Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Syle Mujaj: Tema: KUSH JANE, KU JANE TE BURGOSURIT POLITIK TE KOSOVES 1981-2010

2 posters

Shko poshtë

Syle Mujaj: Tema: KUSH JANE, KU JANE TE BURGOSURIT POLITIK TE KOSOVES 1981-2010 Empty Syle Mujaj: Tema: KUSH JANE, KU JANE TE BURGOSURIT POLITIK TE KOSOVES 1981-2010

Mesazh nga Agim Gashi Fri Dec 11, 2009 2:30 am

Syle Mujaj: Tema: KUSH JANE, KU JANE TE BURGOSURIT POLITIK TE KOSOVES 1981-2010 N1057122780_3388


Syle Mujaj: Tema: KUSH JANE, KU JANE TE BURGOSURIT POLITIK TE KOSOVES 1981-2010

RRUGA IME- e jona
Lugano, 10.12.2009


Ky shkrim se pari u dedikohet Prindërve te mijë Mehmet e Hajrije MUJAJ, vëllezërve e motrave Ju dedikohet Familjes time te ngushte Fetijes qe me priti si shume e shume femra shqiptare qe i priten te dashurit e vete, ky shkrim ju Dedikohet Fëmijëve te mije FJOLLES, VESES e BLINI:

Ky shkrim i dedikohet Kosovës me Shtet me dy vjet Pavarësi ju dedikohet institucioneve te Popullit tim qe sot neper historinë është një shkalle e vogël, por për një jete njeriu është një cope rruge goxha e madhe...

Ne kishim vullnet ecnim vepronim bashkëpunonim dhe vullnetarizmi i popullit tim si ne demonstrata, burgje nuk mungoi qe te arrinim deri edhe një hap drejte çlirimit, ku numri i martireve është i madhe qe pretë nga ne ta themi te vërtetën e drejtësia te funksionoj ne Kosove dhe apo padyshim një lëvizje e mire dhe mjafte dinamike, qe ne interesin global te zgjedhjes se padrejtësive mbi Kombin tone po shihen, paralel po shihen edhe fodulleqet dhe ngecja ne vend mu ne ketë kohe kure gjithë ai vullnetarizëm te kthehet ne VLERA dhe guxim qytetar qe i duhet Kosovës tone.
Ne lartësinë 1430 metra lindi, lindi personazhi i këtij SHKRIMI, atje ku thotë i madhi Azem Shkreli “ne vendin ku bane dreqi ve”.

Zikezaket e Fshatit Hartine tregojnë me se miri se çka ka atje, ka gjithçka, ka qiellin afër apo atje thonë preket qielli me dore, po atje ne Hartinën time qe nga bregu i Licit e deri ne Qafen e Hysenit duhet vetëm te ecet këmbe e duarsh qe te ja arrish qëllimit...bile kur bie mjegulla te behet se qilimi nga leshi është i shtruar dhe nga Hartina nuk shihen me grykat as katundet poshtë Hartinës, te duket rrafsh i mrekullive qe veç natyra e Rugovës dine te krijon aso pamjeve fantastike apo mirazhe te vërteta te lojnave natyrore.
Kështu ishte jeta ne Hartinen time.
Pra unë Syle Mujaj nga Hartina fillova rropatjet qe te jetoj.

Ne kushtet me te egra natyrore–ekonomike, bene atë te mundshmen qe te gjithë fëmijët e një nene e një babait te rritem te shkollohemi dhe ne një mënyre apo tjetër te bëhemi te pavarur ne jetën tone dhe kur dihet se nuk ishim pak, ishim 11 fëmije 6 vëllezër e 5 motra.. Por a desha e nuk desha vete e ndiej si një obligim qe ne ketë libër ti ceku prindërit e mijë. Po ishin krenar edhe pse jetonin ne ato kushte te malësisë se Rugovës, ne lartësinë 1400 metra mbi lartësinë e detit si thuhet, jetuam ne katundin Dugaive, qe sot mbasi qe u liruam nga pushtuesi disa po e quajnë Hartine. Katundi ynë i ka disa veçori nga katundet tjera është rrafshnalta e Rugovës apo si e quajnë te tjerët “Dugaiva e thate qe te mira i ka çikat e gratë”. Pse i thonë kështu nuk mund ta dije me te vërtet apo shkaku i ujit qe thonë ndikon te rritja dhe pamja e ndërzeve, sepse thonë edhe te njëjtën gjë për delet e lopët e Dugaives se aty ku nuk pine shume ujë, është mishi me i mire dhe pa dyshim ashtu ishte sepse ketë e kemi vërtetuar vete me qengjat dhe delet tona qe dikur i kishim edhe deri ne 300 copa dhe qengjat /qengjat/ tanë ishin me te dalluarit ne Rugove.

Po më siguri përveç asaj thënies se mëparshme fajin e kane vete prindërit e mijë Baci e Dada ime qe nate e dite por si për ne kujdeseshin edhe për gjate e gjalla.
Baci kishte edhe një vëlla dhe te dyte ishin dhe mbeten një shembull i veçante i vëllazërisë bashkëpunuese, edhe sot ne Rugove përmenden këta vëllezër te veçante si ne pamje ashtu dhe ne urtësinë e tyre, si Mehmet e Idriz Rama ma, me ju pas lakmi çdo kush...Si shtëpia e Rame Idrizit te Idriz Avdylit te Avdyl Selmanit te Selman Mujit, Muj Qorrit e Qorr Prena...

Jeta rinore
Unë nga Hartina se bashku me babanë dolën ne qytetin e Pejës, ne ditën e tregut, kontrolluan e shoshiten çdo gjë dhe me ne fund vendosen qe nga rezervat e te ardhurave nga qengjat e vitit te kaluar ti blejnë edhe 50 copë krerë dele, edhe pse larte i lame 150 krerë dele. Rrugëtimi im nga Peja ne Hartine ishte dhe mbeti për mua një vit i kuptimit te historisë qe me rrëfente babai gjate daljes për Rugove...

Me foli për çdo gjë ja filloj nga gjyshi Ramë Idrizi e përfundoj te Vetoni i vogël qe kishte lindur para një jave, foli e ç`nuk foli por ne kokën time mbeti se si kur ne vegjëlinë e babit e kishin fejuar me dadën atëherë kur mosha e tyre ishte 15 vjeçare, me tregoi për dadën si nuse kur u martuan, se si mocaniket e bacit e ngacmonin se e paska nusen e mire, se si baci ne moshën e vete behej xheloz kur ja përmendnin emrin e nuses, pra koka ime e vogël filloj te kuptoj edhe me mire kush ishim ne nga Hartina dhe pse jetonim atje larte e jo sikur njerëzit tjerë ne shehrin e Pejës.

Edhe ne Hartine kishte jete: se bashku me shokët e katundit çdo mbrëmje luanim gugjas, guracak,...
Edhe jeta ime padyshim është e lidhur me këto rrethana se pari te natyrës se veçante rugovase e me siguri edhe nga trashëgimia familjare këtu diku dalin edhe karakteristikat e mija te jetës ti thuash rinore, Ne dritën e diellit te Rugovës dola thonë ne mëngjes, i dyti me radhe mbas motrës se madhe, qe nga vegjëlia nuk ju paskam ndare babës bile as ne “punët fizike”, thonë disa, besa disa i thonë dhe te kundërtën “se nuk e paskam dashur bash forte punën fizike”, por nejse po vazhdoj te tregoj se e paskam dashur shume shkollën edhe pse ishte shume larg nga katundi ynë.

Shkolla jone ishte ne katundin Haxhaj apo 4 km. shkuarje e 4 km. Ardhje. Tash po e kujtoj dhe them se shih kjo rruge kaq e gjate a ishte adekuat për moshën time, por le ta vlerësojnë te tjerët nëse duan, nuk po ndalem këtu. Shkuarja dhe ardhja nga shkolla kurrë nuk na kane brengosur sepse te gjithë ishim njëjte, bile mezi e prisnim qe nesër te shkonim ne shkolle, vërtet verës ishte pak me vështire por dimrin e prisnim me padurim sepse bora ah bora e fëmijërisë ne Rugove. Apo nga ajo natyre ndryshe nga natyrat e tjera nuk e dinim as vete se ishte larg apo afër deri sa u rritem e u bëme qe ta njohim mire edhe katundin edhe qytetin pra diku këtu u mbaren vesh krejt punët dhe u kuptua drejte se çfarë rinie paskam kaluar unë, vërtet me doli disi ndryshe nga njerëzit tjerë te kësaj bote. Si te vogël qe u prija meshkujve te shtëpisë shih dhe me kishin fejuar si mbas zakonit, pra isha fëmije – burrë i asaj kohe. Gjendjen time me se miri e mora vesh dhe e kuptova me vone kur rashe ne shehrin e Pejës dhe kur edhe unë desha te bëhem i barabarte me mocaniket e mije te rinise, shih nuk kisha te drejte as ta dua dikene me thane, se tek jam i fejuar. Shih shih po nisin e po dalin disa ndeshje me kohen dhe me vete atë lirinë e Rugovase. Po, po ndryshe u lindem ndryshe menduam u rritem dhe ndryshe po ecim edhe sot ndryshe, ketë po e vërej ne çdo hap te jetës...

Qyteti i Pejës
Ne shehrin e Pejës u ndesha ne vegjëli atëherë kur me babin udhëtoja këmbe nga Hartina deri ne Peje e nga Peja ne Hartine.
Qyteti si qyteti ma, ashtu si dine zoti e njeriu ta krijojnë; Peja ma, Peja afër Rugovës me gjithë ato bukuri te bjeshkëve për rreth me atë lum te mirë me ata njerëz te dashur si kund nuk munda te gjej deri me sot.

Peja shihet edhe nga Maja e maxhupit, por pse gjithë këto shtëpi te grumbulluara ne një vend, pse nuk janë si ne Rugove një shtëpi ne atë shpate e tjetra ne shpatin tjetër, S.Mujaj e mendoj dhe tha: me siguri kur u bene vërshimet ne Rugove, i paska fshi e rrëshqitur prej bjeshke prej bjeshkës e i paska grumbulluar këtu ne ketë vend te quajtur Peje.
Por nejse babi me tërhoqi e me nxori nga ajo çudi e rastit, u nisem drejte grykës me te gjitha delet. Unë ju prisha e babai i grahke.

Peripeci e lojëra fatesh
Loja e kapuçave shpesh me vije nder mend edhe sot se është një filozofi e shkëlqyer e me te mirëve kuptohet qe fitojnë kundërshtarin.
Edhe sot qe si pa dashas me vjen refreni. “hej kur e ge nisem more te paren e lojeee e mire e gë ditëm more qe do te ju knojme”.

Toleranca e burrëria, kur u përfundonte loja e “kapuçave” e qe vërtet ato ishin çorape te thurura E nuk ishin as far kapuçave apo ishin enkas për ketë loje kishte diçka te veçantë te ata burra me mustaqe e me atë lloj karakterit te vërtet shkëmbor, qe hidhnin fjale e veprime qe dukeshin te rrezikshme por përfundonin me humorin me te mire te një loje burrërore te veçante për popullin tone.
Për mua ishte si te bëhej një luftë ne mes veti e ne fund i shtrinin dorën njeri tjetri bashkë-luftuesit.
Apo me vone unë kuptova qe kjo loje tregon bukur shume vete karakterin e rugovaseve, tregon vete filozofinë e jetës dhe vështirësitë qe duhet te kalohen pa ankime, sepse vetëm kështu jetohet, vetëm kështu kishte kuptim jeta - loja e Rugovës, dhe vetëm kështu mund te jetohet e jo ndryshe.

Prishtina ah Prishtina
Mbas kryerjes se shkollimit te mesme, nisa rrugëtimin tim për qytetin e Prishtinës...

Qendra e studenteve
Shoqëria e re studentore qe deri diku e kuptonim vetveten si te rritur, shpesh u grumbullonim e bisedonim edhe për gjera qe asaj kohe quheni te rrezikshme, si psh, “vëllazërim-bashkimi, vetëqeverisja, ke ca e ca tjera qe thane se nuk duhet ti ngacmojmë...dhe shih bash këtu ne u ndalnim dhe i bisedonim se pse kjo e kjo, pse ne si te rritur nuk mund te flasim për te këqijat edhe te mirat e shqiptareve, pse na shtinin me dhune te mësojmë gjuhen serbe, pse serbet nuk na përshëndesin e ne kur i përshëndesim na thonë se “e dije se është mire mëngjesi apo mire mbrëma”...

Brucoshiada
Ndodhi e veçante e asaj kohe kur ne mbrëmjet festive nuk lejonin as një grup te solisteve te Kosovës, ne hapjen dhe mbylljen e mbrëmjeve te tilla e caktonin bandën e garnizonit ushtarak te Prishtinës.
Se bashku me mikun tim Riza Demaj menduam dhe u përgatitem për një mbrëmje disi ndryshe.
Ne orët e vona te mbrëmjes te qershorit te vitit 1979,shkuam ne Mushtisht te Suharekës ne ketë fashat ku sa ishte formuar grupi i quajtur “Afërdita”, ramë ne kontakte me Hajrushin e me te cilin kishim folur dhe disa dite me pare, u angazhuam dhe me autobus mbërritëm ne qendrën rinore ku do te mbahej brucoshiada, te gjithë u habiten e ne veçanti ish rektori i asaj kohe i quajturi Beqir Doberdolani, ku tha se nuk bene te këndohen këngë qe prishin raportin vëllazërim – bashkimit. Ne i thamë se nuk do ta prishim atë vëllazërim – bashkim por pa dyshim ky grup sonte do te këndoj atë qe dëshiron. Ashtu dhe u be ne skenën përballe bandës se ushtrisë jugosllave dolën Shkurte Fejza e Shyhrete Behluli te cilat e bene te veten. Por q`te shofsh ne anën tjetër kur banda e garnizonin ishte hidhëruar dhe e kishte lëshuar sallën ne mënyre demonstrative...

Kjo ishte dhe fillimi i mbare qe neper festat e studenteve ne universitetin e Prishtinës te veprohej ndryshe dhe pse jo natyrshëm me grupet tona kulturore muzikore shqiptare. Mbete te jepen meritat e përkrahjes si dhe asistentit te pedologjisë Prof. Hamdi Gashit nga Mramori i Prishtinës, i cili vete e mori barrën tone ne dekanatin e Fakultetit te bujqësisë. Kjo mbrëmje e veçante festive pikërisht me ketë grup te ri te posa formuar shqiptar “AFERDITA” ishte dhe mbeti një shenje e mire e kontributeve atdhetare dhe një shkëndi e daljeve ne skene edhe te qindra grupeve tjera neper truallin e Kosovës.

Vëllusha e epërme
Banesa e mësuesit tone i cili na kontaktonte e na shpjegonte ne lidhje me rrjedhat e atyre ditëve ne Prishtinën dhe Kosovën tone, na rrëfente e për ndodhitë qe për ne ishin dhe mbeten interesante se si veprojnë serbet duke e mbajtur nen okupim vendin tone, na tubonte. Na këshillonte na studionte...
Takimi me mësuesin tone te pare ishte një takim i veçante, kishin kaluar shume e shume vite qe mësuesi ynë Isa Demaj, nuk shihej shpesh ne qytetin tone te Pejës as ne Rugove, fajet ishin diku qe nga qyteti i Klinës kur se bashku edhe me një grup shokësh si Zymer Neziri, Sadri Kelmendi, Hajdar Mekaj e tjerë, kishin bere një proteste kundër padrejtësive ndaj shqiptareve dhe kështu qe nga viti 1967-68 ishte i përndjekur dhe thuaja qe gati ilegalisht diku punonin e diku mësonin neper ndonjë shkolle fshati ku përndjekja e tyre ishte me e vështire.

Mësuesi ynë i dashur ishte shkëputur nga komuna jone, here jepte mësim ne anën e Lipjanit e neper fshatra tjera te Ferizajt here ne Drenice.
Ne vitin 1978-79 u pranua ne shkollën e mesme te mjekisë ne Prishtine, e ku nga këtu rifilloj takimi me mua Rizën, Ibrahimin se si dhe çka mund te bëjmë ne avancimin e qeshjes tone. Takimet ishin te shpeshta ku u pajiseshim me materiale te nevojshme si me libra dhe broshura te ndaluara te atyre ditëve ...

Ne vitin 1979 policia na e mori prape mësuesin tone e burgosen për motive politike.

Pallati i rinise “25 Maji”
Pallati i rinise apo ai pallati i sherrit te rinise quhej “25 Maji”, këtu bëheshin tubimet me te rrepta apo ndeshjet me te forta te asaj kohe ishte vendi ku ndesheshin dy kultura ajo shqiptare dhe ajo pushtuese, qe shtyheshin se cila po e mund te ja zëne vendin tjetrës.

Rasti i solistit Zdravko Qoliqit e ndezi qendrën studentore, kur ne mbrëmjen e organizuar nga komuna e Prishtinës, ne si studente u përgatitem qe ne njërin nga buqetat e luleve qe te ja dërgojmë ne skene te jene edhe lulet e famshme qe rriten vetëm ne rrethinën e Obiliqit e qe era e tyre është e pa këndshme dhe vërtet e pa këndshme qe e vërtetoj dhe ish këngëtari nga Beogradi Zdravku i Qoliqve i cili tha mbase qe ne duart e tij mbërritën këto lule, ai i gjuajti lulet dhe klithi “Shtaje je ovo shta smerdi oho je govno, govno je”, era e tyre ishte disi afërt me ketë kundërmim, ju prish edhe atmosfera mbaroj edhe koncerti i “famshëm” i asaj nate Prishtinase.

Mbas një jave po ne ketë salle pritej organizimi i grupit te muzikës se lehte nga Shqipëria, ne krye me Ema Qazimin, Gaqo Qako, si dhe Bik Ndoja, Ibrahim Tukiqi e te tjerë.
Takim i veçante e ardhjes se grupit nga Shqipëria ishte e organizuar ne oborrin e Hotel Grandit sepse brenda nuk lenin njerëzit e sigurimit.
Pritja dhe përshëndetja ishte dhe mbeti si një shenje e mire e njërit nga organizimet qe dine ti bëjnë vetëm studentet.

Grumbullimi i studenteve për koncertin e lajmëruar ne pallatin “25 Maj” filloj qe nga mbas dita, ne anën tjetër rritej dhe numri i policeve dhe civileve te policisë qe sa do kudo mundoheshin ta mbajnë disiplinën ne ketë vende, unë me kënaqësi rasti takova dhe mësuesen time te shkollimit fillor Sonje Ibish Veselin, e me te e përgatitem një vajze te vogël me një buqete lule qe njërit nga me te mirëve te ja dërgonim ne skenën e këtij grupi te mire nga Shqipëria.

Ne ishim te ulur normalisht ne vendet tona por ne skenat rrethe nesh vëreheshin civil te policisë qe ne mënyre jo te mire silleshin nga rendi ne rend afër nesh një here e pame dhe një njeri nga komuna jone qe për ne zgjoi dyshim se edhe këtu paska mbërri Xhavit Haliti, i cili ishte i njohur ne Peje si djalë i kafehaneve sidomos te atij lokali te tmerrshëm te Rastovices.

U krye koncerti por ne dalje nen shkallet e daljes ndodhi ajo me e keqja mua me ndaluan dhe grumbulli i policeve me pendrekat e tyre me dëmtuan, kështu kaloj edhe Sonja e shoku im Riza Demaj,e Abdullah Tahirin ne dalje çka te shohim te gjithë studentet na kishin pritur dhe dalja jone u përzier me klithjet e studenteve qe na u drejtonin: “shqipe...shqipe”.

Mbetet edhe sot enigme lëvizja e Xhavit Halitit i cili me atë qyrkun e zi e te gjate deri ne fundin e këmbeve, here u shihte ne këndin mbi karriget e koncertit e kur dolëm ishte afër grupit te policisë qe na dërmoi atë nate prishtinase te veçante...
...
E 79 – ta
Ne Kosovë u dha lajmi qe Marshalli po vinte ne Kosove, studentet filluan te shqetësohen dhe ne fytyrat e tyre tregonin diçka te zymte tregonin qe kjo pritje nuk ishte e tyre nuk dëshironin kësi lloj Marshallit...

Një jave me pare neper qendrën e studenteve shihnim fytyra te panjohura qe vinin e kontrollonin si ditën ashtu dhe natën, ne konvikte u zvogëlua muzika qe zakonisht ne mbrëmje ishte e mire e veçante e atyre ditëve studentore,

Thane se civilet e policisë po e përgatitin terrenin e qendrës sepse ne Prishtinë po vije Marshalli.
Te gjitha këto lloj fytyrave te reja e te pa njohura pra ishin bashkëpunëtor me rroge apo pa rroge te policisë te “bacit” Mahmut Bakallit qe vërtet e hetonte gjendjen dhe nuk gjente mënyre qe me çdo kusht Marshalli te kalonte mire ne Kosovën se qysh e mendonte ai.

Edhe ne e bëme tonën qe nga mendjezi i kësaj dite filluam aktivitetin tone, qe se pari ne kontakte me te gjitha bibliotekat dhe me përkrahjen e thuaja te gjithëve qe mos te del kush ne pritje te kalimit te Marshall Titos, kështu dhe u be por kishim problemin qe shume vështire e zgjodhëm atë ne grumbullimin e sa qeneve qe edhe ne me anën e tyre ta përshëndesim Marshallin, 5 qenet e nxënë gati me mundin e një dite u shpagua kur ne bishtat e tyre i vendosem tenxheret e zbrazëta qe i morëm ne mbeturinat e mezes se studenteve dhe ne kohen e caktuar atëherë bash kur mbërrini Marshalli i lëshuam ne mesin e kolonës para veturës se Mareshali Titos qenet vraponin për mrekulli sepse korridori ishte i përgatitur nga vizitoret. Qeni me i mire fitoj një drek te mrekullishme te atij vrapimi prishtinas te asaj dite te vizitës se Marshall Tites afër Qendrës se Studenteve.

Gjate këtyre njerëzve te pa njohur shpesh shihej edhe silueta e qyrkut te zi Xhavit Halitit dhe ku si te tjerët i kryente punët e veta te caktuara apo vetëm si vullnetar i tyre ketë as sot e kësaj dite nuk po mund ta marre vesh, dhe shpesh duke e pyetur veten çka është ky njeri qe vazhdimisht noton e vepron sa ne atë ane sa ne ketë ane.

I mbetet historisë ta dëshmoj edhe ketë margaritar te veçante te përzierjes se kësaj gjallese neper te gjitha poret dhe problemet e lëvizjes shqiptare?

Qe disa edhe nga shokët e mijë te vuajtjes se burgut me thonë “se po e dije po Xhaviti po punon me shume se te tjerët” e unë mbetem ti pyes se për kënd punon me te vërtet Xhavit Haliti apo Zeka si e paskan quajtur ne Zvicër.

11-26 mars 1981-ta
Dalja jone ne përgatitjen e marshimit për qytet ndodhi te merkurtën me 11 mars aty nga ora 17 h.
Thane se i paskan thyer pjatat e ne grumbullimin afër semaforëve te qebaptorja “Palma” pritem bukur shume qe te kemi lëvizjen tone te organizuar, një grup i ndare nga ne te çilet shkuan ne drejtim te institutit albanologjik, qe ne fillim hasen ne ndeshje me policinë e cila kishte qene e kamufluar aty afër nesh.

Lëvizja jone ne drejtim te qytetit si dhe brohoritjet Unitet, Duam kushte me te mira, Bashkim – bashkim, mbas takimit tone me sa me duket Muhamet Mustafen /ishte ne njërën këmbe i çale/, mos kuptimin e tij nga ana jone masa e studenteve u ndez dhe ne drejtim te Hotelit Grand kur para disa ditësh kishte qene Stane Dollanci i ftuari i Mahmut Bakallit, e ne kantinieret e hedhurinave te Hotel Grandit, na thane se janë te hedhura me qindra pula te pjekura qe ju paskan tepruar gjate festes se tyre.
Këtu studentet brohoriten parulla ne kurriz te Mahmut Bakallit dhe shërbëtoreve te tij.
Afër reklamave te filmave te tre sheshinat studentet thyen pllakatet e filmit pornografik qe shfaqej atë mbrëmje.

Turma e tyre pranë fakulteteve dhe institutit albanologjik u ndaluan dhe filluan te kërkojnë qe dikush nga kryesia e Kosovës te vinte, ne trafo e semaforëve doli dhe miku im Ali Lajqi e qe ju drejtua masës: Me fjalët: se cili është qëllimi i juaj çka doni edhe unë jam me ju nëse doni po nisemi nëse doni po qëndrojmë.
Masa brohoriti e i tha qe ne dëshirojmë qe te shkojmë përsëri ne qytet drejte komitetit krahinor e nëse nuk vijnë këtu kryesia e Kosovës te na pretë atje, Aliu vetëm përshëndeti iniciativën qe me shprese se mbas pak kohe do te vinte ndokush nga kryesia, Ne ato momente thane qe erdhën ne balle te tyre ishte Pajazit Nushi i cili me interesim i dëgjoj te gjitha kërkesat e asaj mbrëmje, vërtet ai u shprehte mire, dhe kërkoj nga ne qe te caktohemi një grup i studentor dhe mund te shkojmë ne komitetin krahinor, por gjendja e krijuar nga një grup i policeve qe i kishte dëmtuar grupin qe kishte tentuar te kalonte mbas Institutit Albanologjik i prishi fjalët e marrëveshjes dhe masa ju drejtua Ali Lajqit qe te nisemi për qytet.
Aliu mbas sa e sa fjalëve te urte u tha masës se nëse jeni dakord ti jepni “Vurmak” edhe unë nuk po ju ndahem po nisemi....

Ne atë momente ne rrethin tone afër qendrës se studenteve veç filluan te dukeshin vetura te policisë, e ku studentet filluan te revoltohen, filluan brohoritje te zhurmshme Unitet, Bashkim, poshtë udhëheqësja jone servile, na tradhtuan, na rrethuan....

Masa filloj te lëvizjes ne mënyre te çrregulluar ne pame se nga njëra veture afër mezes se studenteve doli një grup i policeve te cilët u drejtuan nga ne, me veti kishin armatim.

Nuk kaloj shume kohe kur ne e pame afër policit mikun tone Ibrahim Nikqin i cili ja mori revolen,e ne kacafytje me te ne veturën e tij 101, kolegu i tij deshi ta vras Ibrahimin, ky e vërejti dhe shtiu ne drejtim te tij, polici mbeti i plagosur, ne i ndihmuam Ibrahimit dhe shkuam ne drejtim te veturës 101.
Policet i lanë makinën dhe armët e ikën ne drejtim te qytetit, mbas pak u morën edhe i plagosurin me ambulancën e spitalit.

Ishte ora 12.30 minuta kur ne qendrën e studenteve ndryshoj çdo gjë kush po vinte e kush po dilte, për çdo gjë lajmëronin studentet neper ndodhitë e konvikteve nga vinin. Atë nate te gjithë u mblodhëm ne mesin e konvikteve dhe e ndezëm një “ZJARRE SI SHENJE” qe pa dyshim mbeti shenja natyrore e takimit te interesuarve studente atdhetar.

Nga kjo nate neper qendrën e studenteve u be riorganizim vullnetar qe merrnim informata qe mos te dorëzoheshim te jemi te bashku te gjithë.

Nga kjo nate ne çdo veprim e organizim ishim: Ali Lajqi, Riza Demaj, Ibrahim Nikqi, Abdullah Tahiri, Hamdi Hajdini, Bajram Kosumi, si dhe te tjerë te njohshëm si Xun Qetaj, Xhevat Zekaj, Kostas Mizis Dhimiter Patituqi. Lëvizjet tona kryesisht ishin te koncentruar ne konviktin nr.3 dhoma 401.

Ne ditët ne vazhdim situata ndihej paksa e relaksuar filloj muzika e zakonshme por njerëzit civil nga sigurimi filluan te shpeshtohen, ata vinin tash dhe filluan te flenë neper dhomat e te njohurve te tyre. Kjo te ne shkaktoi një huti deri sa e morem vesh nga studentet se ku gjenden neper cilat dhoma po qëndronin njerëzit e sigurimit.
E njëjta gjë ishte dhe ne konviktet e vajzave ashtu si u dëshmuan me vone, deri diku i morëm edhe emrat e tyre dhe shih ne këta emra ishte edhe emri i Xhavit Halitit?

Ndodhia ne mes te 11.03.1981 – 25.03.1981 ishte kur ne një dalje te vetme te Ali Lajqit jashtë nga qendra e studenteve ne vendin e quajtur “Lakërishte”, kur befas mbas tij qëndrojnë dy police e qe pa pritur e kapin dhe nisen me te ne drejtim te sekretariatit krahinor.

Ne afërsi te asaj ndodhia shihet ish studenti Ibish Mujaj, qe menjëherë fshihet mbas ndërtesave te “Lakërishtës”, Aliu i nxënë peng çuditet kur njeri police ja liron pakëz dorën, kur tjetri ja shtrëngonte shume, Aliu ju shpëton nga dora dhe përmes pallateve ne anën e poshtme te konvikteve hynë ne qendrën e studenteve.
Rasti me eklatante dhe interesant është rasti im kur unë nga dita e diele e data 14.03.1981 largohen nga qendra dhe shkoj për Peje.

Ky rast i lëvizjes time me kalohet ne një kurdisje te llojit te veçante “se kinse unë paskam shkuar e paskam fjetur te burri i tezes njëfarë Rexhep Nikqi, dhe te nesërmen ne nisjen për Rugove, tek jam ndalur ne krye te qytetit dhe paskam hy ne Patrikanën e Pejës dhe ja paskam dhëne zjarrin”.
Ky rast do te bisedohet edhe me vone se si u zbulua se kush e përgatiti ketë shpifje te llojit te veçante.

Qe nga e hëna data 16 mars 1981 ne te gjithë: Unë, Aliu, Riza, Abdullahu, Ibrahimi,ishim vazhdimisht se bashku ne çdo lëvizje e veprim, dhe ku here mbas here na mbërrinin informata se kush hyri e ku e kush doli nga qendra kuptohet për atë pjesën e veçante te atyre civileve policor, qe edhe ata ne te veten kontribuonin për klasën e tyre.

Gjendja ne qendrën e studenteve sa vihej e ashpërsohej, ne nuk dilnim me nga qendra e studenteve,takimet tona nisen ta zgjerojnë numrin e bashkëbisedueseve si me Bajram Kosumin, Demetrio Patituqin, Kostas Mizisin, Hamdi Hajdinin, Muhamet Pepshin etj.

Bisedonim për te gjithë situatën jo vetëm ne qendrën studentore por flisnim edhe për gjithë Kosovën, folnim për udhëheqësin e saj, sa a është adekuate a mund te ta kuptoj vërtet gjendjen e Kosovës etj etj.

Flisnim edhe ne lidhje me ardhjen e stafetës se Titos, flisnim dhe mendonim se si do te kalohej ketë vite me te gjitha këto tensione te padurueshme.
Evidencimi ynë ne organet e sigurimit veç ishte bere para shume ditësh vërtet tani ne veç ishim te përndjekur te sistemit.
Vetëm se nuk guxonin qe ne prezencën e studenteve te na marrin, te gjithë i përsëritnin emrat tanë si te Aliut, Rizes, Avdullahut, Ibrahimit si dhe mua Syle Mujaj.
Kjo gjendje sa vihej e ne ishim deshëm apo nuk deshëm, te gjithë na përshëndetnin disa me respekt e shih neve na përshëndetnin edhe ata civilet qe ne i përcjellim nga dhoma ne dhome, ata pra ne çdo hap jepnin informata diku për ne por edhe ne na vinin informata te bollshme për ta nga vete te afërmit e tyre aty ku jetonin përkohësisht.

Kështu kalohej jeta thuaja se ne dy “taborret te paqes” qe nga 12.03.1981- 25.03.1981. Qe silleshim mire te dy palët ne atë kolektivitet studentore qe ishte padroni i diçkaje qe pa dyshim pritej nga te dy palët qe do te ndodhte.

Dita e mërkure e datës se 25 marsit ne qendër ndryshoj çdo gjë, ndryshoj “respektin përshëndetës qe i jepnim njeri tjetrit”.

Ndryshoj strukturën e këtyre njerëzve u ndërruan ne vendin e tyre filluan te vijnë edhe aty këtu ndonjë uniforme, e cila vërehej dhe ishte krejtësisht e pa pranuar nga te gjithë studentet, nuk bënin ndonjë veprim dhe lehtas u largonin.

Ne mbrëmje ndryshoj puna ne afërsi te konviktit te vajzave nr-1 u vërejtën njerëz te tjerë por shih dikush i paska njohur e pa një pa dy i treguan emrat: Ishin Rexhep Maqedonci e Avdullah Prapashtica, ata paskan ardhur ne emër te komitetit krahinor qe nesër thane është stafeta dhe duhet te bisedonim qe kjo feste te kalohet mire, dhe duke e lutur Ali Lajqin qe te shkoj me ta deri ne sekretariatin krahinor.

Fjalët e tyre ndezën atmosferën ne qendër dhe ne mesin tone filluan fjale fyese si për ta ashtu edhe për udhëheqëset e tyre.
Atmosfera u keqësua kur lëvizja e Rexhep Maqedoncit te rebeluar u ndesh me ne në atë mbrëmje te famshme te 25.03.1981.

Atmosfera e tensionuar i largoi pa mëshire këta njerëz te sigurimit, por gjendja ne mesin tone sa dhe u ashpërsua mbetem ne raporte publik se ne do te përgatitemi për ditën e nesërme qe me mos te kemi këso provokimesh ne qendër, ashtu dhe u veprua.

Një grup i caktuar si Ali Lajqi, Riza Demaj, Bajram Kosumi, Hamdi Hajdini unë Syle Mujaj.

Se pari ishim ne organizim e sipër ne dhomën time 401, por mbas disa informatave qe ne qendër pikërisht ne konviktin nr.3 hynë disa inspektor te sigurimit.
Ne nga dhoma 401 kaluam ne dhomën 402, /qe ishte dhoma e kolegeve te mijë nga fakulteti i Bujqësisë e Bashkim Berishës e Agim Sades/ dhe ne dhomën time mbeten Male Zekaj, Shaban Mujaj, Osman Nikqi, etj qe nuk po me kujtohen... ne ketë dhome kishin hyre policia civile dhe te gjithëve u kishin marre krejt dokumentet si letërnjoftimet, pasaporte, si dhe çka kishin gjetur ne dhomën time libra e dokumente te ndryshme, i kishin pyetur për ne se ku jemi; Ata ju paskan thëne se tani kane shkuar ne konviktin nr- 4, menjëherë paskan marr ato materiale dhe paskan kaluar ne konviktin e cekur.

Mbas shkuarjes se tyre na lajmëroj Male Zekaj, i cili na njoftoj se dhoma është e bastisur dhe na i kane marr te gjitha dokumentet tona.

Ora ishte 02.45 minuta,kur ne grupi ne dhomën për bri bënim përgatitjet e duhura organizative se si do te duhej te rrjedhtë organizimi qe nga mendjezi e deri sa te na përgjigjeshin te kryesisë se Prishtinës.


Gjate punimeve tona ne dhomën 402, Gjate përpilimit te kërkesës tone qe ne i dhamë mendimet e shkruante Bajram Kosumi, e qe ramë ne dakord qe ta lexonte Riza Demaj ne u ngarkuam me shkuarjen e afisheve dhe rregullimi i tyre ne çarçafët e qendrës se studenteve, kjo pune na u besua mua dhe Hamdi Hajdinit,si dhe emrat e parullave qe duhej te shkruhen: “UNITET”, “BASHKIM”, “Trepqa punon e Beogradi ndërton”,”Lironi shokët nga burgu”, “Poshtë borgjezia”,te gjitha duheshin te merreshin dhe te vendoseshin neper belet- trupi tone, poshtë pantallonave te secilit dhe kur te jepet sinjali te nxirren nga beli e te qiten ne opinion publik.

Çarçafët i gjetëm disa ne atë dhome te tjerat ne katin sipër, por fatkeqësisht për veç ngjyrës se katërt na mungonin ngjyerat tjera. Ideja erdhi qe ne katin tone jetonte dhe artisti?. Ibrahimi,shkuam ne dhomën e tij por dikush nga ta tha se këtu është edhe një nga “civilet e famshëm” ne krevatin përbri.

Ne i morëm ngjyrat por me ne erdhi dhe?. Ibrahimi dhe sa me duket tjetri quhej Enver Maloku? Ardhja e tyre moralisht ishte disi e kushtëzuar nga vete ata qe mos te ishin te paktën ata te akuzuar si te dyshimtë?.

Ora u be 03.15 minuta kur ne e larguam një cep te batanijes qe e kishim vendosur ne mbulimin e dritares se dhomës 402,kur nga jashtë vërejtëm ne drejtim te konviktit tone vinin një mori e inspektoresh apo policesh te tjerë.
Një here menduam qe mos te prishte marrëveshja e organizuar qe mendonim te dilnim ne mbylljen e konvikteve ne orën 05.00 h. te mëngjesit, menduam dhe tentuam ti fshehim materialet, mbi derën nga pllaka e drurit, por me mendimin e te gjithëve e shpejtuam procesin dolëm ne kohen kur inspektoret vetëm hynë ne konviktin tone.

Hamdi Hajdini shkoj ne konviktin nr-4, Bajram Kosumi ne konviktin nr- 2.
Ne konviktin nr. 3 /tre/ mbetem unë Aliu e Riza, marrëveshja ishte dhe mbeti mbas mbylljes se konviktit nr-3, për mes telefonit lajmërohem neper te gjitha konviktet me Fjalën: “Studenti lajmëron”.
Ishte ora 03.55 minuta kur ne konviktin nr-3, e ku ne atë mbrëmje ishte si e quanim Baci Numan Jashari.
Te cilit po sa ju afruam na e ktheu se vërtet është çdo gjë e gatshme qe revolja dhe telefonie për hair na qofte.

Nga aty lajmëruam konviktin nr-4, Hamdiun, ashtu çdo gjë ne rregull si dhe konviktin nr- 2, Bajramin. “Studenti lajmëron” konvikti 3-4-2 janë te mbyllura mbetet vetëm konvikti nr-1 qe për arsye te pa njohura nuk ishte personi “X”.
Aty shkuam ne këmbe dhe me vullnetin e një vajze sa duket ishte Fitore Bujupi edhe ky problem u zgjedh.

Qëndrimi ynë neper konvikte ishte qe te sqarohet mire qëllimi ynë, te mos kemi probleme, te tubohemi te organizuar ne mesin e konvikteve aty ku ishte simboli ynë ku me 11.03.1981 u ndez “zjarri i pare i një zgjimi te asaj pranvere studentore”, punët shkonin si mbas organizimit te parapare edhe pse u shpejtuam për dy ore me pare me rastin e ardhjes se sigurimcave ne konviktin nr- 3, Nga ora 04.10 minuta i gjetëm ata sigurimcat thuaja te gjithë ishin 13 veta, ua morëm dokumentet qe një nate me pare i kishin marre ne dhomën time 401, materialet ua dhamë personave te kontrolluar, ju tërhiqem vërejtjen se duhet te qëndrojnë se bashku me ne deri ne orën 05.00 deri sa te fillojmë te dalim ne mesin e konvikteve. Ishin shume te disiplinuar sa me duket emrat e tyre mund te gjenden ne dokumentet e Abdullah Tahirit, i cili i mori për sipër.

Ne orën e caktuar u dha lajmi qe te gjithë studentet te dalin ne mesin e konvikteve e qe pa dyshim do te vijnë edhe nga kryesia jone qe ti shohin e ti prekin hallet tona. Mbas ftesës tone vërtet ne qendrën studentore arritën disa profesor si Prof. Gazmend Zajmi, Pajazit Nushi, ne orën 7.45 minuta filluan dhe fjalimet tona: Riza Demaj lexoj kërkesat tona te përpiluara me pare, e mori fjalën e Ali Lajqi i cili e ceku te tere problemin jo vetëm te Qendrës studentore por foli për Kosovën, për shfrytëzimin e saj nga Serbia apo nga ajo lloj Jugosllavie,

U fol për resurset tona qe i posedojmë e te ne nuk mbete asgjë, u fol për te gjitha problemet qe ekzistonin.

Fjalët e Prof. Gazmend Zajmit e te Pajazit Nushit ishin fjale te sinqerta dhe thane: “Se tani po e kuptojnë vërtet qëllimin tone, është pune e vështire e dali faqebardhë”.

Mbas këtyre fjalimeve erdhi edhe Azem Vllasi i cili me atë qeshjen e tij karakteristike jugosllave, na pyeti se a mos jemi kundër rrugës se Titos, nëse mendoni kundër gaboni, dhe do te pësoni, fjalën e tij e ndërpreu masa studentore duke i thëne se edhe ti je student i këtij Universiteti dhe si nuk te vjen keq ta përmendesh Titon këtu, rasti u ashpërsua dhe kur ne hapjen e një korridori u dëgjuan fjalët qe ju drejtuan Azemit: Ti ke qene i caktuar ti kundërvihesh Limanovskit e ti ne mënyrën me djallëzore e ke përkrahur atë ne ndërrimin e emrave shqiptare ne atë maqedon”, ky qe e pyeti Azemi me vonë kemi dëgjuar se paska qen studenti shqiptar Bardhyl Mahmuti.
Mbas këtij fjalimi foli dhe një studente nga ana e Pejës sa duket Fate Zymberi.

Fjalimet nuk ishin te logjikshme te Azemit dhe pyetjet e studenteve sa vijoshin e ashpërsoheshin, Azemi filloj te djersitet lypte cigare, sa me duket Hamdi Hajdini i ofron një cigare “Drine”, /bie fjala për ketë se sa e sa here Azemi i ka cekur duke thëne se i paskan dhëne studentet cigare “KENT”, ishte “DRINE”/. Nuk me kujtohet por dikush nga studentet nga rrjedha e një pyetje dhe përgjegjës pa mend e Azemit, e godasin Azemin, Azemi shtrihet, disa e ndihmojnë disa e shkelmojnë, disa i thonë te na prije disa e shtyjnë, disa e ruajnë disa e pështyjnë, por Azemi zverdhet kur u dha lajmi qe te hapen parullat atëherë ne nga beli nxirrem ne rrethin e Azem Vllasit Parullat e dekoruara qe ju kushtonin kësaj ngjarje, nëse ishte fjala qe te provohet çdo gjë me marrëveshje. Marrëveshja u prish dhe filluam edhe me Azemin te nisem ne drejtimin e qytetit. Afër rrugës kryesore qe qonte ne drejtimin e semaforëve te mezes se studenteve, Azemi me marrëveshje u lirua dhe doli nga qendra e studenteve, ne fillim si grup i madh por dal nga dal mbetem disa me flamurin shqiptare filluam te ju afroheshim kordonit te policisë e cila ishte e vendosur pranë semaforëve te qendrës studentore.

Vërtet numri nuk ishte i madhe me kujtohen me emra se kush ishte e pash Ali Lajqin me dore ne flamurë, Riza Demaj, Abdullah Tahiri, Bajram Kosumi dhe një apo dy te tjerë...

Po është e vërtet se numri me i madhe i studenteve ishte pranë mezes qe pa dyshim i gjuanin policin me gur, kur ne ju thonim qe mos ti ngacmonin...

Mbas pak minutash, ne befasi u dëgjuan te shtëna shume te forta, ishin ne drejtimin tone afër nesh ne anën tjetër dëgjonim klithje se u plagosen, filluan klithje te mëdha, policia shtinte pa pra dikur me gazin lotsjellës, ne nuk u largonim, para nesh pame dhe lloj- lloj profesori qe mund ti jap edhe emrat qe komiteti i kishte dërguar te ndalemi, secili autoritet ndalej te vetët si ishte dhe rasti ynë nga Rugova e ku nga disa personalitete te njohura, kështu ishin dhe te tjerët nga regjionet se nga vinin studentet.

Tentimi ynë qe te depërtonim ne anën e qytetit nga rruga kryesore ne ketë drejtim pra ishte e kote dhe e pa mundur, e kthyem drejtimin ne drejtim te solitereve nder qendrën studentore,ku vërejtëm diç te re një lloj policie tjetër, kishin shume shenja te bardha neper duart e tyre,dhe as mire nuk kishim marre drejtimin nga këta solitera kur breshëria e armeve ishte shume e forte, dhe u dha lajmi se u plagos Zymer Kuqi, tjerët njoftuan se u plagos Isa Bajra nga Istogu...

Tentuam edhe ne drejtimin e Kodrës se Diellit ishte e kote, por vërtetuam se krejt ishim te rrethuar, jo nga policia jone por thane se nga mendjezi kjo lloj policie thonin se ka ardhur nga regjioni i Nishit, pra ishte polici speciale.

Shih edhe këtu u shfaq silueta e Xhavit Halitit, e ku u njoftuam si spiuni tek është këtu, Ali Lajqi u a tërhoqi vërejtjen “te hiqen tij mos te kemi pune me te”, kjo fjali e Aliut na kushtoj te gjithëve ne procesin e me vonshëm te hetuesisë se kinse ne “kishim dashur ta eliminojmë Xhavitin”.
Ky rast Xhavit është një rast i vazhdimësisë shume interesante te rrjedhave tona edhe neper burgjet dhjete vjeçare, edhe bas burgut dhe shih edhe tash ne çlirimin e Kosovës, por nejse, kur te gjithë shih edhe shokët me thonë “ se ky Xhaviti po punon shume, e ku edhe sot unë pyes për kënde po punon Xhaviti...

Kur deri me sot askund nuk u ndalua e se paku ta shpjegoj atë sjelljen e tij ne qendrën studenteske?
Është diçka interesante se për veç studenteve qe atë dite ishin aty me mijëra – mijëra, unë pash dhe njoha edhe ca punëtor te “Elektromotorëve” qe me thane se për mes drejtorit te tyre Adem Salihaj kishin depërtuar me autobus qe herët ne qendrën e studenteve.
Ne orët e mbas ditës njësitet policore fillua te afrohen ne drejtim te qendrës, vërtet kishin shume te bardhe ne trupin e tyre kishin edhe pendrek te mëdhenj ne duart e tyre.

Ora ishte diku nga 17.30 e enjte me 26.03.1981, kur ndeshja jone qe nga afër ishte me ketë tip te policeve, ndeshja jone fizike u be ne afërsi te barakave, se pari na gjuajtën gaz lotsjellës me sasi te mëdha, e me vone me ato pendreket e bardhe dhe me pincgaveret e tyre na merrnin si peshqit e na ngarkonin e na dërgonin ne stacionin policor te Prishtinës.

Q`te shohim aty ishin si konservat shume e shume te rinj, pash lot, pashe gjake, pash te plagosur, pash e q`nuk pash...

Edhe unë i plagosur ne njërën këmbe, qe nuk i dëgjoja dhimbet, kur nga flokët me mbaren tre persona thane se me paskan gjetur, me futen neper kanale te ndryshme me sillnin, me rrahin, me shanin, me dërmuan qe vërtet as vete nuk e dija se ku gjendem, mbas nuk e dije se sa e sa ore apo dite e pashe veten te shtrirë ne dyshemenë e stacionit te policisë. Po dikush me fliste shqip, me shante shqip, me shkelmonte shqip.

Mbas këndelljes time qe as sot nuk e dijë se sa dite zgjati, para veti pash inspektor te quajtur shqiptar: Muharrem Dana, Bashkim Kursani, njëfarë Saviqi, pash dhe një njeri tjetër qe u ndihmonte qe lidhjet me Beogradin te ishin te lidhura shpejte qe materialet i shtypnin dhe me fax ti dërgonin menjëherë ne Beograd.

Fytyra edhe sot me kujtohet e këtij njeriu ekspert i radio-lidhjeve pa dyshim se do te me kujtohet edhe emri e mbiemri se secilën ditë e me shume po me kujtohen ato ndodhi...

Si ekspert e zgjedhjes se luftës kundër armiqve ne dore me mori i ashtu quajturi Asllan Sllamniku, i cili thane paska metodën me frytdhënëse qe te nxjerre te vërtetën edhe aty ku nuk ekziston.

Me mori ne pyetje, me shante me lidhi i me dërmoi shëndetin duke me thëne “qe te pranoj se nga mesi i 11.03.1981 nga data 14 -15 paskam shkuar ne Peje dhe paskam folur ne një vend se keni me dëgjuar se çka do te behet me 26 mara 1981, mbas kësaj paskam zbritur nga autobusi i Rugovës dhe paskam hyre ne Patrikanën e Pejës dhe si mbas tij i paskam vure zjarrin”.

Vërtet nuk i besoja veshëve qe te akuzohem për gjera te tilla te pa bëra, shume pake me pyeste se çka kam vepruar ne qendrën studentore,

Pra vërtet Asllani tek është ai qe nga asgjëja po krijuaka çudi.
Mbas disa muajve me te vetmen akuze, ne një nate qe vërtet ishin te tmerrshme kur nga cingërima e telefonit ne korridor e hetoja se me kërkonin mua, kështu çdo nate ishte e tmerrshme nga lloj-lloj pyetje provokimi, rrahje deri ne alivanosje.

Kjo nate ndryshoi para meje ishte një njeri tjetër i madh i veshur shume modern Ishte kryeshefi i policisë Mustafa Sefedini, me pyeti si jam, a po te mundojnë shume.
Ti je shume kokëforte me tha:“pse nuk po e pranon veprën e bere ne Peje, pse nuk po e pranon shkuarjen tende me datën 14.03.1981 ne Peje, kemi dëshmi kane me te dalë përpara, pse po e dëmton veten, pranoje e do te kalosh mire, je i ri duhet te jetosh.

Te gjitha i dëgjoja si neper gjumë dhe asgjë nuk besoja deri sa e tregoi se kush ishte me tha se jam Mustafa Sefedini,me tregoi se Mahmut Bakalli kishte dhëne dorëheqje, me tha se edhe unë do te tërheqim, përsëri te gjitha i dëgjoja por nuk kisha q`ti them duke menduar dhe pritur se edhe ky tash ja fillon sikur Muharremat, Bashkimat, apo ai djalli me brirë Asllan Sllamniku.
Ti me tha duhesh mos ta dërmosh shëndetin tënd kur ne kemi fakte e ne gjykimin tënd ka me te dal tezaku yt Osman Nikqi.

Kjo me beri te dëgjoj me interesim se çka ka me thane mandej.
Me tha se ne i kemi sektorët e ndara, ti duhet qe nga nesër te gjendesh ne sigurimin e Pejës dhe te hetohet rasti yt me ne detaje.
Ne i kemi njerëzit tanë qe e kane vërtetuar lenden tende e ata janë babai i Osmanit me mikun e vete Bajram Dreshaj...

Ishte muaji i dyte qe unë çdo nate merresha ne pyetje për ketë gjë, sonte kuptova se me siguri diç e tmerrshme po me përgatitej nga Peja ime ne krye me Bajram Dreshaj.

Isha i molisur, rraskapitur por nder-vetëdija ime filloj te funksionoj me mire, ku nga kjo nate mu cekem emra e mbiemra individësh te ndryshe nga po Kryeshefi Sefedini...

E vetmja fjale qe ja thash ishte; Unë kam vepruar ne Prishtine dhe këtu mund te me akuzoni për raste qe kam bere e jo për pallavrat e njerëzve qe kane qëllime te poshtra si kundër meje ashtu dhe kundër familjes time.

Te nesërmen ne aktgjykimin qe ma prunë ne dore ishte akuza e kalljes se Patrikanës dhe emri i Osman Nikqit i cili shpreh dëshirën qe te dëshmoj edhe ne gjygj, haptas kundër meje.

Përsëri asgjë nuk besoja edhe pse me dërmuan fizikisht duke menduar se këto janë lojë te UDB-se kështu po trilluakan...edhe pse tash emri i Osman Nikqit, Rexhep Nikqit e Bajram Dreshaj u përfolën.
Nga një gazete e vjetruar qe e gjetëm ne WC e burgut disa dite me vone, e lexova se Kryeshefi i Sigurimit Mustafa Sefedini ka dhëne dorëheqje nga posti i vete.

Nga ky momente vërtet e ndjeva veten keq duke menduar se vërtet fjalët e tij paskan qene te vërteta ne lidhje me rastin e Patrikanës dhe fillova te dridhem se çka mund te bej para gjykimit qe e prisnim...

Ne gjykimin e Grupit te studenteve te marsit 1981 ne fillim ishim katër vete: Unë, Ali Lajqi, Riza Demaj e Bajram Kosumi, me vone si mbas Mahmutit e Dollancit duhej 9 apo 11 veta, nuk u ndalen as këtu i grumbulluan 21 persona studente dhe dënimet ishin aso me te rëndat qe mund te ketë kush nga 6 deri ne 15 vite burg.
Me Aktgjykimin e madhe me 125 faqe material....

Ndodhi ajo qe duhej te ndodhte...
Burgu hetues ne Prishtine
Ndodhi ajo qe duhej te ndodhte...
Burgu i Mitrovicës
Ndodhi ajo qe duhej te ndodhte...
Rruga e transferimit ne Serbi
Ndodhi ajo qe duhej te ndodhte...
Hyrja ne kampin e Nishit
Ndodhi ajo qe duhej te ndodhte...
Grupa e izolimit
Ndodhi ajo qe duhej te ndodhte...
Katër krevate te betonuara
Ndodhi ajo qe duhej te ndodhte...
Libri ne burg
Ndodhi ajo qe duhej te ndodhte...
Greva e urisë
Ndodhi ajo qe duhej te ndodhte...
Punimi nga tuli i bukës
Ndodhi ajo qe duhej te ndodhte...
Rasti i Hysen Geges
...
Çiftelia ne izolim
Ndodhi ajo qe duhej te ndodhte...
Suvenir “Lidhja e Prizrenit” ne qelinë e burgut
Ndodhi ajo qe duhej te ndodhte...
Vizatimi ne burg
Ndodhi ajo qe duhej te ndodhte...
Pastrimi i korridorit ne burg
Ndodhi ajo qe duhej te ndodhte...
Qethja ne qeli
Ndodhi ajo qe duhej te ndodhte...
Larja ne izolim
Ndodhi ajo qe duhej te ndodhte...
Diçka po zihet ne Kosovë
Ndodhi ajo qe duhej te ndodhte...
EPILOGU i ndodhisë se burgut
Ndodhi ajo qe duhej te ndodhte...
Si na lëshuan nga burgu
Ndodhi ajo qe duhej te ndodhte...
E pashe Pejën time edhe një here
Ndodhi ajo qe duhej te ndodhte...
Stacioni i trenit ne Nish
Ndodhi ajo qe duhej te ndodhte...
Stacioni i autobusëve ne Prishtine
Ndodhi ajo qe duhej te ndodhte...
Udhëtimi me autobus për ne Peje
Ndodhi ajo qe duhej te ndodhte...
Se bashku me studente ne diskoteke
Ndodhi ajo qe duhej te ndodhte...
Si e gjeta shtëpinë time mbas dhjete viteve burg
Ndodhi ajo qe duhej te ndodhte...
Verrat e Llukës
Ndodhi ajo qe duhej te ndodhte...
Pajtimet e gjaqeve ne Kosove
Ndodhi ajo qe duhej te ndodhte...
Fejesa ime
Ndodhi ajo qe duhej te ndodhte...
Helmimet ne Kosove
Ndodhi ajo qe duhej te ndodhte...
Dalja ne Rugove - kositja e livadheve
Ndodhi ajo qe duhej te ndodhte...
Shoqata humanitare “Nena Terezë” e Rugovës
Ndodhi ajo qe duhej te ndodhte...
Deshën edhe një here te me arrestojnë ika nga Kosova
Ndodhi ajo qe duhej te ndodhte...
Ne Kroaci mes miqsh kroat e shqiptare
Ndodhi ajo qe duhej te ndodhte...
Hyrja ne Kampin e azilit ne Kreuzlingen
Ndodhi ajo qe duhej te ndodhte...
Transferimi im për ne Kantonin Ticino te Zvicrës
Ndodhi ajo qe duhej te ndodhte...
Ne ndeshjen e shqiptareve te Kosovës me ata te Shqipërisë
Ndodhi ajo qe duhej te ndodhte...
Te varri i Aleksandër Moisiut ne Morcote
Ndodhi ajo qe duhej te ndodhte...
Krijimi i Shoqatës kulturore me emrin e Aleksandër Moisiut ne Lugano
Ndodhi ajo qe duhej te ndodhte...
Kurorëzimi im ne komunën e Luganos
Ndodhi ajo qe duhej te ndodhte...
Simpoziumi dedikuar Aleksandër Moisiut 18-19-20 mars 1994
Ndodhi ajo qe duhej te ndodhte...
Ekspozite “Psikologji nga burgjet Jugosllave”-Roveredo
Ndodhi ajo qe duhej te ndodhte...
Rregullimi dhe sistemimi i vullnetareve për çlirim te Kosovës
Organizimi ne LKQK-en dhe sistemimi i vullnetareve nga Lugano ne Kosove, Ndodhi ajo qe duhej te ndodhte...
Rasti i Kumanovës për ne lufte
Organizimi ne LKQK-en, Vullnetar se bashku me dhjeta te tjerë me ne Murat Qetaj e Kastriotin nga Prishtina dhe te tjerët....
Ekspozite ne Bolzano te Italisë
Ndodhi ajo qe duhej te ndodhte...
Ekspozite ne Milano te Italisë
Ndodhi ajo qe duhej te ndodhte...
Ekspozite ne Peje- Kosove
...
Reportazh nga televizioni i Dukagjinit ne Peje 2009 Nga Lirije Hajzeraj
Si dhe Nga TV Diaspora ne vëren e këtij
Viti 2009
&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&

KJO ishte vetëm një nisje shumë konkrete FIZIKE E NDODHIVE qe nga 1977 e deri me sot, qe te fillohet dhe ana kulturore-politike e rrjedhave qe i pres ne Kosovën Shtet te Pavarur dhe te njohur zyrtarisht nga 63 shtete te forta botërore qe cilësohen si miqtë tanë, ne procesin tone ...
...

Syle Mujaj: Tema: KUSH JANE, KU JANE TE BURGOSURIT POLITIK TE KOSOVES 1981-2010 15564_1229010199523_1057122780_30691648_7321892_n
Ali Lajqi 1981-1990, Burgu i Nishi, Serbi
Syle Mujaj: Tema: KUSH JANE, KU JANE TE BURGOSURIT POLITIK TE KOSOVES 1981-2010 15564_1229010799538_1057122780_30691650_4481266_a
Ali Lajqi sot 2009, Peje, Kosove e Pavarur Deeputet i Kuvendit te Kosoves.


Syle Mujaj: Tema: KUSH JANE, KU JANE TE BURGOSURIT POLITIK TE KOSOVES 1981-2010 15564_1229013519606_1057122780_30691655_8172050_n
Bajram Kosumi 1981-1990 Burgu i Nishi, Serbi


Syle Mujaj: Tema: KUSH JANE, KU JANE TE BURGOSURIT POLITIK TE KOSOVES 1981-2010 15564_1229014959642_1057122780_30691656_3716086_a
Bajram Kosumi, Prishtine 2009, Kosove e Pavarur, Deputet i Parlamentit te Kosoves.


Syle Mujaj: Tema: KUSH JANE, KU JANE TE BURGOSURIT POLITIK TE KOSOVES 1981-2010 15564_1229037120196_1057122780_30691690_4792539_n
Riza Demaj, Burgu i Stara Gradishkes, Kroaci 1981-1990


Syle Mujaj: Tema: KUSH JANE, KU JANE TE BURGOSURIT POLITIK TE KOSOVES 1981-2010 15564_1229040000268_1057122780_30691736_3939878_a
Riza Demaj, 1991 - 2009, Sot kordinator i Zvicres per etnite e huaja, dhe ne intergrimin e shkolles shqipe ne Zvicer 2009




Syle Mujaj, 1981-1990 Burgu i Nishi, Serbi, skice nga Hydajet Hyseni


Syle Mujaj: Tema: KUSH JANE, KU JANE TE BURGOSURIT POLITIK TE KOSOVES 1981-2010 15564_1229045040394_1057122780_30691740_4316887_n
Syle Mujaj, 1991 - 2009, Kordinator i qeshtjeve kulturore nga Socorso Operaio e Zvicres per integrimin e Shqiptareve, dhe merrem me art e me "mushkerit e Kosoves"
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Syle Mujaj: Tema: KUSH JANE, KU JANE TE BURGOSURIT POLITIK TE KOSOVES 1981-2010 Empty Re: Syle Mujaj: Tema: KUSH JANE, KU JANE TE BURGOSURIT POLITIK TE KOSOVES 1981-2010

Mesazh nga Nora Gashi Sun Mar 21, 2010 7:00 pm

PËR DEMONSTRATAT E VITIT 1981 DUHET TË THUHET VETËM
E VËRTETA



Norë Gashi


Kam konsideratë për vuajtjet e Syl Muajës dhe të
familjes, se tij nga 1981 e këtej. Sepse edhe vetë rrjedh nga një familje e ish
të burgosurve politikë. Kam respekt për përpjekjet e ti që të përshkruan sa me
saktësisht ngjarjet që i paraprinë
demonstratave të vitit 1981, ashtu si ai
ka mundur ti vlerëson.



Jam
nga Prishtina dhe kam qenë në ngjarje në lidhje me demonstrata e vitit 1981.
Unë kam qenë studente dhe absolvente në
Fakultetin Juridik në vitin 1981 në Prishtinë, dhe pasi që jam prishtinase me
disa njerëz qe i përmend në këtë shkrim të vetin Syla Muja, dhe që janë nga Prishtina
i njoh mirë. Është e vërtetë se nuk ka pas komunikim të mjaftueshëm mes
studentëve nga Prishtina me studentët e ardhur nga provincat e Kosovës. Prandaj
edhe Syl Muja edhe studentet tjerë ardhacak
nuk kanë pas njohuri për aktivitete ilegale të studenteve të Prishtinës,
andaj edhe flasin vetëm për ato gjëra që i kanë pas t
ë njohura dhe mendojnë se studentët e Prishtinës nuk kanë ekzistuar. Por, praktika gjithmon e vërtetoi të kundërtën! Për këtë arsye edhe
reagova në shkrimin. Tani mbi temën:




Gjimnazin e Sami Frashërti në Prishtinë (ka pas një emër tjetër ne atë kohë)
kam qenë në një gjeneratë me Regjep Maqedoncin dhe me që jetojmë në një lagje
njihemi mirë që nga fëmijëria. E njoh edhe Abdullah Prapashticën me të cilin
Rexhepin është shoqëruar nga shkolla fillore , sepse Abdullahu ka ardhur shpesh
në vizitë te Rexhepi. Pas shkollës fillore Abdullahu ka shkua në Akademi
Policore në Novi Sad dhe pastaj ne Beograd ka studiua Kriminalistikën. Pas
përfundimit Abdullahu është kthye në Prishtinë dhe ka punua në ish
Sekretariatin Krahinor. Pastaj me Rexhepin jemi takuar shpesh edhe gjatë
studimeve. Në vitin e 4 Rexhepi kishte disa probleme me disa lëndë dhe pasi i
erdhi ftesa për ushtri vendosi të shkon
në shërbim ushtarak. Kështu që ai shkoi ushtar dhe në kohën kur shpërthyen
demonstrata ne vitin 1981 ai ka qenë ushtar në ish APJ.



Pra,
Rexhep Maqedonci nuk ka punua në atë
kohë në Milici dhe nuk ka qene fare në Prishtinë as me 11 dhe as me 25 mars
1981 prandaj nuk është e vërtetë se Regjep Maqedonci ka qen me Abdullah
Prapashticën me 25 mars 1981 në Qendrën e Studentëve.



Regjp
Maqedonci ka hy me punua në Milici kur e
ka krye shërbimin ushtarak. Në atë Kohë kur Abdullah Prapashtica jep dorëheqje
nga pune ne Sekretariat Krahinor. Regjep Maqedoncin e burgosin në uniformë në
fillim të vitit 1982 dhe e denjon me 14 vite burg së bashku me dy vëllezër të
tij Osmain dhe Lutfiun, të cilët u
dënuan në grupin 23 vetave të akuzuar si
pjestarë të PKMLSHJ, ku i akuzuar i dytë ishte vllahu i Abdullahut, Adem Prapashtica
i dënuar me 11 vjet burg pse ishte anëtar i Shtabit për Organizimin e
Demonstratave me kërkesën për Republikën e Kosovës. PKMLSHJ kishte fillua të
veproi në platformën e kërkesës për Republikën e Kosovës që nga viti 1975.



Pas
zbulimit të Abdullahut si veprimtar i ilegales ai u arratis nga vendi dhe UDB-a ndaj ti
organizoi disa herë atentat. Me një rast ishte i plagosur rënd. I kam lexua
intervistat e Abdullah Prapashticës ku në detale përshkruhen demonstrata e 11
marsit e cila organizuan si protesta për kushtet e këqija ne Qendër te
Studentëve. Këtë e kanë vërtetua edhe burimet tjera!



Ndërsa
demonstrata e 26 marsit 1981 as që kishte me ndodh po mos të vinte Ali Lajqi në
Qendër te Studentëve me 25 mars 1981. Kur, si e shpjegon Abdullahu në intervistë,
atë brenda një konvikti provojnë te e
arrestojnë inspektoret e SHSH nga Peja, por Abdullahu intervenon dhe e ndal
arrestimin dhe e liron Ali Lajqin dhe
pastaj në 4 sy me te e zhvillon një bisedë për 26 marsin 1981 dhe merren vesh
që me 26 mars 1981 të takohen në Hotelin ILIRIA (qe atëherë ka pas emër tjetër
– citim nga intervista). Ai e shpjegon se ardhja nga Peja në Prishtinë, e Ali Lajqit, edhe me 11 mars
edhe me 25 mars 1981 është e
rastësishme, sepse ka të bëj me konkurrimin e tij në Rilindje në atë kohë.



Abdullahu
tregon se në Qendër te Studentëve ka qenë me inspektoret Zymber Zymberin dhe se nga Nevruz Isufaj e ka
marr lajmin për arrestimin e Ali Lajqit dhe ka intervenua aty për aty për lirimin
e tije, sepse Abdullahu si Përgjegjës i SHSSH për Universitet, e ka pas urdhëresën e
Ministrit Sefedini, me të cilën është ndaluar
burgosja në mese studentore.



Ali
Lajqi i lajmëron studentet për ndodhin
dhe ata vendosin të organizojnë një tubim me autoritetet e Universitetit dhe të
kërkojnë mbrojtje nga Rektori që të mos lejoi burgosjen e studentëve për
Demonstratën e 11 marsit 1981. Tubimi organizohet si thotë Syl Muja dhe me 26
mars 1981 në Qendrën e Studentëve vinë studentët e Prishtinës që kanë qenë edhe pjesëtar të Shtabit për
Organizimin e Demonstratave me kërkesën për Republikën e Kosovës dhe
demonstratës i japin kahëje të kërkesës për Republikën e Kosovës.



Dihet
mirë se si Abdullah Prapashtica e
shfrytëzon situatën për të e kyç PKMLSHJ në këto ngjarje dhe për ti shndërruar ato në demonstrata
me kërkesë për Republikën e Kosovës. Prandaj, nuk e kuptoj pse Syl Muja i thotë
tëra këto të pa vërteta. Nuk ka kuptim që për mëri personale me u falsifikua
historia e jonë kombëtare dhe me u mohua tera ajo veprimtari e tera ato vuajtje
nëpër të cilat ka kalua edhe vet Syl
Muja.



Xhavit
Halitin nuk e kam njohur personalisht, por një shoqe imja e ka pas shokë grupi
dhe ajo e thotë të kundërtën e Syl Mujës. Xhavit Haliti ka mund dhe mundet të gaboj por me e akuzua
për bashkëpunëtor të UDB-së kjo është pak tepër. Është fol se me 26 mars 1981 e kanë
sulmuar studentet sepse ju ka than “...çfarë republike, na duhet me e kërkua
bashkim...” dhe për këto arsye studenti më afërt e ka qëllua, duke menduar se
është provokator.



Përndryshe në shtypin e asaj kohe është than
se me 26 mars 1981 në Qendrën e Studentëve ka intervenua Njësia Speciale e
Beogradit me një Komandant slloven në krye. Mirë kishte me qenë që Syl Muja
vetë të e tërheq këtë shkrim dhe të ju
kërkon falje njerëzve për të cilët ai flet pa i njohur fare. Për ata njerëz
munden të flasin ata që i njohin dhe që kanë bashkëpunua me ta, e jo Syl Muja!

Nora Gashi

Numri i postimeve : 2
Registration date : 21/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Syle Mujaj: Tema: KUSH JANE, KU JANE TE BURGOSURIT POLITIK TE KOSOVES 1981-2010 Empty Re: Syle Mujaj: Tema: KUSH JANE, KU JANE TE BURGOSURIT POLITIK TE KOSOVES 1981-2010

Mesazh nga Nora Gashi Fri Apr 02, 2010 10:34 pm

Një shkrim nga Justina Pali në temën e DEMONSTRATAVBE TË 1981!
NË KUJTIM TE DITËS SË 26 MARSIT 1981
HESHTJA QË FLET SHUMË



Nga Justina Pali


Syle Mujaj: Tema: KUSH JANE, KU JANE TE BURGOSURIT POLITIK TE KOSOVES 1981-2010 Logo_tsh_
TribunaShqiptare.com



Më në fund u thye heshtja e “eminencës gri” mbi të vërtetën historike mbi ngjarjet e vitit 1981.
Një shkrim të këtyre ditëve të fundit, mbi jetën dhe veprën e
Skënder Ibishti, që e pash të botuar në disa faqe të internetit, te unë
zgjoi kureshtjet që të hulumtoj në internet dhe të flas me njerëz të
ndryshëm mbi këtë temë. Mund të thuhet se kjo është një temë tabu.
Pak dihet rreth PKMLSHJ, kush ishin njerëzit e saj para e pas 1981
dhe cilat ishin veprat e tyre? Nga të dhënat e pash se kjo ishte kjo
një organizatë e vetme ilegale që platformën e vetë i´a arriti të e
shndërron një lëvizje të përgjithshme për Republikën e Kosovës ne
pranverën 1981. Lëvizje e cila e solli zhvillimin historik deri te
çasti ku jemi sot. Informacionet që morra, te unë shkaktuan një rekcion
emocional dhe një habi trishtuese se pse mbi këtë temë deri me tani,
ose është shkruar e fol pak ose as pak !? Çka fshihet pas kësaj heshtje
publike të institucioneve relevante ?!


Organizata ilegale, në udhëheqjen e se cilës ishin kuadrot
profesionale, si Skënder Ibishi, vëllezërit Prapashtica, , vëllezërit
Maqedonci, vëllezërit Ahmeti, Mr. Halil Alidemaj, Mr. Ukshin Hoti,
Mentor Kaçi, Ekrem Kryeziu, Ali Kryeziu, Nezir Haliti, Hilmi Ratloceri,
Muharrem Fetiu dhe disa qindra pjesëtar të PKMLSHJ, që në ilegale
ishin hyrë familjarisht dhe që nga viti 1981 e këtej u burgosën dhe u
dënuan me përjashtimet nga shkolla, fakulteti, vendi i punës e deri në
dënimet me burg deri në 14 vite burg dhe deri te dënimi me vdekje.

Por, ata gjatë këtyre 30 viteve të kaluara nuk u treguan fare të
zëshëm. Dhe as të tjerët nuk u treguan shumë të zellshëm në
respektimin e veprimtarisë së tyre! Përkundrazi ajo u tentua të
heshtet ose të injorohet nga injorantet e meskinët! Heshtja e tyre
flet më shumës se sa zhurma nga autoparlantat e agjitpropit
demagogjike të atyre që nga pozitat titiste, qëllimisht e hidhnin
vellon e dyshimit mbi ngjarjet e 1981 për të fshehur tradhtinë e vet
kombëtare, ose të atyre që nga periferia e shihnin veten në krye të
ngjarjeve edhe pse as sot nuk e kanë të qartë se si ndodhën ato.

PKMLSHJ edhe për kah praktika edhe për kah teoria dhe sidomos për
kah kualiteti dallonte dhe dallon prej grupimeve tjera patriotike të
spektrit klasik edhe për kah metodologjia e veprimet edhe konsekuenca e
mbajtjes së qëndrimeve të pa lëkundshme në rrugën e vetë parimore
drejtë realizimit të kauzës nacionale. Serioziteti dhe kompetenca e
këtyre kuadrove shqiptare do të mbetët shembull dhe shkollë e etikës
dhe moralit modern patriotike, e cila nuk len hapësire për kompromise
të kalbura në dëm të Kombit dhe atdheut ton.

Vetë qëndresa e këtyre njerëzve dëshmon për të kaluarën, për të
tashmen dhe të ardhmen e ndritshme të kombit tonë, pavarësisht nga
këto lajthitje momentale të krerëve aktual në pushtetin e tanishëm të
korruptuar.

Shqipëria do të bëhet me ndihmën e Zotiti dhe me punën e ndershme e
të heshtur të këtij soji të urtë të luftëtarëve të lirisë, që nuk ka
dhelpër diplomatike që mund ti mashtroi, që nuk ka para që mund ti
korruptoi dhe që nuk ka mundësi as kush ti frikoi as ti ndalë, në rrugë
e lirisë dhe të bashkimit kombëtar!

PËRSHËNDETJE

me konsideratë lartë për luftëtarët e rënë
dhe për luftëtarët e gjallë
të Shqipërisë së bashkuar
Justina Pali

Kanada, 25 mars 2010

Nora Gashi

Numri i postimeve : 2
Registration date : 21/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Syle Mujaj: Tema: KUSH JANE, KU JANE TE BURGOSURIT POLITIK TE KOSOVES 1981-2010 Empty Re: Syle Mujaj: Tema: KUSH JANE, KU JANE TE BURGOSURIT POLITIK TE KOSOVES 1981-2010

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi