Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Engjëll Koliqi: VJERSHËZA TË SHKRUARA MË 10 KORRIK 2004, NË VENDILINDJEN TIME TË DASHUR - STUBËLL

Shko poshtë

Engjëll Koliqi: VJERSHËZA TË SHKRUARA MË 10 KORRIK 2004, NË VENDILINDJEN TIME TË DASHUR - STUBËLL Empty Engjëll Koliqi: VJERSHËZA TË SHKRUARA MË 10 KORRIK 2004, NË VENDILINDJEN TIME TË DASHUR - STUBËLL

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 13, 2009 3:37 am

Engjëll Koliqi: VJERSHËZA TË SHKRUARA MË 10 KORRIK 2004, NË VENDILINDJEN TIME TË DASHUR - STUBËLL

Engjëll Koliqi: VJERSHËZA TË SHKRUARA MË 10 KORRIK 2004, NË VENDILINDJEN TIME TË DASHUR - STUBËLL 15541_1263751565052_1567621193_30671249_2118741_n
Andej kah ju
nuk di kush vallëzon,
kush e fshin’ lamën!

Këndej nën qiellin tim
ka rend e rregull
-
Kur turbullohet moti,
këndon shpata,
rikthehet dashuria!

JASHTË RREGULLAVE TË NATËS

Përrallës së nxjerrur nga terri
ia nxjerr thelbin,
me dashuri
historisë ia rikthej realitetin

BABALLARËT E DALLDISUR

Në shenjë hakmarrjeje,
për lëndimin e kanunit,
bij e bija i kanë dënuar,
me shtrëngatë,
stuhi e jo mahi!

GISHTËRINJTË E MI

Në çastet e para të agimit
Të dalur nga dritarja
Nektar të dashurisë mbledhin
Me pastërtinë e freskinë mëngjesore
Nëpër trupin tënd të butë
Me përkëdhelje mjaltishte
Shpërndajnë ëmbëlsi dashurie

SHIGJETË E FUTUR NË GURË

Rrymë e fortë freskie
Në të nxehtën stinë
Depërton dashuria jonë
Tejepërtej shkëmbinjëve
Male e kreshta vallëzojnë
Zbresin yjtë nga qielli
Shigjetën e dashurisë sonë provojnë…

SHIKIMI KAH TOKA E PREMTUAR

Domethënie e madhe
Dritë që ecë me shkas
Paralajmërim i zgjidhjes së viteve
Shekulli im merr kompetencat
Gjithnjë e më qartë duket relievi
Peisazhe që kanë nisë bulëzimin
Më prit toka ime e merituar
Jam n’udhëtim…

MES TOKËS E SHIKIMIT

Ende pezull qëndrojnë shpresat
Le t’i varim njëherë nëpër degë dashurie
Pastaj le ta thërrasim diellin
Valles le t’ia marrim bashkë me yjtë

VETËM TY TË KAM NGA JETA

Eja velenxa ime
Gëzoje stinën time
Dashuriplotë të dua deri në amshim
Në shpirt më je vetëm ti e vërteta
Vetëm ty të kam nga jeta

KUR ERDHËN MËLLENJAT E PARA

Nën vezullimin e rrezeve të agimit
Ne të dy
Në përqafim u gjetëm
Në sytë e botës
Dashurinë shpallëm dhe kurorëzimin

NË KUJTIM TË NJË URTËSIE

Bashkë me historinë më vijnë
Perandorët ilirë që qytetëruan Romën
Me Shkrimin Shenjt nën sqetull
Edhe Lekë Dukagjini me Kanunin
Plot dashuri ma mbushin trurin…

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi