Shqiperia Etnike nga e verteta në anderr
Faqja 1 e 1
Shqiperia Etnike nga e verteta në anderr
SHQIPNIA ETNIKE NGA E VERTETA NË ANDERR
Nga 85 vjeçari Marash Mali, Florida USA
Shume vite ma pare, ose kur isha në moshen shtatemdhet vjeç, i deleguam i rinise së Malsise se Madhe në Tirane, me rastin e njizetepës vjetorit të Festës Flamurit, Pamvarsise, njikohsisht edhe takimi me Mbretin Zogu i pare, bashke me Krenët e M..Madhe, kuptova e m’u rrenjos në mendje historia e Atdheut tim të brishte, për ato pa drejtësi të kohvet, nga dhuna e barbarve e Kancelerive Europjane në dam të trojeve të mia amtare, të cilat e kishin tjetersua, pa te drejte truallin amtare në copa copa.
Sa ma shumë kalonte koha bashke me mua, aq ma tepër fillova të bahesha merak, qe po rrisnim breza të tanë shqiptaresh, te rij e të reja për pa u dhane asnji mundësi të njifnin Atdheun e tyne, tu e vizitua, të pakten gjeografikishtë, as në histori ku ajo politizohej nga sistemet e ndryshme qeveritare, as në lejimin e perpjekjeve të vazhdueshme të patriotve e liridashsavet te të gjitha kohnave të lavdishme, për mbrojtjën e tansisë toksore të shqiptarve e, aq ma keq fillova të urreja epitetin dashakeq “SHQIPTAROMADH”.
Une, si shqiptar mendoj se bashkimi kombetar ishte e drejta e jonë ma sublime, si e të gjith popujve të tjere të botës, të cileve nuk u kishin ngjit ksisoj epitetesh, si gjermanomadhe, koreanomadhe etj, etj, përveç në shqiptarve, që lakmit për trojet tona ishin tejnjerzore.
Pritsha dit të bardha, të cilat uroja qe të vine sa ma parë, por tue pa vasalitetin e qeverisjen antishqiptare të pesdhjetvjeçarve komunista ,të ardhur në pushtet me tradhti nepërmebës Serbis e Mali të Zi, me 1944, shifja me indinjatë shitjen e vatanit për kolltuqe të ktyne drejtuesave e, qe për hirë të sundimit tyne në krye të qeverisjës shqiptare, ky coptim do të ishte i përjetshëm, ngaqe politika e tyne nepej nepër shkolla në programe mesimore, qe pra , i vetmi popull që kufizoheshim në të katër anët me vllaznit tanë të robnuem pa drejtësisht, tu i quajt vellaznit tanë të gjkaut në veri “malazias”, në lindje “serbe”, ne jug “greke”, çka nuk ndodh keshtu në asnji popull tjetër të botës, si me në shqiptarve e, për ma tepër të banuem ne keto troje amtare, që gjashtemije vjet ma pare, ose ma saktë, populli ndër ma të vjetrit në Europe, kësaj Europe, e cila na shkaktoj ktë tragjedi e pa drejtesi si askujt tjetër, e që dishmitar të kesaj janë të gjithe shqiptaret, duke saktësua se, nga 116 mijë km’2 të Shqiprisë eshtë tjetërsua në 28 mijë km, nderkohë pjesa tjetër amtare vuenin nën zgjedhen e sllaveve, ajo pjesë toke shqiptare nen Greqi mbeti e pa popullueme nga shqiptarët, mbasi Çamrine e pati debua greku me force, ku gjetën strehim të vellaznit e Shipnisë ame.
Po deri kur kështu O Zot ? Kur të gjith bota e qytetnueme po nderton jetën e vet në shekullin XXI’të, për të cillet frynë era të reja, nga ana tjetër për popullin tonë aq të vujtun gjatë shekujsh nga sundimet barbare të anmiqve shekullore, hala Traktatet fame keqij që çuan në coptimin e trojeve tona nuk po shikohën me ato Konventa Ndërkombtare të drejtave për vetvëndosje, por gjithnji nën zgjedh,dhe gjithnji neve në kerkim të lirisë dhe të drejtës për bashkim e, që bishat sllave ende luajne harush më ne. E, kur do të marrin fund Trakatet e coptimit me pa drejtësi ndaj nesh?!
Gjithsesi e vërteta ashte ajo që vone ose heret ka për të triumfua ndaj padrejtesisë së ushtruar ndaj popullit tonë autokton në trojet Ilire. Historia thote të vertetën se, sllavet
kendej Danubit filluan me kalue në shekullin e gjashtë pas Krishtit, keshtu që zun vend në Ballkan pesëdhjet e katër shekuj ma vone, pas nesh.
Historia ka për të deshmua se deri në vjetin 1913, me gjith se ishte e okupuar nga pushtuesit otoman, kishtë nji sipërfaqe prej 116 mijë km’2. Koha e fakteve do tregoj përseri se jemi i vetmi shtet në glob që nuk kufizohemi me asnje shtet në bote, por me tokat tona të grabitura nga “traktatet”, për të ushqye klyshet e Rusisë,,!
Ne përputhje me rrealitetin, duhet thanë se Shqypnjia ose Iliria ka qen për sllavet vendi ma i përshatshëm për të ngop lakmit e tyne shoviniste, të cilat nuk pushuan asnjihere me të gjitha mnyrat që pushtimi i padrejtë të bahej për ta i drejtë dhe i përjetshëm.
E, natyrshëm do të ndodhte përpara 2170 vjetesh, kur Perandori Ilir Genci u kap rob nga romaket. Ma vonë, Ilirise do ti versulëshin anmiqet të tjere si gotet, hunet,avaret, normanet dhe anzhuinet e të tjere,dhe të gjitha keto ishin ma shum politiko-ushtarak, se sa ngulmime që të tjetërsonin trojet tona amtare të Ilirisë, siç do të ndodhte ne kohën e Traktatev të Londërs
Rreziqet ma te mdha i erdhën Shqipnise pas shekullit VI - IX , kur turma kopesh të urituna sllavesh nga Stepat e akullta t’Rusisë zbritën nga shpellat e ngrira të Uraleve, për të kerkuar vende e troje ma të përshtashëme, tue kalue keshtu të mallkuarit Danubin. Ata erdhën e zune vend edhe në Ballkan,që ma vone do ti versuleshin Atdheut tonë të bekuar, që vet Zoti na e kishte dhurue disa mija vjet ma parë dhe e kishte pagzua Hyji “ILIRI”.
Gjithëmone ka pasë endje e dyndje popujsh nepër botë, por si ne rastin tonë nuk do ti ndodhte kurrkujt. Ardhetaret e shpellave të Uraleve, mbasi kishin jetua guvave e shpellave me arinjet, sepse ata nuk njifshin fqinjesi, nuk njifshin ligje, madeje as Kanu që rregullojnë jetën njerzore, përveçse duke derdh gjak. Ata prej nesh kerkonin jo vetem tokën pjellore të ILIRISË, por edhe gjakun tonë, tu e tjetërsua në sllav.
Dokumenta ka edhe pas shekullit IX - X, XII, XV, për trojet tona amtare se, edhe pas pushtimit nga perandoria osmane, tue përfshi edhe dokumentat e Stefan Dushanit, i cili pranon se jane 116 mijë km katrore te zaptueme, (por aso kohe ndodhej nen sundimin osman) gjithashtu, jepen të dhenat e skajshme, tu fillua nga kufiri Veriore Periopolje, Senicë, vazhdon me Novipazar,Bllacanish e zbret në Lindje qysh nga Nishi,Leskova, Vranja, Bujanovci Kumanova,përfshin Shkup, Bistrice, Prilep, Musin, Manastir,Follorine, Kosturin,Greben, Meçove, Janine, Arte e deri në Prevez, vazhdon tue u ngjitun ne prendim, ku vijon kufini Detar me Detin Jon bashke me Korfuzin e përgjat Detit Adriatik, tue perfshi Ulqin e Tivar e në territorin e Tuzit e Podgorices me rrethina,
Spuzes e me nalt Kaloshin e Berane e drejt skajt Verior. Keto pra ishin kufijt rreal të Atdheut tone, të Shqypnise deri me 1913.
Nji gja duhet të dihet se, nese serbët, malazezet e greket, u pushtuan nga Imperatoria Osmane pas humbjes betejs fushe-Kosoves ne vjetin 1389, Shqipnia do te qendronte e pathyeshme dhe, në pamundsi të pushtohet, deri nga fundi i shekulit XV’te: Edhe pas pushtimit osman të trojeve tona Amtare,ajo perandori e stërmadhe nuk gjeti asnjihere rahati prej nesh, keshtu qe për ta mbajte sundimin e vet mbi Atdheun tone, e ndau në kater VILAJETË, qe edhe ato ndaheshin në Sanxhak, sanxhaqet ndaheshin në kazaja të gjitha këto (njiesi administrative) ku do të sundohej nga kater Pashallar (Gjenerale) turq si ma poshte :
vijon
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Shqiperia Etnike nga e verteta në anderr
1. VILAJETI I JANINES ; me nji siperfaqe rprej 17,900 km’2.
2. VILAJETI I SHKODRES ; me nji sipërfaqe prej 10,000 km’2 (ketu perfshiheshin ne ate kohe qe nga Ulqini Tivari e Podgorica me rrethina, deri ne kufi me Kosoven)
3. VILAJETI I MANASTIRIT ;me nji sipërfaqe 28,500 km’2(nenkupto sot tokat shqipare ne Maqedoni)
4.. VILAJETI I KOSOVES ; me nji sipërfaqe 32 000 km’2.
Ndersa Shqipnia, si Ame e të gjitha ketyne trojeve mbeti nji sipërfaqe prej 28,000 km’2 dhe me nji popullsi prej 2,697,966 banoresh. Ne keto rrethana, deri në vitin 1878 Shqipnise i kishin grabit 24,000 km’2 tue i a dhanë Greqisë, Malit Zi 14,000 km’2, kurse Serbis 10,000 km’2,
Ndërkohe, shkatrrimi i Shqipnis Etnike e pati fillimin në vitin 1820, kur perandoria osmane detyrohet te njoh PAMVARSINË e Serbise, të Malit Zi dhe Greqise. Kjo ndodhi nen presionin e madh të Rusisë me preteksin se, ku ka ortodokes jane toka greke, serbe e malazeze apo maqedonase ?
Pazarlleqet e Fuqive të Mdha Europiane do të “Ligjiroheshin” në Kongresin e Berlinit 1878, i mbajtun me 13 Qershor –13 Korrik 1878, ku u vendos qe Shqipnija Etnike të zvoglohej thuajase në kufijt e sotëm. Perpjekjet e Atdhetarve tonë dhe organizimi i tyne i përsosur në lidhjen Shqyptare të Prizerenit 1878,bene që ky Kongres të mos zbatohej tersisht. Në kete periudhe dokumentat osmane por, edhe tjera deshmojne për nji Shqipni prej 86,000 km’2. Pas kesaj, do vinte Traktati i Londres i vjetit 1913 që ndryshe quhet edhe Konferenca e Ambasadorve në Londer, e cila “LIGJIROJ” grabitjën e trojeve shqyptare si ma poshte ;
1. Serbia u zgjerua me 34, 000 km’2 tokë, tue lane mbrena asaj hapsine toksore edhe rreth 1,400,000 banore popullsi shqiptare.
2. Mali i Zi, u zgjerua me 7,000 km’2 dhe nji popullsi shqyptare prej 240,000 banore.
3. Maqedonia u zgjerua me 9,700 km’2, tue lane ketu edhe nji popullsi prej 500,000 banore shqyptar.
4. Greqisë i dhane 10,794,km’2, tue lane edhe nji popullsi të martirizuar prej 500,000 banoresh të gjith shqiptar.
Keshtu pra me 1913, për veç garbitjeve të ma parshme 61,494 km’2, tue ngushtue kombin shqiptar në nji të katërten qe vet Zoti ia kishte falë, tue i lane vetem 28,746 km’2, kjo për ironi të fatit quhej “SHQIPRIJA LONDINEZE”.
Gryksia Sllavo-Ortodokse nuk do të ngopej me kaq dhe riçfaqet me 1915 ku, përseri Fuqit e mdha vendosin të cungohet nga Veriu deri në Lumin e Matit, ndersa nga Jugu deri në Lumin Vjosa, ku e e Shqipnija tjetër do të mbetë vetem në masën 13,000 km’2.
Kjo për fatin nuk qe vetun qendresa e shqiptarve në mbrojtje të tokave shqiptare, por edhe si rrezultat i fillimit të Luftës parë Botrore. Ajo qe nuk u ralizue me 1915 u kerkua ma vone në Konferëncën e Paqes në Paris 1919, pasi mbaroj lufta e pare Botrore,
ku vet Zoti e deshti edhe Presidenti i Amerikës WILLSON nderhyri dhe e ndaloj ketë masaker të përbindshme e pangishem e Klyshve të RUSISE dhe të politikanve djallzor europjan në dam të trojeve tona shqiptare.Tentativa pati edhe me 1920, por kjen te kota.
Për te pa qendresën heroike në beteja për mbrojtjën e truallit Amtar dhe çmimin e madh me të cilin e paguen Shqiptaret, po japim disa shifra që kemi saktesua si ma poshte ;
1. Në përjudhën e Lidhjes Shqiptare të Prizerënit me 1878, u vrane aq shume shqiptar, luftaret trima që nuk e kursyen gjakun e tyne për liri dhe në mbrojtje të tansise toksore të vatanit: Damet e shkatuemë në matëriale janë shumë të medhaja , pasi shkatrroheshin me shume se 600 qendra banimi e katunde të Shqipnisë Etnike
2. Në vitin 1913 si edhe në Luften e Parë Botrore (1914-1918) u eleminuan disa mijra
shqiptar, si edhe u larguen me dhunë nga vatrat e tynë qindra mija te tjerë , u grabiten rreth 500 qendra banimi,e katunde shiptare. Në ketë kohe, në Shqipnin Londineze numeroheshin 813,000 banore, kurse në territoret e grabitura 950,000 banor. Mjerisht
duhet spjegue se u spekullue shumë me rregjistrimet, sepse ortodoksit quheshin sllav, kurse myslimanet quheshin turq.
3. Në vitët 1919-1939, përseri u zhdukën dhe u larguan nga trojet e veta amtare rreth 300,000 të tjere. Ketu vendin e parë e zën Kosova martire, që shteti Serb kërkoj të sillte aty 165,000 kolon serb në tokat e shqyptarve. Vetem gjate 80 vjeteve të pushtimit, serbët debuen rreth 1.2 milon shqyptar, të cilet emigruan në Turqi e vende të tjera, kudo që munden të gjënin strehim,
vijon
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Shqiperia Etnike nga e verteta në anderr
Shenim ; Mjerisht për sa ma naltë shenueme pame me vërtetsi se sa armiq të eger pati Shqipnia, dhe sa me pak miq u gjet vendi në keto kohë të veshtira për mbrojtjen e vatanit. Në përiudhën e ketyne ngjarjeve, Shqipnia pati edhe nji mik të madh, që nuk duhet harrue asnjihere. Ketë e gjejme të burri i Madh i Anglisë Lordi BEAKO, i cili me 15 Qershor 1878 dergon Kongresit Berlinit ketë Memorandum :Kembgulja e Europes, duke ndihmuar me të drejte indipendencen e Shqiprise treguan edhe ekulibrin e vet, duke e largue pertej nji Imperatori të Madhe dhe shume të bezdishemve, që asgja nuk puqet mes tyne!
Mbrojtja e Europes kunder invazionit sllav, me sa duket asht kuptua tëpër vone nga përendimorët, mbasi vetem me 1999, kur barbarija sllave ortodokse rrezikoj, jo vetem Shqiprine por edhe vetë Qytetrimin Europjan e ma gjane.
Se dyti, jo vetem armikun e shqiptarve, por të shumë e shumë popujve të tjerë “kryemiku i proletarve” MARKSI, i cili me 1878, i shkruen Kongresit Berlinit si vijon ;
“Arnautet (Shqipare) janë pjesrishtë të krishter të ritit ortodoks-grek dhe, pjesrisht musliman, ku duke gjykua për sa i njofim janë pak të pergaditur për t’u qytetrua. Prirja e tyne grabitqare duhet ta detyrojne çdo qeveri fqinje ti mbaj ata nen trysni të rrept ushtarake, për deri sa përparimi industrial në vendet fqinje të mos u siguroje pune atyne, si p.sh. dru-prerës.dhe uje-bartes. Nuk mund të mohohet fakti se gadishullin e qujti “Turki Europjane”. Ashte pasuri natyrore e trashiguar nga stërgjyshrit e rracës sllave të jugut. Rivalt të Sllave janë vetem barbarët arnaut dhe turqit, të cilet prej kohesh quheshin dendur si kundërshtar ma të egër të qytetrimit e përparimit, përkundrazi sllavet jane të vetmit bartes të qytetrimit “
Faktikisht ky anti shqyptar u degjue, jo vetem ne ato vite kur fati i Shqiprisë dergjej në spitalin e Parisit, Londres, Moskes apo tjere ,por edhe pas Luftes së Dyte Botrore, kur rendi komunist pretendontë Liri e Perparim e, deri vetvendosje të popujve,
Më neve ndodhi e kunderta, kur sundimtarët e rinjë në vjetin 1945, jo vetem nuk banë kurrgja për Shqipninë e coptuar në vite, përkundrazi për tu dukur sa ma vllazrore, para Titos e Stalinit i ja bane hallall serbit, grekut, malazezit e maqedonisë të gjitha krimet e shemtuara e mizoritë ne dam të populit e trojeve shqiptare. Erdhën direkt nga qeverite e vllazruara nën ideologjine Marksiste, të cilet edhe në Manifestin Komunist shprëheshin ; se komunistat nuk kan Fe as Atdhe.
Rasti ma sinifikativ ashte spastrimi i shqyptarvet të Kosovës gjatë vittit 1999, i cili ishte për të gjithë Botën e qytetnueme akti ma i shemtuar njerzor, që mund të vepronte bisha Serbe ndaj atynë që jetonin në trojet Amtare, 6 mij vjet ma pare, në ato troje qe vet Zoti ua kishte fal shqyptarve.
Me sa dukët Europa Plake, u kujtue pas 121 vjetësh për fjalet e Memorandumit të Lordit Englez, duke bere të pamunduren per ndalimin e genocidit milloshevicjan, të ketij kasapi te Ballkanit, por të mos harrojme se keta patën edhe ndihmen e ndonje
shqiptari të binjakzuem, dhe kjo asht nji çudi e madhe, po të mendojm se deri ku ka arrit tradhtia e shqip-folsave.
Përgjumia e madhe dhe e gjatë e Europës mbi padrejtesit e bame ndaj shqiptarve, ndoshta po zgjohet e me të bashke edhe ndergjegja e jonë kombtare. Se fundi, Kancelaritë Europjane duhet të ndryshojnë pikpamjët e tyne, që se afermi të korrigjojne gabimet e fajet në dam të Shqiprisë Etnike, tue ndihmua fuqishem që kombi shqiptar të shkoj drejt vetvendosjës, e drejtë kjo e sanksionuar në Kartat e Konventat Nderkombtare si për të gjitha kombet e botës, tu i çue edhe popujt e tjër të Ballkanit në trojët e veta, pasi populli jonë sot asht disa milion banorë, të gjithë te nji gjaku e nji gjuhe dhe, asnjiherë nuk kemi kercnue sovranitetin e askurrkujt në Ballkan as në Europe, por kemi mbrojtë me gjakun e martirve trojet tona Iliro-Shqiptare siç na i lanë AMANET të parët tanë trima dhe liridashës.
Shekulli 21, si shekull ku duhët të dominojë drejtësia, kultura, qytëtnimi europian, burrat e mdhenje, qe kanë për detyre ti prijne Europës në rrugen e nisun, ta bajnë ralitet, që ky shekull i rij të vulos nji herë e përgjithëmonë Paqen, Drejtësinë, shuarjën e luftravë të pa drejta në dem të popujve të vegjel, të cilët duhët të jenë me të drejta të barabarta në mes kombeve të mdhenje e të qytetnuem, duke harrue padrejtësit e konventave e traktateve të dashakqinjevet të papërgjegjëshëm, politikanve të pa arsyeshëm të kaluemës, të cilat e mbytën Europën dy hër rradhazi në lufta të përgjakshme evropiane e botrore, ndanë e coptuan e shkatrruan qytëtnimin e lashtë të Europës, tue zëvendesue me padrejtësi, në kurrizin e të pafuqishmit, duke shpërblye fitimtaret në kurrizë të humburve.
Mendoj se, edhe nëse nuk ka ardhe, do te vije koha e ndryshimit të Hartave e të gjeografisë të Shteteve në Ballkan, tue përcaktue Etnitë e sejcit Shtet, ku i përcakton vetë gjuha amtare, që ashtë themeli parakusht për vetvendosje.
Unë mendoj nji fillim të mbare për Kosoven, por le të vazhdojmë edhe me Maqedonine, Malin e Zi, te gezojne të drejta e plota, por edhe me problemin madhore kombetar, siç ashte nyja e pazgjidhur ala me Greqine, për popullsinë çame te martirizuar dhe debuar me dhunë kanibaliste nga trojeve Etnike, nga shovenistat grek të pa preçedent, ne nji kohë kur debimët e masakrat e popullsisë çame kanë nise pothuajase në tri periudha:
1. Nga Lidhja e Prizerënit 1878 e deri 28 Nendore 1912.
2. Nga 1912 deri më 28 Tetor 1940,
3. Që nga1940 deri nëvitin 1945, në ketë vit kje debim perfundimtar.
Gjendja e mjerueshme e asaj popullsie e sidomos muslimane të Çamrisë, me ato politika asgjesuese greke, ku kryen spastrim etnik të plotë masaker dhe konfiskim të pasurisë dhe ma e keqja për MOSKTHIM në trojet e tyne amtare kurr ma, qe nga viti 1945..
Uroj nji nisem te mbare, siç edhe ka fillua që problemi Çam të gjejë zgjidhjen e të drejtave te tyne të pa mohueshme, te rikthehen ne vatrat e tyne amtare, qe kane zanafillen që 4 mij vjet para Krishtit .
Literatura:
1.Nga Prof. Fehmi Kelmendi,,,”Revista Trojet Tona” faqe 36-39.
2.. Revista “Atdheu” Nentor 2000 New-York.
Dërgoi për Zemra Shqiptare z. Gjeto Turmalaj
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» SHIPNIA ETNIKE NGA E VERTETA NE ANDERR
» Marash Mali: Shqipnia Etnike nga e vërteta në andërr
» Nga Prof. Dr. Mehdi HYSENI:NË BALLKAN EKZISTON VETËM SHQIPËRIA ETNIKE E COPËTUAR NGA FQINJTË E SAJ SLLAVË, JO “SHQIPËRIA E MADHE”, JO!!!
» Vullnet Mato:SHQIPËRIA ETNIKE
» Vulllnet Mato:SHQIPËRIA JONË ETNIKE
» Marash Mali: Shqipnia Etnike nga e vërteta në andërr
» Nga Prof. Dr. Mehdi HYSENI:NË BALLKAN EKZISTON VETËM SHQIPËRIA ETNIKE E COPËTUAR NGA FQINJTË E SAJ SLLAVË, JO “SHQIPËRIA E MADHE”, JO!!!
» Vullnet Mato:SHQIPËRIA ETNIKE
» Vulllnet Mato:SHQIPËRIA JONË ETNIKE
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi