Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjakush Tana: TRI PIKA VETMIE

Shko poshtë

Gjakush Tana: TRI PIKA VETMIE Empty Gjakush Tana: TRI PIKA VETMIE

Mesazh nga Agim Gashi Sat Nov 28, 2009 6:30 pm

Gjakush Tana: TRI PIKA VETMIE N1289294870_7823



Gjakush Tana: TRI PIKA VETMIE

Le të mbesin mistere të gjithë dëshirat,
aty ku duhet të dukesh nuk rrin! Të pëlqen shëmtia !
Përthyhen vështrimet , përmbyten nga mëria!

Cili yll u bëre ? Emri - pa gjymtyrë lartësie ,
sa zjarr e prush plasi - për një grusht hi .
Kot ta ringjallë shpirtin - mbet peng në largësi !

Në ditë kremtje , rrëmeti - nuk ka qëllim urate
ofshan në parakalim , del - e derdh furtunë!
Të fala mirësi ! Më shpërbleve dhunë !

Njëmijë e një herë kam mbetur meit nga ato vlerësime
njëmijë e një herë të thash : Unë s'mendoj ashtu !
Do të krijojmë në heshtje - kështu qenka shkru!

Nuk i ngatërroj ngjyrat - të krijoj ylber !
Lahuria e blerimit - s'do të valojë e griset
Të përjetojë ngricën, për uratë - sa niset ?


E tepërt doli hija , jo nuk e mbante syri
le të bëhet lot që rëshqet si njalë !
Tri pika vetmie - e shoqëron çdo fjalë !
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi