Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Agim Gashi: Ismail Kadaresë (Një dhuratë për Ditën e Flamurit)

Shko poshtë

Agim Gashi: Ismail Kadaresë (Një dhuratë për Ditën e Flamurit) Empty Agim Gashi: Ismail Kadaresë (Një dhuratë për Ditën e Flamurit)

Mesazh nga Agim Gashi Sun Nov 29, 2009 1:57 am


Agim Gashi: Ismail Kadaresë (Një dhuratë për Ditën e Flamurit) U1_AgimGashiAgim Gashi

Ismail Kadaresë
(Një dhuratë për Ditën e Flamurit)

Se lindi shkrimtari
Vonë e muarëm vesh
Të gjitha kombet folën për Të
Ne mundoheshim ta shuajmë
Ndërsa ai ia kalonte gjeniut

Ai mundi Sparkun, Grassin, Updiken,
Markezin, Mc Ewanin, Lessingun…
Ai mori çmimin „Booker“!
Sepse krijoi harten e kulturës shqiptare
Harten e historisë, pasionit, folklorit…
Dhe të politikës me gjithë katastrofat e saja
Origjinë Homeri ka Ai
Lakmi ia kanë Gogoli, Kafka e Orwelli
Që nuk jetuan në Epoken Kadare

Me dy botrat e Tij
Në kohrat e moçme
Përballet me legjendat
Dhe rrënqethjet homerike
Pastaj me modernitetin finok
Në dy botrat e fuqishme
Godet aty ku duhet

Dhe moj Shqipëri
E lumja Ti
Po lindë njerz të mëdhenjë
Po nxjerr gjeni

Kadare je Ti
Njeri që shef të kaluarën
Si në film
Të tashmen e zbukuron
Me pjesmarrjen tënde
Të ardhëmen na e vizaton
Duke e parë pendulin e shekujve
Ti je kozmik
Dhe i stërmadh
Gjithmonë KONCERT dhe GJENERAL

Agim Gashi: Ismail Kadaresë (Një dhuratë për Ditën e Flamurit) U1_Ismail_KadareII

Ti çlirove fjalën
E kurorzove me liri
Liri që trembte lakej
Ke ashpërsi njerzore
Dhe fuqinë e artit
Kundër atyre që nuk donin
Njerzimin ta nderojnë

Ti linde poet qyteti
Shetite rrugëve të Moskës
Për Krishtlindje në New York
Tiranën e shihje në dimër
Kur qiellin e kishte pa formë
„si tru idioti“!
E sot Parisi ta përkujton Shqipërinë
Si do duhej të ishte

III

Sa herë të ngriten kurthe
Ti u shpëtoje me shkathtësi
Duke ngre homazhe për Danten
Duke u gdhirë nga muzgjet
E perëndive të stepës
Duke u ngjitë maje Piramidës së Keopsit
Ali Pashë Tepelenës ia përkdhelje ballin
Kalëroje me Kalin e Trojes
Për ta fituar luftën e pa drejtë
Në arena me Përbindshin
Fitimtar i stërmadh je

Këtë poezi
Ta shkruajta për Ty
Më fal se e di
Sa i vogël jam unë
Të vegjlit të këndojnë me dashuri

26.11.2009
Düren-Spital
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi