Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lediana Kapaj: Historia e dashurisë së verbër....

Shko poshtë

Lediana Kapaj: Historia e dashurisë së verbër.... Empty Lediana Kapaj: Historia e dashurisë së verbër....

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 06, 2009 12:16 am

Lediana Kapaj: Historia e dashurisë së verbër.... N744374599_2405
Lediana Kapaj: Historia e dashurisë së verbër....

Thone se nje dite u mblodhen ne toke tere ndjenjat e kualitetet e njerezimit. Kur merzitia u mblodh per te treten here, çmenduria, si gjithmone me marrezine e saj propozoj:
"Luajme kukamçeftasi?"

Interesi ngriti qerpikun, e kurioziteti pa u permbajtur pyeti:
"Cfare do te thote?"

- "Eshte nje loje, shprehu çmenduria- ne te cilen une mbyll syte dhe filloj te numeroj deri ne nje mije, nderkohe ju fshiheni... Kur te mbaroj se numeruari, te parin qe do zbuloj nga ju do marre vendin tim per te filluar serish lojen."

Entuziazmi filloj te kercente, i shoqeruar nga papermbajtja. Lumturia filloj te hidhej sa lart poshte sa ja mbushi mendjen edhe dyshimit dhe mosperfillesit te cilit nuk i interesonte asgje... Te tere pranuan te luajne.

E verteta, preferoj te mos fshihej, sepse ne fund te gjithe do e gjenin!

Zilia mendoj se ishte nje loje teper idiote ( ne fund ajo qe i jipte me bezdi ishte, sepse idea e lojes nuk ishte e saja qe ne fillim).!!

Nje- Dy- Tre filloj te numeronte çmenduria.
E para qe u fsheh ishte pertacia, por nuk shkoj aq larg, u fsheh nen gurin e pare qe gjeti rruges.
Besimi fluturoj ne qiell, e zilia u fsheh nen hijen e guximit , cili me forcat e veta kishte arritur te hypte mbi pemen me te larte.
Bamiresia gati- gati nuk arrinte te fshihej.
Cdo vend qe gjentee ju dukte i mbrekullueshem per shoket dhe shoqet e veta.

E cfare te themi per nje liqen te kristalte?!!.... Ideale per bukurine.

Balli i nje peme?!....Perfekt per turpshmerine.

Nje ere e madhe?!.... Magjike per lirine.

E keshtu Bamiresia, perfundoj te fshihej ne nje rreze dielli.

Egoizmi gjeti direkt nje vend te mire. Plot ere te ngrohte dhe vetem per vete.

Genjeshta u fsheh ne oqean ( Jo nuk eshte e vertete: U fsheh pas Ylberit!)

Pasioni dhe deshira u fshehen ne qendren e vullkanit.

Kur çmenuria numeroj 999, dashuria ende nuk kishte gjetur vend per tu fshehur, sepse i gjente te gjithe vendet e zena, derisa arriti ne disa trendafila dhe me ne fund vendosi te fshihej aty mes luleve.

"Nje mije!".. numeroj cmenduria. E filloj te kerkoj.
E para qe doli ishte pertacia, as tre hapa e fshehur pas gurit.
Me pas degjoi besimin qe po diskutonte me Zotin mbi teologjine, e ndjeu dridhjet e pasionit dhe deshires, nga fundi i vullkanit.

Gjeti edhe ziline dhe arriti te kuptoj ku ishte fshehur krenaria.

Egoizmin nuk e gjeti, ishte larguar nga ku ishte feshur ,sepse ishte plot e perplot me grenxa!

Pasi vrapoi aq shume çmenduria kishte etje dhe kur arriti tek liqeni gjeti edhe bukurine.
Me dyshimin ju duk me e lehte, pasi e gjeti ulur akoma duke pyetur veten nga cila ane te fshihej.

Ne fund i gjeti gati te gjithe. Talentin ne barin e njome, ankthin ne nje shpelle te zeze, genjeshtren pas ylberit edhe harresen,i cili kishte harruar se po luanin kukamçefti!

Vetem dashurine nuk e gjindte askund.
Cmenduria kerkoj pas cdo peme, pas cdo guri, mbi alpet me te medha e kur po pranonte humbjen, levizi me duar trendafilat, kur papritmas, u degjua nje ze dhimbje: Thumbat kishin verbuar syte e dashurise!

Cmenduria nuk dinte me c'te bente dhe per te shlyer fajin.....qau, u lut, u gjunjezua, i kerkoj fajle dhe ne fund i premtoj qe çmenduria do behej drejtimi i saj.
E qe atehere, kur luajne kukamçeftasi tere ndjenjat.......

....Dashuria eshte e verber dhe çmenduria e shoqeron gjithmone.....

(Histori e degjuar)

Lediana Kapaj
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi