Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI:NJE DHURATE NGA MERGIMTARJA

Shko poshtë

AGIM GASHI:NJE DHURATE NGA MERGIMTARJA Empty AGIM GASHI:NJE DHURATE NGA MERGIMTARJA

Mesazh nga Agim Gashi Fri Oct 05, 2012 7:01 pm

AGIM GASHI:NJE DHURATE NGA MERGIMTARJA 282258_406482056088400_442700534_n

AGIM GASHI

NJE DHURATE NGA MERGIMTARJA

Një vogëlushe mërgimtare,
Pak e vogël e pak e madhe,
Ka fillue t´mësoj shkrim lexim
Shumë e do xhaxhin Agim.

Nucikja e bukur si sorkalle
U zgjue sot me abetare,
Vishet, krihet me nxitim,
Bën dhuratë për xhaxhin Agim!

Nga skaji i botës n´Zelandë të Re,
Rritet çupëza me hare,
Shkruan, lexon edhe këndon,
Gjuhën shqipe se harron.

Për njat gjuhë e plis të bardhë
Vramë ne krajla e pashallarë,
Nga të parët e kem kujtim
Sdo t´lejojmë asimilim.

Këtë dhuratë që ma dërgove
Shpirt e zemër mi lartësove,
Do ta kem në mendje prore
Moj mërgimtarja Arbërore.

Ta dergoj një përqafim
Vetëm për Ty xhaxhi Agim!

05.10.2012
Düren A.G.

P.S.
Nga mikja e vogël Nucika Fusha sot mora një dhuratë nga Zelanda e Re.
Unë e përshëndes dhe e falenderoj shumë me anë të këtyre vargjeve të cilat po i thurri nergut për Nucikë e cila me kërkesën e saj ua ndau familjes Fusha nga kafshata e buxheti familjar 100 Euro për të mi derguar mua.Ju falemnderit shumë!


Edituar për herë të fundit nga Agim Gashi në Fri Oct 05, 2012 9:41 pm, edituar 1 herë gjithsej
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

AGIM GASHI:NJE DHURATE NGA MERGIMTARJA Empty Nucika Fusha i kthen poezi Xhaxhit Agim

Mesazh nga Agim Gashi Fri Oct 05, 2012 9:29 pm

Nucika Fusha i kthen poezi Xhaxhit Agim

AGIM GASHI:NJE DHURATE NGA MERGIMTARJA 300906_403747309695208_1842212931_n

NUCIKA FUSHA:PER TY XHAXHI

Ty
Axhi Agim
Diellit e dritës
së shpirtit tim!

Ty

Që nga larg
na sjell dritë dhe ngrohtësi,
Ty
që ma dhurove t'dytën poezi!

Ty
Agim GASHI i nderuar
që për fare pak
shumë mu ke falenderuar!

"Ndihma" ime Ty
i madhi Axhi Agim
s'është as sa një pikë uji
n'krahasim çka i fale kombit TIM!

Të duam shumë
Zoti të bekoftë
kanceri nga trupi YT
vrap u largoftë.

Ty të të kemi
shëndoshë e mirë
është e plotësuara
JONA DËSHIRË.

Rrnofsh sa malet
o i vërteti Shqiptar
se me TY
jemi shumë krenar.

Vazhdo, JETO
si njeri shumë i shëndoshë.
Asgjë, ama asgjë s'është kanceri
në krahasim me jo-njeri!

Kanceri ka mundësi
të shërohet
por jo-njeriu, në sadopak si Ti
kurrë s'mund të shëndrrohet!

Këtë pra ta kesh parasysh
dhe luftën me kancer fito
se edhe kur t'rritem e madhe
mirë e shëndoshë dua të të shoh!

Gjithçka është e mundur
për njeriun e mirë,
Zoti i madh për Të
gjithmonë do të ketë mëshirë!

Se Zoti do të të ndihmojë
ndoshta Ti tani nuk e beson,
por Besa e Tij dhe Shqiptarit
se dikë si Ti kurrë nuk e tradhton!

Nuk je i vetëm
o Axhi Agim
me TY është i mbari
Kombi Yt dhe i im!


05.10.2012
Zelandë e Re
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

AGIM GASHI:NJE DHURATE NGA MERGIMTARJA Empty Re: AGIM GASHI:NJE DHURATE NGA MERGIMTARJA

Mesazh nga Agim Gashi Fri Oct 05, 2012 9:35 pm

I inspiruar nga poezia lart miku Zaim J.Sejdiu shkruan poezi!
AGIM GASHI:NJE DHURATE NGA MERGIMTARJA 371595_100000138108424_1677659222_n
Zaim J. Sejdiu: Burr e trim s'koka veq n'luft

Burr e trim s'koka veq n'luft,
me luftue per Vatan.
Burr e trim po dojka vendi
edhe krisma kur pushon.

Ma e ran se Grui e Plumbi,
koka fjala - paskan thon,
kete te vertet hynore,
xhaxhi Agim na e deshmon,

Smbrohet vendi veq me pushk,
po me laps e fjal tmira,
varg pas vargu e pjes pas pjese,
vargjet tua plot deshira,,

Na ushqeve mendjen ton,
shume te mshehta naj zbulove,
edhe kur ne shtrat qendrove,,
per ne vargje ti krijove..

Kurr ste pash e ste takova,,
po vargjet tua n'sy me ran,
mos ju trem ti vdekjes kurr,
se nqdo vend ti tash jeton,

Te njeh Bota an e mban,
mburremi qe tkemi ty,
Shqipetar Agim Gashi,
te Lavdishmen Histori..


Per Agim Gashin -Personalitetin e Paharruar te Letrave Shqip


Edituar për herë të fundit nga Agim Gashi në Fri Oct 05, 2012 9:41 pm, edituar 1 herë gjithsej
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

AGIM GASHI:NJE DHURATE NGA MERGIMTARJA Empty Re: AGIM GASHI:NJE DHURATE NGA MERGIMTARJA

Mesazh nga Agim Gashi Fri Oct 05, 2012 9:37 pm

Ndërsa miku Vaso Popaj shkruan një poezi realiteti të sotëm

AGIM GASHI:NJE DHURATE NGA MERGIMTARJA 174044_100000919525773_660557977_n

Vaso Papaj: Po ka edhe keshtu...Katër vjet në dhè të huaj

Ulur në tryezën pranë
S’ishit djem, por ishit yje
Nga larg ardhur me babanë
Gjuha u ish lidhur nyje.

Flisni more, ç’ kini kështu,
Kur ju pyesin: Akullore?
Nga ky vend, a s’ jeni ju?
Ngrini supet: “Per favore”!

Katër vjet në dhè të huaj,
Si s’ mësuat dot një fjalë.
Një cicërim’ të vendit tuaj
Prindërit kurrë nuk do t’i fal.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

AGIM GASHI:NJE DHURATE NGA MERGIMTARJA Empty Re: AGIM GASHI:NJE DHURATE NGA MERGIMTARJA

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi