Dhunimi i grave, element i familjes greke
Faqja 1 e 1

http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=76301
Shifra tronditëse në ditën kundër dhunës ndaj gruas. Edhe emigrantët shqiptarë "kontribuojnë"
Aleksandër Marku
Do ta priste dikush që një vend i BE-së prej vitesh, siç është Greqia, të kishte statistika të papranueshme dhe jonormale për sa i përket dhunës ndaj grave, dhunës familjare? Të dhënat që bëhen publike pikërisht në ditën mbarëbotërore kundër dhunës ndaj grave, janë tronditëse.
Kështu pra, në Greqinë e sotme, të paktën dy gra në muaj gjejnë vdekjen apo torturohen në mënyrë barbare nga bashkëshortët apo të dashurit e tyre. Dhe më tragjik është fakti se në këto vrasje apo tortura, shpeshherë viktima të dhunës bëhen edhe fëmijët e tyre. Ajo që të bën më shumë përshtypje është fakti se jo vetëm shoqëria greke, por edhe mediat, në mënyrë tradicionale, nuk e pasqyrojnë këtë realitet, ose në më të shumtën e rasteve e justifikojnë me skamjen, krizën ekonomike, nivelin e ulët të arsimimit të personave që kryejnë këto akte dhune. Por realiteti flet vetë, flet me gjuhën e pamohueshme të shifrave. Lista e rasteve të dhunës qysh prej janarit të vitit 2008 deri më sot, e quajtur dhe si lista e turpit, është llahtarisht e gjatë. Janë mbi 34 akte dhune të ushtruara nga burrat. Midis tyre edhe rasti i emigrantit shqiptar, Irfan Rama, i cili në prill të vitit 2009 i preu gjymtyrët me një sharrë elektrike ish-bashkëshortes së vet në Kalamata, por edhe i një 41-vjeçari shqiptar, i cili pasi i hodhi gruas së tij benzinë, e dogji në 26 gusht të këtij viti në Ano Liosa të Athinës. Ndërsa rasti i fundit ka ndodhur pikërisht dje. Një 78-vjeçare në Artë përdhunohet dhe më pas vritet e qëlluar me një çekiç në kokë.
Sipas vlerësimeve të sociologëve vendas, dhuna është ende element përbërës i familjes greke. Sipas kryetares së Këshillit të Qendrës së Hulumtimeve për Çështjet e Barazisë, znj. Elena Zenaku, të dhënat që rezultojnë nga kërkimet e kësaj qendre, për sa i përket natyrës dhe llojeve të ndryshme të dhunës ndaj grave, si dhe fushatës së informacionit, sensibilizimit dhe mbrojtjes së viktimave, kanë çuar në përfundimin se kjo dhunë është në rang ndërkombëtar dhe se ndodh sistematikisht. Është dhunë që nuk njeh kufij gjeografikë dhe civilizim dhe ndikon jo vetëm te gratë-viktima, por edhe në gjithë shoqërinë.
Në një hulumtim të kësaj qendre në pesëvjeçarin e kaluar është raportuar se:
• 23,6% e grave deklarojnë se janë në dijeni të shumë rasteve të dhunës ndaj grave nga burrat, të cilat ngelen të padeklaruara.
• 13,3% e grave shprehen se kanë qenë dëshmitare të rasteve të dhunës në familjen ku janë rritur dhe 11,2% e tyre kanë qenë viktima të kësaj dhune.
• 39,7% e grekeve deklarojnë se në një prej lidhjeve të tyre të kaluara, ish-bashkëshorti apo ish i dashuri kishte sjellje të dhunshme ndaj tyre.
• Për sa u përket llojeve të dhunës, rezultoi se 56% e grave kanë përjetuar sjellje të padrejta të partnerëve të tyre, të cilat janë shoqëruar me dhunë psikologjike apo gjuhën e kërcënimit.
• 3,6% e grave deklarojnë se bashkëshorti apo i dashuri ushtron forcë trupore për t`i detyruar në kontaktin seksual.
"Mjaft më"! Kjo është tashmë motoja e kësaj qendre, e cila u drejtohet gjithë grave dhe opinionit publik në vend, për të mos heshtur, për ta denoncuar këtë dhunë, për të hequr këtë rudiment të etapave historike që ka kaluar shteti grek.
"Dorën e krimit nuk e armatos as pasioni, as zilia, as varfëria. Këto janë pretekste. Atë dorë vrastare e armatos shoqëria ende patriarkale, e cila për fat të keq zbaton ligjet e saj të paligjshme akoma, edhe në fillim të shekullit XXI".

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Vdes nga dhunimi
» Arben Llalla: Dhunimi i gurëve të varreve
» Dhunimi i të miturit, AP: Janë identifikuar punonjësit e policisë
» Aktivitetet dhe aksionet e partive politike
» Dhunimi i femrave gjatë luftës në Kosovë - Krim i pandëshkuar!

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi