Shevki Sh. Voca: Pjesë nga një bisedë interesante mes Titos dhe Ivo Andriqit
Faqja 1 e 1

PJESË FRANGMENTALE NGA NJË BISEDË INTERESANTE MES TITOS DHE IVO ANDRIQIT*
Nga Shevki Sh. VOCA
Derisa Tito veten e ndiente më të lirë dhe më të hapur, shkrimtari i njohur i dy regjimeve Jugosllave, atë të Versajës do me thënë mbretërore dhe të asaj komuniste të Tito-s i cili në të dyja kishte autoritet dhe ndikim, njëherë edhe fitues i çmimit Nobel për letërsi në vitin 1961, mbante qëndrim më të mbyllur dhe fliste më me rezervë.
Tito: Shoku Andriq, nëse guxoj të ju pyes, çka jeni duke punuar tani?
Andriqi: Të ju them vërtetën, nuk mund të flas për punën të cilën jam duke punuar, por pak më tepër për çështjet në të cilat jam kthyer. Pasi që këtu nuk janë prezent gazetarët, të cilët prej këtyre fjalëve tona për opinion kishin me krijuar një sensacion, lirisht mund të Ju them se jam duke vazhduar në zgjerimin dhe plotësimin e kronikës për Bosnjën e shekullit XIX. Me “Kronikën e Travnikut” kam arritur deri te viti 1817. Tani do të vazhdoja, deri te shkatërrimi i feudalizmit. Në Bosnje vetë Turqit e kanë shkatërruar feudalizmin. Omer Pashë Llatasi gjatë luftërave i ka ekzekutuar bejlerët, dhe shpesh më duket se e kam tepruar pak duke u përqendruar te Omer Pasha. Në të vërtet, aty bëhet fjalë për proporcionet. Përndryshe, Omer Pasha është një njeri shumë interesant. Ka lind në Plashk të Gorski Kotarit, në një familje ortodokse (pravoslave). Në Gospiç ishte kadet ushtarak. Kur babai i tij bëri një shpërdorim, ata u larguan në Bosnje, dhe u vendosën në Banjallukë ku Omeri filloi të punoi te një njeri. Aty dikush e këshilloi që të turqizohej (lexo të pranoi fenë islame, por edhe Andriqi sikurse shumë të tjerë për të gjithë ata që konvertoheshin në fenë islame i quanin turq, plotësim Sh. V.). Pas kryerjes së disa shkollave shkoi në Carigrad (Andriqi ashtu e quante Stambollin), ku u bë mjeshtër (nuk precizohet çfarë mjeshtri, mund të jetë në masoneri SH. V.) dhe në fund gjeneral. Ky person nga Lika, arriti që në Turqi t’i mposhtë 16 kryengritje. Ku do që qoheshin në kryengritje e dërgonin Omer-pashën Në vitin 1852 e dërguan në Bosnje që t’i mposhtë kryengritjet e feudalëve të cilët i nxisnin bejlerët kundër reformave. Bëheshin më papë se papa...
TITO: Edhe sot janë disa të tillë. As kund nëpër Turqi më nuk mund të shohësh me fesa në kokë, ndërsa në Bosnje ende i bartin.
ANDRIQI: Omer pasha është një njeri shumë interesant dhe i çuditshëm. Bejlerët tek ai e shihnin një vllah. Edhe pse ishte mareshal, ata flisnin se është vllah. Si duket ai me kënaqësi i shfaroste bejlerët. Jam përqendruar mjaft shumë tek personaliteti i tij...Viteve të fundit isha i sëmur, por përkundër asaj që shpesh shkoi nëpër festa, thuajse asgjë nuk kam punuar...
TITO: A po keni mundësi të shfrytëzoni arkivat e Carigradit (njëjtë edhe ky e quan Stambollin si Andriqi) dhe qyteteve tjera të Turqisë? Ata kanë shumë materiale.
ANDRIQI: Gjithsesi që kanë më shumë materiale, por me një xhelozi të madhe i ruajnë dhe mendojnë që kanë shumë më tepër. Kamë vërejt që edhe në Sarajevë kemi informata mjaftë të mira. Pasi që bëhet fjalë për shekullin e XIX, mendoj se nuk do të kamë shumë vështirësi, sepse kryesisht unë përqendrohem në Bosnje. Ja, në këtë temë kamë punuar dhe mendoj ende të punoj, por po pres deri sa të kalojnë këto festa... Turqit janë shumë xheloz dhe nuk të besojnë. Ata frikohen që të huajt të gjurmojnë nëpër arkivat e tyre...
Në bisedë ndërhyn Bogdan Crnobrnja shefi i kabinetit të Titos: Ndoshta për shkak se historia e tyre ka qëndrim negativ kundrejt historisë tonë!?
ANDRIQI: Nuk do të pajtohesha me ju, me që nuk është ashtu. Turqit gjatë fillimit të pushtimit të tyre nëpër vendet tona kanë vepruar krejtësisht ndryshe, por ne, ata më së shumti i mbajmë në mend nga epoka e dekadencës së tyre. Nuk mund të thuhet që në fazën e parë regjimi i tyre tek ne ishte jo njerëzore, edhe pse çdo okupim është i rëndë...
TITO: Për dallim nga Bogomilët, ata në fazën e pare kanë qenë përparimtar...
ANDRIQI: Në Turqi pa tjetër duhet pranuar Islamin. Kur njeriu i thjesht apo robi e pranonte Islamin, në ushtrinë turke mund të bëhej mareshal. Në cilin vend tjetër kështu mund të bëhej? Në këtë drejtim në shumë vende, edhe sot ekzistojnë pengesa të ndryshme. Në perandorinë turke një numër i madh i vezirëve ishin Shqiptar, Hungarez, Serb, Kroat, Malazez etj. Ndërsa në perëndim këto pozita të larta kanë mund me i gëzua vetëm ata që i kanë takuar...
TITO: ...nëse i kanë takuar “gjakut” të verdh...( aludohet tek populli hebrenj ).
ANDRIQI: Në fillim, regjimi turk nuk ishte aq i keq, por, ne, at po e shikojmë nga perspektiva e sotme.
Edhe shkaku i jeniçerëve...ndërhyn Qosiqi
ANDRIQI: Edhe në perëndim i rekrutonin të rinjtë, dhe njësoj vepronin sikurse edhe turqit me jeniçerë, por me një metodë pak më të butë. Çka kanë qenë Arditët në Itali, apo pjesëtarët SS në Gjermani? Të gjithë këta ishin jeniçerë...Ai shkrimtari plak nga Egjipti për të cilin ju kam fol më herët është shumë njeri i çuditshëm. Merret me shkrime historike dhe është romansier, siç ishte tek ne Stojan Novakoviç. Në një kongres ndërkombëtar foli shumë ashpër kundër turqve. Por, pasi që është i verbër (me siguri është fjala për shkrimtarin Egjiptas Taha Husein, pl. SH. V.), nuk shihte se në rendin e parë është ulur ambasadori turk. Pas fjalimit të tij ai iu afrua dhe i tha: “Un jam ambasadori i Turqisë...” Në pyetjen se a kanë qenë Turqit faktor pozitiv apo negativ në historinë tonë, përgjigja ishte sikur se e Stojan Novakoviqit tonë, e cila ende është e mirë. Gjithsesi se çdo okupim është negative, por se Turqit diçka edhe na kanë sjellë. Ata barten tek ne pemë të ndryshme, zanate, ndërtimtari...
TITO: Këtë nuk e kanë bërë vetëm Turqit. Arabët kanë qenë ndërtues të urave...
ANDRIQI: Arabët ankohen se turqit kanë pas ndikim negativ në kulturën e tyre...
TITO: Në trupat turke ka pas mjaft shumë Arab.
Sërish ndërhyn Qosiqi: Sidomos nëpër korpuset e Afrikës.
ANDRIQI: Pa marrë parasysh dallimin e prejardhjeve, tek Turqit ekzistonte njëfarë ngjashmërie me Amerikën, njeriu mund t’i arrinte gjitha në çka kishte aftësi dhe prirje. Nuk ishte kusht që të ketë ndonjë prejardhje bujare...
TITO: Tani gjërat nga pak kthehen prapa.
ANDRIQI: Në Turqi kamë qenë me delegacioni tonë parlamentar të cilën e udhëhiqte i ndjeri Mosha Pijade.
TITO: A ju kanë treguar se si serbët në një betejë afër Ankarasë, Qeverisë turke u janë treguar më besnik se sa vetë Turqit? Kanë luftuar edhe atëherë kur vetë Turqit dorëzoheshin. Për këtë kamë pas rast të dëgjojë personalisht nga vetë Bajari (kryetar i Republikës Turqisë).
ANDRIQI: Po, kjo është e njohur. Ato kanë qenë trupat e Jankoviqit...
Biseda mes Titos dhe Andriqit ishte shumë njerëzore dhe pa tensione.
FUND.
*Pjesë nga libri i autorit Nexho Shipovac, “Fshehtësitë dhe lemeritë e Ivo Andriqit”.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Shevki Sh. Voca: Deklarata e z. Luigj Gurakuqi në parlamentin shqiptar
» Shevki Sh. Voca: Mitrovica në udhë përshkrimin e Branislav Nushiqit
» Shevki Sh. Voca: Noli, Vilsoni, Hil Mosi dhe parlamenti shqiptar
» Shevki Sh. Voca: Esat Pashë Toptani në librin e Millan Nediqit
» Shevki Sh. Voca: Fra. Llovro Mihaçeviç: Të metat dhe vlerat e shqiptarëve

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi