Djathtizmi i deklaruar i spektrit politik kosovar është mashtrim-nuk ka djathtizëm pa Bashkim Kombëtar
Faqja 1 e 1
Djathtizmi i deklaruar i spektrit politik kosovar është mashtrim-nuk ka djathtizëm pa Bashkim Kombëtar
Djathtizmi i deklaruar i spektrit politik kosovar është mashtrim-nuk ka djathtizëm pa Bashkim Kombëtar
Si mund të vetëquhen djathtiste partitë politike shqiptare në Kosovë kur në programet e tyre politike as që përmendet opcioni i bashkimit kombëtarë si projekt politik. Pra në Kosovë nuk veprojnë as parti djathtiste as majtiste, meqë veprimi i tyre institucional bazohet në Marrëveshjen Ahtisaari, pra elektorati nuk ka mundësi të votojë në bazë të përcaktimeve programore por në bazë të përcaktimeve të "kornizuara" , për të cilat patën dhënë "aminin" të gjitha partitë politike, asnjëra nuk kishte shfaqur ndonjëherë qëndrim refuzues
Agim Vuniqi
Qytetari nuk harron turrin e madh qe bënin liderët politikë pas diplomatëve të UNMIK-ut, për të arritur ndonjë pozitë stabile në pushtet, nuk u harruan të bëmat e mëhershme të deinstitucionalizmit të vlerave të veçanta institucionale, si ai i UÇK-së (proces shumë i dhimbshëm, aktual edhe sot) dhe të ish parlametit të para luftes; i pëlqyer apo jo ishte një realitet politik që doli pas procesit të dhimbshëm votues, gjatë të cilit kishte të vrarë, të rrahur, të maltretuar.. ., një proces i cili më vonë u diskreditua pa të drejtë, nga vet ata të cilët kishin krijuar klimën politike për të; duke mos e evidentuar as në CV-të e tyre, duhet patjetër të jipet sqarimi politiko-historik, a ishte i arsyeshëm dhe i pranueshëm për të gjithë ky proces, apo jo? Nëse po duhet të jepet vendi i merituar, nëse jo duhet të jipen publikisht arsyet. Me shumë keqardhje LDK-ja por edhe LDD-ja dhe subjektet tjera pjesëmarrëse të drejtpërdrejta të projektimit politik të këtyre vendimeve degraduan këtë rrugëtim institucional, duke krijuar frakcionet politike brenda partisë, më vonë edhe ndarjen, asnjëherë nuk shfrytëzuan ofertën për bashkëbisedim dhe zbutje të pikëpamjeve politike, këtë nuk e bënë as formacionet politike të PDK-së dhe të AAK-së, të cilat e kanë pasur të përbashkët zhvillimin politik, të cilat dolën nga lufta e armatosur çlirimtare me kredibilitet të lartë politik. Derisa subjektet politike të bllokut pacifist deri më tash nuk publikuan të dhënat e përmbledhura për punën e bërë, për mungesë të organizimit administrativ, apo për shkaqe tjera...? Ndërsa për dy subjektet politike që burimin dhe zvillimin politik e kanë nga lufta është i arsyeshëm mospublikimi i shumë fakteve me rëndësi sekreti shtetëror, meqë Kosova nuk ka kaluar "fruthin" politik, ajo ende mbikëqyret dhe nuk ka sovranitetin e plotë mbi tërë territorin. Aktualisht asnjëri subjekt politik nuk ka dalur me ndonjë qëndrim politik, për shkaqet e shpartallimit të parlamentit të paraluftës, pas luftës, pa pëlqimin e ish-kuvendarëve, nuk u mbajt bile një seance plenare para luftës por as pas luftës për t'i dhënë së paku formën normale institucionale; patën hequr dorë vullnetarisht nga pozitat e tyre presidenti i Kosovës, por edhe kryeministri i qeverisë së përkohshme qysh në fillim të vendosjes të PSSP të KB, Kushnerit; nuk u kuptua a ishin këto dorëheqje të parevokueshme dhe pse, apo tërheqje me vetëdëshirë, për t'ia hapur rrugën instalimit të butë misionit të KB-së - UNMIK-ut, që si bazë juridike kishte rezolutën e KS 1244, e cila akoma nuk është modifikuar, bile deri më tash kanë mbetur dilemat. Nuk është asgjë të thuhet se PDK-ja, LDK-ja, LDD-ja, AKR-ja, AAK-ja, PD-ja dhe të tjerat, si subjekte politike parlamentare dhe jasht parlamentare ishin për opcionin e pavarësisë, apo thënë ndryshe atë të shtetbërjes, me këtë asgjë nuk dallojnë njëra nga tjetra-shumica të vetëquajtura parti djathtiste, e si mund të vetëquhen djathtiste kur në programet e tyre politike as që përmendet opcioni i bashkimit kombëtarë si projekt politik shekullor në vazhdimësi, i cili nuk u arritë deri më sot (që edhe tashti nuk duhet të "devalvohet" ) , pra nuk është kriter i bashkimit dëshira, por puna në realizimin e këtij synimi.
Thurrjet ditiramb një subjekti politik apo koalicionit qeverisës, apo të ndonjërit nga subjektet parlamentare tash në opozitë, që ashtu si edhe të tjerat nuk dallohen shumë njëra nga tjetra, me ndonjë program të veçantë politik, as ekonomik dhe as zhvillimor, ngase angazhimi fillon dhe mbaron me menaxhimin e ndërmarrjeve publike, apo në deklaratat për privatizim, duke mos dhënë spjegime të mjaftueshme për arsyeshmërin ekonomike të privatizimit të deritanishëm, i tillë çfarë ishte; fundja çka përfituan punëtorët, sindikata, qeveria dhe qytetarët nga procesi ad-hock i privatizimit, apo ai "spin-off" dhe cili ishte qëllimi përfundimtar, meqë Kosova është në lëkundje tranzicioni, as socializëm as kapitalizëm. Deri më tani rivalitetet partiake kanë qenë rreth projektit Kosova C - Kosova e Re, thjesht në shfrytëzimin e resurseve natyrore, të cilat duhet ruajtur edhe për gjeneratat e ardhshme, realisht kjo mënyrë e të menduarit është për brengosje, ngase nuk flitet për zhvillimin e bizniseve të imta, për zhvillimin e industrisë metal-përpunuese, ku investimi për një vend pune është disa herë më i lirë krahasuar me investimet në komplekset e mëdha kapitalo-investive sikurse ato në energjetikë, apo për shitjen e metaleve të papërpunuara, është kjo logjika e shteteve të pazhvilluara. Pse mos të mendohet zgjidhja e problemeve të punësimit në veprimtaritë e ndryshme shërbyese, përmes procesit të kooperimit, duke shfrytëzuar përparësit e rrjetit global - internetit, apo përparësitë e integrimit dhe krijimi i kompanive të përbashkëta, të cilat shumë më lehtë do të thithnin kredi, por edhe do të përfitonin nga donatorët por edhe kreditorët, ngase do të bëheshin partner shumë më konkurues, pra integrimi nuk duhet të kuptohet si përpjekje për t'ia marrë primatin njëra tjetrës, por përsosje në menaxhim dhe organizim.
Pse humbet aq shumë kohë dhe para në arsimimin jo profitabil, që nuk i sjell asnjë dobi Kosovës; keni parasysh sa të rinjë kanë kryer shkollimin në shkencat politike, në biznes etj., duhet përcjellur pra trendet e tregut vendor, rajonal dhe më gjërë për të krijuar kuadro konkuruese, duhet tejkaluar logjikën e shkollimit të bodrumeve, dhe mësimit përmes skripteve, arsimtarët duhet domosdo të shfrytëzojnë shumë më tepër internetin edhe në procesin e ligjërimit, por edhe në atë të komunikimit me studentë.
Meqë shumë autorë partiak i përvishen punës "hulumtuese" për defaktorizimin e subjektit tjetër politik varësisht a është në pozitë apo opozitë, ngaqë kritikat janë gati të njëjta, retorika ndërrohet ashtu siç ndërrojnë partitë në qeverisje (duke mos arritë asnjëherë pajtueshmëri pozitë-opozitë për konceptin "bipartizan" ) atëherë është vështirë të arrihet qëllimi i përbashkët që do të jetë i dobishëm për qytetarë, meqë kur janë në pyetje interesat nacionale-shtetërore nuk vlen ngritja e vetëm një flamuri partiak duke kërkuar uljen e flamujve të tjerë, kjo është tërsisht e pakuptimtë.
Fundja të gjitha partitë politike që veprojnë në Kosovë janë parti pluraliste, nuk kanë ofruar ndonjë program të veçantë që dallon nga të tjerat (përveq premtimeve) që veçohet për ndonjë program thelbësisht social që do të përcaktonte krahun politik, përveq PSDK-së, PSK dhe PGJK-së. Pra në Kosovë nuk veprojnë as parti djathtiste as majtiste, meqë veprimi i tyre institucional bazohet në Marrëveshjen Ahtisaari, pra elektorati nuk ka mundësi të votojë në bazë të përcaktimeve programore por në bazë të përcaktimeve të "kornizuara" , për të cilat patën dhënë "aminin" të gjitha partitë politike, asnjëra nuk kishte shfaqur ndonjëherë qëndrim refuzues, që len të nënkuptohet se asnjëra prej tyre deri me tash nuk kane mbajtur stoikisht qëndrimet që i shpalosnin para elektoratit, pra "nuk është me rëndesi çka thua, por si vepron".
Esenca nuk është në fjalë, por është në vepra, nuk është në ngritjen dhe uljen e flamujve partiak, por në jetësimin e procesit të shtetbërjes, realizimin e sovranitetit të plotë shtetërorë ngase koha dhe zhvillimi i proceseve në botë nuk premton se çdo gjë do të shkon sipas parashikimeve, gjithnjë duke pasur parasysh se gjërat evoulojnë shumë shpejt, sidomos atëherë kur Serbia do të vendos ta dorëzoj Mlladiqin dhe Haxhiqin, të mos harrohen fjalët e ish kryeministrit serb i cili pat deklaruar "Ne nuk flasim çdo ditë për Kosovën por punojmë çdo ditë për Kosovën" që decidivisht nënkupton coptimin e Kosovës.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Agim Vuniqi: Djathtizmi i deklaruar i spektrit politik kosovar është mashtrim-nuk ka djathtizëm pa Bashkim Kombëtar
» Bardhyl Metaj: Konfuzioni politik Kosovar, është Vizë – por, për n`Geto!
» INEPRA: Autostrada e kombit: Bashkim kombëtar, apo bashkim i skandaleve, korrupsionit dhe mjerimit?
» VV: Pa bashkim të Mitrovicës, nuk ka Bashkim Kombëtar
» FRONTI PER BASHKIM KOMBETAR SHQIPTAR (F.B.K.SH)
» Bardhyl Metaj: Konfuzioni politik Kosovar, është Vizë – por, për n`Geto!
» INEPRA: Autostrada e kombit: Bashkim kombëtar, apo bashkim i skandaleve, korrupsionit dhe mjerimit?
» VV: Pa bashkim të Mitrovicës, nuk ka Bashkim Kombëtar
» FRONTI PER BASHKIM KOMBETAR SHQIPTAR (F.B.K.SH)
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi