Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjakush Tana: NËNA !

Shko poshtë

Gjakush Tana: NËNA ! Empty Gjakush Tana: NËNA !

Mesazh nga Agim Gashi Sat Dec 12, 2009 12:30 am

Gjakush Tana: NËNA ! N1289294870_9960
Gjakush Tana: NËNA !


" NENE.....Me ler pak te ulem,te ndjej gjirin tend,
femije dua te kthehem,dua te njejtin vend,
sa fjale kam per te thene,sa shume kam per te dhene,
qortome si dikur....Nuk çmallem dot moj NENE! "
Lediana Kapaj



Ajo ishte shtrirë në spital e lëngonte
në mbremje sa keq errësira pa hënë !
Vetëm zemra ime - pandal lëngonte,
- kisha dhembje të madhe - për nënë !


Ajo me grahma, numronte ditët !
Unë meit i qendroja mbi kokë me shami.
- Kush mund të kuptonte se vitet -
na ndanin me mall, e me zi !

Dhe, trokiti ai çast ! Mbeta i vetmuar!
- Pa vëllezër e motra! Si zog në humnerë!
As nëna e babai më s'më kanë vizituar,
i kujtoj në shkrime, sikur hyjnë në derë...!


II.


Ajo gjithmon me uratën në shpirt më tha : Udhembarë !
Tek u nisa shtigjeve të jetës të arrij një cak !
Kush e di sa herë shpirti i rënkoj e zemra i qe ndarë
Kush e di sa herë i pata hyrë në hak!

Ajo me dashuri nëne më thosh të marr bashkfshataren
kur unë endesha nëpër qytete ku ndiqja shkollimin !
Pranova dikur të plotësoj dëshirën e saj : Për bashkëudhetaren !
Dhe, harrova shumë çaste jete që shkundën ledhatimin!

Por, trokiti një çast , dhe të gjithë i shkundi si gjethet
kur fryn era në vjeshtë dhe i mbledh në humnerë !
Me katër bonjaket mbeta - une babai , të më rrokin ethet !
Duke pritur të shikoj ate trup nëne - që s' hyri kurrë në derë...!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi