Eda Zari: nje pjese nga libri -"Dinastia Lela nga Permeti ne 12 enderrat e dasmave Shqiptare"-
Faqja 1 e 1
Eda Zari: nje pjese nga libri -"Dinastia Lela nga Permeti ne 12 enderrat e dasmave Shqiptare"-
Eda Zari: nje pjese nga libri -"Dinastia Lela nga Permeti ne 12 enderrat e dasmave Shqiptare"-
Çobani
Dhjetor 2000 – Düsseldorf / Gjermani
(Ne kete kohe Cobani kish 5 vite qe kish nderruar jete – “Rahmet paste”!)
Ne dhjetor te vitit 2000, ne nje nga ato dite te shumta te vrenjtura te dimrit, por aspak romantike pak para krishtlindjeve, gjendesha ne kuzhine duke qeruar patate dhe si gjithmone ne raste te tilla hap radion dhe degjoj e shkujdesur stacionin tim tashme me te preferuar Radio Multikulti – Funkhaus Europa - WRD5.
Ne sfond degjohej nje grua e cila fliste frengjisht, dhe mbi zerin e saj moderatori gjerman i cili perkthente pa stres, por shume i interesuar, intervisten ne sfondin e se ciles gjithashtu luhej nje muzike qe mu duk se e njihja !
“-Ja, in der Tat, es ist ein unbeschreibliches Gefühl wenn…… - degjoja tek moderatori perkthente ne gjermanisht biseden e gruas.
Ai vazhdonte te perkthente komentin e gruas ne sfond:
-“ …eshte nje ndjenje qe nuk mund ta pershkruaj, kur degjoj tingullin e klarinetes se tij.Kisha dite qe i shoqeroja dhe u familjarizuam aq shume sa megjithese nuk kuptoheshim ne gjuhe, artikuloheshim nepermjet gjuhes trupore duke patur muziken si te vetmin „mjet „ komunikues dhe per cudine e te gjiheve funksiononte shkelqyshem.Njehere kur grupi qe ne prova e siper, tek studiot e Radio Frances, ata qene ulur ne forme rrethi ( ashtu i shija perhere) dhe duke u gjendur prane Tij si ato vajzat e vogla, te lumtura e te llastuara, e pyeta me koketeri nese, a mund ta mbaja pak sekonda klarineten e tij, ashtu thjeshte nga dashuria per ate tingull qe prodhonte …
Pasi ia perkthyen deshiren time, “Ai“ foli ne gjuhen e tij me nje ton serioz i cili me irritoi dhe nga c´mesova ai tha:
“Posi moj vajze, po kujdeees..mos djegc duart!
Remzi Lela qe jo vetem nje-Gjeni - por cuditerisht per moshen e tij, Maestro kishte dhe humor te holle! Muzika te cilen Ai dhe vellezerit e tij luanin, vinte nga nje kohe e larget, te jepte ndjesine sikur kishe shkeluar ne ato vise te panjohura, ku me ane te tingullit te klarinetes se Tij, Remziu aq bukur pikturonte himtesisht ne telajon e fantazis sime”.
Nuk e kuptoja pse egzistonte nje lidhje midis muzikes se tyre dhe Nostalgjise sime.Me ne fund, i rash ne te dhe besova se sekreti qendronte tek origjinaliteti dhe autentika me te cilen Zoti Remzi Lela dhe “Lelet” egzekutonin.Ata qene te dashuruar me cilendo melodi qe luanin.“Nostalgjia”me te cilen ata interpretonin kete muzike te virgjer, ishte “Dashnorja” e perhereshme dhe besnike e Leleve nga Permeti i “Madh“ i Shqiperise se “vogel”......!
Kjo qe Zonja - Madam Bornxoty
(musik -etnologe francenze, nje nga figurat me domethenese ne “skenen” e folkut internacional) e cila fliste mbi Dinastine Lela Dé Permet dhe Dajoshin tim –Remzi Lelen.
Menjehere, sa degjova emrin Remzi Lela, leshova thiken me te cilen po qeroja dembelisht patatet dhe shtypa shenjen Record te kasetofonit, per ta incizuar emisionin. Pata fat!
Emisioni kish filluar pak para se ta hapja une, dhe fatmiresisht per rreth 1ore e 25min. une humba ne lote, krenari, dhimbje, kujtime dhe kerkoja me syte larte neper tavanin e kuzhines fjalet, komentet, tingujt qe ishin mbledhur ne ato 26 meter katror.Nuk di sa here, mund ta kem kthyer kaseten e incizuar.E degjoja, edhe njehere, dy, tre, e ridegjoja, e ndaloja, me pas prap ecte shiriti.
Gruaja ne Radio dhe moderatori nuk pushonin kurresesi biseden e cila transmetonte dhe te krijonte nje gjendje si te ishe ne - Trance.
Biseda vazhdonte:
“ ... O mon dieu , si mundet dikush te komentoj rreth Muzikes se “Leleve. Muzika e tyre eshte ushqim per shpirtin, ajo permban elemente te fuqishem shprehes, sa qe shpesh harron dhe te marresh fryme.
Tingulli Klarinetes se Remziut dhe butesia e shumellojshmerise se zerave ne harmoni te pa degjuar, te cojne ne nje enderr qe edhe kur zgjohesh, enderra vazhdon.Mistika e muzikes se tyre pemban nje polifoni te vecante e specifike qe rralle mund te krahasohet me harmonine apo ordentet e muzikes rreth pellgut te ballkanit po dhe atij te Detit te Zi. Ajo ç’ka duhet theksuar përsa i përket studimit të polifonisë dhe muzikes te folkut shqiptar, lidhet me faktin se muzika popullore polifonike shqiptare deri para viteve ’40 të shek.XX ishte fare e pa studiuar nga muziko – etnologet internacional.Keshtu padashur eshte krijuar nje humnere gjigande mbi njohurite e tyre te pergjitheshme mbi muziken Ballkaneze.Por e nenvizoj se, muzika per te cilen flasim tani eshte unike.Aq unike sa dhe Kadencat mbi te cilat Remzi Lela improvizon dhe nderton shtjellimin e temes se Kabase, te cilen do ta quaja formen me pikante e delikate e njekohesisht qe karakterizon portretin e valleve te shqiperise se jugut. Kalimet dhe figurat qe ai interpreton, jane te pa rrahura apo qofte dhe te pa degjuara.E them me bindje te plote se ky art, eshte vetem arti i Tij.Arti i Remzi Leles.
Muzika e Leleve eshte mjaft e dhimbshur, te ben te qash.Te bente qash sepse emocioni im muzikal me nxit te shfrehem ne kete gjuhe. Megjithese bukurine e trishtimit e hasim shpesh ne kenget e vajit te kesaj zone.Duke ju referuar historise, dhe arteve te tjera si psh, ne poezi, skulpture, gojdhenat, perrallat, gjurmet e shumta te epokes antike, ose ne mitologjine Ilire pasqyrohet me nje krenari aspak te semure,figura e heronjeve.Edhe ne muzike keto figura jane mjaft prezente.Por po tua veme “veshin” melodive te kengeve jane ne te shumten e rasteve ne akorde te zvogeluara, apo ne minor por aty per aty nxjerr “koken” nje akord maxhor i cili ben te mundur qe nepermjet bordurave te Isove dhe koloritit te zerave ndizet nje atmosfere festive dhe te te rremben ne nje bote te veshur me ngjyrat e zjarrta te perendimit te djellit”.
Madam Bornxoty vazhdonte.
“Kur degjoj albumin ne fjale nje prodhim i vitit 1991, them se kjo muzike, ky material me plot goje mund te kish qene me qindra vjet me pare e prodhuar apo realizuar! Kjo e fundit flet per vete faktin e nje muzike me mode te pa cenuara.
Klarineta, Isot, Llahuta, Akordeoni, Defi, dhe Violina perbejne nje fill percueshmerie te kesaj muzike ku rreh pulsi i artit dhe artistit purist te jetes».
Zonja Bornxoti, fliste me nje vokabular te pasur me shprehje etno-metaforike, por njekohesisht ajo i qendronte opinonit te saj profesional (per artistet ne fjale) korrekte, per te mos i hequr e as vene teprica.Nuk qe aspak nje interviste promovuese per grupin Lela (muzika qe luhej ne sfond qe nje pjese instru-mentale «Kaba» nga albumi i tyre titulluar “Polyphonies Vocales Et Instrumentales D'Albanie” i realizuar ne Paris me 1990-91, ne studiot e Radio France , pordhim i Label Bleu –Indigo Records –France) apo nje dialog pyetje -pergjigje sic ndodh shpesh ne te tilla raste.
Jo!
Bornxoty, kish hullumtuar nje jete te tere ne “detin e madh» te folkeve dhe kulturave muzikore dhe quhej tashme ne elitat e Folk-worldmusic si “GURU” i zbulimeve etno-muzikologe ne mbare 5 kontinentet e rruzullit. Etnologja fliste e komentonte me nje patos te shendetshem. Zeri i saj tingellonte mirenjohes ndaj faktit qe, egzistonin ende “klika” puriste si Lelat, te pasur ne ritual, muizkalitet te persosur, dhe ajo tashme kish “zbuluar”nje sunduk me perla artistesh “Safi”, sic i thone nga Permeti. Zonja Bornxoty, mundohej te evitonte cdo krahasim qe partneri i bisedes se saj tentonte te bente mbi “Lelat” duke thene se kjo muzike kishte perngjasje me polifonine apo modet bullgare.Bornxoty qe bere tashme nje “Freak” i vertet persa i perkiste fushes se saj “Etno-zbuluese”.
Ajo kish jetuar gjate ne vendet e Afrikes se Veriut & Jugut. Iniciativat e saj ndaj etnomuzikologjise boterore e kishin cuar ne Irlande, tek fiset e “Aborigines” ne Australi, Maroko- tek artistet e “Gnawa Music” (emri Gnawa vjen si rrjedhoje e levizjes se ushtareve skllever, me origjine nga “Black Africa” te cilet vendosen “vllazerin “e tyre ne Marroko.Njekohesisht ata jane muzikante, e iniciatoret e pare te cilet ben te mundur nderthurjen e zakoneve te kultures Afikane me ate Arabe-Berbe), tek murget kantor ne Tibet, ne Amerike tek indianet me origjine Shamane ( Misuri), dhe lista vazhdon duke arritur me vone, fare pa pritur dhe pa udhetuar kaq gjate pikerisht ne mes te Parisit takohet me «Permetin».
Ishte nje mrekulli, tek degjoja Kabane para introduksionale te kenges «C´u keput nje kembe mali», ku Cobani ligjeronte shtruar me klarineten e tij, dhe krahas tij, zeri komentues i.Znj.Bornxoti e cila me frengjishten e saj elegante e ngrinte krenarin time ne „qellin e shtate“.
Ajo fliste per Remziun me superlativa, jo vetem ne lidhje me tekniken e tij te frymes apo tingullit te paperseritshem te tij, por edhe mbi mimiken interpretuese te Cobanit, biseda trupore midis gishtit, ndjenjes dhe instrumentit te tij.
Me lotet shkatarruar neper fytyre, kapa receptorin e telefonit dhe morra time moter ne telefon duke i treguar ne kaos:-
“.....ai, ai ishte i madh dhe do mbetet i pa perseritshem....!
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Promovohet libri i Anna Di Lellio-s "Beteja e Kosovës 1389 - një epikë shqiptare"
» Sefedin Krasniqi:Pjesë nga libri i Maxhun SMAJLIT-LUFTA DHE DILEMAT SHQIPTARE
» Pilo Zyba: KA DALË NGA SHTYPI libri " NJË RICOS TJETËR " i poetit grek Janis Ricos. Libri përmban poemat e tij më të mira
» Shefki Olloman:Disa Poezi nga Libri "Zgjohu, ngritu Shqipëri"!
» Shkrime nga HALIL XANI dhr BIOGRAFIA
» Sefedin Krasniqi:Pjesë nga libri i Maxhun SMAJLIT-LUFTA DHE DILEMAT SHQIPTARE
» Pilo Zyba: KA DALË NGA SHTYPI libri " NJË RICOS TJETËR " i poetit grek Janis Ricos. Libri përmban poemat e tij më të mira
» Shefki Olloman:Disa Poezi nga Libri "Zgjohu, ngritu Shqipëri"!
» Shkrime nga HALIL XANI dhr BIOGRAFIA
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi