Shevki Sh. Voca: Deklarata e z. Luigj Gurakuqi në parlamentin shqiptar
Faqja 1 e 1
Shevki Sh. Voca: Deklarata e z. Luigj Gurakuqi në parlamentin shqiptar
DEKLARATA E Z. LUIGJ GURAKUQIT, SHEFIT TË OPOZITËS SHQIPTARE
NË PARLAMENTIN SHQIPTAR
Nga Shevki Sh. Voca
Tiranë, 15 Shkurtë 1924
Shevki Sh. Voca |
M. Jelliç ishte nga Beogradi i cili punoi në cilësinë e gazetarit në Shqipëri gjatë viteve 1923-1932. Brenda kësaj kohe ai kthehej shpesh në Beograd. Bile menjë rast në një takim me Ahmet Zogun ky i kishte thënë: “Ku je moti nuk na ke vizitua (është fjala për Shqipërinë SH. V.), ndërsa ai ishte ankuar se po e përcjellin detektivët! Gjatë kësaj kohe M. Jelliçi kishte pas rast të vizitoj dhe intervistoj politikan dhe funksionar të lart të Shqipërisë, si bie fjala L. Gurakuqin, Ahmet Zogun me të cilin ishte takuar disa herë edhe në Beograd gjatë qëndrimit të Ahmet Zogut atje, por edhe pas kthimit të tij në Shqipëri, Jelliçi e vizitoi dhe bëri intervistë me te si shefin më të ri të një qeverie në bot, si dhe më vonë kur u bë Kryetar i Republikës së Shqipërisë, pastaj shkroi për Fan Nolin, Hasan Prishtinën ku e cekë edhe bashkëshorten e tij Igballen për të cilën thotë se ishte një hebreje shumë inteligjente, me Elez Jusufin, Cena begun dhe vrasjen e tij si dhe shumë figura dhe ngjarje tjera,si bie fjala disa zhvillime debatesh interesante nga parlamenti i Shqipërisë. Raportimet dhe vështrimet e tija të ngjarjeve në përgjithësi në Shqipëri ky publicist nga Beogradi i publikonte ne gazetën “Pravda” të Beogradit. Në vitin 1933 ai të gjitha shkrimet dhe raportet e tija i botoi në një libër të veçantë të cilën e titulloi siç e cekëm më lartë. Ndërkaq që ne me kë rast nga ai libër e shkëputëm kapitullin e nëntë me radhë nga gjithsejtë 34 kapituj sa i ka libri.
Emri i deputetit dhe shefit të opozitës në parlamentin shqiptar z. Luigj Gurakuqi, njerëzve të veprimtarisë politike dhe nacionale të këtij vendi nuk ishte i panjohur edhe më herët. I lindur në Shkodër në vitin 1880, ai menjëherë mbas kryerjes së studimeve: të gjimnazit klasik dhe universitetit në Napoli merë pjesë aktive në jetën publike me veprimtarinë e tij për zgjimin e vetëdijes kombëtare. Në vitin 1908 ai është delegat nga Shkodra në takimin e mbajtur në Manastir për përcaktimin e alfabetit shqiptar. Në vitin e ardhshëm kongresi i arsimit fillor i Elbasanit e vendos në detyrën e drejtorit të të gjitha shkollave fillore shqiptare në Turqi. Por, me që plasi kryengritja, të cilën në mënyrë energjike e shoi Turgut Pasha, Gurakuqi iku nga vendi. Në vitin 1911, murrë pjesë në kryengritjen e malësisë kundër Malit të Zi. Lufta jonë e vitit 1912 e gjen në Kosovë, prej nga ikë në shtete të jashtme. Ndërsa në nëntorin e vitit të njëjtë z. Gurakuqi gjendet në Vlorë ku me ndihmën e Ismail Qemal Vlorës e shpallë Pavarësinë e Shqipërisë. Gjatë kohës së princ Vidit ai është pranë regjimit të Durrësit. Me përfundimin e operetës së Vidit bëhet anëtarë i qeverisë provizore në Shkodër. Me marrjen e këtij qyteti nga malazezët ai edhe internohet nga ky post.
As sot nuk e di, më thotë z. Gurakuqi, përse u morën ato masa. Por mund të deklaroj se sikurse me mua, e po ashtu edhe me të tjerët, sjelljet kanë qenë të mira. Njësoj është veprua edhe ndaj familjeve tona nga ana e pushtetit malazez.
Gjatë okupimit austriak deputeti i sotëm popullor mbeti në vendlindjen e tij. Kur me 25 dhjetor 1918, formohet qeveria provizore, ajo e dërgon si delegat në Paris, ku qëndroi pesëmbëdhjetë muaj.
Jeta partiake tek ne ende nuk është e zhvilluar sa duhet, përgjigjej z. Gurakuqi në pyetjet që unë ia shtroja. Edhe atë që e kemi në këtë kuptim është provizore. Tani është momenti kur i tërë potenciali jonë intelektual duhet të mblidhen për shkak rregullimit të vendit. Partinë “popullore” e ka themeluar Fan Noli. Por, kur e vërejti se ajo nuk e dëshironte programin të cilën ai do ta udhëhiqte, atëherë u tërhiq. Tani unë dhe ai jemi në partinë liberale, e cila i ka 35 deputet në parlament. Por meqenëse, ajo formohej pa ndërprerë, ne llogarisim në rritjen e grupi tonë.
Cili është dallimi qenësor në mes jush dhe partisë popullore?
Ne dëshirojmë një qeveri ligjore, natyrisht me ligje të ashpra, por vetëm le të ekzistojnë ligjet. Ndërkaq kurrsesi të mos mbetet vendi në duart e nëpunësve që ata lirshëm të veprojnë si të duanë.
Çfarë janë pikëpamjet e juaja ndaj marrëdhënieve me Jugosllavinë?
Që nga koha dhe momenti, kur kufijtë në mes Jugosllavisë dhe vendit tonë u definuan, unë mendoj se u krijuan të gjitha arsyet jo vetëm për fqinjësi të mirë por edhe për marrëdhënie të mira. Shteti jonë është në formim e sipër dhe mu për këtë ajo, nuk është
ende e aftë për ndonjë politikë të jashtme aktive. Për këtë arsye marrëdhëniet e mira të saja me fqinjët janë ma se të nevojshme. Baza kryesore për këto marrëdhënie të mira është kufiri i mirë. Nëse ajo është kësi soji, atëherë nuk ka kurrfarë arsye për konflikt. Ajo deri më tani është tërësisht e rregulluar me përjashtim të pjesës së Shën Naumit dhe të Vermoshit. Ne kemi kuptuar se këtë çështje Konferenca e ambasadorëve e ka zgjidh në interesin tonë. Ndërsa sa i përket meje, kisha me qenë i lumtur që për shkak të interesit të marrëdhënieve të mira mes nesh, qeveria juaj të mos angazhohet më për to.
Ne shqiptarët e veriut kemi nevojë për marrëdhënie të mira ekonomike me Jugosllavinë. Për shkak të një karakteristike të mirë, do tua jap një shembull konkret. Me pa dyshim sipas një neni të Marrëveshjes së Berlinit, është rregulluar në Bojanë lundrimi në mes të Turqisë dhe Malit të Zi. Por më me rëndësi nga kjo është rregullimi i çështjes së Drinit për t’u siguruar lundrimi. Me rregullimin e çështjes së Drinit që të dy vendet kishim pas dobi sepse ishin përpunuar shumë toka. Unë e di që qeveria jonë qysh më herët ka zhvilluar bisedime me qeverinë e juaj për një marrëveshje në lidhje me këtë çështje. Kisha me qenë i lumtur sikur ato bisedime do të sjellin deri tek një rezultat i kënaqshëm që punët të fillojnë sa më parë.
Nëse pas kësaj do të vinte deri tek një marrëveshje tregtare mes nesh, atëherë marrëdhëniet tona do të arrinin në shkallë të lartë të miqësisë.
Ka pas shumë mosmarrëveshje ndërmjet neve dhe juve. Për fat deri më tani të gjitha janë mënjanuar. Ne elementit sllav të Shkodrës në fshatin Vraka u kemi lejuar shkolla dhe zbatimin e lirshëm fetar. Shpresojmë se edhe qeveria juaj njësoj do të veproi me bashkëkombësit tanë andej kufirit. Dhe në vend që të ketë fakte të mosmarrëveshjeve, ato le të jenë lidhjet e miqësisë në mes nesh.
Ta bëjë një rezyme. Kisha me ndie veten të kënaqur sikur qeveria jonë njëherë e përgjithmonë kishte me deklarua se kufijtë tanë i konsideron të definuar, dhe se nuk ekziston asnjë qeveri dhe asnjë shqiptar që mendon ndryshe në këtë drejtim. Prandaj dëshirojmë vetëm respektimin e të drejtave të pakicave nacionale në anën tjetër.
Tani kishte me qenë në rend Italia?
Do tua them edhe pikëpamjet e mia për marrëdhëniet me ata. Bash për shkakun që e thash më përpara se ne nuk jemi të aftë të udhëheqim çfarëdo politike të jashtme, un shoh që ne nuk guxojmë të hyjmë në kurrfarë kombinimesh. Kemi për obligim që të mbajmë marrëdhënie të mira me vendet, me të cilat i kemi kufijtë e përbashkëta dhe me Italinë fqinje si një fuqi e madhe. Marrëdhëniet me Italinë janë produkt i interesave tona të përbashkëta: hyrja dhe dalja, e lidhjeve kulturore: ne kemi shumë djem të rinj që janë shkolluar në atë vend. Mund të them që sot për sot marrëdhëniet tona janë të mira. Mos marrëveshjet, që kanë ekzistua nuk vinin nga atje, atëherë përse populli shqiptar të jetë kundër Italisë. Ai vetëm nuk ka hasur në mirëkuptim tek qeveritë ekzistuese italiane. Sot të gjitha mos marrëveshjet janë mënjanuar. Italia i ka kuptuar aspiratat tona të arsyeshme për pavarësi.
Çfarë mendimi keni për marrëveshjen tonë me Italinë?
Marrëveshja juaj me Italinë tek ne u prit me lehtësim të madh. Sikur ne të kishim dashtë ta udhëheqim një politikë aktive, atëherë mos marrëveshjet në mes të Italisë dhe Jugosllavisë kishin me shkua drejtë interesit tonë dhe ne iu kishim kthyer herë njërës e herë tjetrës. Me gjithë që ne këtë nuk e dëshirojmë, por edhe nuk jemi në gjendje. Për
këtë arsye paqja rreth nesh është më se e duhur që ne t’i përkushtohemi problemeve të brendshme të rregullimit të vendit.
Do tua them haptazi se tek ne ekzistojnë njerëz, të cilët dyshojnë se ajo marrëveshje përfshin disa nene të fshehta, mbas së cilave ne do të jemi të nënshtruar. Ndërsa unë në asnjë moment nuk dyshoj në këtë. Popujt sikur që janë Jugosllavët dhe Italianët të cilët edhe vetë e kanë fituar me revolucion lirin, nuk mund të vinë në shprehje që popujve tjerë tua shkatërrojnë dhe cenojnë atë liri. Assesi nuk besoj në mundësinë e ndarjes së Shqipërisë, territori i së cilës është garantuar ndërkombëtarisht. Këtë marrëveshje e konsiderojë si një gjest të mirë për neve.
Unë edhe njëherë potencoj në vullnetin e mirë të juaj që nëpërmes gazetës në të cilën i publikoni shkrimet tuaja të ndikoni në opinionin e gjerë publik që mos të ngulin këmbë për çështjen e Shën Naumit dhe Vermoshit. Për ju të mëdhenjtë ajo nuk është asgjë, ndërsa për ne të vegjlit ajo paraqet rëndësi të madhe.
Importi juaj është në mungesë të madhe të përputhshmërisë me eksportin. Burimet financiare nuk i keni të forta dhe kriza është e gatshme. Çfarë mendimi keni ju për këtë çështje?
Ne do ta kemi një krizë të madhe. Nuk flas për persona, por ne deri tani nuk kemi pas ministrat e financave, por vetëm ministrat për trezorë. Tërë përpjekjet shkonin në rritjen e taksave dhe rrogat e nëpunësve. Sa më përket mua problemi financiar përbëhet në zhvillimin ekonomik të fuqisë punëtore. Për ne çështja e agrikulturës është më primare se sa ajo e industrisë. Por mos harroni se një pjesë të mirë të çështjes tonë financiare e lehtësojnë shumë bashkatdhetarët tanë nga Amerika, të cilët nga atje na dërgojnë fitimet e tyre.
Me këto fjalë u nda nga unë shefi i opozitës shqiptare duke u ngutur në parlament, ku diskutimet për mandatet nga Gjirokastra ende pa ndërprerë vazhdojnë.
Pas një kohe të shkurtë nga intervista e jonë dhe pas ndjekjes së Ahmet Zogut, Guraguqi emërohet ministër për financa në qeverinë e Fan Nolit. Ndërsa pas kthimit të Ahmet Zogut sërish në pushtet, ai bie viktimë i një atentati në Bar, në vitin 1925.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Shevki Sh. Voca: Noli, Vilsoni, Hil Mosi dhe parlamenti shqiptar
» Shevki Sh. Voca: Mitrovica në udhë përshkrimin e Branislav Nushiqit
» Shevki Sh. Voca: Pjesë nga një bisedë interesante mes Titos dhe Ivo Andriqit
» Shevki Sh. Voca: Fra. Llovro Mihaçeviç: Të metat dhe vlerat e shqiptarëve
» Shevki Sh. Voca: Ali Pashë Tepelena - Politikani, diplomati dhe ushtaraku i vetëformuar (I)
» Shevki Sh. Voca: Mitrovica në udhë përshkrimin e Branislav Nushiqit
» Shevki Sh. Voca: Pjesë nga një bisedë interesante mes Titos dhe Ivo Andriqit
» Shevki Sh. Voca: Fra. Llovro Mihaçeviç: Të metat dhe vlerat e shqiptarëve
» Shevki Sh. Voca: Ali Pashë Tepelena - Politikani, diplomati dhe ushtaraku i vetëformuar (I)
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi