Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Cikël poetik nga Zeqir Gërvalla

Shko poshtë

Cikël poetik nga Zeqir Gërvalla Empty Cikël poetik nga Zeqir Gërvalla

Mesazh nga Agim Gashi Fri Dec 11, 2009 12:50 am



Cikël poetik nga Zeqir Gërvalla U1zeqirgervalla1
Zeqir Gërvalla

DASHURIA IME

Lindjes
përditë ia merr
nga një xixë d( r )ite
dhe ia falë
Perëndimit…

Veri e jug
bëjnë presion mbi të
ta gjunjëzojnë
mes Lindjes e Perëndimit!

Ajo bëhet
Urë rrezesh
për L-I-N-D-J-E
të REJA

Jugut
përditë ia vjel
nga një ylber ngrohtësie
dhe ia fal
ARDHMËRISË

Veriu
në çmendurinë e tij
humb torruan
i ngatërruar
i vetmuar

Ajo digjet - QIRI
Errësirave të Kohës e Jetës
E nuk shuhet dot
Hy-R-je në Lë-Vi-(Z)je…

Në të katër horizontet
e Ar(b)dheut tim.

Në të katër horizontet e botës.

KANJUSHË E VERDHË KRENARE

(Tre dëshmorëve të kombit: Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës)

Kanjushë… Kanjushë e verdhë!
Ti mbete përherë
lajmëtare e (I)lirisë
Kanjushë e verdhë…

E ai që nga zemra të nxori i pari
e të lëshoi në fluturim të lirë
hyri në (I)lirinë e këngës…
Po, po … fluturoi në diell në hënë e në yje
që kurrë më të mos bie;
U bë kujtesë në kujtesën e kombit
së bashku me yjet e tjerë
të lindur e të palindur
Për një PRANVERË;

Kanjushë… Kanjushë e verdhë!

II

Kanjushë! Eja, Kanjushë e verdhë…!

Eja e fluturo në qiellin e Kosovës
e puthe (I)lirinë në ballë
që e vizatuan zogjët e bardhë
me qumështin e tyre të kuq
në qiell…në tokë…në ujë…
në gjethe… në lule…
drejt diellit - hënës e yjeve
drejt (I)lirisë…

Pastaj …lehtë, lehtë si rreze… si dritë
Kanjushë e verdhë zbrit në Dubovik
e përqafoje
e puthe
fort
fort
fort
Nënë Ajshën - DËNDRESË KOSOVE;
Dhe… në vend të ngushëllimit
Uroja DASMËN E YJEVE
e thuaj: - po të vijnë djemtë e lirisë
krushqit e (I)lirisë
më të bukur se kurrë;

Qe… Jusufi me kitarë
Kadriu me flamur…
Bardhoshi me Bardhën
bardhësive të (I)lirisë
nga gjak i kuq i dëshmorëve
të vjetër e të rinj…

Kanjushë e verdhë… Kanjushë krenare!

III

Ooo… Heejjj…
Kush guxon më t'i trazojë zogjtë e bardhë,
Zogjtë e Kosovës?

Askush… Ooo…Heejjj… Askush
më s'guxon t'i tremb zogjtë e Kosovës,
zogjtë e lirë…
në qiellin e lirë
të Kosovës…Dardanisë…Ilirisë…

Sepse, sot
me ne është edhe i Madhi Zot,
e tërë bota e re është me ne…
Ne po fitojmë…
Korbat e zi karpatianë
në vetëvrasje po shkojnë…
Ne po fitojmë…Ne po festojmë
Kanjushë e verdhë …Kanjushë (I)lirie!

IV

Ja… sot Duboviku ka dasmë…
Sot Kosova feston…
Sot feston e tërë Shqipëria;
Feston dashurinë e juaj,
fjalën e juaj
Feston gjakun e juaj
shdërruar në LULËKUQELIRIE
që nuk vyshken kurrë:
rreze në FLAMUR
me Shqiponjën dykrenare
që nga Skënderbeu e sot…
Vallë, a ka bukuri më të madhe, o Zot?

V

Kanjushë… Kanjushë e verdhë rrezeplotë,
Fluturo… Fluturo mbi Kosovë!
Fluturo mbi Dubovik…!

Po, po… Mbi Bjeshkë të Nemura fluturo!
Se s'janë më të nemura…,
Lirisht fluturo mbi to …!
Fluturo mbi Kosovë, Çamëri, Shqipëri…!
Se, ja… po bëhemi NJË
Se - NJË KOMB E NJË ATDHE JEMI,
se më të ndarë nuk kemi;

Fluturo… Fluturo e lirë
anembanë trojeve iliroshqiptare!

Kanjushë e verdhë… Kanjushë krenare!

CICËRIMA E ZOGUT

Ç'ke o zog?
Ku po të dhemb?

Përse aq me turr po cicëron?
Çfarë po të mungon, o zog?

Eh, çfarë dhembje
evuajtje
që të kesh
mjafton që s'je refugjat nga Kosova
edhe pse të gjithë na pritën mirë;

Edhe ti, o zog
Që aq bukur po cicëron…
Por , ne s'mund të ndjehemi
te lumtur
as të lirë -
pa lirinë e plotë të Kosovës
pa përqafimin e vëllait e motrës
në zemrën e Saj
në lirinë e Saj
në dashurinë e Saj
në lulëzimin
e rrënjëve e të degëve të Saj

Zog, o zog…!

KËTU

Këtu- jemi si shkëmbi në erë
Nga krijimi i jetës në këtë dhe
Këtu- do të jemi përherë
Në çdo frymë të re

GJETHI

Sot duke lexuar ILLYRINË
Ulur në një stol në park:
Befas një gjeth mbi tavolinë
Si nga qielli…më piku, tak

Sytë incizuan me shikim
Atë cast rënien e tij nga lart..
E mora në dorë …oh sa pikëllim!
-Ti nën degën tënde …e , unë larg..

E shikoj… E rrotulloj ….Zverdhë…
Pik(ë)la- pik(ë)la …si e vrarë lie
N’zemër nis diç për t’më there…
-O Zot, çfarë ngjashmërie!

Këtu…as mbrëmja si mbrëmje…
As ….agimi si agim…
Ah! Larg AR(B)DHEUT tim pa ëndje…
Jo. Shpirti s’gjetka dot qetësim.

Për ZSH: Sami Islami
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi