Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lediana Kapaj: Trishtim sysh!

Shko poshtë

Lediana Kapaj: Trishtim sysh! Empty Lediana Kapaj: Trishtim sysh!

Mesazh nga Agim Gashi Sat Dec 05, 2009 1:09 pm

Lediana Kapaj: Trishtim sysh! N744374599_2405

Lediana Kapaj: Trishtim sysh!

I trishtuar ky shikim dhe me kot kerkon shkelqimin,
i rropatur vete syri,si ne mjegull pret verbimin,
lotet rrjedhin vetevetiu,akull shpirti,i vetmuar,
shkretetire çdo gje perreth,vete natyra eshte lenduar...

Shume e brishte kjo zemer femre..dhe nje fjale mundet ta vrase,
dhe nje qarje prej femije,dhe nje kenge mund ta godase,
vajton shpirti i gjakosur,erresira e mbulon,
si vete yjet lart ne qiell,kur nje mjergull i pushton...

Eshte thare kjo buze e embel,as te flase nuk mundet sot,
peshperin te mjerat fjale,por askush se kupton dot,
uje burimi do te donte,eshte thare,eshte percelluar,
çdo gje shterur rreth e rreth,ç'eshte kjo bote e pajetuar?!...

Eshte ngrire vete buzeqeshja...si t'ja beje?...e ka harruar,
ç'po i ndodh ketij trupi valle,pse kaq rende e kane mallkuar,
ku eshte zjarri qe te ngroh,lumturia ku eshte valle,
pse ka vdekur miresia,pse eshte bere diçka e rralle?!...


Lediana Kapaj

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi