Apel për sanimin e situatës politike në Shqipëri
Faqja 1 e 1
Apel për sanimin e situatës politike në Shqipëri
Fronti i Bashkuar Shqiptaro-Amerikan, rreth acarimit të situatës politike në Shqipëri
Shoqata Fronti i Bashkuar Shqiptaro-Amerikan, si dhe Diaspora jone ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, po perciellin me vemendje te madhe dhe keqardhje,ngjarjet e koheve te fundit ne Shqiperi dhe jane teper te shqetsuara,per situaten e renduar qe po kalone aktualisht vend yne, qysh pas zgjedhjeve te pergjithshme parlamentare te 28 qershorit 2009. Problemet e shumta,qe u vrejten ne kete proces zgjedhor,si dhe te metat e dobesite,qe u konstatuan gjate ketyre votimeve,treguan edhe nje here qart,se ne Shqiperi nuk po realizohen akoma zgjedhje te qeta,te ndershme dhe te drejta e sipas standarteve nderkombtare qe kerkone koha dhe demokracia eshte ende larg, e pa konsoliduar dhe e brishte. Keto parregullsi serioze e te papranueshme per nje shoqeri demokratike,qe flasin dukshem edhe per abuzime me voten e popullit, çuan drejt per se drejti ne acarimin e marredhenieve midis dy partive kryesore, asaj Demokratike ne pushtet dhe Partise Socialiste ne opozite, mosnjohjen e zgjedhjeve te reja, bojkotimin e Parlamentit dhe perkeqsimin e klimes politike ne vend.
Kerkesat e vazhdueshme dhe te drejta te Partise Socialiste dhe aleateve te saj,per te hapur nje pjese te kutive te votimit,rinumruar votat dhe bere transparent procesin zgjedhor atje ku ka dyshime, kane hasur ne rezistencen e prere te Partise Demokratike,e cila e kundershtone kategorikisht nje veprim te till,duke nxierre perpara si tabu justifikuese vendimin e nje gjykate,qe i ndalone gjoja rreptesisht nga ana ligjore procedura te tilla. Mungesa e vullnetit te mire,deshires dhe predispozicionit te lidereve tane politik, per tu marre vesh dhe bashkpunuar ngusht midis tyre, si vellezer e shqiptar dhe perfaqsues te popullit te vet, ne zgjidhjen e ketij problem kaq te mprefte, madhor e me interesa jetike per kombin tone, si dhe bajraktarizmi i shfrenuar mesjetar, i ka vendosur ata ne pozicione e qendrime jo normale, duke u pare me armiqesi dhe si kundershtare te papajtueshem.
Kjo fryme intolerance,e nisur thjeshte per interesa personale e grupi,i ka nxitur ata qe te ndermarrin edhe veprime ekstreme, teper te nxituara e gabuara, duke sulmuar dhe fyer me ashpersi njeri-tjetrin, nepermjet nje fjalori te ulet e cinik, i cili nuk duhet te perdoret as nga qytetar te thjeshte te shoqerise tone demokratike ne kohen qe jetojme. Qendrimi i vendosur i Partise Socialiste ne pretendimet e saj per fallsifikim votash e manipulim zgjedhjesh ne disa zona, si dhe mos plotesimi i kerkesave nga pushtetaret e mazhorances rreth ketij problemi, ka bere qe ajo ti drejtohet elektoratit te vet, ne rrethe e shkalle kombtare dhe e ka ngritur ate ne demonstrata masive e paqesore, te cilat mund te behen shkak per konfrontime e gjakderdhje ne Shqiperi. Kjo situate e tensionuar eshte bere mjaft kritike dhe mund te shkoj drejt eskalimit te saj, duke u shndrruar edhe ne nje konflikt civil e vella-vrases, i ngjashem me tragjedine e zeze te vitit 1997, i cili mund te vere ne pikpyetje edhe egzistencen e shtetit shqiptar.
Keto ngjarje te irrituara, kane prishur imazhin dhe ulur prestigjin e Shqiperise ne bote,duke demtuar keshtu jo vetem interesat e popullit tone,por edhe te shqiptareve ne Mal te Zi, Serbi, Maqedoni, Greqi e tj, si dhe ato te bashkekombesve tane ne shtetin e ri te Kosoves ,e cila ndodhet ne procesin gjyqsor nderkombtar te Hages, qe kane ngritur okupatoret serb kunder Pavaresise se Kosoves. Nje situate e tille eshte ne favor dhe po i sherbene vetem klaneve te caktuara,shoviniste e antishqiptare ne Beograd, Cetinje, Shkup, Athine, Moske e tjere, te cilet na kane vrare, masakruar e terrorizuar vazhdimisht neper shekuj,duke na grabitur me force e dhune me shume se shtatedhjete perqind te trojeve tona dhe ndare e coptuar ne pese shtete. Ne keto momente kaq delikate ne u bejme apel te gjitheve e vecanrisht lidereve tane politik,qe ti therresin llogjikes, ulin tensionin e gjakrat dhe te bashkpunojne sinqerisht e vellazerisht midis tyre, pavarsisht nga bindjet politike e perkatsis partiake, pasi me te huajet (grek, apo sllav) ata dine te sillen mire e urte, i bejne shok, miq e vellezer dhe i respektojne me nje servilizem te tepruar e te panevojshem. Ata duhet te largohen urgjent nga keto aventura destabilizuese qe mund te na çojne ne gremine, e te kthehen nga e mbara, duke shkuar drejt vellazerimit, zhvillimit, perparimit, demokracise dhe integrimit europian, sepse kane ne dore fatet e shqiptareve e te kombit dhe jane te detyruar qe tu sherbejne vetem interesave te tyre, neqoftese duan te rrine ulur ne keto karrike e poste te larta qe u ka besuar elektorati.
E kemi per detyre dhe e ndjejme si obligim atdhetar,qe tu themi hapur edhe disa pseudoliderve politik, amoral e teper te djallezuar, te cilet nuk e kane per gje fare, per ta lene e braktisur Shqiperine ne mes te flakeve dhe per t’ja mbathur neper buzuqet greke, qebaptoret turko-arabe dhe kabarete sllavo-barbare, qe te kene kujdes, se po bejne pazare e lojna teper te rrezikshme pas shpine dhe po i hedhin zjarrit benzine, per te perfituar sa me shume per vete nga kjo situate e ndere, duke shumefishuar milionat e dollareve te tyre, te vena me vjedhje, korrupsion, kontrabande e krime te tjera ne kurriz te popullit te varfer shqiptar, i cili nuk do t’ua fale kurr nje spekullim te tille.
Duke e pare me syrin kritik kerkesen e opozites per hapjen e nje pjese te kutive te votimit, ku pretendohet se fshihen parregullsite, si dhe numrimin e votave te tyre, e cila mund te qetesoje e stabilizoje situaten ,ne e shikojme ate si nje veprim te nevojshem e normal dhe e konsiderojme mjafte te drejte e parimor, qe duhet ta bejme te gjithe se bashku e me kujdes edhe ne qoftse ekzistone ndonje barriere shabllone e formale ligjore per kete çeshtje,qe nuk i sherben askujt dhe behet pengese per te fuqizuar drejtesine, demokracine dhe shtetin ligjor ne vendin tone. Te nisur gjithmone nga qellimi i mire dhe pa marre anen e askujt force politike,ne i bejme thirrje Presidentit, Parlamentit, Qeverise, lidereve politike te partive shqiptare dhe drejtueseve te institucioneve te ndryshme te shtetit,q e ti dalin zot vendit dhe te japin kontributin e tyre imediat, duke perdorur tere aftesite, mundesite dhe kompetencat qe u njehe ligji, funksioni e detyra per nxitjen e frymes se mirkuptimit e te bashkpunimit, shendoshjen e gjendjes dhe nxjerrjen urgjentisht te vendit nga kriza e ngerçi politik,ne te cilin eshte futur prej disa muajesh. Këshilli Drejtues: Themi J. Tushe, Pashko Rr. Camaj, New York 03. 12. 2009. (Zgjodhi për shtyp: Baki Ymeri (Bukuresht)
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Shqipëri: Hyn në ditën e 45-të greva e urisë së ish të përndjekurve politikë
» Në Shqipëri nuk ka një klasë politike serioze, por dy grupe që luftojnë njëri-tjetrin
» Zgjedhjet në Shqipëri:Shqipëri:SHBA-të apelojnë për zgjedhje të lira
» Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare
» Zgjedhjet në Kosovë-Balotazhi!
» Në Shqipëri nuk ka një klasë politike serioze, por dy grupe që luftojnë njëri-tjetrin
» Zgjedhjet në Shqipëri:Shqipëri:SHBA-të apelojnë për zgjedhje të lira
» Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare
» Zgjedhjet në Kosovë-Balotazhi!
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi