Monda Korca: Eksaze mbi oqean-Tregim-Pjesa e Pare nga Raimonda Moisiu
Faqja 1 e 1

Eksaze mbi oqean
-Tregim-
Pjesa e Parë
Nga Raimonda Moisiu
Aleksandra Zvetnova zbriti nga tramvaji që të çonte për Manhatten. Ishte shkurt. Ftohtë.Ecte në trotuar. Rrezet e diellit ia ngrohnin paksa kurrizin. Nuk ndjeheshe mirë.Stomaku i përziente. Koka i dhimbte. Veshët i buçisnin. Para saj lartësohej një ndërtesë e madhe, e tëra xhamllëk.
Lexoi:"Global" Paper!
Dielli reflektonte me një dritë të fortë në xhamat e saj. Ia vrau sytë. Vuri dorën mbi to.Fërkoi ballin.
-Duhet të kem diçka. Nuk ndjehem mirë. Ndonjë grip, ose gastrit në stomak.
Por...
Jo, jo, nuk ishte e sëmurë. Ishte diçka tjetër që e mundonte- mendoi me sytë e menduar.
Më keq se gripi!
Ndjeheshe e rënë shpirtërisht.Iu kujtua letra që kishte në fund të cantës.Hodhi atë në krah. Me dorën tjetër kërkonte letrën në fund të saj.
Dalloi qartë adresën e dërguesit dhe të sajën.
Hapi zarfin.Lexonte.Ishte një letër e bardhë shkruar me kaligrafi, dhe një pusullë e vogël e verdhë, ngjitur pas saj.Letrën e vogël e ngjiti në mëngën e palltos.
-Të lexoj të madhen, më pas të voglën, - bëri kompormis me veten.
Në krye të saj, në qëndër, lexoi fjalën ;"Ftesë"
Ishte një ftesë, për takimin me skiatorët më të mirë në vënd e jashtë tij, në Ljubljanë të Sllovenisë.
Lexoi emra veteranësh, që kishin bërë emër në këtë lloj sporti si;David Berry, Henry Boskovski, apo "babai i skiatizmit", Matheë Green, etj. Në fund të letrës, emri i organizatorit:
Mark Hajmell.
Vuri dorën mbi stomak.Dhimbje, si një e prerë thike.Ndjehu uri.Një kotkë iu mblodh në stomak.
******
........donte një shuplakë në fytyrë! Atë mendonte këtë cast.A mundet ajo ta bënte? E kishte lënduar me paramendim! Deri edhe në rënim të jetës së saj.As vetë nuk e pat kuptuar si ndodhi. Udhëtoi ndër kujtime.Shumë vite të shkuara, ato kishin lënë një vragë në ndërgjegjen e shpirtin e saj.
Ç'ndodhi? U pre e tëra.
doshta letra? Apo emri i Mark Hajmell, në fund të ftesës??!!
Psherëtiu.
Mendonte.
Hedhur në sup kishte loptopin.Shkoi gishtat e saj nëpër të.E përfytyroi një qytet të madh në tërësi, ku ndërthurreshin e bashkëjetonin, të mirat e të këqijat, hipokrizia, cinizmi, intrigat, sinqeriteti e realiteti.Një tunel i errët ku marrin frymë shumë njerës të racave e karaktereve të ndryshme, ku secili vështronte njëri-tjetrin sipas shijes e dëshirës së vet.
Virtualisht!
Lotët rrodhën nga sytë.Të nxehtë!Dogjën si acid! Iu dha një të fshirë cepave të syve, me pjesën mishtore të pëllëmbës.Turfulloi me përcmim:
-Dreqi ta hajë, sikur të më shohë ndonjë nga kalimtarët, me sytë e enjtur e të skuqur??- mendoi trishtueshëm.Nxorri një facoletë. I fshiu me kujdes.Një makiazh i lehtë, një vijë e zezë, poshtë syve, rimel në qerpikët dhe buzët me një të kuq rozë të celët e me pak shkëlqim.
********
........vetëm një gjë dëshironte të kishte mësuar nga jeta;Cdo gjë në dijeni të vetes!Por nuk mundi.....
********
....Aleksandra kaloi përmes bulevardit, në krahun tjetër të tij.Ajri i ftohtë i përzjerë disi me ngrohtësinë e diellit, e bënë ta mblidhte veten.
Qëmdroi për një moment.Iu hodhi një sy tabelave të dyqaneve.
Kërkonte me sy.
-Uf, përpara syve e kam e nuk e shoh! Mos po mplakem??!-ironizoi veten.
Hyri brenda agjensisë ajrore të udhëtimit.
-Me se mund t'ju ndihmoj, Zonjë?-e pyeti, një vajzë e re.
-Një biletë avioni, vajtje-ardhje me Lufthansën, ju lutem,-i tha Aleksandra.
Morri biletat.Kur sa do dilte të dera, u përplas me një burrë, të gjatë, kockëmadh.
-Tungjatjeta- i tha ai.Ajo i kthehu të njëjtën përgjigje.Tjetri zgjati dorën duke prezantuar veten:
-Peter Lemert!
-Ju jeni traineri i Skiatorëve të Neë Yorkut, në mos gaboj,?- e pyeti, Aleksandra, sa ai shqiptoi emrin.
-Mbahet mirë. Qënka akoma i pashëm-mendoi Aleksandra, ndërsa e vështronte Peterin në sy.
-Po, po unë jam i tëri-iu përgjigj ai, duke qeshur me të madhe.
-Kisha dëgjuar rreth jush.Meqë ra fjala-vazhdoi,ajo, -kam marrë një ftesë për një takim të skiatorëve brenda e jashtë vëndit, në Ljubljanë të Sllovenisë. Një vënd i bukur. Parajsë!
-Po, po, -e ndërpreu, Peter.Morra edhe unë një të tillë.Jam këtu të marr biletën e avionit.
-Ua, sa mirë, do të udhëtojmë së bashku -shpërtheu ajo, duke përplasur duart si një fëmijë gazmor.Shkëmbeu disa batuta me Peter.U largua. Një buzëqeshje sekrete i reflektonte në buzë.
Doli përsëri në rrugë.....
*********
.......Markut i ndizeshin nervat kur isha vonë!-shkoi nëpërmënd.
-Në djall megjithë Mark! Ku mu ngule gjithë ditën në mëndje sot???!! Sa po sëmurem,-iu ankua vetes, duke turfulluar.....
Ishte gati në qëndër të Manhatten-it.Vazhdonte të ecte në trotuar, anës Hotel "Plaza".Dritaret e tij shëmbëllenin si pasqyrë.Vështroi veten e saj të reflektonte në to.Me krekosje e keqardhje bashkë, mendoi moshën.
Muajin e ardhshëm do të kishte ditëlindjen.Po iu afroheshe të...."X".-ve. Nuk dëshironte të replikonte me veten për të.
-Mosha është vetëm numra, i pat thënë njëherë një mik.Varet se si ndjehesh në shpirt, - akoma e re.
Vallë si ndjehem?
E re?
E mplakur?
Thonë që po fillove të grindesh me veten e njerëzit që të rrethojnë,-janë shënja të pleqërisë.
Hodhi përsëri sytë në xhamin-pasqyrë të dritares.
Flokët!
Pika më e dobët për një femër.Fillojnë të thinjen apo të rrallohen.Janë ato që i tregojnë më shpejt shënjat e pleqërisë.
C'po mendonte kështu?
Kujt i trembej më shumë?
Ditëlindjes?...... apo...
...pleqërisë?!
-Iku e një ditë, na u mblodh lëmci, moj bijë, - iu kujtua shprehja e të atit, që thoshte shpesh.
..apo.....i trëmbej edhe cdo dite që ikte e nuk vinte më...??!
Të tërave!-i foli me inat vetes.
Shkoi dorën nëpër flokë.Ato ruanin akoma hondet e dikurshme, ishin rralluar paksa.Ngjyrën e kishte më të errët. U jepte të ngjyer herë-pas-here.....
********
...solli nëpër mënd përsëri zarfin me ftesën.Ndjehu pështjellim në stomak.
Oh, zot, cfarë është; virus??
Ankth?
Sytë i kapën pusullën e vogël të verdhë, ngjitur në mëngën e palltos.
-"Të lutem më telefono,
Mark".
Në fakt kjo ishte letra e parë që ajo merrte nga ai.Komunikonin më shumë në telefon, ose me mesazhe në kompjutër.E njëjta rutinë, edhe për miqtë e mikeshat, që i njihte virtualisht e në jetën reale.
Rrinte shtrirë në krevat, e mbyllur në dhomën e saj.
Kalonin orë...
Telefonata....
Replikonte....
Debatonte....
Qeshte....
Dëgjonte....
Thashetheme.......
********
.....Mark Hajmell ishte një burrë i pashëm, tërheqës, që asaj i kishin mbetur sytë e mëndja.Kur ai e ftoi, për një kafe herën e parë, ajo nuk hezitoi fare.
Mbas asaj kafe, ditët më pas do të vinin pije e darka.Shpesh kalonin tërë fundjavën bashkë, në apartamentin e tij.Aleksandra nuk ishte e sigurtë ;ishte dashuri apo pasion i castit.Ai ishte me atë gati gjatë gjithë kohës.
Emocione.....
Asnjëherë nuk i largonte duart prej saj....
.....Cfarë mendonte Mark në këtë moment???!!!
Ajo ftesë, i trazoi kujtimet, andrrallat e jetës....Gjithë natën pat vërtitur në mëndje cfarë të bënte.
Tashmë ajo e dinte PSE-në!
Nuk dëshironte të përballej, me të vërtetën. Aq më tepër kur në atë takim do të ishin figura të njohura, por që dinin dicka rreth saj e Markut...
********
Ora 10 a.m.
Hante mëngjezin si zakonisht, kafe, vezë të skuqura me djathë e një gotë qumësht.
Zilja e telefonit.
-Hej, Peter, ti je? C'kemi? Mirë?
-Mirë, mirë. Erdhi dita.Nesër nisemi për Ljubljanë.
-E di si përkthehet "Ljubljanë", nga sllavishtja....?- i tha Aleksandra e emocionuar.
-Jo, jo, nuk ja them shumë për gjuhët e huaja.Nuk e di!
-Vëndi i të dashuruarve ,- i tha ajo, gjithë krenari.
Peteri nuk foli për një cast.Matanë receptorit vinte e qeshura nazike e Aleksandrës.Peterin e turbulloi paksa ajo e qeshur.Shpotitëse...Iu zu goja. Valë të nxehta i kaluan në trup, atë cast. .....Cliroi rripin e pantallonave.....
-Peter, hajde nga shtëpia ime sonte. Nesër marrim avionin bashkë.....
Ashtu do bëj,-iu përgjigj mbytur, ai.....
vazhdon.....
Pjesa e parë
Raimonda Moisiu
Hartford CT USA
Maj 2009
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Monda Korca: Ekstaze mbi oqean..mbase qielli i fundit(pjesa e dytë)
Monda Korca: Ekstaze mbi oqean..mbase qielli i fundit
E ulur pranë dritares së avionit, vështronte krahët e tij, si çanin retë, që ngjanin si copa pambuku të bardha. Në veshë kishte vënë kufje. Zhurma e motorit e besdiste. Si një fëmijë lozonjar krijonte figura me to, herë si shqerra të vogla, e herë si llokume sheqeri. Sytë e Aleksandra Zvetnovës u hapën më shumë. Kafshoi buzën e poshtme. Treti përsëri vështrimin në bardhanën e reve. Ishte edhe disi nervoze. Duke sjellë nëpër mend kujtime, përpiqeshe t'i impononte vetes një qetësi. Zemra i rrihte dyfish se normalja. Duart i lëvizte me zhdërvjelltësi mbi prehër. Ndjente sytë e Peterit që e vështronin herë pas here. Frymëmarrjen e tij, pranë veshit. I ulur në krah të saj, lëvizte mausin e laptapit, që kishte përpara në tavolinën e kurrizit të sediljes përballë. Lexonte. Përsëri, përsëri zhvendoste vështrimin nga Aleksandra.
Kthehu kokën. Kryqëzuan vështrimet. Buzëqeshën. Në dhëmbët kishte të kuq buzësh. Shkoi gjuhën sipër tyre. I hodhi përsëri një shikim të shpejtë, vjedhurazi, përmes qerpikëve gjysmë të mbyllur. Ndjehu pulsin t'i rrihte si raketë. Ai ishte aty, ngjitur me të.Si një natë më parë......Nata e kaluar kishte qenë për të ndryshe nga ato netët e tjera, që i pati kaluar më shumë në vetmi.....Në mungesë të pranisë mashkullore....
*******
I pat ofruar atij ta kalonte natën me të. Nuk kishte patur ndrojtje fare. Në fund të fundit çfarë do të prishte një kujtim më shumë, i ëmbël, në jetë?? Përveçse kënaqësisë, të ndjerit e re, se nuk ishte mplakur. Ishte akoma grua. Grua, në tërë dimensionin shpirtëror, të ndjenjave e dëshirave. Ndjenjat e dëshirat, nuk kanë kufi! Ndërsa ai, Peteri, kishte nevojë për të, si për gruan e tij, të ndjerë. Kishte dy vjet që i kishte vdekur. Dhimbje e dëshpërim. Nevojat trupore i kishte ndrydhur në vetvete. Por, nuk shtyhej më kështu. Dhimbjen për të duhet ta ndante me dikë, që të lehtësohej...Qetësohej.Të fitonte burrërinë e cunguar...
- "Në vënd të saj sonte......"- i pati thënë vetes, ndërsa ulte receptorin e telefonit, atë mëngjes.
- Jam burrë me dy "rr"- i bërtiti vetes para pasqyrës...
Ajo po e vështronte atë .Anoi paksa kokën .Harkoi vetullat:
- Dakort??
Fjala doli papritur. Si një rrokje mbytëse, joshëse, provokuese, pyetëse e tunduese. Ai ndjehu siguri në atë cfarë ai dhe ajo do të bënin.Ja aty në krevatin e saj....Iu hodhi një sy çarçafëve. Të pazhubrosur! Një përflakje i kaloi nga ndërgjegjja në tërë trupin, derisa çdo muskul i lëviste. Ndjeu afsh. Duke i buzëqeshur, treti vështrimin mbi trupin e saj. Ngriti paksa dorën para fytyrës së saj. Me tjetrën i hoqi, vëthët, varësen dhe sytjenat. E kënaqur vërente tinëzisht, se si e ndiqnin sytë e tij, të babëzitur si të një macoku që shikon të varur papritur në mur një copë mish.
E dinte që ky gjest ishte kapitulli i vetëdijes.
- Nuk dua të të lëndoj!- i pëshpëriti në vesh. Mbas pëshpërimës, i mori veshin mes buzëve të tij. Gjuha ishte e nxehtë. Ishte hera e parë që ndjeu kënaqësi nga pështyma e ngrohtë e dikujt. Trupi i saj…!
E habiti! Nuk kishte cellulite. Një lëkurë e lëmuar dhe aty-këtu ndonjë muskul i ngritur nga...
- Mosha???....Kaloi shpejt e shpejt në një mendim tjetër...Ta fashiste mendimin e parë...
- Unë, cilës moshe i përkas??? - pyeti veten nën gjuhë.
- Në këtë cast....hëm,hëm......është e nevojshme të përdorim persevativ,- i tha ai, duke u mbështetur në njërin bërryl, anës krevatit.
Ajo kapsalliti sytë, buzëqeshi dhe këqyrte fytyrën e tij. Rrudhi vetullat:
-Je i sigurt?
Vështroi përsëri nga ajo. Ngriti edhe ai njërën vetull.
- Mendoj se jo,- i tha i vendosur. Ajo qeshi fort. Ai u rrëqeth. Ishte e njëjta e qeshur, nazike, delikate, që e pati provokuar, turbulluar në intimitet, mëngjesin e asaj dite.
Vendosi dorën në gjoksin e tij...Ta shtynte paksa ..Por nuk...mundi...Duart e tij e kapën nga kurrizi......
*******
Qetësia e tij e bëri atë që t'ia ngulte sytë. I buzëqeshi. Ndali sytë në shpatullat e tij. Dëshironte atë çast të vështronte gojën, buzët e tij. Në vështrim të parë dukeshin të turpshme, sensuale. Po të hiqte atë vështrim, e dinte që më pas nuk do të përsëritej. Iu duk sikur kishte kohë që e njihte.
Hëm.....
Njësoj sikur ajo kurrë nuk do të sillte fytyrë tjetër, në përfytyrim !
- Kë??
Vuri dorën përsëri mbi stomak. Një trazirë ndjeu në brendësi të tij.
MARK!(?)
Psherëtiu thellë! Avioni sa vinte e shkurtonte rrugën në drejtim të tij.
.Mbajti frymën!
Shfletonte pavetëdije revistën komerciale të avionit. Përpiqeshe të rimendonte mendimet. Insistonte në vetvete të gjente një pyetje, që e dinte vetëm ajo.
Askush tjetër!
Që përgjigjen duhet ta jepte vetëm ajo!
Askush tjetër!
Peteri po e vështronte akoma.Tinëzisht ajo lëshoi flokët që nga prapa veshit, duke i lënë ti binin mbi fytyrë, si një perde e errët, për të tërhequr vështrimin e tij të qetë. Dëshironte atë çast të shpërthente në lot.
Ç'qe kjo??
...?????....Apo...????
Ndryshimi që ajo pësoi brenda një nate, midis ndjenjës së qetë që fitoi dhe ndjenjës të vdekur....
Ajo që e mërziste i jepte pështjellim në stomak.
E bënte hera herës tejet nervoze.
Sëmurej!
Ajo pyetje që e mundonte, që ditën që mori ftesën.
Drejtoi trupin në sedilje.
Cilën duheshe të kujtonte më shumë të tashmen apo të shkuarën???
Jeto të sotmen!- i dha kurajo vetes.
Më të bukurën, të mirën!Mos lë të të rrëshqasë nga dora atë që të ofron momenti:
Rrëmbeje!
Jetoje!
Fiksoi sytë mbi laptopin e Peterit!
Të dy lexonin.
- Kush ta ka dërguar atë mesazh??-e pyeti ajo papritmas, duke i hapur paksa sytë.
- Oh, një mikja ime e hershme. Gruan e kisha në spital atë kohë, për kimioterapitë. E njoha në spital. Infermierja. Një herë në muaj më dërgon mesazhe.
- A bëre seks ndonjëherë me të?
- Po! Po! Disa herë,- iu përgjigj ai me një sinqeritet të tepruar.
- Oh, e besoj se ajo do jetë ndjerë mirëëëëë.......ashtu si unë mbrëmë-mërmëriti,ëhë,ëhë,........ti e ke......burrërinë të m***e......U struk e tëra në gjoksin e tij. Ia hodhi krahun. I ledhatonte shpatullat......
********
Shtrëngoi fort. Një rrokullisje. Poshtë vetes.Uli kokën. Puthje. Puthje. Pa pushim.Vrullshëm.Si një djalë i ri. I fortë. I fuqishëm.Si një sportist. Skiator!
- Oh!-doli nga buzët e saj
Ajo e ftoi atë të bënin dashuri. Skiatori as që bëhej fjalë të mos dëshironte lodrat mbi dëborë. Ai do të bënte cfarë ajo kërkonte e dëshironte.
Pasion!
Dashuri!
Përshkoi trupin e saj me gishtat. Ajo u rrëqeth. U drodh! E kapi nga beli.
Aleksandra dihaste. Buzëqeshte. Kënaqësi. Ai po tregonte një kujdes disi të njohur për të. I sigurt që ajo nuk do ta ndalonte:
Ta prekte.
Ta puthte.
Ta përkëdhelte.
Ta joshte.
Të kënaqte dëshirat.
Të mos lodhej.
Kurrë!
Deri në agim!
Cdo prekje një premtim, cdo e lëmuar, një dëshirë e papërmbajtur.
Kërkuese!
Dëshiruese!
E merrte shtruar. Nuk rrëmbeheshe! Ndjeheshe akoma energjik....
Gjoksi i saj u forcua. Luleshtrydhjet e gjireve, u ndezën flakë. Kënaqësia e bënte të mos ndjente dhimbjen. Duart e tij ia shtrydhnin fort. Dëshironte të lëviste, por goja e tij tashmë kishte marrë ato. Thithte nektarin e tyre. I kafshonte lehtë.
Ajo ofshante. Nuk mund të lidhte dot dy fjalë.
Fjalët!
Arsyet!
Logjika!
Kishte humbur kontrollin. Jo vetëm në botën që ai po e bënte atë të valsonte, por edhe në botën e pasionit, dëshirës, që kishin shpërthyer aq papritur,dhe ajo e shijonte si pjesë e saj....
Ai luante bukur.
"Torturonte" ndjeshëm!
Shtrëngonte atë fort. I tregonte se cfarë ajo pëlqente e dëshironte më shumë. Dëlirësi. Brishtësi.
Shtyu fort. Në brendësi të trupit të saj.....Shijonte....Rrëmbeu jastëkun. E vendosi poshtë kurrizit të saj..Buzët u puthën. Trupat u puthitën.....Fluturonin në qiellin e shtatë....
- Të pëlqen?-, e pyeti ai.
- Ëhë,ëhë-iu përgjigj ajo duke ofsharë......
********
Lexoi mesazhin tjetër.
- Po kjo Arlina, kush është?
- Shkëmbeva disa herë mesazhe me të.I shte mjaft sensuale.U takuam disa herë.
- Pate seks, me të?
- Jo! Jo! Thjesht u takuam nja dy herë, për ndonjë kafe dhe pije. E pëlqenim shumë njëri - tjetrin, por asnjëri nga ne nuk pati guximin t'ja shprehte njëri-tjetrit dëshirën për seks. Më ka mbetur merak.
Aleksandra psherëtiu. S'ishte e lehtë për të të dëgjonte flirtet e tij. Ajo e kishte vendosur tashmë: Do të kalonte 5 net të bukura me Peterin në Ljubljanë.
Besonte shumë në horoskopin. Në fakt në momente të errëta të jetës, ajo pati menduar të hiqte dorë nga parashikimi i fatit. Harronte.
Futi duart poshtë kuvertës që mbulonte atë edhe Peterin... Kryqëzoi ato, sa i dhëmbën. I liroi përsëri. Zbërtheu këmishën e Peterit. Ai shtriu krahun. Futi kokën në gjoksin e tij. Ai e pushtoi fort pas vetes.Dorën e saj e vendosi mbi burrërinë e tij...Ndërsa dorën tjetër e futi mes kofshëve të saj të kryqëzuara....
- Aleksandra, Aleksandra...-dëgjoi zërin e butë të tij.
- Sot është ditëlindja ime,- i tha Peteri i përflakur...
- Uaaaa, si nuk më the mbrëmë,- e qortoi butë ajo.
- Sa vjet bëhesh?
- Shtatëdhjetë e ......!
- Datëlindja ime është muajin që vjen. E gjen dot sa bëhem?.
- Aty te të gjashtëdhjetat,- i tha ai prerë.
- Jo nuk e gjete,- i tha ajo.
- Atëherë?
- Dua edhe shumë ditë të shkoj te prefiksi 6.......
Stjuardesa iu erdhi pranë.
- Dëshironi ndonjë diçka për të pirë?
Asnjë lëvizje.
Heshtje.
Nuk mori përgjigje.
Ata flinin si dy shqerra në krahët e njëri-tjetrit...
Sa të lumtur duken!
- Le të flenë! Mbase qielli i fundit,- foli me vete, tek i vështronte e buzëqeshte....Aeroplani çante kaltërsinë e qiellit.....
********
Aleksandra Zvetnova ishte ulur në një nga tavolinat e restorantit, në katin e parë të hotelit. Disa skiatorë veteranë ishin ulur me të. Karrigia pranë saj ishte bosh. Peteri bisedonte në hollin e hotelit me një skiator. Marku u afrua drejt saj. Ajo e përshëndeti ftohtë.
- Ku do flesh sonte? Dhomën ka ditë që e kam rezervuar,- i foli ai, duke u ulur pranë saj.
- Unë do të shkoj për pesë net, me Peterin, në mal. Të bëjmë ski.
-Cfarë, cfarë, pesë net? E pse jo pesë ditë?- e pyeti ai me nervin te hunda që i dridheshe dhe fjalët i ngatërroheshin në buzë.
- Gjithçka mbaroi Mark!- i tha ajo.
- Hej Mark Hajmell, c'kemi, si je?- e përshëndeti Peteri, duke i zgjatur dorën. Puthi Aleksandrën në ballë.Sytë e Markut u zvogëluan.
- Mirë, mirë jam. Gjithë të mirat!- foli tjetri me zë të zvarritur.U largua.
Të dy po ndiqnin Markun me sy, tek dilte nga dera e restorantit. Aleksandra iu afrua dritares. E ndoqi me sy, derisa silueta e tij u zhduk...
- Eh, eh, Mark, Mark, mbete një kujtim jashtë dritares-pëshpëriti me vete.
Një dorë të fortë burri ndjehu në shpatull.
- Hajde të ikim, zemër! Autobusi po na pret.
Ishte Peteri. Ia mori dorën. Dolën jashtë. Ecnin në drejtim të kundërt, nga iku kujtimi i largët.....
Hartford CT USA
Maj, 2009

Monda Korca: "..s'i them askujt..."tregim-Pjesa e Trete-nga-Raimonda Moisiu

Tregim
Pjesa e tretë
Raimonda Moisiu
Rashë të flija më herët se zakonisht. Nuk e kuptova as vetë çfarë ndodhi brenda qenies sime. Atë natë nuk po ëndërroja për Manolin, siç bëja çdo natë, por për Teon. Rrëmbeva jastëkun. Mbulova sytë me qëllim ta hiqja mendjen që aty. Nuk ka rëndësi sa i pashëm dhe tërheqës ishte Teo, sa I butë, I ngrohtë, joshës dhe interesant ishte vështrimi, e qeshura e tij, gjëmuese e gazmore. Nuk duhej të mendoja aspak për të. Akoma, mendime më vinin rrotull në mendje. Fytyra e tij më çfaqej papritur. Futa kokën thellë poshtë dy jastëkëve, vetëm e vetëm ta largoja. Për një moment nuk po e kuptoja se ku ndodhesha. Isha në krevat akoma, apo mbështetur te rogovecka e lartë, ku takoheshim çdo mbrëmje me Manolin?? Isha në ëndërr apo në realitet???! Ëndrra ishte më shumë se përfytyrim i gjallë. U bëra sikur ishim në eskursion në liqenin e Pogradecit. Lundroja me varkë. Në të isha vetëm unë e një mashkull. Nuk ia shihja fytyrën. As emrin nuk ia dija. Sy të zbehtë, flokë të drejtë, një buzëqeshje sekrete si e Teos. Qëndronte në krahun tim. Më kishte zënë përdore. Më pas m’i mori të dyja duart. Një erë fryu dhe për pak varka u përmbys. Dikush në thellësi të liqenit këndonte dhe peshqit vallëzonin. U ndjeva për një cast në krahët e tij. Duart e tij po më preknin në tërë trupin. Fytyrën, krahët dhe gjoksin. Unë u mbështeta tek ai, e dehur nga zjarrmia e gjoksit të tij, si një copë tokë e përcëlluar që shuan etjen me shiun e vjeshtës. Rryma e rrjedhës së ujit, më freskoi nga ajo zjarrmi që më kishte kapur. Si nëpër ëndërr, dalloja një pjesë të panjohur të trupit tim e befasuar dhe me kënaqësi. Sa e bukur ishte! Më pas shkuam në breg të liqenit, tek ura prej dërrase, duke qeshur të dy. Ishte ngrohtë dhe i kisha hequr të gjitha rrobat e trupit dhe burri i panjohur po më tërhiqte fort pas trupit të tij lakuriq. Gjethet e pemës në anë të urës, më preknin kokën e fytyrën. Barishtet e liqenit, më gudulisnin gishtat dhe një flutur uli krahwt në gjoksin tim. Ndjenjat mu zgjuan. Një valë e nxehtë përshkoi trupin. Gjiret e kofshët më digjnin. Ofshama dilnin nga goja ime. Prekja kudo trupin me duart e mia. Papritur u përmenda. Kërceva jashtë krevatit sikur të ishte një vatër zjarri që më përvëlonte. Sytë e enjtur dhe trupin gjithë djersë.
U ngjetha. Gjunjët dhe duart më dridheshin. Iu afrova dritares. Hapa atë. Nxora kokën jashtë. E zhyta në ajrin e pastër. Merrja frymë me të shpejtë. Që kisha mëkatuar, kjo ishte mëse e sigurt. Kryqëzova krahët. Pse kisha parë atë ëndërr të tillë???! Pse në vend të dëshirës e vullnetit tim, ndjenjat kishin dalë mbi to?? Unë isha një vajzë e mirë, - virtuoze. E trullosur, e raskapitur, nga nata pa gjumë hyra në banjë. Bëra një dush. Edhe aty më shfaqej ëndërra. Mora një vendim në vetvete. Do t’i tregoja gjyshes, në lutjen e mbrëmjes, kur ajo të ishte me Biblën në dorë. Nga kuzhina vinin tingujt e kitarës. Babai po këndonte. Sa ishte kthyer nga dasma.
Pasi përshëndeta mamanë e babain, rrëmbeva xhezvenë.
- Ka pirë shumë,- mu ankua mamaja.
Bëra shpejt e shpejt një kafe të hidhur me shumë pak sheqer për babain. Iu ula pranë. Piu kafen.
- Ku do tw shkosh Jola??- më pyeti me zërin komplet të ngjirur.
- Ishte dasmë e bukur, cupa ime. Ehe, kur të të martojë babai ty. Do ta bëj tërë qytetin të këndojë. Dhe vetë do këndoj e kërcej tërë natën, sa të mos kem më fuqi.
- Kemi eskursion sot baba. Do të shkojmë te Guri i Capit, lart në Moravë.
- Kujdes mos u ndaj nga shoqet e shokët,- më këshilloi ai.
- Jola çfarë ke? Mos je gjë e sëmurë?
- Më erdhën periodat mami. Kam dhimbje në fund të barkut.
- Mos shko në piknik çupa ime. I themi Kolit tu thotë se nuk ndjehesh mirë.
- Jo, jo mami, do të shkoj. Edhe këtë vit jam me shokët e shoqet e mia. Kërkoja një palë atlete, në bodrumin e vogël poshtë shkallëve.
- Jola, vish ato këpucët e Kolit. I kam ruajtur në bodrum.
- Ato janë të Teos të Subashwve, mama. Mendova se i ke hedhur. Dhe, në mndje mu vërtit mendimi se Teo nuk po “shqitej” nga unë. Eh, nuk mjaftoi që më pati trazuar gjumin, por ja edhe kjo më duhej të rivishja këpucët e tij.
Hodha çantën në sup e dola në rrugë. Te kazani i parë i plehrave hodha këpucët e Teos.
*****
E ulur në bangën e fundit të klasës, vështroja gjethet e blirwve dhe lulet e verdha në to. Në këndin sportiv të shkollës gumëzhinin zërat e skuadrës së basketbollit. Të nesërmen fillonte kampionati i shkollave të mesme. Bënin stërvitje deri vonë. Skuadra kishte qenë e mirë atë vit. Si për më të mirin mbanin Teon. U ngrita. Fillova të pastroja klasën. Kaloja nga banka në bankë. Fshija pluhurat dhe mblidhja letrat të rëna në dysheme. Isha akoma e trazuar në shpirt nga nata e kaluar. Kisha fjetur gjithë natën, për herë të parë në ëndërr me një mashkull. Ishte qesharake, e çuditshme. Papritmas ndjeva faqen të më ngrohej dhe pranë veshit ndjeva rrahjet e zemrës të dikujt. Duke përtypur kotkën nga frika dhe emocioni, ktheva kokën. Pranë fytyrës time ishte fytyra e Teos. Nuk e pata ndjerë aspak si kishte hyrë dhe gjendej pranë meje. Krahët e tij më mbërthyen fort.
Shkunda kokën dhe mbas disa përpjekje mërmërita:
- Jo! Jo! Të lutem!
Pavarësisht kundërshtimit tim, frikës dhe fajit që unë ndjeva, ajo çka unë dëshiroja atë moment ishte të mos më shihte Manoli. I qetë, përpëliste sytë, ngulur tek unë. Nga goja e tij e hapur dolën fjalët:
- Jola! Jola! Ndjeva buzët e tij teksa rrëmbyen të miat. Flladi i lehtë i frymëmarrjes më ledhatoi lëkurën. Ndjeva prekjen, pëllëmbën e nxehtë të tij në gjoksin tim. Mora frymë thellë. U tërhoqa paksa mbrapa. Bëra një rrotullim me duart në kokë. Zemra më hidhej sa nuk po mw çante gjoksin. Pabesia e ndjenjave më tundoi, gati për t’u rrëzuar. Teo ishte aty. Prapa meje, i madh sa vetë jeta. Biles tashmë i zhytur në mëkat, më dukej më i pashëm se kurrë. Një hap e ndante nga unë. Një hap e mund të gjendesha përsëri në krahët e tij. Më mori dorën. Nuk isha në gjendje takuptoja ia afrova unë apo e kapi vetë ai. Më kthehu nga vetja e tij. Sytë e tij kërkonin sytë e mi. Me njërën dorë më ngriti paksa mjekrën. M’i nguli sytw. Nuk munda tw lexoja fytyrën e tij të vwrenjtur, sytë e tij të ndezur, buzët e tij teksa iu afroheshin të miave. Ndjeja gishtat e tij të shkonin lehtë kudo në trupin tim. Ishin të ngrohtë.
- Çfarë bën Teo? Çfarë do këtu? - të vetmen pyetja që munda të bëja, dhe që dëshiroja një përgjigje. Harkoi njërën vetull.
- Nuk e kupton? Nuk e di përse?- më pyeti
-Jo!- iu përgjigja me sytë ulur. Atëherw ai më rrëmbeu në krahët e tij. Më uli sipër bankës. Për një çast ai nuk foli. Ndjeva frymëmarrjen e tij afër veshit;
- Të lutem, mos më kundërshto! Dua vetëm të të puth! Të ëndërroj shumë!
- Ti nuk iu përgjigje pyetjes sime,- i thashë
- Çfarë pyetjeje??!! Erdha për ty. Toni i tij ishte i fortë kësaj here.
Ndjeva fytyrën të më digjte.Gjakun të më ndizej. Pa ia hequr sytë, i thashë:
- Më lër të iki! Manoli po më pret jashtë – e gënjeva që të largohej. Më shtrëngoi më fort dukë më thënë:
- Nuk e kupton se po gënjen? Pse bën sikur nuk më do mua?? Unë e ndjej, ndjej vështrimin e syve të më ndjekin pas.
M’u bë sikur zemra më pushoi, kur më tha ato fjalë. Ëndrra e një nate më parë doli e vërtetë.
I pëshpërita në vesh: Mos më josh me këto fjalë! Unë dashuroj Manolin!
- Nuk ke cfarë bën më, – më tha. Si për ta provuar, atë çka ai nënkuptoi, ai vazhdoi të më puthte, derisa unë ia ktheva puthjeve të tij, me ëmbëlsi dhe pasion të papërmbajtur….
- Po kësaj ç’i thonë???!!!
Çfarë t’i tregoja gjyshes në lutjen e mbrëmjës????!!!!!
*******
Ajo puthje e rrëmbyer do të ndryshonte rrjedhën e jetës sime…
******
Ditën tjetër nuk shkova në shkollë. Në pak javë do të jepja provimet e maturës. Isha ulur drejt në karrige duke u përpjekur të zgjidhja disa formula trigonometrie. Nuk dëshiroja askush të më ndërpriste. Mamaja po qepte një fustan dasme. Të dielën e ardhshme martohej kushërira e parë, Adelina. Biles ishte edhe shtatzënë. E detyroi mamanë ta qepte dy herë fustanin e saj. Gjyshja, ulur në krah të mamasë, më hidhte vështrime.
Dëshiroja shumë të bisedoja më dikë, t’i tregoja gjithshça. Nuk e pata vënë re që fletorja e lapsi kishin rënë poshtë.
- Jola, të zuri gjumi?-më tha gjyshja
- Jo, nënë, po zgjidh disa probleme,- i thashë me të shpejtë.
- Po fletorja të ka rënë në dysheme, nuk e shikon?? Gjatë gjithë kohës gjyshja vetëm më vështronte. Dëshiroja mos të fillonte atë cast, me ato këshillat e saj.
Ndërsa po përvishte mëngët e bluzës, më tha:
-Jola nuk të shoh mire, ka ca kohë. Mos ke filluar nga dashuriçkat. Faqkat t’i shoh gjithmonë të rrijnë të skuqura. Nga jashtë u dëgjua fërshëllima e Manolit. U ngrita menjëherë hapa dritaren. Ai qëndronte në anë të lumit. Gjyshja u ngrit nga vendi i saj. Më erdhi pranë. Gishin tregues e vuri në mendjen time.
- Jola, i kujt është ai djalë?
- Cili, nënë?
- Ai që sa fërshëlleu e ti hape dritaren. E pashë kur ta bëri me dorë. Çupë, mblidhje mendjen. Je e vogël akoma, të martohesh që tani.
- Nënë, e kam shok klase. Asgjë më shumë.
- Mos më gënje mua. Që në mes e lart lëre të të prekë. Po vajzërinë mos e lwr të ta marrë, se nuk ka kush të tw marrw më. E na mbetesh në derë, si një lëneshë,- më tha gjyshja, dhe iku në dhomën e saj.
Hodha trikon krahëve e dola me të shpejtë jashtë. Kur arrita te rogoveçka pashë Manolin që po zhvishte lëkurën nga trungu i pemës.
- Cfarë bën?- e pyeta.
- Ti je e bukur Jola!- ma kthehu papritur. E hetova për një çast e trazuar. Cfarë dëshironte të thoshte me ato fjalë? Kurrë nuk më pati folur në atë mënyrë.
- Më dëgjove çfarë të thashë?- më pyeti, duke afruar fytyrën e tij pranë times. Me njërin krah më pushtoi belin. Ndjeva butësinë e ftohtësirën e gishtave të tij në lëkurën time. Mbajta frymën dhe u shkëputa nga ai. Pa i folur, u ula në tokë, mbështetur te pema. Ai po qëndronte akoma në këmbë, duke më vështruar. U ul edhe ai pranë meje. Papritur u ndjeva rehat nga prania e tij.
- Cfarë duhet të thuash ti kur dikush të thotë: Jola, ti je e bukur!- me tha, duke ngërdheshur fytyrën e zgërdhirë dhëmbët.
- Asgjë! Besoj nuk kam asgjë për të thënë,- iu përgjigja ftohtë.
- Asgjë, për të thënë, asgjë për të thënë,- përsëriti ai, duke më imituar mua.
- Por unë kam shumw për të të thënë. Të vura re mbrëmë. Të shikoj sot! Shikoj mënyrën si flet, si më shikon, sepse ti mendon për Teon, vështrimet e tij, puthjet e tij….
Shtanga. Ngriu çdo qelizë e trupit tim. Kisha frikë të thosha një fjalë të vetme. Me kujdes lëviza si një mace e frikësuar. Mblodha forcat, që po të më prekte, t’ia mbathja vrapit. Por, durimi i tij kishte sosur. Qëndruam ashtu për një kohë të gjatë pa i folur njëri-tjetrit. Ai po kalonte momentet e tij në agoninë e një zhgënjimi. Kishte parë gjithçka qw kishim bwrw unw e Teo. Ai pati qenë te klasa ngjitur. E djeshmja pati qenë fillimi i zëmërimit të ëndrrave të tij. Një vendim mori në vetvete. Dëshironte që të mos refuzoja. Ëndrrat, ndjenjat e tij, donte t’i bënte të miat.
- Sa do të zgjatë?-pyeti ai me zërin e mekur. Ndjeva keqardhje për të.
-Sa më gjatë më mirë,-iu përgjigja. Psherëtiu thellë. Ishte I tensionuar, me nervat e tendosura si telat e violinës, por i detyruar të mbante gjakftohtësi.
- Jo, Jola, duhet të përballesh me realitetin. Që sonte ti nuk do të shkosh te shtëpia jote. Do të vish tek unë. Në shtëpinë time.
- Po unë kam shkollën për të mbaruar?! Edhe ti, gjithashtu. Jemi akoma të rinj për t’u martuar, Manol,- i thashë, duke ngritur zërin. Isha tronditur. Në mendje më erdhën fjalët e gjyshes.
- Kaq mjafton, çfarë po të them, Jola! Të dua!Të dua! Dëgjomë Jola! Ti je gjithshka unë kam: Jetën e TY! Ti do të vish me mua sonte, përgjithmonë. Nuk e çaj kokën se çfarë do të thonë. Kjo nuk varet nga ti! Je imja!
Rrëmbeu kokën time e më puthte. Kafshonte buzët, krahët, gushën, gjoksin. Përpiqesha ta ndaloja por nuk mundja. Nuk ndali edhe kur buza e poshtëme po pikonte gjak. Ishte i pakontrollueshëm.
- Po ku ti lw prindërit, motrat vëllain,- i thashë, duke qarë.
- Pusho!- më bllokoi gojën me buzët e tij, të gjakosura nga gjaku im.
- Por, Manol…
- E kupton???!!
- Të kuptoj, por nuk e shoh të arsyeshme të iki nga shtëpia ime.
- Sigurisht që ti e di arsyen. Teo i Subashwve, ai çmingalaq të më marrë mua Jolën, Jolën time. Teoooo, Jola është imja!-thërriti me sa zë kishte në kokë. Një tufë rabeçkash u shkëputën nga rogoveçka të trëmbura nga oshëtima e zërit të Manolit.
- Mos jij e drojtur, Jola! Më dëgjo për herë të fundit dhe më kupto se cfarë dëshiroj unë. Unë dua të martohem me ty! Të dua! Ti je imja! Po e përsëris qindra herë sa po më nxihet fytyra nga ankthi. Po pres vendimin tënd! Nuk të pyes më! Ti do të vish që sonte në shtëpinë time!
- Por ti nuk mundesh...
Më mbërtheu nga shpatullat fort sa mu ngjeth mishtë. Ishte Manoli apo dikush tjetër? Nuk e kisha njohur më parë këtë anë të karakterit të tij.
- Më duket se nuk po më dëgjon. Unë të besoj se më do. Edhe unë të dua Manoli, shumë, shumë.
- Jo, jo,- ti nuk më do. Ti do Teon.
- Të lutem mos më ndërprit. E di që një ditë ne do të martohemi të dy, por më duhet të mendohem sonte. Shkolla! Prindërit! Provimet e maturës! Mundohesha qw emrin e Teos të mos e përmendja, t’i largohesha sa më shumë.
- Nuk ka cfarë të mendosh më. Kemi më shumë së katër vjet ! Hajde të ikim! Adrenalina iu ngrit nga biseda. Deri te dera e tij nuk folëm asnjë fjalë. Unë vetëm dridhesha. Fshehurazi hymë në shtëpinë e Manolit. Papritur ai u shtri në krevatin e tij, duke më ftuar të shtrihesha pranë tij, vajza që ai kishte dashuruar që fëmijë. Ishte i vendosur se çfarë po bënte. Për mua, duke u munduar të flija në një krevat prej druri, duke qarë, për mamanë, babanë, gjyshen, të gjithë familjen. Nuk kishte asnjë pyetje për vendimin e saj. Përfytyronte mamanë teksa qepte fustanin e nusërisë për Adelinën. Por, unë u martova më shpejt se ajo. Se e diela! Pa fustan nusërie! Me pantallona, një bluzë të hollë, trikon krahëve dhe nallënet e gjyshes. Në vend të vellos kisha lulebardhat e rogoveçkave.
******
Manoli mbylli dritën. U zhvesh, duke u dridhur nga emocionet dhe e ftohta. U shtri pranë meje. Çarçafët e krevatit mw dukeshin të ashpër. Manoli ishte po aq nervos sa isha edhe unë. Në mendjen time ishte dita e fundit dhe ikja ime nga shtëpia. Mw tmerronte mendimi se unë nuk dija çfarë ishte burri apo të ishe e martuar. Manoli sikur e kuptoi shqetësimin tim. Mu afrua aq pranë sa ndjeja frymëmarrjen e tij të më largonte disa fije floku nga faqja.
- Jola, martesa ndryshon jetën e kujtdo, në mënyra të ndryshme. Nuk është e domosdoshme të bëhen të gjitha brenda një dite. Ajo çfarë dua të them, hëmmm….është…se …hëmm…nuk bëjmë gjë sonte. Vetëm lwrmë të pushtoj e tw tw mbaj ndër krahët e mi. Kjo mjafton për tani. Të dy ishim të frikësuar, të dy nuk kishim eksperiencë fizike. Mundohesha të mbaja frymëmarrjen. Më shtrëngoi më fort pas vetes së tij. Edhe unë iu afrova më ngjitur. Kjo e kënaqi Manolin së tepërmi. Pa asnjë eksperiencë të mëparshme, Manoli kurrë nuk kishte qenë mw parw në shtrat me ndonjë femër. Të dy ishim të virgjër. Kjo ishte diçka e re për të e për mua. Unë isha gruaja e parë dhe e vërtetë për të!
Biseduam gjatë për prindërit e mi. Manoli qe kujdesur tw çonte lajmin se Jolën e ‘rrëmbeu”, nuse në shtëpinë e tij. Përfytyroja mamanë teksa shkulte flokët e ndrydhte faqet, lotët e saj, Kolin, Elsën e motrat e tjera, gjyshen dhe babain tim më të mirin e botës, teksa i binte kitarës e qante. Shokët e shkollës, Teo apo fjalët e njerëzve. Bisedonim për ditën e nesërme. Si do e prisnin prindërit e Manolit, ardhjen time në shtëpinë e tij. E përgjumur sa vinte dëgjoja fjalë të shkëputura nga ai. Ai qëndroi zgjuar gati gjithë natën. Më dëshironte aq shumë, saqw mundohej të mposhtte emocionet që e kishin kapur, por akoma vazhdonte të më mbante në krahë.Të vetëm, në këtë dhomë,ishte një mrekulli. Ai kishte besimin dhe dashurinë time, ai, Manol Dhima, Manol Dhimitri, kushdo që ai ishte, ishte më shumë se ai çfarë kishte ëndërruar dhe realizuar ëndrrën e tij. Unë mërmërisja nëpër gjumë, lëvizja ngapak dhe tulatesha në gjoksin e tij. Ndjehu gjakun t’i lëviste dhe t’i gufonte. Tendosi muskujt. Më shtrëngoi fort, fort gati sa më shtrydhte. Krahu i tij poshtë kokës sime ishte mpirë dhe mizëronte. Si çliroi krahun, u kthye paksa në krah dhe me dorën tjetër luante me flokët e mia. E ndjeva. Lëviza paksa dhe vura dorën time në gjoksin e tij. Papritur sytë mu hapën. I buzëqesha.
- Nuk e dija se ku isha. Harrova,- i thashë, akoma e përgjumur. Dorën nuk e hiqja nga gjoksi i tij. Kjo më siguronte që unë dhe ai ishim aty, të dy në një krevat. Ndjenim rrahjet e zemrës. Ngrita paksa fytyrën. Mbylla sytë përsëri.
- Manol, puthmë! Puthmë, Manol!
Si nw njw agoni, Manoli ishte i butë, i dhembshwm dhe i dashur, U bërë një me trupin tim. I kujdesshëm në çdo prekje. Gishtat e tij të gjatë, përkëdhelnin lehtë gjinjtwt e fryrw, gropën e qafës, të ndënjurat dhe kofshët. Më puthte buzët, shpatullat dhe merrte mes dy buzëve kokrrat e gjinjve.
- Ou, ou- mërmërisja. E kapa fort nga shpatullat. Ai vazhdonte të më puthte.
- Manol,unë dua.. dua,.. Oh, nuk e di cfarë dua…
- E di çfarë do, shpirt, e di…edhe pak…
- Jola, ne do të martohemi, sonte. Ti do jesh gruaja ime!
- Ah, Jola, Jola,- ai ofshante e mërmëriste emrin tim. I qetë ai shtyhu trupin e tij me afër timit. Gjuha e tij kërkonte gjuhën time. Ndjeva gishtat në brendësi të trupit tim.
- Manol! Manol!
Ai u përkul dhe trupat tanë u bashkuan. Ndjeva diçka të fortë sikur më preu si thikë. Më dhembi aq shumë, saqw bërtisja si mjaullima e maces nga dhimbja e kënaqësia. Kur cdo gjë kishte mbaruar, unë isha bërë tashmë gruaja e Manolit. U shtriva e tëra në krahët e tij. Unë e doja, e admiroja e respektoja shumë atë. Dhe e besoja se kjo ishte dashuria. Sonte ishte vetëm hapi i parë i dashurisë. Të dy humbëm virgjërinë. Kjo ishte kulmi! Të bëje dashuri për herë të parë, në errësirën e dhomës, vetëm me përfytyrimin e njëri-tjetrit, të ndjenjës dhe kënaqësisë. Ishte diçka njerëzore, e bukur, emocionale, rënkueseëmbël, që vërtet më erdhi keq, pse nuk e kishim bërë më parë…
- Më pëlqeu!!- i pëshpërita. Ndjeva buzët e tij mbi të miat.
- Me kohë do të të pëlqejë më shumë,- më tha Manoli.
- Nuk besoj. Jo si herën e parë!
- Mmmmmm, të betohem!
- Sa kohë do?
Ai vuri kokën mbi gjoksin tim dhe çimbiste gjnjtw.
- Jo shumë. Le të fillojmë përsëri!
- Përsëri?- i thashë duke e përqafuar shpejt e fort, saqë edhe ai u çudit.
Përsëri...dhe përsëri….dhe përsëri…
*******
Në mëgjesin e ditës tjetër, rrezet e diellit që depërtuan nga dritarja, na gjetën akoma në krevat.
- Ke besim tek unë?- më pyeti Manoli
- Po ti ke besim tek unë?-ia ktheva.
- Ti je nusja ime!
Mbylla sytë. Mora frymë thellë.
- Jam e lumtur me ty, - i pëshpërita.
(Vazhdon)

Similar topics
» Monda Korca: Kafeqejfi-Tregim-Pjesa e Pare-Nga Raimonda Moisiu
» Monda Korca: "....s'i them askujt..."-Tregim-Pjesa e Pare-nga-Raimonda Moisiu
» Kali i Princeshes -tregim-Pjesa e Pare-shkruar nga Raimonda Moisiu
» Monda Korca: Të papërligjurit -Tregim-nga Raimonda Moisiu
» Monda Korca: Piktura e re - tregim - nga Raimonda Moisiu

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi