Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mbi lirinë ekonomike

Shko poshtë

Mbi lirinë ekonomike Empty Mbi lirinë ekonomike

Mesazh nga Agim Gashi Thu Oct 28, 2010 3:39 pm

Mbi lirinë ekonomike





Mbi lirinë ekonomike Sali%20berisha4


Nga SALI BERISHA


Themeli i të gjitha arritjeve ekonomike të njeriut e të njerëzimit qëndron në lirinë dhe iniciativën e tij të lirë. Dëshmia më madhore e saj, sot është zhvillimi i ekonomisë planetare. Sot, kapitalizmi botëror ka marrë përmasa gjigante të pakrahasueshme dhe ky fakt ka bërë që rritja ekonomike botërore të jetë më e madhe, se në çdo kohë tjetër. Në rast se për 800 vite me radhë, ekonomia e botës u rrit me pak a shumë me 1 përqind, gjë që e mbajti njerëzimin në tërësi në varfëri, nga vitet '70-të të shekullit XX e këtej, me hyrjen në skenën e botës të Kinës dhe Indisë si fuqi kapitaliste ekonomike, ky sistem ka njohur përmasa më të mëdha dhe ka garantuar rritjen dhe prosperitetin më të madh.
Ky sistem në mënyrën më eficente ia ka dalë të nxjerrë qindra e qindra milionë njerëz nga varfëria. Shembulli më tipik në këtë rast është Kina, por India ecën, ndërkohë që ekonomia amerikane, pothuajse gjatë gjithë shekullit që shkoi e gjer më sot, kryeson ekonominë e botës, me gjithë zhvillimet e bujshme të ekonomive të tjera. Të gjitha këto kanë pasur e kanë në bazë e në thelb lirinë ekonomike. Paralel me këtë sistem ekzistoi edhe një sistem tjetër, i cili përfundoi në galerat e historisë, vetëm e vetëm, para së gjithash e mbi të gjitha, sepse shtypte e ndrydhte liritë ekonomike.
Por unë mund të them me bindjen më të plotë se shembulli më i shkëlqyer i 60 viteve të fundit i efektit të lirisë ekonomike është Shqipëria. Nuk ka një vend tjetër që të ilustroi më mirë efektet e saj, sesa ky vend, i cili vetëm 20 vjet më parë ishte një vend me të ardhura 204 dollarë për frymë dhe sot, ka rreth 6 apo 7 mijë dollarë për frymë. Nuk ka asnjë vend tjetër që të ketë pasur një kapërcim të tillë, nga vendi me të ardhurat e niveleve më të ulëta, në një vend me të ardhura të niveleve të mesme të larta.
Më duhet t'u them këtyre rilindësve të 2005 se liria ekonomike ka njohur në vitet '92-'96 dimensionet më të paparashikuara. Është ky vend që çliroi çmimet, u dha atyre lirinë e parë dhe lirinë me të cilat ato kërcyen jo 1 apo 8, por 15 herë; është ky vend që nga hiperkolektivizmi total arriti në vitin '96 të ketë 80 përqind të prodhimit nga sektori privat, nga iniciativa e lirë; është ky vend, të dashur rilindës të vitit 2005, ju kam miq ndaj po ju quaj edhe kështu, i cili vendosi jo në vitin 2007 apo 2008, por në vitin '93-'94 sistemin fiskal me barrën fiskale më të ulët në Europë, TVSH me 12.5 përqind, duke qenë vendi i dytë në botë, për aq sa liria ekonomike ka të bëjë me taksat, ky vend zbatoi me besnikëri të madhe Hayek dhe parimet e tij, është ky vend që privatizoi me shpejtësi të rrufeshme, sa asnjë vend tjetër, të gjitha asetet, apartamentet, tokën; është ky vend që lekun e zgërlaqur që po vidhisej në honet e historisë monetare e bëri të qëndrueshëm, të qëndrojë në kurs të lirë me monedhat e botës, dollarin, ECU-n dhe të tjerat në atë kohë. Pra, Shqipëria është shembulli më i arrirë, sesi funksionon liria ekonomike.
Po ky shembull u faktua në mënyrë të shkëlqyer në vitet 2008-2009-2010. Ekonomia e këtij vendi është e dyta ekonomi në Europë që i rezistoi krizës ekonomike dhe ruan rritje ekonomike. Ekonomia e këtij vendi është e vetmja ekonomi që realizon sot 13 përqind të ardhura, më shumë se vitin e kaluar. Ekonomia e këtij vendi është e vetmja ekonomi në Europë që regjistron një rritje të eksporteve 60 përqind, në një kohë kur retë e krizës ende nuk janë kthjelluar dhe kjo, absolutisht, vetëm e vetëm sepse ky vend ju përmbajt me vendosmëri të madhe parimeve të lirisë ekonomike. Ky vend, sot renditet për fillimin e biznesit 27 pikë më lart, sesa vendet e OECD-së dhe kjo është asgjë tjetër veçse liri ekonomike. Ky vend renditet 7 përqind më lart, sesa mesatarja e vendeve të OECD-së, vendeve më të zhvilluara të planetit. Dhe kjo, jo se ky vend ka bërë investime miliarda dollarë për këtë qëllim, por sepse ka zhvilluar lirinë ekonomike.
Ka që ndjehen hayekistë të lumtur. Unë sinqerisht besoj Hayek e doktrinën e tij. Unë nuk fajësoj Friedman për këto që kanë ndodhur. Absolutisht jo. Abuzimet me lirinë në fushën e tregut, njëlloj si të gjithë abuzimet me lirinë në fusha të tjera, prodhojnë konsenkuencat e veta të padëshirueshme. Është gabim të fajësosh lirinë, për ato që bën babëzia njerëzore. E kam thënë dhe e theksoj sërish se midis presidentit të Northern Rock dhe Rrapush Xhaferrit, absolutisht, janë vëllezër siamezë në babëzinë e tyre, njëri mund të vijë nga Oksford, Kembrixh, tjetri, të më falni, injorant dhe i pashkollë. Por kur erdhi puna të dy ndërtuan piramidat e mëdha dhe këtë e bënë nga babëzia, e bënë duke abuzuar me liritë e kuadrit ekonomik. Dhe kjo nuk qëndron as në doktrinën e Hayek, as të Friedman, as të Adam Smith dhe të askujt tjetri.
Ka një moment, për të cilin dua të jem i hapur, që do të mbetem gjithnjë, në një mënyrë a në një tjetër, i pazgjidhur edhe me Keynes, investimet. Keynes rrit shpenzimet për qëllimet e tij, ndërsa për mua, rritja e shpenzimeve është investim tek njeriu. Për këtë, unë jam qind përqind dakord. Në këtë debat, nuk është zgjidhur dhe nuk mund të zgjidhet tërësisht e në mënyrë natyrale shpërndarja e të ardhurave, sepse të gjithë janë të barabartë para ligjit, por, për fat të keq, nuk janë të gjithë të barabartë për kushtet, rrethanat e të tjera. Në këtë rast, qeveria e ka konsideruar dhe e konsideron jetike investimin në burimet njerëzore, pra, rritjen edhe të shpenzimeve, çka nuk iu pëlqen, por kjo do të vazhdojë të ndodhë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi