Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hajriz Kastrati, babai i Bekimit, apelon: Dua të di kush ma ka vrarë djalin?

Shko poshtë

Hajriz Kastrati, babai i Bekimit, apelon: Dua të di kush ma ka vrarë djalin? Empty Hajriz Kastrati, babai i Bekimit, apelon: Dua të di kush ma ka vrarë djalin?

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 03, 2009 11:30 pm

Hajriz Kastrati, babai i Bekimit, apelon: Dua të di kush ma ka vrarë djalin?

Unë nuk po kërkoj hakmarrje. Unë jam për ligj e për drejtësi. Prandaj po kërkoj të di kush e ka vrarë djalin tim Bekimin dhe ligji e drejtësia të bjerë mbi ata kriminelë që ma vranë djalin tim e gazetarin e gazetës kombëtare “Bota sot”.

Hajriz Kastrati, babai i Bekimit, apelon: Dua të di kush ma ka vrarë djalin? Hajrzi-kastrati
Hajriz Kastrati pranë varrit të Bekimit, ditën e varrimit

Polluzhë, Drenicë, 3 dhjetor - Hajrzi Kastrati, ose axha Hajriz, ka tretur mbi supe të shtatëdhjetat, por edhe më tutje po mbahet si burrat. Ankohet nga pak nga ndonjë dhembje, thotë se kohëve të fundit po e mundon një grip, por nuk beson se e ka “...atë gripin e keq” që po thonë se po e bën kërdi botën. Prej 19 tetorit të vitit 2001, bashkë me barrën e viteve, bashkë me katrahurat e jetës, në shpirt mban edhe një dhembje, një dhembje të madhe, një plagë të hapur për vrasjen e djalit të tij Bekim Kastratit, gazetar i gazetës kombëtare “Bota sot”. Kur mërzia dhe dhembja ia rëndojnë shpirtin, ai ndez një cigare dhe niset qetë drejt varrezave të fshatit për t’u çmallur së paku shpirtërisht me Bekimin. Ai nuk derdh lot, se është burrë, por viziton Bekimin, edhe pse në varr, bashkëbisedon në heshtje me të, ia rregullon barin dhe lulet mbi varr dhe pasi të jetë shfryrë me shpirt e me zemër, “përshëndetet’ me Bekimin dhe qetë, fare qetë kthehet në shtëpi te Vesa e Era. Ai nuk u tregon dy vajzave të Bekimit se ku kishte qenë, ndërsa ato, edhe pse e vërejnë në fytyrë shqetësimin e gjyshit, nuk e pyesin, por vetëm i hedhen në përqafim dhe kështu e rrokullisin edhe një ditë të kësaj jete me dhembje për vrasjen e djalit e të babait të tyre Bekimit.
Kështu duket një prej ditëve të zakonshme të Hajriz Kastratit, babait të Bekim Kastratit, gazetarit të gazetës kombëtare “Bota sot” i vrarë në natën e 19 tetorit të vitit 2001 në një pritë në hyrje të Skenderajt. Bashkë me Bekimin u vranë edhe Besim Dajakun dhe u plagos Gani Geci.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni në numrin e nesërm të gazetës "Bota sot")Hajriz Kastrati, babai i Bekimit, apelon: Dua të di kush ma ka vrarë djalin? _vesa_03.JPG
Vesa nuk i kishte mbushur dy vjet të plota kur ia vranë Babin


Edituar për herë të fundit nga Agim Gashi në Thu Dec 03, 2009 11:31 pm, edituar 1 herë gjithsej
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hajriz Kastrati, babai i Bekimit, apelon: Dua të di kush ma ka vrarë djalin? Empty Ekspertët: Dëshmia e Bllacës hapi rrugën e zbulimit të vrasjeve

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 03, 2009 11:30 pm

Ekspertët: Dëshmia e Bllacës hapi rrugën e zbulimit të vrasjeve

Dëshmitë e Nazim Bllacës po i lidhin dëshmitë e vrasjeve me njëra tjetrën, kështu vlerësojnë edhe ekspertët, mirëpo të enjten policia e EULEX-it e kishte marrë në pyetje si dëshmitar i tentim atentateve, Adem Salihajn, i cili tha se do të dëshmoj përsëri, meqë kjo nuk mund të merr fund.

Dëshmive të Nazim Bllacës për numrin e vrasjeve të pas luftës në Kosovë, si duket po iu shtohen edhe shumë raste të tjera, kështu Bllaca tani mbeti vetëm pikënisja e këtij akti, apo vegëza për të cilën tani po lidhen shumë e shumë dëshmi të tjera të të njëjtës tematikë.
Dëshmitari Nazim Bllaca, të dielën pranoi publikisht në qendër të Prishtinës, se ka marrë pjesë në 17 akte kriminale, vrasje, tentimvrasje, rrahje brutale etj., dhe se shkak i këtij deklarimi të tij, të të gjitha rrëfimeve për krimet që dinte, ishte edhe ndjenja e pendesës. Por, rrëfimi i tij, tashmë ka marrë dhenë së bashku me dëshminë e bërë publike në një video incizim, gjatë muajit tetor... (tekstin e plotë mund ta lexoni në numrin e nesërm të gazetës "Bota sot")
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi