e celularit dhe ia dërgonte 21-vjeçares V. D., studente, që ndodhej në tryezë me Konomin. Po aq aktiv ishte dhe miku i tij Minarolli që i bënte vajzës "oferta" të hapura për miqësi me prefektin. Refuzimit të saj të ftohtë i përgjigjej një monedhë edhe shumë më vulgare. Prefekti Kruja ngrihej nga tavolina e tij dhe duke u ngjeshur mbas vajzës - lokali ishte i mbushur plot me klientë - e ngacmonte me duar në pjesët e saj intime. Jo vetëm njëherë! Vajza protestoi disa herë, edhe miqtë e saj që ndodheshin me të, bënë të njëjtën gjë. Por uria dhe babëzia e djalit të veshur me pushtet ishte e pandalshme. Kjo deri në momentin kur gazetari Konomi reagon: "Ju lutem, mjaft! Nuk e shikoni që vajza nuk e do shoqërinë me ju!" Kaq do të mjaftonte që prefekti i Tiranës, Keltis Kruja, drejtori Minarolli dhe tre shoqëruesit e tyre të rrëzonin përdhe tavolinën e tyre, të godisnin fillimisht gazetarin Konomi me shishet e birrës e pastaj ta vinin nën vete dhe të vazhdonin ta godisnin ku të mundnin, në sy të të gjithë klientëve të tjerë të lokalit, që të shokuar nga ngjarja nuk arritën të ndërhyjnë. "Kjo ishte skena më e tmerrshme. E pashë si i vunë shkelmin në shpinë gazetarit dhe Minarolli madje, të bënte të pabesueshmen: tentonte t´i fuste gazetarit gishtin në sy"! - tregon dëshmitari ynë okular i tmerruar. "Vetëm vagabondë dhe kriminelë rruge mund ta bëjnë një gjë të tillë"! - thotë ai. Vetë gazetari Konomi, i pyetur për këtë detaj të frikshëm të egërsisë së zyrtarëve të lartë të shtetit shqiptar, preferon sërish të heshtë. Por në syrin e tij të majtë dallohet ende qartë një shenjë e mavijosur. Të njëjtën dinamikë të ngjarjes e pohojnë dhe pothuaj të gjithë miqtë e tij, djem e vajza të ndodhur me të në të njëjtën tryezë, emrat e të cilëve "Mapo", për arsye etike nuk i publikon.
Festa u prish dhe të gjithë klientët e tjerë nxituan të dalin nga lokali në rrëmujë e sipër. Por nuk ishte e thënë të mbaronte këtu, sepse grupi me sjellje huliganësh e ndoqi Konomin edhe jashtë lokalit me "shpresën" kriminale për të vazhduar sherrin edhe më tej. Fatmirësisht nuk arritën ta gjejnë. Dëshmitari ynë thotë se deputeti Bogdani në momentin e parë i ishte afruar tryezës së sherrit dhe sapo ishin ndarë "palët", kishte dënuar dhunën, por kishte qenë i pafuqishëm për ta parandaluar atë, qoftë dhe për shkak se ndodhej në distancë prej tyre. Në përpjekje për të kontaktuar me të, revista "Mapo" e telefonoi, por celulari i tij ishte vazhdimisht i mbyllur.
Pak minuta mbas ngjarjes, pub-in e njohur e ka vizituar dhe policia. Por agjentët e saj kanë qëndruar vetëm pak minuta në lokal, sepse, sapo kanë marrë vesh se cilët ishin protagonistët e saj, janë larguar pa bërë asnjë veprim.
Ngjarja është munduar të mbahet e fshehtë, por të shtunën e kaluar, suplementi i "Gazetës Shqiptare", Blue Tooth, mundi të zbardhë atë që kishte ndodhur në të zbardhur të datës 1 nëntor në Living Room. Madje gazeta kishte mundur të kontaktonte dhe me prefektin e Tiranës, i cili kishte refuzuar të kishte qenë pjesë e një sherri të tillë. "Nuk jam zënë me njëri", - citohet Kruja, i cili gjithashtu vetë pohon se në natën e ngjarjes ndodhej në lokal. Për ngjarjen e rëndë dhe skandaloze ka marrë njoftim edhe kryeministri i vendit. Deri tani zoti Berisha, i menjëhershëm në reagimin nëpërmjet zëdhënëses së tij për skandalin Baze, nuk ka reaguar zyrtarisht.
Kruja: Dua pajtim!
Vetëm të nesërmen - të shtunën, 31 tetor - i njoftuar se Konomi kishte nisur të bënte hapa legalë për të ndëshkuar agresorët e tij, prefekti Kruja kuptoi përmasën e rëndë të aktit barbar që kishte kryer. Ai kërkon të takohet me Konomin, në të njëjtën kohë që te gazetari mbërrinin bashkë me dhjetëra telefonata solidariteti miqsh, edhe kërkesa për t´u takuar me prefektin dhe për të mbyllur me paqe historinë e dhunës. Në Blue Tooth, Kruja citohet të ketë thënë se: "... i kam dërguar haber atij djalit...", duke vërtetuar në këtë mënyrë, indirekt, lidhjen e tij me ngjarjen.
Vetë gazetari Konomi pranon se ditë më pas është takuar me prefektin Kruja, por nuk dëshiron të tregojë detaje të bisedës. "Nuk dua të jem pjesë e kësaj historie", - thotë ai. "Takimi ka ndodhur", -ngulmojnë miq të gazetarit, sipas të cilëve prefekti i ka kërkuar me ngulm gazetarit të ndalojë denoncimin e ngjarjes së rëndë.
Heshtja
Është padyshim një nga ngjarjet më të rënda dhe një nga skandalet më të ulëta të ndodhura në këtë periudhë. Dy zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar, një nga ta, prefekt i Tiranës, sulmojnë pa asnjë motiv, në gjendje të rënduar nga alkooli dhe epshi, një gazetar të njohur shqiptar. Autoritetet përgjegjëse duhet të hetojnë mbi këtë ngjarje, por, edhe nëse kjo gjë nuk ndodh, protagonisti i saj kryesor, i katapultuar në majat e administratës shtetërore në mënyrë të dyshimtë, duhet të tregohet me gisht si autor i një vepre që do të turpëronte dhe vetë turpin. Është goditur dhe një gazetar tjetër përveç Bazes, heshtja mbi këtë të vërtetë nuk e bën skandalin më të vogël, përkundrazi, e bën atë më ulëritës.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Një person i rreh gjashtë policë
» Zef Përgega:ZEMRA NA RREH PER SHQIPERINE
» Shtime, therr me thikë vllaun, në Ferizaj rreh nënën e vet
» Kosovarja e rreh të bijën me kabllo, Zvicra e gjykon si të sëmurë psikike
» VJEHRRI RREH DHE BËN SEKS ME NUSEN E DJALIN, POR DJALI I TIJ NUK REAGON PREJ 15 VITESH

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi