Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Naile Zhupani: Piazza sikur “teatri” për konflikti dhe kompromisin !

Shko poshtë

Naile Zhupani: Piazza sikur “teatri” për konflikti dhe kompromisin ! Empty Naile Zhupani: Piazza sikur “teatri” për konflikti dhe kompromisin !

Mesazh nga Agim Gashi Sat Nov 28, 2009 4:23 am

Naile Zhupani: Piazza sikur “teatri” për konflikti dhe kompromisin ! N1161530640_7815
Naile Zhupani: Piazza sikur “teatri” për konflikti dhe kompromisin !

Mitingjet e fundit të opozitës, si dhe njoftimet për kundërmitingje të mazhorancës, por edhe historia e viteve të fundit, tregojnë ma së miri se në Kosove/Shqipëni nuk asht verifikue ende sublimimi i përplasjes politike. Ky proces i domosdoshëm për ta zhvendosue ballafaqimin politik nga kallashi tek fjalimet, nga grushtet në debate, nga rruga në parlament, shfaqet sot i papërfundue dhe i cungue.

Në qoftë se parlamenti, sikurse kutia e shahut, asht projektimi i luftës politike me mjete paqësore, në qoftë se kjo përbën marrëveshjen madhore të të gjitha forcave politike që e pranojnë atë si aksiomë të politikës, atëherë nuk kuptohet pse tempulli kryesor i demokracisë braktiset që në valën e parë të tallazit politik. E nuk asht fjala vetëm për zgjedhjet e fundit.

Të gjitha lëvizjet politike të këtyne ditëve vështirë t’i interpretosh nga pikëpamja taktiko-politike, sepse në thelb u mungon perspektiva strategjike. Nga ana tjetër, asht e pamundur t’u japësh llak taktik skërmitjeve, ultimatumeve, qesëndisjeve, provokimeve, hakërrimeve, sharjeve, epiteteve, që marrin forcë si nga magnetizmi i pushtetit, ashtu edhe nga jehona e mitingjeve. Vetë karakteri i skajshëm i mitingjeve, me anë të cilave demonstrohen kryesisht muskujt e konsensusit popullor, mënjanon forma të tjera të konfrontimit.

Sheshi (piazza) asht një nga ato vende gjeometrike, ku politika duhet ushtruar rrallë dhe me kujdes. Problemi i sheshit qëndron nga një anë në natyrën e turmës, nga ana tjetër tek vendi i tij në shkallaren e mjeteve politike në demokraci. Turma asht sa vetmuese aq edhe e verbër, sa e butë aq edhe e egër, sa e dëgjue aq edhe e shurdhët. Liderët e botës gjithnjë janë përkundur në iluzionin se mund ta drejtonin trumën, ndërkohë që caqet ia përcakton në thelb karakteri i saj instinktiv prej bishe të egër. Vetë paradigmat e turmës ndryshojnë në vartësi të kohës që kanë kaluar në mjedis demokratik. Në vendin tonë, ku politikishtja buçet ende me terma retorike si popull e komb, asht e vështirë ta shohësh turmën si mjellmë të bardhë dhe qafëlëmue.

Problemi i dytë ka të bëjë me fishekët që mbeten në gjerdanin politik pasi ke “shtënë” me mitingje nëpër sheshe. Pas mitingjeve dhe kundërmitingjeve, pas sharjeve dhe deligjitimimeve pa kthim mbrapa, mbeten pak rrugë për t’u ndjekur. Ndonjë syresh as goja nuk ta za. Kjo për faj të aktorëve politikë që e reduktojnë gjithnjë e më shumë hapësirën e negociatës, tue gozhdue e kyçur edhe rrugëdaljet e sigurisë.

Kultura politike shqiptare njeri e njeh fare mirë kompromisin si koncept (ju kujtohet ligji elektoral?), por e shfrytëzon atë në mënyrë instrumentale dhe jo institucionale, të fshehtë dhe jo në dritën e diellit. Ka gjithashtu një farë retiçence nga të dyja palët për t’u shpjegue qytetarëve arsyet e një marrëveshjeje me kundërshtarin. Ja për mendësinë politike që e gjykon si dobësi kompromisin, ja për frikën se kompromisi i shkartis më keq tiparet identitare prej kohësh në krizë, ja për pamundësinë e lëpirjes së pështymës së hedhur, rruga drejt paqësimit bëhet gjithnjë e më e vështirë. Me rrezikun që në fund të rezultojë krejtësisht qorre.

Sipas gjasës, prijësit do ta gjejnë një gjuhë të përbashkët, herët a vonë, me hir a me pahir. Por nëse në shesh do të mbesin vetëm mbeturinat e panineve të ngrëna dhe flamujt e lodhur të protestës, pra një shesh i trishtë por i qetë, nëpër mendjet e qytetarëve të pasionue panorama do të shfaqet ndryshe; sepse atje kanë vjellë vrer e urrejtje tuba katodikë, mikrofona liderësh, altoparlantë buçitës, gazeta fletërrufeje, faqe interneti, e-maile automatike. Janë shumë plehra në kokë për t’i pastrue vetëm me një dopio konjak esëll. A nuk do të ishte ma mirë sikur “teatri” të shkonte në parlament? Atje çdo gjë duket më zbavitëse, edhe hapja e kutive. Të duhanit apo të votimit ka rëndësi relative. Rëndësi ka të gjendet rruga e komunikimit, në rrugë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi