Sabile Keçmezi-Basha: Një proces i pa zakontë gjyqësor për Hidajete Osmanin
Faqja 1 e 1

Një proces i pa zakontë gjyqësor për Hidajete Osmanin
Nga Prof. Dr. Sabile Keçmezi-Basha
Sabile_basha@hotmail.com
Kisha dëgjuar dhe lexuar në dosjet e ndryshme të gjykatave të qarqeve në Kosovë për veprimtarinë atdhetare të Bacës Kadri Osmani, por shumë më vonë kisha kuptuar se trimja e demonstratave të vitit 1981, Hidajete Osmani, ishte bija e tij. Çka është e vërteta emrin e kësaj trimëreshe e kisha hasur në dokumente edhe më herët, por pasi se okupuesit i shkruanin edhe dosjet gjyqësore në gjuhën e tyre, emrin e Hidajete Osmanit e kishin shkruar në çirilicë dhe gati-gati ia kishin përçudnuar tërësisht emrin. Ata emrin e saj e kishin shënuar si Hidajet Osmani. Andaj assesi nuk mund t’i bija në gjurmë se ku ndodhej dosja e saj.
Më kishte rastisur, të bisedoja me bacën e nderuar Kadri Osmanin dhe e kisha lutur për disa hollësi lidhur me aktivitetin ilegal të së bijës. Nga modestia e tepruar e bacës, shumë pak mësova nga ai, për të. Por me insistimin tim të vazhdueshëm, megjithatë një ditë më kishte sjell materialet që me njëmijë e një mundime i kishte siguruar nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë. Duke e parë se çfarë përmbante dosja, e pata të qartë pse kishte ndodhur një pështjellim i tillë që nuk kisha mundur të gjeja dosjen e Hydajete Osmanit.

Data “17” është gabim, duhet “28”;- nga e djathta: Kadri Osmani dhe Avdullah Rrustolli. Prapa tyre nga e majta: Remzi Bunjaku, Mehë Uka, Rrahim Rama, Raif Çela, Agim Vishi, Ibush Vishi, Bexhet Imishti, Ramë Buja, Enver Topalli, Ajet Duli, Nexhmedin Gërguri, Mahir Ibrahimi. |
Kush ishte Kadri Osmani?
Kadri Osmani i përket asaj plejade të atdhetarëve të Kosovës, që veprimtarinë e tyre e kanë filluar shume herët dhe me guximin e vendosmërin e tyre e kanë vazhduar edhe në vitet e më vonshme, vetëm e vetëm që një ditë të realizohet ëndrra e kahershme e shumë gjeneratave të popullit tonë. Kadri Osmani është i lindur me 23.1.1937, ne katundin Makresh i Poshtëm, komuna e Artanës (Novobërdës), në një familje te madhe atdhetare. Me profesion ishte arsimtar i gjuhës dhe i letërsisë shqipe. Duke e parë dhe ndjerë thellë robërinë dhe shfrytëzimin e popullit shqiptar në Jugosllavi, ai guximshëm hyri ne rrjedhat e Lëvizjes Atdhetare te Kosovës. Me qartësinë, vizionin dhe atdhedashurinë, bëhet njëra ndër figurat më të shquara të atdhetarisë.
Qe kur i kishte 12 vjet, Bacën e nderuar e thërrasin në OZN-a të Gjilanit, si njërin nga fëmijët më të dyshuar për veprimtari ilegale që vepronte kundër Jugosllavisë titiste. E cekëm këtë vetëm e vetëm për të tregua se Kadri Osmani vinte nga një familje me tradita atdhetare, ngase edhe vëllai i tij me i vjetër, Ramiz Osmani, kishte rënë në burg për aktivitet ilegal. Me të ishin edhe kushërinjtë e tij si: Shefki Osmani, Nuhi Osmani, Musli Osmani dhe një bashkëfshatar i tyre, Zylfi Musliu. Të gjithë këta ishin anëtarë të ONDSH-së, të Mulla Idrizit që vepronte në atë anë. Atë vit (1949) ata qenë dënuar për veprimtari anti-Jugosllave dhe kishin organizuar aksionin për prerjen e shtyllave të telefonit midis Gjilanit e

Kadri Mani |
Përlepnicës, ne vendin e quajtur te “Bunari i Rushitit”. Aksioni përfundoi me sukses, u prenë 7 (shtatë) shtylla telefoni. Viti 1949, në popull njihej edhe si vit i rekuizimit (tepricave) apo në popull njihej si koha e “vishakut”, e në fakt pushteti të tërë këtë ndërmarrje e kishte bërë më qellim vetëm e vetëm për të shtua presionin ndaj shqiptarëve. Po atë ditë kur vargani i qerreve po bartte drithin për Gjilan, koniçidon me prerjen e shtyllave në rrugë.
Dhe atë ditë të shtune vargani i qerreve të fshatareve ishin nisur për në Gjilan me ato “teprica”, kur i shohin shtyllat përtokë.
Ilegalja pas këtij aksioni të suksesshëm kishte vazhduar edhe më me intensitet, por shpejt grupi u zbulua dhe para gjyqit dolën dhe u dënuan këta atdhetar:
1. Shefki Osmani qe dënuar me 20 vjet burgim,
2. Ramiz Osmani qe dënuar me 18 vjet burgim,
3. Nuhi Osmani qe dënuar me.. 15 vjet burgim,
4. Zylfi Musliu qe dënuar me... 15 vjet burgim dhe
5. Musli Osmani qe dënuar .. 8 vjet burgim, si rrethanë lehtësuese
hoxhës ia morën rrethanën se në natën kritike te prerjes të
shtyllave telefonike s’kishte qene prezent.
Gjithsej u shqiptuan 76 (shtatëdhjetegjashtë vjet). burgim të rendë.
Me arrestimin dhe dënimin e të arrestuarve, organizata ndërpreu veprimtarinë, por udbashët duke e ditur se Kadri Osmani ishte vëllai më i vogël i Ramiz Osmanit, filluan ta survejonin dhe ta përcillnin në çdo hap. Kadriun e të tjerët po i akuzonin për parullat e djegura dhe për qorrimin e syve të Titos në fotografi!! Kadriun atëherë e kishin rrahur gjithë ditën, por edhe pse ishte i ri nuk kishte pranuar asgjë!
Për herë të dytë qe burgosur dhe dënuar me 1 (një) muaj burgim për grevat e punëtorëve në Ndërmarrjen e Mobileve “Napredak” në Prishtinë; për herë të tretë u burgos më 27 nëntor 1969 dhe dënohet nga gjyqi antipopullor me dhjetë muaj burg. Për herë të katërt burgoset në vitin 1974. Në këtë proces gjyqësor, Gjykata e Qarkut në Prishtinë bacën Kadri e dënoi me 9 (nëntë) vite burg të rëndë, si organizator dhe udhëheqës të “Grupit Revolucionar”, të formuar në vitin 1972. Për herë të pestë burgoset më 12 janar 1984, datë edhe kur bien heroikisht Rexhep Malaj dhe Nuhi Berisha. Ky dimër- thotë bacë Kadriu- se ishte ndër më të egrit nga acari dhe terrori i armikut, i cili zbatoi në shkallë të gjerë mbi popullin tonë një represion të paparë, duke arrestuar mbi 500 atdhetarë, ndërsa rreth 200 prej tyre i dënoi me dënime të rënda, që përmblidhen ne mbi 5 shekuj burg (vetëm 72 vetave iu dhanë 489 vjet burg, shih "Zeri i Kosoves" nr. 6/`84, f. 6). Kadri Osmani nga armiku u dënua me 15 vjet burg. Po të mblidhen gjithë vitet e dënimeve me burg, që armiku ia shqiptoi Kadri Osmanit, bëjnë 25 vjet, prej te cilave i ka vuajtur 17 vjet.

| ||
Kush ishte Hidajete Osmani?
Sipas aktakuzës thuhej se Hidajete Osmani ishte e bija e Kadri Osmanit dhe nënës Shukrije, e lindur Bunjaku. U lind me 22 dhjetor 1957 në fshatin Makresh i Poshtëm , komuna e Gjilanit, me vendbanim në Prishtinë, rr.”Kodra i Diellit”, nr. 16. Shqiptare, studente e Fakultetit Filozofik, absolvente në grupin e letërsisë së gjuhës shqipe. Më parë nuk ishte e dënuar. U arrestua me 18 nëntor 1981. këtë e thotë aktakuza dhe me këto të dhëna që na i ofrojnë hetuesit, duket qartë se sa kanë qenë të (mos) informuar për bëmat e vajzës trime, dhe në anën tjetër, në mënyrë të argumentuar dëshmohet se sa ka qenë i madh konspiracioni në mes ilegales shqiptare dhe se si janë ruajtur fshehtësitë në mes shokëve e shoqeve.
Në dosjen e saj penale të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, me numër P-K. Nr. 25/82, thuhej se Gjykata e Qarkut në Prishtinë, me kolegjin e përbërë nga gjyqtari Isak Nishevci, kryetar, gjyqtari Mentor Qoku dhe gjyqtarët porotë: Azem Emini, Lubisha Niqiç dhe Ilaz Aliu, anëtarë, me pjesëmarrjen e procesmbajtes Bedrije Kasumi, punëtore e kësaj gjykate, në çështjen penale të akuzuarës Hidajete Osmani nga Prishtina, të cilën e mbronte sipas detyrës zyrtare, Zeçi Arni, avokat nga Prishtina, për vepër penale politike: cenim kundërrevolucionar i rregullimit shoqëror nga neni 114 të LPJ, e akuzuar me aktakuzën të Prokurorisë Publike të Qarkut në Prishtinë PP.nr. 262/81, datë 17 shkurt 1982, pas mbajtjes së seancës kryesore publike me 19 mars 1982, në praninë e të akuzuarës, mbrojtësit të saj dhe përfaqësuesit të akuzës publike, zëvendësprokurorit publik të Qarkut, Miftar Jasiqit, kishte shpallur këtë aktgjykim:
Sipas këtij aktgjykimi, Hidajete Osmani akuzohej se me qëllim të rrënimit të pushtetit të klasës punëtore dhe të punonjësve, ministria e rregullimit shoqëroro ekonomik të përcaktuar në kushtetutë, thyerjen e vëllazërim bashkimit, prishjen e barazisë së kombeve e kombësive si dhe ndryshimin antikushtetues të rregullimit federativ të RSFJ-së, më 1 prill 1981, mori pjesë aktive në demonstratat studentore që ishin organizuar dhe zhvilluar në rrugën “Ramiz Sadiku” dhe “Marshall Tita”, në Prishtinë. Ajo kishte marrë pjesë aktive që nga mëngjesi e deri në orët e vona të mbrëmjes, dhe bashkë me të tjerët kishte brohoritur parullat me karakter kombëtar “Kosova-Republikë”, “Lironi shokët nga burgu”, “ I duam shokët” dhe shumë të tjera.
Por, aktakuza nuk u ndalte vetëm në këto të dhëna, dhe bazuar në to, athua vallë ishte e nevojshme që Hidajete Osmani të akuzohej në bazë të nenit 114 të LPJ, kinse që ka kryer vepër penale cenim kundërrevolucionar të rregullimit shoqëror nga po ky nen.
Derisa gjykatësi i lexonte aktakuzën, Hidajete Osmani nga sytë i dilnin xixa dhe në buzë i dukej buzëqeshja përbuzëse ndaj okupuesit. Ajo nuk mohoi asgjë, pranoi me krenari se kishte marrë pjesë në demonstrata që ishin të organizuara me 1 prill 1981, në Prishtinë. Por shton edhe këtë se kishte marrë pjesë në to ngase babin, Kadri Osmanin e kishte në burg dhe kishte dalë për të kërkuar lirimin e tij, e jo se më herët ka pasur ndonjë përcaktim politik.
Gjykata e Qarkut në Prishtinë si element lehtësues pati edhe atë se Hidajetja ishte e re dhe e pagjykuar deri më atëherë, dhe si bazë rënduese pati të dhënën se demonstratat studentore në Kosovë u dënuan nga të gjithë kombet e kombësitë që jetonin në Jugosllavi. Shtrohet pyetja: cilat ishin ato kombe që dënonin demonstratat atdhetare të shqiptarëve vetëm se kërkonin lirinë e merituar!?
Dhe mund të merret me mend vetëm pse kishte klithur tri-katër parulla, për Kosovën-Republikë”, “Lironi shokët” e shumë të tjera, ata gjykatat jugosllave, Hidajetes së re i shqiptuan hiq më pakë se dy vite burg të rëndë dhe kjo ishte ajo “demokracia që e gëzonin” shqiptarët në ish-Jugosllavi.
Vërtet kush kishte qenë Hidajete Osmani dhe çfarë vepre kishte kryer që hetuesit serbë asnjëherë nuk arritën që ta zbulonin.
Sipas Mehmet Hajrizit, anëtar e më vonë edhe kryetar i “Grupit Revolucionar të Kosovës”, ai shton se Hidajete Osmani qysh si nxënëse ishte anëtare e GRK. E rritur në familjen e Kadri e Shukrije Osmanit, ku vazhdimisht temë e bisedës dhe e punës ka qenë çështja e Kosovës, ajo qysh si fëmijë u edukua në frymën atdhetare...
Në GRK angazhohet si gjimnaziste dhe formon celulën me shoqet Sevdije Greiçevcin dhe Hamide Sylën, në të cilën fillimisht lexonin shtypin ilegal të kohës, bisedonin për njerëzit që i njihnin dhe mundësinë e përfshirjes së tyre në veprimtari për çështjen e Kosovës.
Dihej se Hidajetja ishte krah i djathtë i babait të saj- Kadriut, në veprimtarinë atdhetare të viteve shtatëdhjetë. Pas arrestimit të tij, një kohë ajo kishte vazhduar veprimtarinë me Mehmet Hajrizin. Për të shkëmbyer literaturë dhe për të përcjellë ndihmat që dërgonte Organizata për familjen e saj. Pas arrestimit të Kadriut, ajo është takuar disa herë edhe me Kadri Zekën, por pa e njohur me emër.
Në vazhdën e ndjekjeve policore që i bëheshin familjes së saj, është marrë disa herë në polici, kurse më 18 nëntor 1981 arrestohej nga ana e policisë. Ndërsa me 19 mars 1982 shpallej aktgjykimi dhe Hidajetja dënohej me 2 vjet burg të rëndë. Më 4 gusht 1981 arrestohet dhe dënohet me 2 vite burg. Pas daljes nga burgu pati fatin që të martohej me një të ri që po ashtu ishte atdhetar i dalluar i anës së Suharekës, Nuhi Bytyçi (1954) nga Semetishti i Therandës, i cili kishte themeluar Organizatën atdhetare “Komkos”, që më vonë ndiqet nga organet e pushtetit dhe arrestohej disa herë, duke u dënuar me gjithsej nëntë vite burg të rëndë”.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Sabile Keçmezi-Basha: Amaneti i babait
» Cikël poetik nga Sabile Keçmezi-Basha
» Sabile Keçmezi-Basha: Gratë në fushatë
» Sabile Keçmezi-Basha: Kafeja e mëngjesit
» Cikël poetik nga: Sabile Keçmezi - Basha

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi