Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gezim Uruçi: N D A R J A

Shko poshtë

Gezim Uruçi: N D A R J A Empty Gezim Uruçi: N D A R J A

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 03, 2009 10:21 am

Gezim Uruçi: N D A R J A N100000105181438_229

Gezim Uruçi: “ N D A R J A “

Gezim Uruçi: “ N D A R J A “ Gezim My. URUÇI (*) Nga cikli me poezi “SHQETESIMET e OHRIT” Faqe - 83. Tushemisht – Pogradec Shtator – 1977.



Viti qe ne u ndame, mbeti thjeshte,
Si nje gure miliar Romak.
Ne labirintet e rrugetimeve te mija.
Si nje reference, drejte nje jete te re.
Ose me mire te themi, viti zero.
Eh viti zero....... !
Sa e çuditeshme !
Para Krishtit ose mbas Krishtit.
Se ashtu ishe, Ti, per mua.
Ne AND-n e jetes time.
Para teje ose mbas teje...... .
E nga ajo epoke, si ne mjegull,
Me kujtohen vetem kaçurrelat e tua.....
Te verdha, si argjendi i Trojes antike.
Si nje hyjni mitologjike Ilire.
Ose, ose, si nje perendeshe Pellazgjike,
E kultit tim dhe hobit tuaj te virgjer.
Per te gjunjezuar dashurine,
Per ta rrezuar ate nga Panteoni
I shenjte mitik .
E perse ?
Per egot e tua, kryeneçe.
Mes meje dhe teje, nje mjegull e bardhe.
Ashtu tere shtellunga, si kaçurrelat e tua.
Ah kaçurrelat e tua, te verdha...... !
Dhe brenda kesaj mjegulle,
Misteri i ndarjes.
Ej........ Ku shkon moj vajze ..... !
Andej eshte qielli i vetmise.
E neser, oh neser........ !
Do ti ngjani, nje murgeshe,
N’ Kalkuta,
Ne terrin e perjetshem..... !


(*) – Nga cikli me poezi “SHQETESIMET e OHRIT”
Tushemisht – Pogradec
Shtator – 1977.



Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi