Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zef Përgega:ZEMRA NA RREH PER SHQIPERINE

Shko poshtë

Zef Përgega:ZEMRA NA RREH PER SHQIPERINE Empty Zef Përgega:ZEMRA NA RREH PER SHQIPERINE

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jul 11, 2009 11:36 am

ZEMRA NA RREH PER SHQIPERINE (Aktivitet i shqiptarve ne Michigan te SHBA,me rastin e zgjedhjeve te 28 qershorit ne Shqiperi-Fotografi)

Zef PERGEGA ( shkrimi dhe fotot)


Nen tingujt plot pathos kombetar te kengetareve brilante te komunitetit shqiptar, Hana e Kole Nikprelaj ne sallen “Gjergj Fishta” te kishes katolike te Shen Palit ne Rochester Hills u mbajt nje tubim festiv e interesant per nga konceptimi i idese, korrekt dhe i larmishem drejtuar me finese nga Aliko e Kaçorri

Brenda idese dhe sponsorizimit te bisnezmenit Ndue Ftoni ishte bere bashke dashuria per Shqiperine, progresi i saj ekonomik dhe politik, deshira per ta pare ate si zonje e rende ne familjen europiane dhe per ta ngitur nje dolli gezimi me rastin e perfundimit te zgjedhjeve te reja te 28 qershorit per deputet ne kuvendin popullor.

“Lumi qe derdhet ne det e humb emrin e tij po emri i shqiptarit dhe Shqiperise nuk ka per te humbur kurre. Mund ti shpenzoja keto te holla per diçka tjeter, po thashe te mblidhemi bashke te majte e te djathte te pershendesim mbylljen e fushates elektorale ne Shqiperi, ti urojme pune te mbare fituesit dhe kualicionin qeverise PD-LSI per nje qeverisje demokratike ne menyre qe te gjithe votuesit te ndjehen te fituar. Ftesa e bashkimit gjithmone do ti kete fletet e bardha…”-tha zoti Ftoni ne fjalen pershendetese te tubimit.

Duke e marre fjalen bekuese i perndrituri Dom Antoni tha: “Shembulli i bashkimeve dhe tolerances politike mes kraheve ne Shqiperi dhe ne Kosove eshte nje ogur i mire i standarteve europiane dhe demokratike dhe kjo duhet te reflektoje ne mbylljen e plageve te perçarjes se diaspores, e cila duhet thene se eshte vitale per çeshtjet kombetare dhe per kete ajo ka qene ne balle te frontit”

Biznesmeni Toni Juncaj do te ndjehej i gezuar nga pogresi i Shqiperise dhe i Kosoves ne organizimin e zgjedhjve te lira dhe respektimin e votes. “Ne kishen e Shen Palit ndjehemi si ne nje Shqiperi te vogel po vepra eshte e madhe per kombin”

Sipas Leke Lulguri ish-deputet ne parlamentin e Malit tre Zi dhe lider i proceseve demokratike te shqiptareve te malesise PD- dhe Sali Berisha kane punuar per integrimin e Shqiperise ne Europe “Kualicioni PD-LSI eshte shprehje e emancipimit demokratik te politikes shqiptare”

Ish zvministri i mbrojtjes 1982-92 Halil Huseni nuk do ta fshehte gezimin per qeverisjen qe do te kete Shqiperi per kater vitet e ardhshme “Kualicioni i ri tregon se Shqiperia ka nje pjekuri politike”

Mesazhet e shkurtera si nga e djathta dhe nga e majta me tone te buta reflektuase e realiste here-here mospajtuese interferoheshin me tonet gazmorer qe solli Ndue Gjekaj dhe kengetari nga Korça Meti Mulla.

Nje grup demokratik si Kujtim Qafa, Rrok Juncaj, Luigj Gjokaj, Gjergj Tinaj, Agim Vuniqi, Lek Leci, Paulin Gjonaj qe kane kontribute ne instalimin e demokracise ne hapsiren shqiptare pershendeten zgjedhjet ne Shqiperi duke cilesuar se populli shqiptar qe i vetedijshem se per ke duhej te votonte.

Rush Dragu nje nga themeluesit e PD-se ne Malesi te Madhe tha se se vota per progresin do ti jape ne te ardhmen nje shkelqim arterieve te integrimit te Shqiperise”

Ne kete takim ishte veshtire te dalloje kufirin e fundit te se majtes dhe fillimin e se djathtes mbasi jeta per nje kohe te gjate ka bere disa investimime ne mbylljen e gropave te ndarjes ku per shume kohe jane thyer balestrat e ndarjes mes nesh. Po njerez si Ndue Ftoni jane kujdestar te mire te rrugeve tona te mirekuptimit

Pershendetjet e Ded Beleshit, Pellumb Kulles, Ndue Hiles dhe Mark Micit kishin ne bosht preukopimin e madh qe e prêt qeverine e re per te bere realitet premtimet e marra e objektivat e guximit per te kapur kohen e humbur.

“Jemi nje zemer e vogel qe rreh per Shqiperi te madhe”-shprehet Kanto Peci ish i persekutuar politik”

“Po duhet te kemi me shume si Ndue Ftoni sepse edhe ne ketu ne Amerike jemi nje Shqiperi e vogel. Mos e harroni atdheun, Beni cka te mundeni per te. Ne do te vazhdojme te jemi mburoje e forte e vendit tone ne integrimin dhe perpjekja e jone do ta stolise permendoren e krenarise kombetare me dinjtet ne familjen e madhe europiane:”- tha Ekrem Bardha si nje princ i bajarise shqiptare dhe si nje medalion i patriotizmit ne gjerdanin e progresit te kombit.

Duke u larguar te gezuar nga ky takim, shpresa e emigranteve te diaspores i siguronte se kur te dale qeveria ne ballkonin e kryeministrise dhe te pershendese me dore presidentin e republikes do t’ia çoje nje zile diaspores dhe do ta siguroje se kesaj radhe do ta zbatoje kushtetuten per te vedosur uren e lidhjes mes tyre pa dogana dhe pa viza. Zefpergegas434@hotmail.com
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi