Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Skender Korça: Qiell i kufizuar

Shko poshtë

Skender Korça: Qiell i kufizuar Empty Skender Korça: Qiell i kufizuar

Mesazh nga Agim Gashi Wed Dec 09, 2009 12:13 pm

Skender Korça: Qiell i kufizuar N1151332627_9222
Skender Korça: Qiell i kufizuar

Që kur erdha, e dija se po kthehem
Prej andej kah vijnë pëllumbat
Qiellin ma mori mordja
E ngjyrën zi ma fali fati
Rriten ëndërrat për dashuri
Sepse lakuriq erdha përtej qiellit
Sa herë më është zënë fryma
As që kam gjëmuar ndonjëherë
As kur gjak derdhja nga plaga e jetës
Kur djersën time ja fala atyre pa sy
Kur ju thoja se duhet të këndonim përtej harrimit
Emrin e mësuesit tim që i kam kënduar përditë
Babait tim që më thirri ta takoj edhe andej qiellit
Për të besuar se po knaqem në fluturim
Për të thënë se kemi ikur pa ju
Për të plotësuar shpirtit tim të trazuar
Dëshirën qiellore të një çasti
Ylberin mbulojë do ta kam
Për të shkëlyer në vezullim fytyra ime
Në ditën e bankës së zezë
Pa faj, pa djallëzi e pa frikë
Qiellit të kufizuar për tja mbyllur gojën
Duke i fol sikur këndej ylberit butësisht
Erdha dhe jam i juaj nën këtë qiell të kufizuar



Skender Korça: Qiell i kufizuar 15734_1191267739125_1151332627_30484573_3682039_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi