Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Agim Vuniqi: Poeti që nuk di të ndalet, ai është Zeqir Gërvalla

Shko poshtë

Agim Vuniqi: Poeti që nuk di të ndalet, ai është Zeqir Gërvalla Empty Agim Vuniqi: Poeti që nuk di të ndalet, ai është Zeqir Gërvalla

Mesazh nga Agim Gashi Wed Oct 14, 2009 2:06 am

Poeti që nuk di të ndalet, ai është Zeqir Gërvalla

Agim Vuniqi: Poeti që nuk di të ndalet, ai është Zeqir Gërvalla N584644756_3027
Agim Vuniqi

Poezia që shkruan Zeqiri është vërshuese, e bënë njeriun të dal nga shtrati i ëndërrave dhe mendimeve, e bënë të gjykoj më me realizëm, aty është edhe qëllimi i autorit, ai rrëfen, dialogon me më të dashurit, komunikon me historinë, sa bukur e shfrytëzon metaforën për të ndriquar ngjarjet historike, por mu atëherë emocionet ngriten; lexuesi edhe ngrihet, edhe përmallet, dënesë, rebelohet, klithë, dhe të gjitha i bënë në heshtje, po.., vërtetë dhemb kjo gjendje, është e vështirë, thuase e paqëndrueshme. Ai shkruan për biografinë vet-shqiptare "Pak biografi", pastaj hymnizon malësorin në poezinë "Portreti i një malësori", dmth në të dy rastet i kornizon ndjenjat, thjesht bënë luftë me veten por edhe me ne lexuesit, të cilët, ne, e përjetojmë thellë gjëmën, jetojmë jasht vendit, por ëndërrojmë shqip, e vështrojmë nga afër zhvillimin e fëmijëve dhe vazhdimisht bëjmë monolog, athua gabuam, athua kishim zgjidhje tjera, pse jetojmë të vuajtur duke shënuar ngjarjet, e duke mos marrë pjesë në to, a e kemi kuptuar drejt botën, shoqërinë, familjen, apo kemi mbetur lypës të fatit..eh mallkim i rëndë, lypës i fatit...
Agim Vuniqi: Poeti që nuk di të ndalet, ai është Zeqir Gërvalla S309grvalla


Zeqir Gervalla


Nuk ndalet me kaq poeti, ai rikujton fjalët e Rexhep Elmazit, fjalët e shkruera me aq dhimbje për Rexhepin janë edhe të tijat, ai flet për kohën, niset nga vdekja këthehet në lindje, gjykon bukur për tokën, aty fillon dhe mbaron lindja, është e vërtet që mbarimi nuk ka kufijë, është përshkrim i gjithësisë, i yjeve, i planeteve, i lartësisë mendore, jo i përkufizimeve mendore, i të pakufishmes e cila nuk dijmë kur fillon e kur mbaron, nga shenja - (minus) apo + (plus), nuk dihet pra fillimi i jetës-lindja dhe kur përfundon nisja-është vdekja, si duket bota nuk ka as fillim as mbarim, nuk ka "0" të cilën njeriu e supozon si fillim, por natyra demaskon e rrëzon shumë teori... Fjala e Rexhepit dhe e vet autorit nuk është përmbyllëse, është e hapur dhe e vazhdueshme, nuk e dijmë kur ka filluar bota dhe kur do të mbarojë, për atë besojmë në përjetësi.. besojmë në kodin jetësorë ashtu siç e spjegojnë librat e shenjtë, tjetër spjegim më të arsyeshëm tash për tash nuk ka. Poeti i këndon edhe luleve dhe saktëson atë që kanë thënë filozofët, aq sa mësojmë, lexojmë më tepër-dijmë më pak, ngase vetes i hapim horizonte të reja të dijes-mos dijes, dhe asnjëherë nuk kemi përgjegje të saktë, akoma merremi me hipoteza, aludojmë të gjejmë formulat e jetës së njeriut, hulumtojmë florën e faunën, lulet, zogjët, pra vet ekzistenca e njeriu lidhet me bashkëshoqërimin e njeriut me natyrën "Koha e luleve", ai me të drejtë madhëron rolin e nënës e cila jep jetën, madhëron femrën si krijesë, ai nuk ndalet flet, dënesë qan, na rikujton të gjithëve sa është e vlefshme fjala nënë, për atë edhe vendin Shqipërinë e quajmë nënë, se pa te nuk do të ishim as ne, si shqiptarë, dhe poeti nuk do të këndonte aq bukur shqip, duke na dhuruar këto poezi për ta ngushlluar veten, për të besuar në lulzim të sërishëm, në amshim..., poeti nuk e merr përgjegjësinë, ai ua len lexuesve (neve) me poezinë "Nuk di"

PAK BIOGRAFI

…Im atë
U lind në perëndim të diellit
E unë - në mesnatë
E ti - me yllin e parë të mëngjesit…

E tërë dita e madhe
Është para teje, bir.

Gjyshi betohej në shpatë
Babai - në pushkë
Unë - në libër
E ti… ku ta di!

Toka biro,
gjakon njerëz të rinj.

----------------------------------------

PORTRETI I NJË MALSORI

Në shpinë - një barrë
Në kraharor - një varrë
Në sy - një lot
Në zemër - barot…

Këmbëzbathur ecën
Rrugës zikzake të malit:
“A t´ja zë pritën hasmit -
A t´i blej abetare djalit?“

----------------------------------------


FJALA E TIJ

Rexhep Elmazit

Do të vijë një kohë
Që do ta dënoj një kohë
Edhe për vdekjen time:

Do të vijë një kohë
Që do ta ndriçoj një kohë
Edhe me fjalën time:
Do të vijë një kohë
Që do ti lidhë të gjitha kohët
Edhe me lindjen time.

------------------------------------------

KOHA E LULEVE


Koha e luleve - zëri I zogjve
Ku po të dhemb, o Nënë!
Malli yt - deti i lotëve…
…Natë e errët pa yj e hënë!
…për diell yj e hënë
Vera do vijë
E fruta do piqen, o Nënë!

-----------------------------------------

NUK DI

S´di
Një natë ka kaluar
Apo një shekull vetmi
S´di
Zëri im apo zëri yt
Del nga kjo thellësi
S´di
Unë bie apo trungu im
Lulëzon përsëri!...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi