Bekim Toani:Dëshmimi - një proces që do ta shpëtojë lirinë e Kosovën…!
Faqja 1 e 1

Dëshmimi - një proces që do ta shpëtojë lirinë e Kosovën…!
Bekim Toçani
A po vërtetohet se kriminelët po veprojnë legalisht (1)
A e din o Zot, dikush nga askush në këto institucione, çka do me thanë kur nana nuk don me lindë fëmijë në një vend që është bërë shtet, sepse krimi i organizuar, korrupcioni dhe kriminelët ulen galuc mbi lirinë dhe përqeshin qytetarët?! A thua kanë menduar këta njerëz në institucione, pse shumë qytetarë mendojnë edhe sot se “duhet të ikim nga ky vend ku vie erë vdekjeje dhe kot bie shi e lindin fëmijë... “!
Shfaqja SHIK-Bllaca, në pikë të ditës (ashtu si u vra Enveri e Xhema) në skenën e hirtë kosovare ngjanë në skenat e filmave horror. Ajo skenë që ka mbetur e tillë tash e sa kohë pas luftës, pa shenjë drite, pa dritare dhe pa fije shprese se një ditë do të plaste lajmi: Nazim Bllaca dëshmon për vrasjet e SHIK-ut me urdhërdhënës që janë në Qeveri e Parlament. Ndodhi hapja e Kutisë së Pandorës, ajo që u prit aq shumë, tragjikisht shumë për brishtësinë e Republikës së Kosovës! E gjithë kjo atmosferë, s’ka se si të krijojë kushte ndryshe për të menduar a shkruar, përveç nëse e pranon se je në mes të kësaj dhe asaj bote, kësaj jete dhe asaj çfarë e kemi ëndërruar…Oh o Zot, po dëshmohet Enver Maloku edhe sot. “Mos u dëshproni sepse për gjithë punën që bëjmë ndoshta i vetmi shpërblim do të mbetet likudimi, por kam shpresë të madhe se e vërteta për Kosovën do të ngadhnjejë, me ose pa ne”, ka pohuar Enveri i ndjerë…dhe po e them se kjo, shkaku që listën e shumë përfolur për likudim e kemi pasur në QIK qysh më 1998 dhe për te e kanë ditur njerëz që sot përfaqësojnë LDK-në dhe institucionet!
Jam i sigurt se as Presidenti Rugova në amshim, bashkë me Enverin, Xhemën, Ismet Rracin, Ukë Bytyqin, Smajl Hajdarajn, Afrimin, Bekimin, Bardhylin, Sebahaten…krushqit e lirisë ndryshe, nuk do ta kuptojnë, tash e pastaj kurr ma, “metamorfozën” e njerëzve të LDK-së e LDD! A mund të thuhet se më s’ka arsye për frikë dhe se të gjithë ata që dijnë diçka, do të duhej të shkojnë dhe të dëshmojnë!? Që të lirohet Kosova, që të bëhet “derratizimi dhe dezinfektimi juridiko-politik i institucioneve”, ku ka zanë vend virusi qindfish më i rrezikshëm se A H1N1! Aty ku krimi dhe kriminelët janë fshehur prapa institucionit, prapa votës së lirë dhe prapa “imunitetit”!
Sa e sa herë kemi klithur deri në stërkeqje për këto pohime, sa e sa kërcënime, presione, “selame”, thirrje anonime telefonike…Sa vrasje ndodhën, si u ndamë në heshtje me Ali Ukajn, Enverin, Xhemën, Bardhylin, Shefkiun, Tahirin, Ahmetin, Drinin…E gjitha ka të bëjë me procesin e Metamorfozës…Si mund të qëndrojë edhe më tutje LDK në Qeveri me njerëzit që kanë dhënë urdhëra për vrasjen e njerëzve të vet, të veprimtarëve më të devotshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës…Si mundet bie fjala zonja Nekibe Kelmendi, të ulet përballë me ata që i patën “arrestuar e burgosur” por edhe keqtrajtuar shtazarakisht deputetët e Kuvendit të Republikës më 1998?! Si ndihet Edita Tahiri apo Gjergje Dedaj pas kësaj dëshmie rrënqethëse?! Si ndihet dhe a mundet LDD e edhe AAK të qëndrojnë ende në atë lloj Parlamenti ku ka vrasës, kriminelë ordinerë?! A mjafton deklarimi i Presidentit për shtet ligjor dhe thirrja drejtuar organeve të drejtësisë për zbardhjen e deklaratës të anëtarit të ish SHIK i cili madje ka pranuar se ka vrarë një person me emër e mbiemër si dhe që ka marrë pjesë në 17 raste tjera rrahjes brutale, kërcënimesh, shantazhesh…?!
Një shikim mbrapa i Kosovës para dhe pas 1999 të ngjeshë misht! Sa shumë ka pasur tkurrje të lirisë nga këta njerëz që e vranë Kosovën, ia vranë bijt që reflektuan fjalën e lirë, të vërtetën por edhe na e kujtuan gjamën që po i sillej mbi qiell shtetit në krijim. Dhe mbi gjithë këtë lëmsh ndjenjash e mendimesh, kujtesa të dërgon te ngjarjet për çka nuk shkruam e as nuk folëm…sepse kishim frikë dhe sepse na kërcënonin ne, por s’ishte kjo. Na i kërcënonin fëmijët dhe gratë! Pas qeverisje së Kryeministrit Thaqi (edhe më 1999 si ish Qeveri e përkohshme), veçant tash, kot shkon në SHPK, e ju thua për kërcënimet! Ata mund të të deklarojnë se “kësi kërcënimesh ka përditë”! Hajt dhe ec e mos mendo se logjistika e krimit dhe e atyre kërcënimeve, nuk gjendej aty ku zv. Ministër është njëfar Fatmir Xhelili?!
Padashtas të shpëton gjama dhe ofshama: A është tkurrur aq shumë liria sa për t’mos dëshmuar, a ka humbur kuptimin dashuria dhe fundja a ekziston ajo kur përgjohet dhe shpesh i ndërrohet emri deri në vrasje?! A mund të ketë dashuri kur ndrydhet e vërteta dhe kur Poeti as Njeriu, gazetari apo akademiku, nuk i besojnë shiut që nuk ka në brendi një ylber? A nuk të rrënqeth misht kur një nanë në Kosovë thotë: Jo, nuk do të lind ma fëmijë në këtë vend! A ka namë ma të madhe se kjo?! Aq shumë janë zhgënjyer njerëzit sa nuk duan të lindin e as të rrisin fëmijë në Kosovë?! E di dikush nga institucionet shijen e hidhur të këtij pohimi?! Apo ata dëshirojnë të rrisin vetëm fëmijë parlamentarësh, qeveritarësh, kryetarësh, deputetësh, SHIK-istësh…?!
Vijon

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Bekim Toçani:Heshtja vrastare e ndërgjegjes (2)
Heshtja vrastare e ndërgjegjes (2)
Madje, ka në LDK e LDD, sish që ulen ballë për ballë me Xhavit Halitin, ndoshta edhe me Xhelilin e Sylën…dhe heshtin! Ka deputetë të LDK që janë plagosur dhe mbajnë ende kujtim plumbin e SHIK! A thua janë shndërruar në pasionant pushteti e karrigeje?! A thua kanë harruar lotët e fëmijëve e të familjarëve të Enverit, Xhemës, Shefkiut…atij vargu të pafund të atyre që u vranë dhe kurrë nuk e ditëm pse?!
Në vendin ku ka harresë të padurueshme dhe mungesë dashurie
E keqja e madhe është se ne kemi heshtur! Pavarësisht se kemi bërë disa përpjekje, kemi shkarravitur disa opinione, ese, analiza…Madje për çdo përvjetor u kemi shkuar tek varret edhe Jusuf Gërvallës, edhe Enver Malokut e Xhemail Mustafës, edhe Shefki Popovës, Bardhyl Ajetit e Bekim Kastratit, Komandant Drinit apo Ahmet Krasniqit, Tahir Zemajt apo trimave tjerë…Kemi vënë lule plastike mbi varret e heronjve, hej. S’ka më tragjike se t’i vësh të vdekurit lule pa shpirt, pa aromë, pa jetë…! Ka shumë përzierje ndjesish në këto çaste kur e shikon CD e Nazim Bllacës dhe e kujton bisedën me Enverin, Xhemën, Afrimin…Kur po përkujtonim Afrimin, Hyzriun dhe Ilirin, regjisori i “Metamorfozës” pat pohuar se e gjithë kjo ngjanë sepse ka mungesë dashurie dhe harresë të padurueshme. A thua dje e pastaj, që nga vrasja e Jusuf Gërvallës e deri sot, a do të mbesin ende vrasjet politike “të pandriçuara” dhe a do të jemi dëshmitarë të “hetimet vazhdojnë”?! A thua si mund të garantojnë qytetarët e Kosovës, Iv De Kermabo dhe Kryeministri Thaçi, se do të ketë drejtësi…A mund të “sigurojë” drejtësi njeriu që e ka ditur për SHIK-un, ka parë e ndoshta edhe ka marrë pjesë në përpilimin e listës për likuidim dhe tash qëndron në pushtet?! Sa tragjike është kur edhe të vrasin e edhe të vijnë në varrim e të lexojnë epitafin?!
“Dashurinë po na e përgjojnë e ne vdesim duke kënduar”, mund të mendosh, duke e parë me afsh mollën, “mollën e ndaluar” e cila mes gojës së ujkut dhe pamundësisë për të dëshmuar mbetet peng i frikës dhe ankthit...Dhe me të drejtë shtrohet pyetja para Zotit: kush po e përgjon dashurinë, pse vdekja troket në krenarinë dhe egon e poetit, intelektualit, luftëtarit dhe të gjithë atyre që lirinë e kishin projektuar ndryshe nga SHIK dhe mbeturinat enveriste! Atë lirinë për të gjithë, edhe për Enverin e Xhemën dhe familjet e tyre, edhe për ushtarakët e lirisë Ahmet Krasniqi, Tahir Zemaj, Komandant Drini, etj…
Deri dje, lirshëm mund të thuhej se s’kishte harmoni, kishte keqkuptime, kishte dhe ka fëmijë jetimë, njerëz të pagjetur, plagë të pashëruara, dyshime dhe kishte vrasje e vrasës! Ata “të pa njohur” (tashmë e edhe më parë të njohur), që gjithnjë arrinin të iknin?! Këto mbetën shqetësimet dhe ankthet e njerëzve që dinin diçka për këto vrasje dhe nuk dëshmuan kurrë! Kishte edhe sish që dyshonin, por nuk patën askurrë guxim intelektual, moral as njerëzor të thonë të vërtetën. Ose së paku të pretendojnë ta thonë një pjesë të asaj të vërtete që do zbardhë vrasjet e pasqaruara që kanë lënë fëmijë jetimë... Madje, ka në LDK e LDD, sish që ulen ballë për ballë me Xhavit Halitin, ndoshta edhe me Xhelilin e Sylën…dhe heshtin! Ka deputetë të LDK që janë plagosur dhe mbajnë ende kujtim plumbin e SHIK! A thua janë shndërruar në pasionant pushteti e karrigeje?! A thua kanë harruar lotët e fëmijëve e të familjarëve të Enverit, Xhemës, Shefkiut…atij vargu të pafund të atyre që u vranë dhe kurrë nuk e ditëm pse?!
A thua o Zot, drejtësia po vjen?! Nëse varet nga Kryeministri, nuk do zbardhet asgjë! Krahasoni këto dy deklarata, ju lutem, të Presidentit dhe tjetrën të Kryeministrit! Presidenti Sejdiu insiston që organet e ndjekjes dhe të drejtësisë, të Kosovës dhe të EULEX it, të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme, të parapara me ligj, për të ndriçuar të gjitha të dhënat e ofruara në deklaratën e këtij qytetari dhe për të ndërmarrë të gjitha masat e parapara me ligjet në fuqi. Sejdiu ka thirrur të gjithë qytetarët e vendit që, me gjithë shqetësimet, të ruajnë qetësinë dhe të kontribuojnë në stabilitetin e vendit tonë, duke besuar dhe duke mbështetur institucionet vendase dhe ato ndërkombëtare të drejtësisë, në veprimin e tyre sa më me efikasitet për zbardhjen e të gjitha rasteve të pandriçuara, si dhe për sjelljen e autorëve të tyre para drejtësisë. A thua liderët ende mendojnë se nuk e kanë vra ndjenjën që mbajti gjallë luftën dhe përpjekjet për pavarësi. A thua nuk e dinë se na e kanë plagosur për vdekje besimin! "Unë personalisht jam në anën e ligjit…”, ka deklaruar Thaçi duke u ”distancuar” në njëfarë mënyre nga drejtuesit e SHIK, pra edhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme ku po duket se ka udhëhequr SHIK dhe jo Zejnun Pajaziti!

Similar topics
» Media franceze: Albin Kurti, njeriu që dëshiron ta shpëtojë Kosovën
» KE-ja kritikon Kosovën për krimin dhe lirinë e shprehjes
» Kontrata e Ibrahim Rugovës ishte vetëm me Kosovën dhe lirinë e demokracinë e saj
» Koloreto Cukali:Një njeri i vetëm do të shpëtojë Shqipërinë
» Mbi lirinë ekonomike

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi