Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Provokimi i Serbisë, bazë ushtarake në Bujanovc‏

Shko poshtë

Provokimi i Serbisë, bazë ushtarake në Bujanovc‏ Empty Provokimi i Serbisë, bazë ushtarake në Bujanovc‏

Mesazh nga Agim Gashi Wed Nov 25, 2009 3:56 pm

Provokimi i Serbisë, bazë ushtarake në Bujanovc


http://balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=69490

BUJANOVC -Serbia provokon shqiptarët duke hapur bazën më të madhe ushtarake serbe në Bujanovc. Baza "Jug" në Luginën e Preshevës, territor i banuar nga shqiptarë, u përurua dje nga presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, kryeministri serb, Mirko Cvetkoviç dhe ministri i Mbrojtjes, Dragan Sutanovac. Për nevojën e ndërtimit të bazës në jug të Serbisë bisedimet nisën në fund të vitit 2001, pas përfundimit të konfliktit me Ushtrinë për Çlirimin e Preshevës, Medvegjës e Bujanovcit dhe veçanërisht në prill të vitit 2002, kur SHBA-ja braktisi kazermën e Bujanovcit. Shqiptarët që jetojnë në këto zona si dhe përfaqësuesit e tyre politikë ende nuk kanë reaguar, por përurimi i bazës ushtarake pritet të acarojë situatën në jug të Serbisë. Vendimin për ndër-timin e bazës e solli qeveria federale e RFJ-së së atëhershme, në janar 2003, dhe fillimisht ishte parashikuar që baza të shfrytëzohej nga forcat e US dhe të MPB së Serbisë. Policia hoqi dorë nga investimi për ndërtimin e bazës. Ministri i Mbrojtjes, Dragan Sutanovac deklaroi në tetor 2009 se "sivjet ekziston dëshira edhe për zgjerimin e saj, dhe se baza do të përfundojë deri në fund të vitit". "Dëshirojmë të marrim edhe 65 hektarë tokë, që në atë hapësirë të ndërtojmë poligone të cilat aktualisht nuk ekzistojnë në Ushtrinë e Serbisë, e që para së gjithash, do të ndërtoheshin për përgatitjen për pjesëmarrje në misionet paqësore, sepse konsiderojmë se ky është një ndër prioritetet më të rëndësishëm të US", - tha asokohe Sutanovac në Leskovc. Komandanti i Ushtrisë Tokësore të Serbisë, Ljubisa Dikoviç, në fillim të nëntorit i tha agjencisë 'Beta' se këtu bëhet fjalë për bazën më të madhe dhe më moderne në rajon, me kushtet që ushtarët dhe oficerët "në rang me kushtet që i kanë ushtritë më moderne botërore". Dikoviç paralajmëroi se baza afër Bujanovcit ka për funksion edhe stërvitjen e ushtarëve për misione paqësore dhe për stërvitjen e forcave të huaja të armatosura. Aty do të vijnë edhe njësitë e tjera për stërvitje. Do të vijnë instruktorë të huaj për t'i stërvitur forcat tona, e në veçanti ato njësite që ne i kemi përcaktuar si forca potenciale për misione paqësore", - tha Dikoviç. Për emërtimin e bazës janë deklaruar edhe vizitorët e faqes së internetit të Ministrisë së Mbrojtjes. Në fillim të prillit është publikuar lista me dhjetë emrat e përzgjedhur nga juria e Ministrisë serbe të Mbrojtjes. Propozimet, që deri më tani ishin 'emërtime të punës' së bazës në Cepotina, sipas emrit të kodrës ku po ndërtohet baza, janë Mir (Paqja), Sloboda (Liria), Jug dhe Bedemi Jugor, Milosh Obiliq, Car Dushan Silni, Gjenerali Jovan Belimarkoviç, Majori Milan Tepiç dhe Nënkoloneli Goran Ostojiç. Baza 'Jug' është ndërtuar në 35 hektarë sipërfaqe, dhe në të deri më tani janë investuar rreth 17 milionë euro. Në bazë ndodhen 66 objekte me sipërfaqe të përgjithshme prej 22.000 metrash katrorë, në të cilat do të mund të vendosen 1000 ushtarë profesionistë. Është planifikuar që në të ardhmen të ndërtohen objekte shtesë, në një sipërfaqe prej rreth 50 hektarësh.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi