Dibran Demaku: Mungesa e Atdheut
Faqja 1 e 1
Dibran Demaku: Mungesa e Atdheut
MUNGESA E ATDHEUT
Nga Dibran Demaku
Gjeniu i letrave shqipe i përmasave europiane dhe botërore Ismail Kadare, në intervistat e ndryshme kur bëhej fjalë për atdheun dhe flamurin shprehej: “Shqiptarët e Kosovës janë të lidhur më shumë me atdheun dhe flamurin,sepse ata u mungojnë. Dhe rrjedhimisht kur ty të mungon diçka,natyrisht që do të bësh përpjekje që ta arrish atë që nuk e ke. Ndërkaq shqiptarët e Shqipërisë janë lindur në atdheun e tyre që quhet Shqipëri dhe që nga lindja nuk u ka munguar as atdheu as flamuri. Dhe diçka që nuk të mungon që nga lindja e derisa t`i mbyllësh sytë, që e ke gjithmonë përpara,që e prek, është e natyrshme që dashuria që ke për të nuk është aq e fortë si për gjënë që të mungon“.(Parafrazim i lirë i fjelëve të Kadaresë).
Se thëniet e Kadaresë ishin katërcipërisht të vërteta,shqiptarët e Kosovës i vërtetuan në fillim të viteve të nëntëdhjeta të shekullit që lam pas.Ishte ajo kohë kur si Shqiptarët e Shqipërisë ashtu edhe të Kosovës i lanë vatrat e tyre shekullore dhe ua mësynë vendeve të ndryshme të Europës perendimore,Shteteve të bashkuara të amerikës e gjerë në Australinë e largët.Shqiptarët e të dy anëve të kufirit linin vatrat e tyre dhe iknin në mërgim.Edhe ikja e tyre bëhej për shkaqe e arsye të ndryshme,që tashmë dihen botërisht.Dhe në mërgim takoheshin për herë të parë fizikisht(sepse në mendjet e tyre ishin takuar shumëherë) dhe njiheshin në mes vete.Ishte kjo njohje pas shumë vitesh të ndarë(për arsye që dihen),andaj edhe kjo njohje e tyre bëhej në mërgim,larg trojeve të veta.Dhe siç ndodhë me njohje të vona në mes tyre kishte edhe kundërthënie të ndryshme.Shqiptarët e Kosovës i akuzonin ata të Shqipërisë se pse e linin atdheun e tyre të lirë,ndërkaq ata të Shqipërisë i akuzonin ata të Kosovës se pse iknin nga atdheu i tyre i begatë!Dhe në biseda të ndryshme për atdheun dhe flamurin bisedat e tyre shpeshëherë do të përfundonin me konfrontime dhe acarime të ndryshme që shpeshëherë përfundonin edhe me refuzim!
Shqiptarët e Shqipërisë të „nginjur“(thënë kushtimisht) me atdheun dhe flamurin e tyre,deklaronin se atdheu nuk kishte asnjë vlerë,ndërkaq flamuri nuk ishte asgjë tjetër vetëm një leckë e ngjyrosur! Deklaratat e tilla do të iritonin shqiptarët e Kosovës deri në refuzim.Dhe pas refuzimit do të vinte edhe ndërprerja e marrëdhënieve vëllazërore sapo të vendosura!
Dhe kështu derisa shqiptarët e Shqipërisë do të talleshin me atdheun e tyre që e kishin,shqiptarët e Kosovës do të flisnin me nostalgji për atdheun e tyre të robëruar ,rrjedhimisht që nuk e kishin.Derisa shqiptarët e Shqipërisë do të talleshin dhe do të krijonin barcoleta të ndryshme për Flamurin,shqiptarët e Kosovës përkundrazi e mbronin dhe betoheshin në flamurin kuq e zi të ndaluar nga pushteti okupues serb,rrjedhimisht në flamurin që nuk e kishin.Sespse kur një gjë e ke të ndaluar,rrjedhimisht atë gjë nuk e ke.Ose e ke veç si një ëndërr apo si fiksion!
Edhe në tubime të ndryshme kulturore që do të organizoheshin për festa kombëtare,apo në protesta dhe demonstrata të ndryshme,në shtete ku do të ndodheshin,kundër pushtuesit serb,shqiptarët e Kosovës do të ngrisnin lartë flamurin kuq e zi apo thënë më mirë flamurin kombëtar.(Që mos t`u hamë hakun në këto festa apo protesta do të merrnin pjesë edhe shqiptarë të Shqipërisë.Dhe në ato festa apo protesta edhe ata do ta ngrinin lartë flamurin kombëtar).Ndërkaq luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,në çdo betejë kundër armikut serb, do ta kishin çdo herë në ballë dhe do ta ngrisnin lartë flamurin kombëtar.Dhe ngjyrës së atij flamuri do t`i jepnin gjak nga gjaku i tyre…
Psa çlirimit të atdheut të tyre-Kosovës,shqiptarët e Kosovës edhe për disa vite do të ngrisnin lartë flamurin kombëtar.Edhe për atdheun e tyre të shenjtë-Kosovën do të flisnin fjalët më të zjarrta.
Por,pastaj duke e pasur atdheun e çliruar dhe duke e prekur atë atdhe sikur filluan të „ngihen“ thënë kushtimisht me të.Themi kështu sepse nëse do të flasësh me shumë të rinj të Kosovës do të marrësh pothuajse të njejtën përgjigje që do të merrje pas viteve të nëntëdhjeta të shekullit të kaluar nga shqiptarët e Shqipërisë:-„Atdheun e kemi,por atdheu nuk hahet?!“
Dhe këta të rinj të Kosovës,sot pas dhjetë vitesh të çlirimit të saj,do të ia mësyejnë shteteve të ndryshme të Europës perendimore,në mënyrë legale e ilegale,duke lënë atdheun pas, tashmë të lirë?!Edhe ata që jetojnë në Kosovë,flamurin kombëtar,atij flamuri që luftëtarët e lirisë i dhan gjak nga gjaku i tyre,sikur kanë filluar ta përdorin më rrallë?!
Lind pyetja:A u „nginjën“ thënë kushtimisht kaq shpejt me atdhe dhe flamur?!Apo ëndrra europiane sikur ka filluar të ua „ftohë“ ndjenjën kombëtare?!Dhe për ta bërë realitet atë ëndërr ne duhet t`lëmë anash atdhe dhe flamur?!
Mbase nuk e teproj(dhe nuk gaboj) nëse në këtë shkrim do të them se ndjenjën për atdhe dhe flamur tash do ta gjesh vetëm tek shqiptarët e mërguar në vende të ndryshme të Europës perendimore,në Shtete të bashkuara të amerikës e deri në Australinë e largët.Pse themi kështu?!
Themi kështu sepse në biseda të ndryshme me ta,fjala e parë e tyre është fjala atdhe dhe e dyta flamur.Ata ende e ruajnë në mendjet dhe zemrat e tyre këtë ndjenjë të lartë kombëtare.E ruajnë dhe do ta ruajnë gjatë…
Lind pyetja tjetër pse? Përgjigjja logjike do të ishte:Sepse atyre ju mungon atdheu dhe flamuri.Andaj ndjenja e mungesës e shfaq fuqishëm ndjenjën e dashurisë.Dhe ajo ndjenjë e tyre do të jetojë gjatë,gjatë…Aq gjatë sa do t`mungojë atdheu!E atdheu u mungon çdo ditë,çdo orë,çdo minutë, çdo sekondë!...Edhe ndjenja e dashurisë për atdheun dhe flamurin do t`u shfaqet çdo ditë,çdo orë , çdo minutë, çdo sekondë!...Ashtu siç pat thënë një poet dikur:“Atdheu mbrohet me zemër“. Edhe mërgimtarët shqiptarë do ta duan dhe do ta mbrojnë atdheun dhe flamurin e tyre me zemër!...
P.s.
Kërkoj falje me këtë rast nëse ndonjërit nga lexuesit ia kam lënduar sadopak ndjenjën e tij për atdheun dhe flamurin! Dhe nëse do të ketë ndodhur një gjë e tillë,ajo do të ishte e rastit!...

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Poezi nga Dibran Demaku
» Dibran Demaku: Ftesa
» Poezi nga Dibran Demaku
» Dibran Demaku: Ekspertët
» Dibran Demaku: Ekspertët
» Dibran Demaku: Ftesa
» Poezi nga Dibran Demaku
» Dibran Demaku: Ekspertët
» Dibran Demaku: Ekspertët
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi