Si dështoi tentimatentati i SHIK-ut ndaj meje më 12 qershor të vitit 2000?
Faqja 1 e 1

Lirie Hajdari&Bajrush Morina, Bota Sot
Deputeti Adem Salihaj flet për dëshminë në EULEX.
Salihaj:“Siç dihet, më 12 qershor 2000, në orën 14.00, në Lagjen e Re në Ferizaj, disa persona të caktuar kanë tentuar të më vrasin me ç’rast më është drejtuar revolja e sulmuesit, por, për fatin tim, ajo nuk ka funksionuar dhe unë sot jam gjallë!”
“Bota sot”: Z. Salihaj ju sot keni qenë në prokurori të EULEX-it. A mund të na thoni se çka keni dëshmuar sot te prokurorët e EULEX-it për tentimvrasjen ndaj jush nga sektori i vrasjeve të SHIK-ut?
A. Salihaj: Unë isha i ftuar nga prokurori special i EULEX-it dhe kam dhënë dëshminë time në cilësinë e dëshmitarit dhe në cilësinë e viktimës, sepse, siç dihet, më 12 qershor 2000 unë isha cak i sulmit të pjesëtarëve të SHIK-ut, të cilët tentuan të më vrasin, por, për fat të mirë, ishte sulm i pasuksesshëm. Pra për këtë kam dëshmuar, por ka edhe hollësi të tjera të cilat do të zbardhen në vazhdim. Unë mbaj mend fytyrën e sulmuesit. Kemi qenë të dytë ballë për ballë dhe kjo ka zgjatur për disa sekonda. Është shumë rrëqethëse të përshkruhet ajo skenë dhe nuk më hiqet kurrë nga mendja. Mund t’ju them, me siguri të plotë, se kam qenë i paralajmëruar edhe publikisht nëpërmjet mediave lokale në Ferizaj një ditë më parë, sepse është thënë atëherë nga funksionarët e ish-Partisë së Progresit Demokratik, tash PDK, “...se ku do ta gjejë vendin nesër Adem Salihaj”. Pra atentati ndaj meje ka qenë i paralajmëruar.
Një agjent i SHIK-ut më paralajmëroi për atentatin
“Bota sot”: Prej nga ai kontakt juaji me njeriun e SHIK-ut?
A. Salihaj: Jo unë nuk kam pasur kontakt me atë dhe them sinqerisht se nuk e kam ditur kush punon në SHIK. Por ka qenë një porosi dashamirëse e një personi që ka qenë në SHIK dhe që, ndoshta, nuk ka dëshiruar që të vritem. Pra ndoshta ka qenë edhe një respekt ose në një mënyrë ka dashur ta lajë ndërgjegjen e tij, sepse ka qenë pjesë e asaj strukture. Dhe mund të them se ai person e bëri këtë për të mirën time, që ndoshta të shpëtoj nga ai atentat dhe unë, pavarësisht se ndoshta edhe sot është në SHIK dhe punon aty, i jam mirënjohës, sepse kjo ka ndikuar që të shpëtojë jeta e njeriut.
“Bota sot”: Kush është ai person. A mund ta zbuloni?
Salihaj: Jo nuk mund ta zbuloj, sepse nuk e di sa a do të shpëtojë i gjallë ai dhe kjo është mënyra për ta mbrojtur atë. Nuk do ta zbuloj, sepse e rrezikoj jetën e tij. Kjo do të mbetet sekret tash për tash.
“Bota sot”: A e keni dhënë emrin e tij në Prokurorinë e EULEX-it?
Salihaj: Jo, sepse edhe nga atje mund të rrjedhin informata. Ka struktura që punojnë përkthyes etj., etje., dhe kjo duhet të mbetet tash për tash kësisoj.
“Bota sot”: Thatë më lart se keni qenë përballë me atentatorin tuaj. A e mbani mend edhe sot fytyrën e tij? A janë ata të njëjtit që i përmend Bllaca në CD-në e tij?
A. Salihaj: Në tentimatentatin kundër meje ka marrë pjesë një grup i madh i personave dhe kanë qenë së paku dy vetura. Në veturën që më ka sulmuar drejtpërdrejt unë kam arritur t’i shoh deri diku, por fytyrën që e kam parë ballë për ballë ka qenë person i që e ka drejtuar revolen ndaj meje dhe atë pa dyshim se e mbaj mend shumë qartë. Jemi shikuar në sy nëpërmjet tytave për disa sekonda dhe nuk mund të them më shumë tash për shkak të zhvillimit të hetimeve, sepse SHIK-u është një organizatë shumë kriminale që mund të likuidojë edhe personat e vet nëse ka rrezik që të jenë dëshmi për akte të caktuara. Nuk do t’ia them emrin tash, por them që e njoh me saktësi atë fytyrë. Ka diku 4 vjet që unë kisha një informatë fillestare për emrat e dy personave që kanë qenë në grupin që kanë tentuar të më vrasin. Prej atëherë kisha informata, por mundësia ime për ta verifikuar këtë ishte shumë e vogël dhe u desh të prisja një kohë të gjatë derisa të dalë një dëshmi konkrete që flet deri në hollësi për aktin e tentimvrasjes ndaj meje. Ato që përshkruan Nazim Bllaca rreth rastit tim, në tërësi janë të sakta. Pra ai e di në hollësi edhe përgatitjen, edhe mënyrën e vrasjes, edhe personat që kanë qenë aty. Ka dalë edhe një fakt shumë interesant që është shumë i saktë, se njërën nga veturat që jam sulmuar atë ditë e ka dhuruar një shqiptar nga Gjeneva, me të cilin një vit më vonë unë kam pasur probleme në Gjenevë. Janë fakte interesante që ndërlidhen mes vete dhe jo që i ndërlidh Nazim Bllaca, por vetë rrethanat që janë zhvilluar i ndërlidhin dhe mund të them se në rastin tim të gjithë ato gjëra që i ka thënë ai, janë thënë me një saktësi të madhe.
“Bota sot”: Ju dhe kolegu juaj Gani Geci keni nxjerrë në dritë skenarë vrastarë të një periudhe të pas luftës në Kosovë. A mendoni se këta skenarë është dashur të zbulohen më herët dhe jo nga deputetët, por nga organet e hetuesisë e të policisë në Kosovë?
A. Salihaj: Është interesant që ndërkombëtarët në Kosovë nuk e kanë zbuluar krimin e organizuar. Kanë zbuluar akte sporadike, individuale, por nuk e kanë zbuluar një lidhje të krimit, të vrasjeve të ndryshme me krimin e organizuar. Dhe unë mendoj se nuk e kanë bërë rastësisht dhe nuk e kanë bërë pa qëllim. Nuk mund të them cila është arsyeja pse ndërkombëtarët e kanë bërë këtë, por them se kjo është shumë e saktë. Prej viti 1999, kur janë bërë aktet e para të krimit nga strukturat atëhershme të ZKZ-së, që më vonë janë shndërruar në SHIK, e deri më 2009 nuk është ndriçuar asnjë rast i vrasjeve politike në Kosovë nga krimi i organizuar dhe nga SHIK-u. Pra kur unë, një person që nuk kam asnjë lloj mekanizmi, mund të siguroj një informatë të caktuar për një vrasje, si është e mundur që një mekanizëm aq i fuqishëm ndërkombëtar që ka qenë në Kosovë dhe ka njerëz të aftësuar deri në përsosmëri në aspektin profesional të shërbimeve të tyre inteligjente e të policisë së tyre, që asnjë rast të vetëm nuk e kanë ndriçuar. Unë këtu shoh një neglizhencë të qëllimshme, arsyet mund t’i dinë vetëm ata. Por unë shoh se ata nuk kanë dashur të zbulojnë krimin e organizuar dhe nuk kanë dashur të merren me SHIK-un, si një organizatë e krimit të organizuar, e cila ka vepruar lirshëm në tërë periudhën e pasluftës në Kosovë. Pra nuk është e mundur që mekanizmat ndërkombëtarë të inteligjencës, policisë së UNMIK-ut, EULEX-it, Policisë së Kosovës, nuk i dinë këto gjë. Pra po të mos kishte dalë një person i tillë ne do ta kishim pas vështirë ta dëshmojmë një krim të organizuar.
“Bota sot”: Ju thoni se përsëri jeni i rrezikuar ashtu siç keni qenë edhe para dy-tre vjetëve pas përfundimit të luftës. Nga cilët elementë të krimit jeni i rrezikuar personalisht?
A. Salihaj: Jam i kërcënuar gjithmonë nga i njëjti krim i organizuar nga SHIK-u dhe nga kjo strukturë. Unë prej ditës së parë që kam kontaktuar me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë dhe kam kërkuar mbrojtjen, nuk janë ndërmarrë hapa të duhur që të kem mbrojtje të vërtetë dhe reale. Ç’është e vërteta te shtëpia qëndrojnë policët e Kosovës për 24 orë, por nuk kemi asnjë lloj mbrojtjeje personale, të afërt, dhe jemi në mëshirën apo pamëshirën e SHIK-ut. Jam në kontakt me udhëheqjen e Policisë dhe shoh se ata i neglizhojnë çështjet se gjoja duhen procedura, vlerësime, në ndërkohë krimi i organizuar nuk ndjek procedura dhe ata mund të na eliminojnë kur të duan, sepse nuk kemi asnjë mbrojtje as nga policia, as nga EULEX-i. Në fakt nuk e akuzoj EULEX-in, nuk kam kërkuar nga ata mbrojtje dhe siguri, por kam kërkuar nga Policia e Kosovës.
SHIK-u gjithmonë ka qenë i lidhur me strukturat politike të PDK-së
“Bota sot”: Në mesin e atyre që përmenden në rrëfimin e të vetë deklaruarit agjent i SHIK-ut janë edhe emra të zyrtarëve shtetërorë. A mendoni se elementë të tillë do të duhej të largoheshin nga institucionet e Kosovës?
A. Salihaj: Ka qenë një fshehtësi publike që kreu i PDK-së është i involvuar në çështjen e krimit të organizuar. Këtë e kemi ditur gjithmonë dhe kjo është thënë sa e sa herë, por është dashur një dëshmi konkrete si kjo e Nazim Bllacës që kjo të dëshmohet konkretisht. Njerëzit e politikës janë shumë të involvuar në krim të organizuar, sepse mafia nuk mund të ekzistojë pa involvimin e politikës në krim. Pra vetë politika e ka krijuar këtë mekanizëm për krim. Vetë PDK-ja, vetë qeveria e përkohshme e Thaçit e ka krijuar ZKZ-në dhe më vonë SHI-un dhe këtë e kanë pranuar publikisht. Është një gjë e pranuar nga PDK-ja se ata e kanë formuar SHIK-un. Dhe dihet kush e kontrollon atë, dhe SHIK-u gjithmonë ka qenë i lidhur me strukturat politike të PDK-së dhe tash e ka bekimin dhe mbrojtjen e PDK-së dhe ata kanë marrë pozita të rëndësishme në institucione qeveritare të Kosovës dhe veprojnë prej aty. Pra nuk ka asnjë dilemë që lidhja e SHIK-ut me PDK-në është tepër e ngushtë dhe ata veprojnë të koordinuar. Vetë plani i SHIK-ut për të hequr koka të LDK-së tregon qëllimin pse ekziston SHIK-u. Ata sigurisht se kanë vrarë edhe disa bashkëpunëtorë të Serbisë, por është shumë e qartë se kjo nuk është pjesa më e rëndësishme e punës së SHIK-ut. Pjesa më e rëndësishme e SHIK ka qenë që të eliminohen kokat e LDK-së, si një parti e cila e pengon PDK-në për të ardhur në pushtet. Pra ndërlidhja e PDK-së është e ngushtë dhe nnjë lidhje të vazhdueshme me SHIK-un.
“Bota sot”: Është përfolur për shumë dosje që do të hapen nga gjyqtarët dhe prokurorët e EULEX-it. A mendoni se në këtë formë do të goditet krimi i organizuar në Kosovë?
A. Salihaj: Ka disa paralajmërime, nuk e dimë sa janë serioze dhe se a do ta bëjnë këtë me të vërtetë. Kishim një paralajmërim të EULEX-it se do të ketë arrestime të ‘peshqve’ të mëdhenj, por ajo u tha se do të jetë për korrupsionin dhe jo me krimin e organizuar në këtë formë siç ka dalë tash. Unë dyshoj, sepse bashkësia ndërkombëtare deri më tash nuk ka treguar vullnet të vërtetë përveç trajnimeve, seminareve ku aq shumë jemi udhëzuar se duhet të luftojmë kundër krimit të organizuar.
“Bota sot”: A shpresoni se së shpejti do të dalin para drejtësisë edhe autorët e të gjitha vrasjeve në Kosovë, duke përfshirë edhe vrasjet e dy gazetarëve të gazetës “ “Bota sot”, Bekim Kastratit e Bardhyl Ajetit?
A. Salihaj: Jam pak skeptik, nuk jam shumë optimist duke marrë parasysh situatën e zhvilluar prej pas luftës e deri më sot. Nuk ma merr mendja se do të ndodhë kjo shumë shpejt. Jam i bindur se një ditë do të ndodhë, por kur do të vije ajo ditë, nuk e di. Të gjithë ata që e kanë denoncuar krimin, të gjithë ata gazetarë që kanë luftuar kundër krimit me një sinqeritet dhe vendosmëri kanë qenë të rrezikuar dhe disa prej tyre edhe janë vrarë, siç janë rastet e vrasjes së gazetarëve të “Botës sot”.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Intervistoi: Idriz Morina:Intervista/Salihaj: 600 shqiptarë janë likuiduar në kohën e SHIK-ut, 1999-2000
» Fahredin Spahija: Fotografia që tronditi opinionin shqiptar më 6 mars të vitit 2000
» Haradinaj: Lajmi për aktakuzë ndaj meje i sponsorizuar nga Hashim Thaçi
» Veprat e Anton Nikë Berishës të botuara deri në qershor të vitit 2009
» Intervistë | Fetah Rudi: Truproja i deputetit të Vetëvendosjes bëri atentat ndaj meje

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi