Fatmira Breçani: Ramadan Sokoli më ka bërë vlerësimin më të bukur
Faqja 1 e 1

Që e vogël, në klasë të parë. Isha vetëm 7 vjeçe. Në Tropojën time të dashur mora dhe udhën e bukur të këngës popullore .Nuk e di, por kur dëgjoja në radio apo në shkollë të këndohej qenia ime ngazëllente. Mbushesha me një kënaqësi që nuk mund të shprehet dot me fjalë .Kështu, me inciativën time, një ditë i kërkova mësueses të këndoja. Dhe ajo më nxori përpara klasës. Fillova të këndoja një këngë të Fatime Sokolit. Mësuesja u mrekullua, ndërsa shokët e shoqet e klasës duartrokitën duke më shikuar me dashamirësi .Ishte hera e parë që këndoja në “publik” nëse mund ta quaj kështu. Pas ca kohësh, nën kujdesin e mësueses, më dëgjoi Fatime Sokoli, e cila pas këngës më ka thënë: “Të punosh se do të bëhesh këngëtare e mirë”.
Jeta shkollore dhe jeta skenike. Ndoshta për ju shkolla tetëvjeçare ishte njëkohësisht dhe shkolla e skenës…
Ashtu është. Shkolla m’i dha të dyja. Me aktivitetet e shkollës unë kalita jo vetëm vullnetin, por hodha dhe hapat e para të jetës së vështirë të skenës. Sepse këngëtari ka dy jetë: Jetën e përditshme dhe jetën e skenës. Dhe kjo jeta e dytë është më e vështira, më e përgjegjshmja, më interesantja, më ankthndjellësja. Me shkollën mora pjesë në dhjetëra koncerte, konkurse mes shkollash, etj.
Box 1
Mbresat e veçanta nga jeta shkollore
Mësuesja ime e parë. Ajo që më nxiti dhe më përkrahu për këngën. E quajnë Nurie Mulosmani dhe sot është në Amerikë. Ajo më donte edhe si nxënëse të mirë edhe pse këndoja. Një ditë unë fola në klasë me një shoqe kur ajo shpjegonte mësimin. Ajo la shkumësin në dërrasën e zezë, u afrua tek unë dhe, pa më thënë asnjë fjalë, më ka qëlluar me shpullë në faqen e djathtë. Unë u mundova t’i mbaj lotët. E ndjeva se isha në gabim dhe nuk doja ta mërzisja mësuesen që më donte aq shumë. Të nesërmen, kur unë prisja që ajo të më shihte ende me inat, më thirri veças dhe më dhuroi një copë byrek. Qava nga gëzimi.
Ju, për një kohë të gjatë, keni qenë këngëtarja më aktive dhe më e spikatura në ansamblin “Dardania” të Tropojës. Mund të na thoni diçka nga jeta juaj me këtë ansambël?
Për herë të parë me ansamblin e Tropojës unë mora pjesë në vitin 1981. Mora pjesë në takimin e armatës së Klasës punëtore në Durrës. Në atë takim unë këndova këngën “Çohu moj çikë e dil tek ara” ku jam nderuar me çmim (Laurant). Muzika e këngës ishte e Skënder Buçpapaj- Ishte një këngë që u mirëprit shumë. Këtu dola jashtë kontureve të krahinës sime. Ishte një moment që më dha shumë krah. Zëri im u vlerësua nga specialistët.
Atë natë nuk kam fjetur gjumë. Ishte çmimi i parë që merrja. Më dukej vetja më e sigurt, më e pjekur. Ishte hera e parë që shkoja në Durrës, në këtë qytet interesant, për të cilin kisha lexuar shumë, por që nuk e kisha parë. Durrësi më dha një shtysë, më dha një çmim, por edhe mundësinë që ta njihja nga afër. Deti i tij më mrekulloi, ndërsa amfiteatri më befasoi. Kur vizitova amfiteatrin padashur u futa në labirinthet e ngjarjeve antike aq të padëshifrueshme për mua në atë kohë.
Për Tropojën për ajrin, njerëzit, malet, borën, flitet shumë. Personalisht nuk kam qenë asnjëherë aty. Nga vendlindja çfarë mbresa ruani tashmë që keni kohë që jeni shkëputur?
Tropoja për mua ngelet Tropojë. Në vendlindjen time Markaj kam shumë mbresa dhe kujtime. Ajri i pastër, që të mbush mushkëritë, bora në dimër, njerëzit punëtorë dhe të fuqishëm, shkolla dhe ngjitja në skenë janë një pjesë e jetës sime që i kujtoj çdo ditë. Shpeshherë them se po të mos kisha lindur në Tropojë, nuk do ta kisha këtë zë. Tropojanët janë njerëz bujarë, sepse janë munduar të mbijetojnë në kushtet e një klime të ftohtë, me një rrjet të kufizuar rrugor, me një tokë të punueshme po të kufizuar. Njerëzit e punës janë gjithmonë bujarë . “Bujaria s’matet me kuletën”, thotë një fjalë e urtë popullore.
Cilat kanë qenë prezantimet më dinjitoze tuajat në monizëm?
Festivalet e Gjirokastrës. Ato kanë qenë ndër evenimentet më të spikatura për çdo këngëtar.
Box 2
Albumi “Unë jam e vogla e nënës”
Po. Album që më ka dhënë kënaqësi të pamasë. “Unë jam e vogla e nënës”, (kështu titullohet), tregon për një vajzë dhe një djalë që dashurohen. Në mes të dashurisë së tyre qëndron nëna e vajzës. Nëna do që vajza të gjej një burrë të mirë. Të ketë jetë të lumtur. Kjo këngë është realizuar: Teksti Gjok Beci dhe muzika Kol Susaj muzikant nga Tropoja. Unë kam disa bashkëpunime me këta autorë. Ky album (klip) është një nga realizimet më të mira të BBF. Ky stacion më ka hapur rrugët e një suksesi të ri, Albumi ka 10 këngë dhe thuajse është shitur plotësisht. Këngët janë popullore ritmike. Veçohet dhe kënga e djemve që shkojnë në kurbet.
Kush kanë qenë kënga më e bukur që ju e veçoni?
Kënga Rushe Rexha. Është një këngë që për herë të parë u këndua në Festivalin e Gjirokastrës 2001 dhe më vonë u prezantova në Festivalin e këngës Popullore qytetare në Tiranë ku zura çmim të parë. Kjo është kënga që ka pasur shumë sukses. I madhi Ramadan Sokoli kur më dha çmimin midis të tjerave tha “Që të mos më gjykojnë të tjerët nesër, sot do të gjykoj drejtë. Vendi i parë i takon Fatmira Breçanit”.
Fatmira Breçani |
Fatmira Breçani: Kur më dha çmimin ai tha: “Që të mos më gjykojnë të tjerët nesër, sot do të gjykoj drejtë”
Ramadan Sokoli më ka bërë vlerësimin më të bukur

Nga Albert Zholi
Kombësia: Shqiptare
Ditëlindja: 25.04.1960
Vendlindja:Tropojë
Horoskopi:Demi
Hobi: Këngën dhe vetëm këngën
Idhulli në këngë: Shyret Beluli
Nga këngëtarët botërorë: Elvis Presli
Kohën e lirë: Familjes.
E qeshur, e thjeshtë, ajo të krijon hapësirë komunikimi të sinqertë. Ndryshe nga në skenë, në tavolinë zëri i saj është i butë, i qetë dhe fjalët të prera dhe të sakta, pa mëdyshje. Në skenë energjike, me zë të kumbueshëm, si jehona e zërit në malet e origjinës, Fatmira pa dyshim, do të ngelet një nga këngëtaret popullore më të spikatura të trevave të veriut. Jo vetëm vokali i saj, por edhe tekstet e këngës, krijojnë një harmoni që i përshtatet më së miri vendit të origjinës. Dhe ajo nuk i shmanget fare, por e nxjerr në pah këtë origjinë, ku krenaria për vendlindjen i jep më shumë vërtetësi individualitetit të saj, më shumë respekt në sytë e spektatorëve, më shumë besim tek e ardhmja. Besnike e këngës së mirëfilltë popullore shqiptare, ajo të detyron ta dëgjosh me vëmendje në skenë dhe ta respektosh natyrshëm në jetën e përditshme. Në bisedë nuk lë mënjanë dhe të dy fëmijët, të cilët plotësojnë imazhin e sajë si një nënë e dashur dhe kërkuese që fëmijët të bëhen të zotët e vetes. Nuk e këmben me asnjë vend Shqipërinë dhe tek familja gjen urën kryesore lidhëse me këngën..Për Fatmirën unë do të flisja me fjalët e Fontanelit (Francë), i cili thotë: “Nuk ka gjë më të trishtuar se jeta e atyre grave që kanë ditur vetëm si të jenë të bukura fizikisht”.Dhe në bisedë ajo e shpreh natyrshëm se bukuria më e madhe për të nuk është bukuria fizike, por është kënga e pastër popullore shqiptare, bukuri e cila vezullon në çdo moshë të jetës, e futur brenda bukurinë e shpirtit, që e mban gjallë këtë vezullim.
[/size]Kombësia: Shqiptare

Kënga është brenda njeriut. Ajo është cilësi individuale që nuk mund ta përvetësojë gjithkush që e dëshiron. Kur ka filluar të këndojë për herë të parë Fatmira?
Që e vogël, në klasë të parë. Isha vetëm 7 vjeçe. Në Tropojën time të dashur mora dhe udhën e bukur të këngës popullore .Nuk e di, por kur dëgjoja në radio apo në shkollë të këndohej qenia ime ngazëllente. Mbushesha me një kënaqësi që nuk mund të shprehet dot me fjalë .Kështu, me inciativën time, një ditë i kërkova mësueses të këndoja. Dhe ajo më nxori përpara klasës. Fillova të këndoja një këngë të Fatime Sokolit. Mësuesja u mrekullua, ndërsa shokët e shoqet e klasës duartrokitën duke më shikuar me dashamirësi .Ishte hera e parë që këndoja në “publik” nëse mund ta quaj kështu. Pas ca kohësh, nën kujdesin e mësueses, më dëgjoi Fatime Sokoli, e cila pas këngës më ka thënë: “Të punosh se do të bëhesh këngëtare e mirë”.
Jeta shkollore dhe jeta skenike. Ndoshta për ju shkolla tetëvjeçare ishte njëkohësisht dhe shkolla e skenës…
Ashtu është. Shkolla m’i dha të dyja. Me aktivitetet e shkollës unë kalita jo vetëm vullnetin, por hodha dhe hapat e para të jetës së vështirë të skenës. Sepse këngëtari ka dy jetë: Jetën e përditshme dhe jetën e skenës. Dhe kjo jeta e dytë është më e vështira, më e përgjegjshmja, më interesantja, më ankthndjellësja. Me shkollën mora pjesë në dhjetëra koncerte, konkurse mes shkollash, etj.
Box 1
Mbresat e veçanta nga jeta shkollore
Mësuesja ime e parë. Ajo që më nxiti dhe më përkrahu për këngën. E quajnë Nurie Mulosmani dhe sot është në Amerikë. Ajo më donte edhe si nxënëse të mirë edhe pse këndoja. Një ditë unë fola në klasë me një shoqe kur ajo shpjegonte mësimin. Ajo la shkumësin në dërrasën e zezë, u afrua tek unë dhe, pa më thënë asnjë fjalë, më ka qëlluar me shpullë në faqen e djathtë. Unë u mundova t’i mbaj lotët. E ndjeva se isha në gabim dhe nuk doja ta mërzisja mësuesen që më donte aq shumë. Të nesërmen, kur unë prisja që ajo të më shihte ende me inat, më thirri veças dhe më dhuroi një copë byrek. Qava nga gëzimi.
Ju, për një kohë të gjatë, keni qenë këngëtarja më aktive dhe më e spikatura në ansamblin “Dardania” të Tropojës. Mund të na thoni diçka nga jeta juaj me këtë ansambël?
Për herë të parë me ansamblin e Tropojës unë mora pjesë në vitin 1981. Mora pjesë në takimin e armatës së Klasës punëtore në Durrës. Në atë takim unë këndova këngën “Çohu moj çikë e dil tek ara” ku jam nderuar me çmim (Laurant). Muzika e këngës ishte e Skënder Buçpapaj- Ishte një këngë që u mirëprit shumë. Këtu dola jashtë kontureve të krahinës sime. Ishte një moment që më dha shumë krah. Zëri im u vlerësua nga specialistët.
Atë natë nuk kam fjetur gjumë. Ishte çmimi i parë që merrja. Më dukej vetja më e sigurt, më e pjekur. Ishte hera e parë që shkoja në Durrës, në këtë qytet interesant, për të cilin kisha lexuar shumë, por që nuk e kisha parë. Durrësi më dha një shtysë, më dha një çmim, por edhe mundësinë që ta njihja nga afër. Deti i tij më mrekulloi, ndërsa amfiteatri më befasoi. Kur vizitova amfiteatrin padashur u futa në labirinthet e ngjarjeve antike aq të padëshifrueshme për mua në atë kohë.
Për Tropojën për ajrin, njerëzit, malet, borën, flitet shumë. Personalisht nuk kam qenë asnjëherë aty. Nga vendlindja çfarë mbresa ruani tashmë që keni kohë që jeni shkëputur?
Tropoja për mua ngelet Tropojë. Në vendlindjen time Markaj kam shumë mbresa dhe kujtime. Ajri i pastër, që të mbush mushkëritë, bora në dimër, njerëzit punëtorë dhe të fuqishëm, shkolla dhe ngjitja në skenë janë një pjesë e jetës sime që i kujtoj çdo ditë. Shpeshherë them se po të mos kisha lindur në Tropojë, nuk do ta kisha këtë zë. Tropojanët janë njerëz bujarë, sepse janë munduar të mbijetojnë në kushtet e një klime të ftohtë, me një rrjet të kufizuar rrugor, me një tokë të punueshme po të kufizuar. Njerëzit e punës janë gjithmonë bujarë . “Bujaria s’matet me kuletën”, thotë një fjalë e urtë popullore.
Cilat kanë qenë prezantimet më dinjitoze tuajat në monizëm?
Festivalet e Gjirokastrës. Ato kanë qenë ndër evenimentet më të spikatura për çdo këngëtar.
Box 2
Albumi “Unë jam e vogla e nënës”
Po. Album që më ka dhënë kënaqësi të pamasë. “Unë jam e vogla e nënës”, (kështu titullohet), tregon për një vajzë dhe një djalë që dashurohen. Në mes të dashurisë së tyre qëndron nëna e vajzës. Nëna do që vajza të gjej një burrë të mirë. Të ketë jetë të lumtur. Kjo këngë është realizuar: Teksti Gjok Beci dhe muzika Kol Susaj muzikant nga Tropoja. Unë kam disa bashkëpunime me këta autorë. Ky album (klip) është një nga realizimet më të mira të BBF. Ky stacion më ka hapur rrugët e një suksesi të ri, Albumi ka 10 këngë dhe thuajse është shitur plotësisht. Këngët janë popullore ritmike. Veçohet dhe kënga e djemve që shkojnë në kurbet.
Kush kanë qenë kënga më e bukur që ju e veçoni?
Kënga Rushe Rexha. Është një këngë që për herë të parë u këndua në Festivalin e Gjirokastrës 2001 dhe më vonë u prezantova në Festivalin e këngës Popullore qytetare në Tiranë ku zura çmim të parë. Kjo është kënga që ka pasur shumë sukses. I madhi Ramadan Sokoli kur më dha çmimin midis të tjerave tha “Që të mos më gjykojnë të tjerët nesër, sot do të gjykoj drejtë. Vendi i parë i takon Fatmira Breçanit”.
Në repertorin tuaj sa këngë regjistrohen?
Rreth 50 këngë janë të reja. Pra të mijat, që nuk janë të përmirësuara. Ndërsa këngët e kënduara mbi 300. Hamit Alija, Gjok Beci, Agim Doçi, Jorgo Papingji kanë qenë autorët e teksteve të këngëve të mija, ndërsa si kompozitorë, Mexhit Hasa, Skënder Buçpapaj, Kol Susaj, Edmond Zhulali etj…
vijon

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Fatmira Breçani: Ramadan Sokoli më ka bërë vlerësimin më të bukur
Kjo verë si ka qenë për Fatmirën?
E mbushur me aktivitete, spektakle, me dasma. Një verë që nuk kam pasur kohë të marr frymë. Asnjë ditë pushim, asnjë ditë plazh. Ne këngëtarët jemi të kundërtit e njerëzve dhe profesioneve të tjerë. Të gjithë punojnë për verën, ne punojmë në verë për pushime në dimër (qesh). Kështu është ndërtuar jeta.
Konkretisht ku ka qenë e angazhuar më shumë Fatmira këtë verë dhe vjeshtë?
Thuajse në të gjithë Shqipërinë, Kosovë, Mal i Zi, Greqi etj...Gjithë kohën në lëvizje me valixhe në dorë.
Pra fëmijët këtë verë nuk kanë qenë shumë pranë nënës?
E vërtetë. U detyrohem dhe u jam borxhlie shumë. U kam munguar edhe në pushime, por edhe në përpjekjet e tyre të përditshme për t’i ndihmuar apo për t’u dhënë një këshillë. Por e ndjej se ata më kuptojnë. Tashmë janë rritur dhe janë bërë të mbarë. I kam një ndihmë të madhe pasi deri tani nuk më kanë sjëllë asnjë shqetësim. Komunikojmë natyrshëm me njëri- tjetrin dhe babain e kanë ndihmë në çdo kohë.
Box 3
A është marrë me politikë Fatmira?
Unë jam këngëtare. Fansat i kam nga të gjitha krahët të majtë dhe të djathtë. Unë jam me shpirt demokrat, i dua të gjithë, dua ligjin, rendin, atdheun. Dua çdo gjë të bukur në emër të mirëqenies së popullit tim. Dua një politikë të bashkuar në interes dhe në shërbim të atdheut.
Kush është problemi më i madh i shoqërisë së sotme shqiptare parë në këndvështrimin tuaj?
Çdo shoqëri ka problemet e veta. Edhe vendet më të pasura dhe më të zhvilluara kanë probleme. Për mendimin tim problemet më të mëdha të vendit tonë janë papunësia dhe divorcet e shumta. Janë probleme që të bëjnë të ndihesh keq.
Po ditët e fundit a ka pasur kërkesa Fatmira?
Po. Që tani jam e ftuar për festat e nëntorit në Amerikë (Detroit) dhe Itali. Janë disa ftesa nga shoqatat e shqiptarëve. Po ashtu dhe për festat e fundvitit kam shumë kërkesa për Kosovë, Greqi, Itali si dhe në Tiranë. Tashmë kam dhënë përgjigje për festat e Nëntorit. Por për festat e fundvitit është shpejt të vendos akoma. Është një axhendë e ngjeshur. Kam kërkesa deri në korrik të vitit 2009.
Box 4
Nga koncertet në diasporë kë do të veçoje?
Një në Amerikë në vitin 2001, këndova dy këngë live. U pëlqye në mënyrë të veçantë kënga “Në dërras të vikut kush po qan”. Një këngë për emigrimin. Më kthyen disa herë. Të gjithë pjesëmarrsit filluan të këndojnë me mua. Disa prej tyre qanin. Viku është vegël tradicionale e krahinës që enden qylyma.
Thuhet se Fatmira në të gjitha koncertet del me veshje kombëtare?
Është e vërtetë. Edhe spektatorët ndaj më pëlqejnë shumë pasi e duan shumë këtë veshje. Edhe pse e rëndë si garderobë unë gjithmonë i marr me vete këto rroba. Më janë bërë pjesë e pandashme e udhëtimeve. Kjo veshje më bën më shqiptare, u jep më shumë prezencë atdheu emigrantëve. Ata tek veshja duket se shohin atdheun. Vetëm njëherë kam dalë me veshje të zakonshme në koncertin “Yjet në Folk Univers”. Edhe në dasma pëlqehet shumë veshja popullore. Të shohin me shumë dashamirësi.
N.q.s do të ofrohet një punë që do të fitoje më shumë lekë a do ta lije këngën?
Kurrë. Kënga është jeta ime. Është ajri, ngazëllimi, frymëzimi. Aq më tepër që në këtë rrugë kam gjetur mbështetjen dhe përkrahjen e bashkëshortit tim. Atë e kam krahun e djathtë që më ndihmon dhe më jep forcë. Rrallëherë mund të gjesh një bashkëshort të tillë që e ke dhe shok njëherësh.
Fëmijët a kanë dëshirë dhe talent të ndjekin rrugën e nënës?
Sigurisht. Tirana tashmë është bërë po aq e afërt sa Tropoja. Këtu është qendra e lëvizjes. Dhe pse nuk ka atë ajër të pastër, nuk e ndjej pasi jam në lëvizje.
Të lodhin udhëtimet?
Jashtë mase. Avionin nuk para e pëlqej. Më mirë më pëlqen të udhëtoj me traget ose me makinë.
Çfarë pije pëlqen Fatmira?
Vetëm ujë të ftohtë. Mundësisht të kisha ujin e Tropojës me vete. Ai ujë më ka dhënë këtë zë. Kurrë nuk kam pirë pije alkolike, cigare. Më shijon vetëm uji i ftohtë. Më duket sikur më rigjeneron zërin.
Jeni xheloze ndaj kolegeve?
Kam dëgjuar shumë për xhelozinë mes këngëtareve, por me thënë të drejtën vetë nuk jam xheloze. Jap respekt dhe n.q.s ekziston tek koleget, kërkoj të njëjtën monedhë. Xheloze jam brenda kuadrit për të kërkuar më shumë tek vetvetja në raport me kërkesat e kohës. Pra, jam më shumë egoiste brenda të qenit profesionaliste në aspektin ndaj këngës.
Togfjalëshi më i përdorur?
Të qoftë punë e mbarë!
Ku e ndjeni veten më qetë, në terren malor, apo bregdet?
Ndoshta nuk do besohet. Në terren malor relaksohem. Ndjehem më qetë. Më e lirë. Ndjehem si në shtëpinë time. Pushimet në një vend malor më rigjenerojnë. Ndoshta vendlindja ma ka ngjizur brenda vetvetes këtë dëshirë.
Pengu juaj i skenës?
Të realizoj një koncert recital. Ky është pengu. Jeta vazhdon dhe…

Të dy fëmijët e mi kanë zë të mirë, por nuk e kanë shumë dëshirë këtë profesion. Unë i kam lënë të lirë. Të zgjedhin atë që dëshirojnë në jetë. Ashtu sikundër unë. Nuk janë shumë të lidhur me këngën. Por ndoshta me kalimin e kohës djali mund ti futet këngës. Edhe unë në fillim kam qenë e turpshme, e ndrojtur, nuk dilja në skenë e shpenguar. Me kalimin e kohës çdo gjë kaloi. Djali i cili ka të dhëna më të mira në këtë drejtim ndoshta ndonjë ditë do të afrohet në skenë.
Tashmë je ambientuar plotësisht me Tiranën?
Tashmë je ambientuar plotësisht me Tiranën?
Sigurisht. Tirana tashmë është bërë po aq e afërt sa Tropoja. Këtu është qendra e lëvizjes. Dhe pse nuk ka atë ajër të pastër, nuk e ndjej pasi jam në lëvizje.
Të lodhin udhëtimet?
Jashtë mase. Avionin nuk para e pëlqej. Më mirë më pëlqen të udhëtoj me traget ose me makinë.
Çfarë pije pëlqen Fatmira?
Vetëm ujë të ftohtë. Mundësisht të kisha ujin e Tropojës me vete. Ai ujë më ka dhënë këtë zë. Kurrë nuk kam pirë pije alkolike, cigare. Më shijon vetëm uji i ftohtë. Më duket sikur më rigjeneron zërin.
Jeni xheloze ndaj kolegeve?
Kam dëgjuar shumë për xhelozinë mes këngëtareve, por me thënë të drejtën vetë nuk jam xheloze. Jap respekt dhe n.q.s ekziston tek koleget, kërkoj të njëjtën monedhë. Xheloze jam brenda kuadrit për të kërkuar më shumë tek vetvetja në raport me kërkesat e kohës. Pra, jam më shumë egoiste brenda të qenit profesionaliste në aspektin ndaj këngës.
Togfjalëshi më i përdorur?
Të qoftë punë e mbarë!
Ku e ndjeni veten më qetë, në terren malor, apo bregdet?
Ndoshta nuk do besohet. Në terren malor relaksohem. Ndjehem më qetë. Më e lirë. Ndjehem si në shtëpinë time. Pushimet në një vend malor më rigjenerojnë. Ndoshta vendlindja ma ka ngjizur brenda vetvetes këtë dëshirë.
Pengu juaj i skenës?
Të realizoj një koncert recital. Ky është pengu. Jeta vazhdon dhe…
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Gezim Uruçi - Prof. RAMADAN SOKOLI
» Ramadan Sokoli, figurë e ndritur e kulturës kombëtare
» Gëzim Uruçi:PERKUJTIMORE - Prof. Dr. RAMADAN SOKOLI - ME 14 QERSHORE 2011, ESHTE 91 VJETORI I LINDJES.
» Prof Gëzim Uruçi:PROF. RAMADAN SOKOLI - ETNOMUZIKOLOGU ME I SHQUAR SHQIPTAR
» Fatmira Breqani - Mos ma shaj Barbar Lahuten

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi