Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Në trevjetorin e ringjalljes së Dr. Rugovës

3 posters

Shko poshtë

Në trevjetorin e ringjalljes së Dr. Rugovës Empty Në trevjetorin e ringjalljes së Dr. Rugovës

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jan 18, 2009 2:16 pm

Të dashur miq,

Në këtë temë mund ti shprehni dhimbjet, mendimet, ngushllimet për Presidentin e parë të Dardanisë Antike, Ideatorin e Pavaarsisë së Kosovës, njeriun që diti të bëj që shqiptari sot të ndjehet i lirë, Dr. Ibrahim Rugovën.

Me nderime
Agim Gashi
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Në trevjetorin e ringjalljes së Dr. Rugovës Empty Re: Në trevjetorin e ringjalljes së Dr. Rugovës

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jan 18, 2009 2:19 pm


Në trevjetorin e ringjalljes së Dr. Rugovës U2_XhevatRexhaj
Xhevat Rexhaj
SHQIPËRIA DHE SHQIPTARIA ME BERISHEN FUQI NË EVROPËN JUGLINDORE‏
IBRAHIM RUGOVA HAPI DYERT E KANCELARIVE AMERIKANO-EVROPIANE
SALI BERISHA TANI PJESTARË I BARABARTË NË SOFRËN E DEMOKRACISË
Nga Xhevat Rexhaj
Në jetën time shumë shpesh më ka rastisur që të lexoi, e të dëgjoi se si ne shqiptarët merremi me të gjitha gjërat, pra jemi njohës të, të gjitha lamive jetësore. Pra thuhej se dikush shkruan për histori e nuk është historian, dikush për gjuhë e nuk është gjuhëtarë, dikush për muzikë e nuk është muzikant e të tjera e të tjera. Thënë të drejtën edhe vetë e kisha atë mendim, duke menduar se për çdo lëmi ka njerëz të dedikuar dhe të profesionalizuar, që të shtjellojnë tema të tëra në lëmi të caktuara, pra të merret çdonjëri me zejen e vetë.. Mirëpo pas ramjës së diktaturës në Shqipëri dhe pas jugosllavizmit- komunistë, mendimet e mija kanë ndryshuar sidomos edhe sa i përket këtij rrafshi të të menduari dhe kritikuari, sepse u pa që intelektualët tanë kanë shkruar për titizmin ndërsa ata shqiptarë për enverizmin, këto pra vëreheshin nga pak ahere, ndërsa vërehen sot edhe nga aeroplani, pra edhe historitë fillonin me diktatorë.
Nuk guxoi dhe nuk dua të ndalem shumë te këto dy pika, të cilat kanë një emërtues të përbashkët- marksizëm-leninizëm-stalinizem- titizëm – enverizëm. Të gjithë ata që kanë shkruar dhe trajtuar tema të veçanta vërehet se ishin thjeshtë partizan politikë të shefave të tyre, shihet kjart se për të gjitha fushat, pra lëmit jetësore, kanë shkruar jo kompetentet por inkompetentët me direktivë, dhe shihet se aty ceket se të gjitha kanë lindur me e LNC dhe me E. Hoxhën, si andej dhe këtej kufirit, pra komunizmi nga shkrimet dhe historia e re enveriste e ka lind shqiptarinë-marri.
Duke u ndal te këto absurde, po i jap vetes të drejtë që edhe unë të merrem me diçka që më prek shpirtin, më bënë krenar që jam shqiptarë dhe uni i imë më jep të drejtë që të shkruaj për atë që unë dua, pra për atë që e dua. Pra do dukem absurd, se do luaj gjatë këtij shkrimi, rolin e historianit, gjeografit, gjuhëtarit, atdhetarit dhe politikanit( këtë ma ka pakëz ënda).
Ndoshta edhe nga natyra ime jam disi emocional, prandaj te unë emocionet luajnë një rol të rëndësishëm. Jam lind, shkolluar dhe rritur në një fshat të njohur historikisht shqiptarë, Cerrcë- Istog, aty ka lind Njeriu për mua më i Madhi i kombit shqiptarë- Presidenti Ibrahim Rugova, unë kam pasur fat që kam lindur aty. Kam lexuar shumë sa isha i ri, literaturë dhe gazeta të ndryshme kisha mundësi të lexoja qysh se nga mosha 17 vjeqare , fati ishte se djali i axhës Isa H. Rexhaj ( atdhetar i hershëm shqiptarë, i shpallur i rrezikshëm nga jugosllavët me 1968, i larguar nga spitali me 1972- i izoluar dhe i përcjell gjithherë nga serboudbashët- themelues dhe kryetar i LDKsë prej 1989-2008), lexonte dhe më furnizonte gjithherë me literaturë të ndryshme. Isa kishte vërtet një diapazon të gjerë të dijes, ishte dhe është intelektual i madh dhe udhëheqës demokrat i fshatit Cerrcë. Isa Rexhaj ishte edhe vizionar i madh, në themelimin e bërthamës së parë të LDK së për Kosovë, në Cerrcë, ai pat thanë: “ Dr. Ibrahim Rugova me vizionin e tij perëndimor e jo komunist do ta shkatërroi Serbinë dhe do e bëjë realitet pavarësinë”
Profecia e tij doli e vërtet, Kosova u shpall në vitet e 90 ta shtet, pra Republikë, nga populli, dhe jetoi e veproi si shtet për të gjithë neve gjerë sa u njohtë formalisht nga bota me 17.shkurt.2008, Dr. Rugova gjithherë ishte dhe mbetet President. Dr. Rugova duhej ta luante edhe rolin e udhëheqësit për të gjithë shqiptarët, edhe për ata që jetonin në Shqipëri. Kur Rugova pritej në Uashington e gjetiu në perëndim, sepse kah lindja e influencuar arabe nga rusët nuk pritej asgjë e mirë, ai fliste për tërë shqiptarinë. Shqipëria për fat të keq ishte për toke e pllakosur, me fajin e klasës komuniste më të vrazhdë në lindje. Pra duhej pritur Shqipërinë edhe pak.
Shqipërisë i duhej kohë dhe këndellje
Në gjithë këtë histori pra rol luante edhe Shqipëria, e dalë me 1990 nga një diktaturë e paparë, nga një varfëri thuaja afrikane, nga një tmerr dhe tunel i pa drita, nga një shkatërrim shpirtëror dhe mendor, nga një depresion dhe një ëndërr e llahtarshme enveriste. Pra çfarë pritej nga shteti amë, siç e quanim neve , ndihmë në diplomaci?, ndihmë në mbrojtje?, ndihmë në ekonomi?; fatkeqësisht asnjërën se posedonte shteti i iluzioneve tona shqiptare jashtë kufijve, nuk kishin për vete, ndoshta ne nuk i kuptonim ahere por tani po se po.
Në këto yryshe për ta hedhur në greminë sëmundjen më të madhe shqiptare enveriste-bolshevike, doli në sipërfaqe një Feniks shqiptarë, një Njeri me trup dhe fytyrë të pashme, një njeri me gjuhë shqipe të kulluar, një njeri me kapacitet moral dhe njerëzor, një njeri familjar pra një Shqiptarë nga alpet shqiptare , të cilat nën enverizmin ishin persekutuar nga marria dhe fatkeqësia enveriste- milladiniste. Për ta ç rrënjosur sëmundjen e kobshme u dashtë një mjek humanist i fortë, pra një politikan i sinqertë, i drejtë, trim dhe i rrethuar me trima dhe shqiptarë tjerë fisnik. Pra sikur që Zoti kishte ndihmuar Ibrahim Rugovën të bëhej prijës për Kosovën ashtu zoti kishte ofruar Shqipërisë Sali Berishën që ta ringjallte atë vend dhe popull, e më pastaj ta rikonfiguronte edhe çështjen shqiptare në përgjithësi.
Ishte një intervistë e tij në vitin 1989 kur ai tregoi vërtet bujarinë dhe shqiptarizmin e tij duke prekur pulsin ramiziano-enverist. Ai edhe aso kohe kërkonte një ndryshim sistemi të qetë, pa dhunë dhe kërkonte pluralizëm, enveristët nuk donin as të dëgjonin, pra në fund për turpin e tyre u detyruan të fundit nga vendet ish komuniste të largohen nga diktatura, duke vrarë shqiptarë të rinj dhe duke përgatitur dhe financuar qarqe të ndryshme jashtë dhe brenda që në të ardhmen të merren me Berishën, pra mundësisht edhe ta likuidojnë atë me bashkëpunëtor të ngushtë. Berisha e kishte vështirë në fillim, nuk kishte buxhet, policia katastrofë, ushtri thuaja se nuk kishte më, populli i uritur duhej të gjente rrugë dhe perspektivë, komunistët i shfrytëzonin rastet për ta nënçmuar edhe më shumë shtetin në botën e jashtme, dhe kështu vepruan me 1997. Të ndihmuar nga qarqet serbe dhe greke e qarqe të ndryshme shqiptare enveriste e arritën qëllimin dhe na e morën fytyrën si shqiptarë. Duhej rrëzuar Berishën sepse duhej të vinin klanet mafioze në pushtet dhe...
Berisha nuk u fik- u ringjall, u dashtë të pres sikur Rugova që mendonin se do humb ai fitoi gjithherë zgjedhjet sepse ishte i popullit dhe i dal nga populli, edhe Berisha ishte i fjalës dhe ishte i drejtë dhe këmbëngulës ta ec Shqipërinë përpara, dhe ta lidh Shqipërinë me Kosovën me projektin ideor të Presidentit Rugova të thënë me 1994- se duhet ndërtuar dhe bashkuar me vepra e jo me marksizëm-leninizëm shqiptarët.
Berisha e shndërroi në vepër, socialistët i vodhën popullit taksën pra më shumë se 56 milion euro, i avulloi Majko i mirë socialist.
Berisha po rrit buxhetin, po rrit pagat, po investon në shëndetësi, në shkolla, në ujësjellës, kanalizime dhe po e asfalton Shqipërinë të terën.
Këtë vit Shqipërinë e vizituan mbi 2 milion turistë, bregdeti po buzëqesh dita ditës.
Berisha e solli të Madhin e botës Mikun e shqiptarëve, bërësin realitet të Kosovës Shtet pra Presidentin e SHBA së G.W. Bush në Shqipëri, dhe ai Njeri u përqafua me shqiptarë u mahnit dhe preku me dorë dhe me zemër duart dhe zemrat shqiptare.
Berisha bëri vetë shumë dhe përjetoi momentin më të lumtur në jetën e tij, njohjen formale të pavarësisë së Kosovës, pra rishpalljen e Republikës së Kosovës.
Berisha futi Shqipërinë në NATO
Berisha do ta fusë Shqipërinë në EU- Berisha me qeverinë e tij të djathtë, me bashkëpunëtor dhe me shumicën shqiptare anë e kënd botës po i jep emër fjalës shqiptarë, pra tani e tutje kemi pse të jemi krenar, po e fitojmë këtë me punë, zhvillim dhe demokraci.
Berisha dhe e djathta kanë nevojë edhe për një mandat, besoi se edhe një hekurudhë do e fillojnë kah Kosova, shqiptarët kanë nevojë edhe për një mandat të Berishës me të djathtën për ta përforcuar shqiptarinë dhe për ta bërë një faktor kyç në Ballkan, Berisha ka një popull vital, të rinj dhe të reja me të gjitha predispozitat për ardhmëri, një ambicie e madhe shqiptare që së fundi të jemi aty ku duhet të jemi, si populli ndër më të vjetrit në Evropë.
Ibrahim Rugova në vitet e 80-90 ta, hapi dyert e Uashingtonit dhe Bruxelit, Berisha tani po ulet si anëtar i nderuar në sofrat e këtyre demokracive, Berisha po e kryen me pietet detyrën e vështirë për shqiptarinë.
Individi i shëndoshë, familja e shëndoshë rrethi i shëndosh- shteti stabël.
Të gjitha këto veti i pati Presidenti Ibrahim Rugova, i ka edhe Sali Berisha- pra janë pjesë e pandashme e historisë shqiptare të shekujve 20-21, Berisha ka ende punë të mëdha për shqiptarinë.
Një fjalë popullore ke na në Dukagjin thotë” njeriut të mirë dhe të drejtë edhe nëse ia ke inat pranoja meritat”
Shqipëria e fortë, të gjithë shqiptarët të fortë- e meritojmë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Në trevjetorin e ringjalljes së Dr. Rugovës Empty Re: Në trevjetorin e ringjalljes së Dr. Rugovës

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jan 18, 2009 2:20 pm

Në trevjetorin e ringjalljes së Dr. Rugovës U1_Ibrahim-Rugova
LAVDI PRESIDENTIT IBRAHIM RUGOVA
Nga Sami Repishti
Me 22 janar 2006, ne Prishtine, Kosova e Lire, pushoi zemra fisnike e Presidentit te Kosoves, Dr. Ibrahim Rugova. Vdekja e tij, ne moshen 61 vjecare, megjithese jo e pa-pritun, ka trondite zemrat e miljona shqiptareve, dhe miqve e huej ne cdo kand te botes. Humbja e tij ne nji periudhe kritike per trojet dardane e per kombin shqiptar e ban kete humbje edhe ma te thelle. Ngushellimet tona ma te ndieshme per familjen Rugova, kole-get e tij, dhe te gjithe vellaznit e motrat tona shqiptare te Republikes se Lire te Kosoves.
Une e njoha Presidentin Ibrahim Rugova ne prill te vitit 1990, kur ai me koleget e tij erdhen ne Washington,D.C. I qarte ne mendime, i bindun ne drejtesine e kauzes tij, i frymezuem nga idete perparimtare dhe demokratike te botes euro-atlantike, Dr. Rugova kerkoi me binde Administraten amerikane ne drejtesine e kerkesave te tia per mbrojtje te popullsise shqiptare te persekutueme nga autoritetet komuniste serbo-jugosllave, dhe per njohjen e identitetit shqiptar te atdheut tij. Kete mision ai e kreu me sukses, tue fitue kre-dibilitetin e Kongresit dhe Ekzekutivit amerikan. Fale punes tij, sot “problemi shqiptar” ne ish-Jugosllavine ashte ne rendin e dites se diplomacise botenore, e sidomos amerikane.
(Ato dite, Shqiperia per Kosoven ka qene nji udhetare e hutueme ne mes te dy boteve: njena e vdekun bashke me ramjen e turpshme te komunizmit, dhe tjetra e traumatizueme nga mbas-efekti i ketij fenomeni te shemtuem,dhe e paafte me linde si “bote europiane”)
Qe nga viti 1990 e deri sot, une e perkraha me ndergjegje te plote kete figure madhe-shtore te historise bashkekohore te Kosoves martire, e cmova punen e tij, dhe dhashe kontributin tim modest cdo here qe ai e kerkoi. Sot, une vajtoj nji udheheqes shqiptar qe lindi e rriti nana shqiptare, nji shembull te shkelqyeshem te fisnikerise dardane, nji inte-lektual te ndershem e perparimtar, e nji burre shteti qe arrijti shkallen superiore te njihet ne histori si “babaj i kombit” per ma shume se dy miljone shqiptare te Kosoves.
Presidenti Ibrahim Rugova, njeriu dhe vepra, do te mbeten gjithehere nji individ-subjekt i mirenjohjes, dhe nji subjekt-objekt studimi e interpretimi qe do te pasunojne historine tone kombetare shqiptare. Per 16 vjet me rradhe, intelektuali i angazhuem shqiptar, Dr. Ibrahim Rugova, ka jetue me litar ne gryke. Ma ne fund, e mundi smundja, e heshti vdekja fizike. Por Ibrahim Rugova ashte nga ata qe tejkalojne prakun e vdekjes e fitojne permasa universale, ne kohe e hapesine. Kjo figure e shqueme bujarie dardane, ka marre permasa te perhereshme qe mundin edhe vdekjen.
Pushofte ne paqe e lavdi te perjeteshme!
*
Madheshtia e personalitetit te Ibrahim Rugoves u realizue sidomos kur ai perballoi dilemen e terrorit millosheviqian : a duhet te terhiqemi para nji realiteti te ketill qyshe ne fillim, a duhet ta denojme, si duhet te reagojme? A duhet te perpiqemi me e tejkalue, tue e cveshe lakuriq murtajen e terrorit komunist serb para botes e qytetnueme, tue fitue keshtu simpatine e botes, si viktime e pafajshme qe refuzon dorezimin pa kushte? Pergjegja qe dha Dr. Ibrahim Rugova ka qene rezistenca aktive me mjete paqesore,- jo agresionit, jo shtypjes, jo nenshtrimit, dhe jo dhunes si arme e qendreses se patundun , deri ne fitoren finale, te larget ndoshta, por te sigurt.
2
“Levizja e jone- shkruente Dr. Rugova – ka linde nga nji domosdoshmeni (e imponue-me), dhe nga nji zgjedhje e jona (e ndergjegjshme). Populli e kuptoi se me kohe, na do te fitojme. Ai kupton gjithashtu se nuk ka zgjidhje tjeter vec vete-permbajtjes kur ballafaqo-het terrori…Nji lufte ne Kosove, don te thote masaker… Ne pesojme dhunen shtetnore dhe segragacionin. Qe kjo gjendje nuk ashte nji lufte e hapun, ashte merita e politikes sone paqesore te rezistences.”
Dr. Ibrahim Rugova ka qene arkitekti dhe mjeshtri i punes qe zbatoi kete politike!
Si rrjedhim, nji shoqeni e re shqiptare ka linde ne Kosove! Sot, vellaznit e motrat tona po ndertojne nji jete te re, moderne: nji vazhdimesi kulturale, morale e politike ne Kosove Menjifjale, esencen e nji identiteti dardan te njimendte, para-ardhes i lirise se vertete per te gjithe. Filozofi shqiptar, Ibrahim Rugova, qe humbi gjyshin, dhe babajn 27 vjecar ne vitin e mbrapshte 1945, dy viktima te terrorit serb, dhe qe perjetoi ne Kosovne martire vitet e”vrasjes kolektive te nji populli te heshtun…” (Ch.von Kohl), shprehet keshtu:” Na garantojme se nuk do te kete hakmarrje, na nuk do ta lejojme! Perndryshe, do te desh-tojme ne perpjekjen tone me kepute zinxhirin e dhunes (ne vendin tone)…Na jemi angazhue me adoptue vlerat politike e shpirtenore te Europes (se perendimit)”
Kjo kethese shenon edhe lindjen e patriotizmit te ri e modern ne trojet dardane!
Kundershtimi qe i bahej sistemit komunist ne Kosove ishte perbuzeja e ‘rendit politik’ dhe “qetesise” qe mbeshtetej ne bindjet terroriste qe perjashtojshin ekskluzivisht dhe sistematikisht qeverisjen e qytetareve, dhe te drejtat e tyne me marre pjese ne shoqeni e shtet. Kundershtimi qe i bahej sistemit komunist ne Kosove nuk ishte vetem perbuzeja e nji qendrimi imoral te papranueshem, i nji perspektive politike qe sakrfikonte te drejten e cdo individi me qene i lire. Ky kundershtim merrte formen e rezistences koshiente, kur shtypja e pushtetit te kuq poshtenonte qeniet njerezore, dhe ne formen ma te ulet- sido-mos te pambrojtunit., to dobettit, qe vuejshin pa za ne nji heshtje mbytese. Ky kunder-shtim qe u konkretizue ne rezistencen e organizueme kunder murtajes komuniste serbe ne Kosove ushqeu shpirtent e te gjithe pjesemarresve te revoltuem, sikur dojshin me thane:
O vella, o moter! Une jam me ju! Ju jeni ne zemren time, ne mendjen time, si nji deshmi e gjalle e mesazhit tuej ringjalles qe premton shpresen, shpresen e lirise per te gjithe njerezimin!
Njeriu duhet te kete nji ndjenje te forte lidhje me nji tjeter njeri. Ne mungese te kesaje ndjesie, asgja nuk na afron. Dy qenie njerezore jane te huej per njeni tjetrin. Linde nevoja e pjesemarrjes se pandashme ne njerezimin mbar. Ushqehet e kultivohet ndjesia e bash-kesise, e afrimit, e unjisimit ne nji qellim te perbashket, ne nji rruge te perbashket…ne ndertimin e mbajtjes se nji bote te perbashket. Ky ashte revolucioni paqesor i Kosoves se okupueme. Dhe, ky ka qene edhe mesazhi i levizjes paqesore te Kosoves qe udhehoqi Dr. Ibrahim Rugova. “Kjo ashte rruga e rezistences politike e civile e inspirueme nga nji intelektual i formuem ne shkollen qe refuzon dhunen, ne shkollen e universalitetit te te drejtave, dhe te demokracise.” (Allain e Galmiche)
Ky ashte edhe patriotizmi i ri e modern qe zhvillohet sot ne trojet dardane!
3
Per shqiptarin Ibrahim Rugova, nji Kosove e lire dhe e pavarun ka qene esenca e mendimit tij. Trashegimi tij, deshira tij ma intime, bota e tij qe asgja tjeter nuk e zevendson ose ndryshon, ashte nji esence qe tejkalon cdo gja tjeter ne jeten e tij… Per boten e Rugoves, aty ku mbarojne vlerat e trashegueme shqiptare, aty fillon anti-shqiptarizmi. Per breznine e Rugoves, nevoja e absolutes ne boten e kaosit ka qene – e une mendoj se akoma mbetet – e zevendsueme nga shqiptaret me nji perqafim pa kushte te tokes dardane qe disa here ka marre edhe tone fanatizmi, dhune e agresioni. Kosova e lire dhe e pavarun qe andrroi Ibrahim Rugova, po kultivon patriotizmin e ri dardan…!
Per intelektualin Ibrahim Rugova nji Kosove e lire dhe e pavarun, dhe hymja ne Europe kane qene dhe mbeten nji element i fatit shqiptar, nji paevitueshmeni historike. Ai mendoi per ate, e studjoi ate, e perfytyroi me nji konfidence te plote ne te ardhmen, dhe priti per momentin e duhun me realizue kete element te fatit shqiptar. Kjo ka qene andrra e tij qe ai ushqeu me kujdes, e dashunoi dhe e shperndau rreth e rreth vehtes, per miq e kundershtare njilloj. Intelektual i frymezuem nga idete e Renaissances europiane dhe idealet e humanizmit kontinental, ishte i pergatitun me pranue modernizmin.. Ne shekullin qe jetoi, mendimi i tij intelektual nuk ka qene nji kercim nga konceptet mesjetare ne modernizmin e shekullit njizet. Qe nga studjuesi i Pjeter Bogdanit deri te studenti i Roland Barthes ka nji vazhdimesi pa nderpremje kujdesi per njeriun. Per Dr. Ibrahim Rugoven, nji komb perbahet nga qenie te lira, te krijueme nga Zoti –qe ai besonte- si individe te lire me vullnet te lire (nji fryme kristiane qe ai njohu mire), individe qe jetojne, e mendojne me plot ndjesi.
Ai kuptoi se nji “ideologji” nuk duhet te jete per asnji arsye qofte, “la somma sapienza”, as jeleku i ngushte, ligji “hyjnor” i padiskutueshem dhe i paprekshem. Njeriu, duhet te mbetet qendra e vemendjes sone; cdogja tjeter mendohet ne funksion te sherbimit per njeriun, e vetem per njeriun. Intelektuali aktivist Ibrahim Rugova e kishte te qarte kete aksiome, dhe nuk e trathetoi asnji here. Ai zgjodhi aksionin “…me qellim qe kombet e Ballkanit nji dite te pranojne jeten e perbashket, qe te provoje se ashte e mundun mbrojtja e nji kauze kombetare pa ra ne kurthin e nacionalizmit.” (Allain e Galmiche) Perndryshe, ai do te kishte kalue oret e gjata ne biblioteke…!
Intelektuali aktivist Ibrahim Rugova e kishte te qarte diferencen ne mes te shqiptareve te shtypun, e serbeve shtypes ne Kosove! Te paret njohin vehten plotesisht ne imazhin e krijuem nga vete popullsia shqiptare e Kosoves. Ata identifikohen me vendin e tyne, shkrihen ne boten e vendit tyne, marrin pjese ne jeten e vendit tyne; menji fjale, ata pranojne me jetue ne nji gjendje te mbarsun me tragjedi. Te dytet,. mohojne identitetin kosovar, dhe interesi i tyne ashte vetem akademik, ose tregtar. Serbet nuk e “ndjejne” Kosoven. Prandej, shqiptaret vuejne, dhe luftojne kunder kaosit te ngjarjeve tragjike qe, me ngulm, ata perpiqen me i transformue ne nji levizje njerezore e clirimtare…!
“Na garantojme se nuk do te kete hakmarrje; nuk do ta lejojme! Ne qofte se qeveria jone qe neser vjen ne fuqi do te lejonte nji gja te ketill, kjo don te thote se qeveria jone nuk ka thane gja, nuk ka ba gja me kepute zinxhirin e dhunes. “Populi i Kosoves ashte
4
angazhue nga Ibrahim Rugova me adoptue vlerat politike e shpirtenore te Europes.” (Allain e Galmiche). Perseri, kjo ashte filozofia e nji intelektuali shqiptar qe ka humbe gjyshin e baben 27 vjecar , viktima te terrorit kmunist, ne vitin e mbrapsht 1945. “ I vrane si kafshet…” shprehet Ibrahim Rugova qe predikon rezistencen paqesore…!
Sa e madhe ashte distanca, sa i nalte ashte superioriteti i udheheqsit Ibrahim Rugova, ne krahasim me ate te Sllobodan Millosheviqit qe zhyti Ballkanin ne furine e luftes e shkaterrimit. I pari ne piedestalin e respektit nderkombetar e kandidat per cmimin Nobel per Paqe; i dyti kriminel lufte para Gjykates Nderkombetare per Krime Lufte ne Hage…!
Kjo “levizje” per adoptimin e vlerave politike e shpirtenore te Europes perfaqeson esencen e nji identiteti dardan te njimendte per cdonjenin, dhe ashte para-ardhese e lirise fizike per te gjithe, pa perjashtim. Nga nji zhvillim i ketill, spjegon Dr. Ibrahim Rugova,
” njerezit angazhohen per nji te ardhme ma te mire; te bashkuem, ata angazhohen, mobilizohen. Ata jane koshiente per kete. Ashte ceshtje jete o vdekje”.
Linde solidariteti i te persekutuemeve!
“Ata (serbet) kane pushtetin; na kemi autoritetin,” shkruen Ibrahim Rugova. “Kjo ashte, ne fund te fundit, baza e qenies sone, paradokset e tyne, ‘te qeshurit nen hijen e litarit’” Kjo ashte arsyeja qe “…populli pa dyshim ma i shtypun ne ish-Jugosllavine ka linde popullin ma te lire”, shkruen gjykatesi francez Antoine Garapon.
“Ketu kam njohe Rugoven. Ai nuk ka ndryshue. Ai ashte gjithenji ai qe ka qene. Rugova ashte nji njeri i rralle, nji ne cdo njiqind vjet, dhe sot ai ashte shpirti i Kosoves.” shprehet prof. Musa Jupolli, i Universitetit te Parisit.
*
Sot, vajtojme humbjen e ketij apostulli te paqes dhe lirise per te gjithe. Por nji dite, poeti, qe dielli e hana e yjet e shoqenojne ne boten qe per ne te tjeret mbetet e erret, do te kendoje…bashke me lyren e tij te prarueme. Sepse, sot para kesaje viktime te rame nga smundja e pasherueshme, njerezimi ushqehet me nji mesim, fisnikerine e te cilit vetem poeti goje-arte ashte ne gjendje me shprehe….
Poet! O kangetar i oreve te dallueme! Mbaje sot per ne te gjalle ndjenjen naltesuese te frymezimit qe na mbushe keto dite soditja e paepun e bujarit te shuem dardan…!

22 janar 2006
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Në trevjetorin e ringjalljes së Dr. Rugovës Empty Re: Në trevjetorin e ringjalljes së Dr. Rugovës

Mesazh nga LEXUESI Sun Jan 18, 2009 10:59 pm

.


Edituar për herë të fundit nga LEXUESI në Sat Feb 28, 2009 10:55 pm, edituar 1 herë gjithsej

LEXUESI

Numri i postimeve : 17
Registration date : 13/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Në trevjetorin e ringjalljes së Dr. Rugovës Empty Re: Në trevjetorin e ringjalljes së Dr. Rugovës

Mesazh nga Gur Kepi Wed Jan 21, 2009 11:35 am

Agim gashi: Presidenti Rugova ishte, është dhe do të mbetet Arkitekti i Pavarësisë


Në trevjetorin e ringjalljes së Dr. Rugovës U1_AgimGashiPRESIDENTI RUGOVA ISHTE, ESHTE DHE DO TE MBETET ARKITEKTI I PAVARSISE
Shkruan Agim Gashi
Sot më 21 janar 2009, tek varri i Presidentit do të vërshojnë qytetarë, subjekte dhe institucione për ti bërë homazhe njeriut që ishte ikona e mbarë kombit shqiptar dhe kolos i çështjes shqiptare.
Presidenti Rugova do të mbetet përjetësisht përsonaliteti historik i kombit, sepse për 16 vite sa ishte kryetar i partisë që Ai e ngriti dhe e udhëhoqi, ishte edhe kryetar i Republikës së Kosovës që pas luftës të zgjidhet edhe kryetar i shtetit të Kosovës, ishte vizionar e diplomat dhe njeri i urtë që arriti të bëj kthesa kolosale kombëtare duke jetësuar aspiratat e popullit.
Fatkeqësisht vdekja na e mori herët, aq herët kur neve na duhej më së shumti. Dhe kjo është arsyeja që edhe sot pas tri viteve pos krenarisë që e kishim dhe jetuam në epokën e Tij, na gërshetohen ndjenjat duke e bërë dhembjen edhe më të thellë. Kjo dhëmbje, ky pikllim i popullit shqiptar, do të zgjasë duke mos njohur kufijtë kohorë e toksorë.
Koha prej tri vitësh ishte kohë e mjaftuar që klasa politike të meditoj dhe të reflektoj për të kaluarën që Kosova e ka lënë mbrapa, për të përfituar eksperiencë dhe trashëgimi të lëna nga Presidenti Rugova, për të shkuar para duke ndjekur rrugën e tij. Rruga rugoviane ishte dhe është më se e domosdoshme për prosperotetin dhe ardhmërinë e këtij shteti, sepse ai ishte kampion i liderit demokrat jo vetëm në Ballkan por edhe në Evropë, ishte modeli i politikanit humanist, liberator dhe liribërës. Për këtë arsye edhe njerzit e politikës botrore thanë se Dr. Rugova ishte më shumë se politikan, më shumë se lider, më shumë se shtetar, më shumë se gjiçka tjetër. Ai kishte një urtësi të mahnitshme që bënte për vete masën popullore të shumë vuajtur nga robëria. Me përkushtim të pashembullt u bë Qytetari i Parë i Kosovës dhe arriti që pa aparat burokratik, pa aparat propogandistik, pa makineri detyruese pa asnjë mjet shtrëngimi e manipulimi, në mënyrë njerzore e të drejtëpërdrejtë, vllëzërisht e shqiptarisht, në formimin e vetëdijës qytetare të shtetit të Kosovës. Ai nxiti vetëdijen tek individët se me sjelljen, qëndrimet dhe veprimet e tyre nderohet jo vetëm vetja, familja, prejardhja, brezi, por, edhe vetë Kosova dhe shteti i saj. Kjo ishte më e rëndësishmja, sepse shumë më vështirë është të edukohet qytetari i një shteti dhe të ngrihet vetëdija shterore e qytetarit, se sa të bëhet shteti.
Shteti konsiderohet i bërë kur të ketë arritë ti bëjë mardhënjet e shëndosha me qytetarët e vetë dhe të jetë krijuar mirëkuptimi i ndërsjellë midis shtetit dhe individit. Këtë Dr. Rugova e kishte arritë por që fatkeqësisht pas vdekjes së tij filloi të zbehet brutalisht.
Dr. Rugova ishte kolos mbi kolosët. Duke definuar një politikë të luftës ndryshe nga barbarët serb, fitoi zemrat e shumë politikanëve modern botror, duke arritë që të bëj miq të sinqert e që mundi u shpagua katërcipërisht. Pastaj arriti që të fitoj edhe zemrën e popullit të Kosovës, duke u kthyer në një lider të zemrave shqiptare. Sa herë që populli ia dha votën , ai e dinte se vota e tij po i ipet vetëvetes së tyre dhe shtetit të Kosovës. I vetmi Dr. Rugova në hapsirat e ish Jugosllavisë, ka arritur që me menqurinë dhe politikën e tij, ti rrëzoj kurthet dhe barrierat e ngritura në shekuj nga politika antishqiptare serbe. Politika dhe metoda e të bërit politikë e Dr. Rugovës, jo që u përqafua nga populli i Kosovës por kjo politikë u përqafua edhe nga kundërshtarët e tij politik. Fytyra simpatike e tij si lider ishte edhe fytra e Kosovës. Populli brohoriste: Rugova-Kosova!
Në trevjetorin e ringjalljes së Dr. Rugovës U1_presidenti_rugova2Doktor Ibrahim Rugovën që tri vite se kemi më në mesin tonë. Por, Kosova duhet të shkoj rrugës së Tij, nga e cila askush nuk do duhej të kthehet mbrapa. Ai është tani mbi qiellin e Kosovës ku si Engjëll Mbrojtës vështron dhe bën sehir me veprimet e disa liderëve shkatrrimtarë të asaj që ngriti Ai dhe populli me mund e sakrificë.
Dita e shtune e 21 janarit 2006 e pikrisht të orës 11:38, momenti kur pushou së rrahuri zemra e Presidentit të Parë të shetit të Kosvës, ishte edhe dita kur pushoi së rrahuri zemra e Kosvës dhe kombit shqiptarë, pushoi zemra e njerzimit. Në momentin më delikat të historisë së re, para finalës së madhe, populli shqiptar përjetoi humbjen më të madhe në histori.
Kosova humbi njeriun e pa arritshëm, njeriun e pa përsëritshëm. Humbi Simbolin e shtetsisë që njëherit ishte emblemë e lirisë dhe e pavarsisë, kultivues dhe promovues paqeje, miqësie e humaniteti, i vlerave demokratike, kombëtare e njerzore. Humbi të vetmin kryearkitekt që e bëri Kosovën-Kosovë.
Sot pas tri vitesh i dashur President, e di që të janë bërë shumë padrejtësi edhe për së vdekuri. Ta shkatrruan partinë tënde dhe u bënë dy taborre. Ta ndërruan flamurin, himnin, u munduan ta ndërrojnë edhe emrin. Por, fli i qetë se emri i Juaj është i shenuar me shkronja të arta të lirisë, sepse ti na ishe prijës legjendar i cili triumfalisht hyre në Panteonin e burrave më të shquar të kombit. Ti do jeshë përgjithmonë Yll që shëndrit token e Arbërit dhe lirinë e njerzimit, do jesh burim e rrezeve të paqës, lirisë, miqësisë, dashurisë dhe humanizmit njerzor. Pusho atje lartë në Velani të Dardanisë ku puhizat e frymave arbërore ta flladisin shpirtin tënd Engjëll.
Agim Gashi
Në tre vjetorin e ringjalljes
/Dr. Ibrahim Rugovës/
Shkuan tri vite
Do t´shkojnë tremijë
Me Ty gjithmonë
Në pamvarsi.
Shkuan tri vite
Shekujt varg e vi
Kosova trime
Me Ty n´liri.
Shkuan tri vite
Do t´ndrrohet moti
Për Ty i dashur
S’do të teret loti.
Sa të jetë toka
Sa t´jetë gjithësia
Krenar n´fitore
Me Ty shqiptaria.
Sa t´jetë Luboteni
Sa të jetë Rugova
Ty do t´këndojnë
Shqipëria e Kosova.
Nga maja e Tomorrit
Nga majë e Korabit
Roje nuri Yt
Në tokën e Arbërit.
Bashkë me Nanë Terezen
Edhe Skënderbeun
Nga korbat e zinj
Do ruani atdheun.
Mos t’i bijë e keqja
Mos të vie robëria
Gjithmonë n´tokë të Arbërit
Liria e pamvarsia.
Si ndërrohen stinët
Dhe vie pranvera
Gjithmonë me emrin tënd
N´fitore të reja.
Lum Kosova nanë
Që të pati Ty
Gjithmonë roje nderi
Në pamvarësi.
Gur Kepi
Gur Kepi

Numri i postimeve : 59
Age : 71
Registration date : 08/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Në trevjetorin e ringjalljes së Dr. Rugovës Empty Re: Në trevjetorin e ringjalljes së Dr. Rugovës

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 21, 2009 4:55 pm



S`MUND TË PAJTOHEM SE KA VDEKUR IBRAHIM RUGOVA



Nga Xhevat Rexhaj


vitin 1999 në fund të marsit, shkiet e Isogut vranë dhe më pastaj i vunë zjarrin shtëpisë së Isuf Arif Rexhaj ku me atë makabritet u dogjën kufomat e 6 familjarëve të mi dhe familjes Rexhaj, shkurt te Arifzekët e Cerrcës. Pra u vranë dhe u dogjën, Zykë, Rifat, Isuf, Kadri, Shake dhe Sofie Rexhaj, nëna ime, vëllai i im dy djem të axhës dhe dy gra të djemve të axhës, po atë ditë ishin masakruar dhe vrarë edhe familjarë të familjes Rugova të Cerrcës. Ishte ky shoku i dytë i madh për mua dhe familjarët në atë kohë lufte,ku dy ditë përpare në fund të marsit, shkiet e Cerkolezit kishin vrarë dhe masakruar dajën tim Bekë Cenë Imeraj drejtor shkolle në Leqinë, njeri i fortë dhe guximtarë me 6 fëmijët e tij dhe shumë fqinjë të tij Imeraj.

Vrasja e dajës tim për mua ishte një termet i madh sepse aty ishin edhe fëmijët pra djali i vogël dy vjeçar, të cilit, në fund të marsit, shkiet ia prenë së pari dorën me thikë të madhe, e ku ai si i vogël kishte klith, “babi ky njeri ma mori dorën teme”, pastaj kishin vrarë të tërët, ende nuk mund të qetësohem nga barbaria serbe, e di se shumë raste të tjera të tilla kishte në Kosovë atë kohë, e di se mërzi dhe vuajtje kemi të gjithë shqiptarët për të gjitha viktimat ku ato kishin ndodhur. Mirëpo nuk do ta harroi kurrë një rast të një shqipfolësi në ato kohë i cili ishte dhe është ende kinse “ luftëtarë” kur vrasjet dhe viktimat civile, para meje i krahasonte me vrasjen e lopëve pra shtazëve, duhet thënë haptas se kishte dhe ka të tillë ende, dihet kah janë të orientuar politikisht... fatkeqësisht.

Nuk i ceka këto për të treguar apo për tu mburrur, thënë të drejtën në kohën e luftës unë nuk kam pranuar as të organizoi të pame politike për vrasjen e anëtarëve të mi të familjes , ahere kur dikush edhe për dajë apo kojshi organizonte të pame , kryeshëndosh,se mundoheshin të dukeshin më patriot se ne disa të tjerë, sepse unë nuk e shihja të udhës që në Zvicër të bëjë propagandë për atë që unë nuk kam mundur ta mbroj nënën dhe vëllaun tim aty ku ishin, pra unë ndjehesha dhe ndjehem i lënduar se i kam lënë në mëshirë të fatit, pra unë do të jetoi me këtë ndjenjë sa të jem gjallë, por poenë politik si patriot i madh që kam humbur nënën dhe vëllamë në luftë nuk dua dhe nuk pranoi, unë mbetem ai që jam me kaçikun temë.

Pse i tha sh këto të gjitha, për të treguar se ka vrasje, ka vdekje dhe ka humbje të njerëzve në jetë që peshojnë ndryshëm dhe peshojnë fortë në shpirtin dhe zemrën e njeriut. Jeta na ofron qaste të ndryshme, njerëzve u mbeten që të merren me to se çka dhe cila është e mirë apo jo e mirë, cila është e dhimbshme dhe cila e paharruar. Pra është vështirë të qëndrohet në mes, të jesh indiferent ndaj disa gjërave dhe ndodhive, pra duhet sinqeritet dhe duhet dashuri për të treguar se çka është mirë dhe jo mirë që të ofron jeta.

]Nuk do i harroi kurrë nënën, vëllain dhe familjarët tjerë të mi të vrarë në luftë, nuk do i harroi kurrë Jasharajt, kurrë, Ahmetajt, Reqakun, Mejën, Krushën, Izbicen, Haradinajt, Rugovët e Cerrcës, ata mijra heronj e dëshmor të cilët unë kurr nuk do i ndaj të këtij apo atij krahu, që të gjithë të rënët janë gjaku shqiptarë për Pavarësi, janë plaga e jonë kombëtare.

Ama kurrë nuk do të pajtohem me vdekjen e Njeriut, për mua më të madh kombëtar, Njeriut që ndryshoi globin në të mirë të shqiptarëve, Njeriut që pata fat të lindëm në fshatin dhe shtetin Dardanë,ku ai ka lindur, Njeriut të urtë, Njeriut të qetë, Njeriut me kulturë dhe edukatë familjare, Njeriut besnik të trashëgimisë dardane shqiptare, Njeriut që hapi labirinthat e piramidave evropiane, Njeriut që Uashingtonin e bëri kryeqytet tonin, Njeriun që unë e shoh për çdo ditë në dhomën time, në kompjuterin tim, në mendjen time, në punën time pra shkurtë në përditshmërinë time, pra nuk pajtohem që ai ka vdekur , pra për mua nuk ka vdekur Ibrahim Ukë Rugova, ka shkuar në një botë tjetër, dheu i Dardanisë i qoftë i lehtë, eh... 21 janari i 2006 -ës..., u bënë 3 vite.


Shumica shqiptare do të të përkujtjnëi për të mirë gjithherë, e deshe shqiptarinë do të të do shqiptaria.


Xhevat Rexhaj-Cerrca
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Në trevjetorin e ringjalljes së Dr. Rugovës Empty Re: Në trevjetorin e ringjalljes së Dr. Rugovës

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi