Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Agim Vuniqi:Kush është "princi" i arit të zi?

Shko poshtë

Agim Vuniqi:Kush është "princi" i arit të zi? Empty Agim Vuniqi:Kush është "princi" i arit të zi?

Mesazh nga Agim Gashi Mon Dec 14, 2009 8:05 pm

Kush është "princi" i arit të zi?

Për të pranuar opinioni-pa u trazuar, projektin e ri, por edhe skemën e
re të privatizimit të një pjesë të KEK-ut tash, më vonë më tërsi, duhej
që KEK-u të dobësohej financiarisht



Agim Vuniqi

Edhe pse nuk ka çarje "të mëdha" në koalicionin qeverisës PDK-LDK,
vërehet një ç'akordim zërash; kryetari-kryeministri-kryetari i
parlamentit lidhur me martesën e përbashkët, nuk ka dakordancë të
mjaftueshme, cili është dhëndërri e cili nusja, edhepse edhe këtu
kushtetuta ndihmon, si duket ka menduar mirë propozuesi kur ka lënë të
hapur mundësinë e marrëveshjes nëse palët janë të poleve të njejta.
Fundja nuk është e domosdoshme me u deklaruar çka je, është në pyetje
privacia, prandaj veprohet në dysh, ashtu siç depërtojnë zërat e
partive politike që përbëjnë koalicionin qeveritar, nganjëherë edhe në
tresh, duke iu bashkangjitur këtyre edhe zëri i shterur i
kryeparlamentarit. Mund të thuhet lirisht pa tepruar shumë se tash po
pretendohet se cili nga ta është "alfa e omega" e shtetit, apo kështu
po fuqizohet autoriteti i institucionit nga kanë burimin ata. Siç
ndodhë me çdo qeveri, fuqia e saj qëndron në mjetet buxhetore, dhe
burim i saj ishin dhe janë ministritë kyçe; Ministria e tregëtisë dhe
industrisë, ajo e transportit dhe e postë-telekomunikacionit dhe ajo e
minierave dhe energjetikës. E para, para mandatit ekzistues të tashëm,
fryhej nga procesi i privatizimit që grumbullonte mjete të
konsiderueshme, e dyta nga infrastruktura rrugore duke hapur tendere të
mëdha, derisa ministria e tretë manipulonte dhe manipulon me mjete të
mëdha buxhetore, duke i "sanuar" humbjet në KEK, për shkak të afarizmit
joprofitabil, por edhe duke shtyrë projektin TC Kosova C-TC Kosova e
Re, aspak transparent. Shpesh ndodhë që kupollë e marifeteve
financiare-ekonomike është padroni i privatizmit kosovar, i pari nga
vendorët, Ministri i Ekonomisë dhe Financave , i cili qëndron në hije
të vendimeve të rëndësishme të "seriozitetit" financiar të Kosovës,
duke përfshirë procesin e privatizimit që dobësojë dukshëm të ardhmen e
Kosovës. Nuk duhet ndonjë analizë e veçantë për të parë realietin
ekzistues, shiqoni parametrat e papunësië, pastaj mungesën e ligjit të
punës, ligjn për sigurimin shëndetësorë të të punësuarëve, ligjin për
pensionistët, ligjin për sindikatat, jo ai i të drejtës për organizim
sindikal që ka karakteristikat e shoqatave apo të një OJQ-je.

Rriten edhe zërat dyshues të shprehura nga opinioni i gjërë, shumë me
arsye, ngase KW-i/MW-i i energjisë elektrike blehej dhe blehet dyfish,
e herë-herë trefish më shtrenjtë sesa që ishte dhe është çmimi real në
treg, prandaj shpesh opinioni habitet nga prononcimet që kanë firmën
herë të ish ministrit (më shpesh) dhe nganjëherë të misnistres së
minierave dhe energjetikës (më rrallë) për të ardhmen energjetike të
vendit. Nuk ka vlerësime reale të humbjeve nga dalja në trafo dhe
shpërndarja në largpërques, prandaj edhe jepen informata jo të sakta,
vetëm për të mbuluar dyshimet e herëpashershme të shfaqura në shtypin
ditor. Realisht detyrat e punës përballen me konflikte interesi në mes
të KEK-ut dhe të qeverisë, përpara më shpesh sesa tash, nuk dihej
atëherë por as tash ku duhet të adresohen saktësisht problemet. Lidhur
me këtë nuk u zhvillua asnjëherë ndonjë debat serioz në parlament, edhe
atëherë, pas rastit tragjik të zjarrit që kishte mbuluar hallën
qendrore, ku janë të vendosura turbinat dhe gjeneratorët, duke
"dështuar" sistemi mbrojtës-blokadat edhe rrufepritësi (?); asnjëherë
nuk u dha ndonjë sqarim meritor, as që u angazhua ndonjë institucion
për t'u hulumtuar shkaqet e vërteta, edhe pse tragjikisht kishte humbur
jetën një person dhe shumë të tjerë ishin të prekur nga djegia.

Fillet e zhvillimit te KEK-ut datojnë qysh para pesëdhjet vjetëve por
që zhvillimi i vërtetë fillon me lëshuarjen ne punë të agregatit të
parë për prodhimin e energjisë elektrike në Kastriot/Obiliq. Atëherë ka
filluar edhe mihja sipërfaqësore e thëngjillit dhe prodhimtaria e tij
në sasi më të mëdha. Zhvillimi i tërsishem dhe i ardhshëm i KEK-ut
nbështetet në pasuritë e mëdha natyrore , përkatësisht në rezervat e
verifikuara të thëngjillit. Huluntimet kanë treguar se rezervat e
përgjitheshme të thëngjillit në basenin e "Kosovës" dhe në atë të
rrafshit të Dukagjinit bajnë 10 miliardë tonë gjë që bëjnë 53 % të
rezervave të pergjitheshme të lignitit në ish Jugosllavi ose 48 % të të
gjitha llojeve të thëngjillit në ish Jugosllavi. Nga reservat e
përgjithëshme baseni i Kosovës disponon me 6.5 miliardë tonë lignit
ndërsa në basenin e rrafshit të Dukagjinit janë të vendosura rreth 3.5
miliardë tonë. Ligniti i basenit të Kosovës dhe atij të rrafshit të
Dukagjinit i takon formacionit terciar të kliocenit, kështuqë bie në
rrafshin e lignitit të ri, pjesërisht të drurit e pjesërisht me
përberje të tokës. Fuqia e poshtme e nxehtësise është 1950 kcal/k
ndërsa me rastin e eksploatimit masiv 1700 kcal/kg. Rezervat e
tërsishme të lignitit mund të eksploatohen me eksploatim sipërfaqesor.
Kushtet e përshtatshme xehtaro-gjeologjike, bashkë me zbatimin e
teknologjisë bashkëkohëse mundësojnë prodhimtari ekonomike dhe
rentabile. Vlerësohet se në mbeshtetje të këtyre rezervave do te mund
të ndërtoheshin kapacitete për prodhimin e 80 milion tonë thengjill në
vit. Poashtu nga aspekti i prodhimtarisë së mundëshme, këtu mund të
ngriten termocentrale me kapacitete rreth 10500 MW të cilat do të
prodhonin rreth 53 miliardë KWh energji elektrike ne vit, vlerësimi
është bë për të bë më të qarta mundësitë e mëdha që ofron ky gjigant, i
cili muk është aspak autonom në afarizëm; janë krijuar raporte
centraliste në organizim, gati të njejta me ato të kohës "brioniane" në
ish Jugosllavi . Qysh në vitet 70-ta janë ndërtuar kapacitete për
prodhimin e 9,500.000 tonë thengjill në vit dhe pesë termocentrale me
forcë të përgjitheshme 800 MW. Në fillim të viteve të 80-ta është
lĽshuar në prodhim sistemi i termoelektranave Kosova B prej 678 MW dhe
zgjërimi i mihjes sipërfaqesore Bellaqevci edhe per 5 milion tonë ne
vit, dmth me përfundimin e punëve KEK-u dispononre me kapacitete për
prodhimin e thengjillit prej 13.5 milione tonë në vit dhe me
termocentrale me një forcë të përgjithëshme 1.587 MW. Në kuadër të
programit Kosova B janë projektuar projektet ideore për zgjërim dhe
hapjen e një mihje të re sipërfaqësore të thengjillit "Sibovci" në
basenin e Kosovës me kapacitet 19 milion tonë në vit dhe të mihjes
Dukagjini në basenin e rrrafshit të Dukagjinit i cili do te jepte 9
milion tonelatë thengjill ne vit, gjithashtu ekzistojnë zgjidhjet
ideore për ndertimin e tri blloqeve të termocentraleve me forcë të
përgjithëshme 1800 MW ndertimi i të cilave oshte paraparë me investimet
e përbashketa të disa republikave në ish Jugosllavi... ishte paraparë
edhe bartja dhe distribuimi i energjisë elektrike për konsumatorët. Se
kishte ngritje të krimit në ekonomi dëshmojë "UN News Centre" në
artikullin "Crime, economy and multi-ethnic society priorities for
Kosovo in 2003, UN envoy says"'/Krimi, ekonomia janë prioritetet e
shoqërisë multietnike, thotë i emruari i KB-së. Pjesa më e madhe e
hulumtimeve të hershme janë shfrytëzuar su bazë e hartimit të "Energy
strategy of Kosova 2005-2015" -Draft, por edhe për fazën projektuese
Kosova C-Kosova e Re; gjë që rrit dyshimin e shfrytëzimit të projekteve
ekzistuese duke dëmtuar dukshëm buxhetin e konsokiduar të Kosovës
përmes vjedhes institucionale dhe përfshirjen e MEM-it dhe Komitetit
drejtues të projektit Kosova C-Kosova e Re. Nuk ishin vetëm kompanitë
konkurues të drjtpërdrejtë të përmbylljes financiare të projektit sa
ishte edhe emision i pakontrolluar i gazrave nga termocentralet
përbëhet prej dioksidit të karbonit të nivelit të lartë, NOx dhe
pluhuri. Për shkak të mungesës së mirëmbajtjes së ujërave industriale,
termocentralet shkaktojnë ndotjen e ujit. Përkohësisht ruajtja e hirit
paraqet problem të veçantë të cilat arrijnë mbi 40 milion tonë të hirit
dhe zënë rreth 150 hektar të tokës bujqësore, poashtu janë krijuar
kratere gjatë eksploatimit të qymyrit në minierat e hapura të linjitit.
Hiri nga termocentralet A është transportuar në linja të hapura dhe nuk ka ndonjë ruajtje të veçantë, pra nuk është e mbrojtur nga
përhapja e hirit në ajër nga era as nga ndotja e rrjedhjeve të ujit. Re
kultivimi e tokës nuk është dëshmuar si praktikë e nevojshme. Ka
shpërpjestime serioze midis dinamikës së shfrytëzimit dhe revitalizimit
të sipërfaqeve të shfrytëzuara. Eshtë jo funksional sistemi i
monitorimit të përhershëm të emisioneve të dëmshme në mjedis. Për shkak
të kërkesave të mëdha të energjisë elektrike, aktiviteti tolerohet
madje edhe kur normat ligjore dhe kushtet për mbrojtjen e mjedisit nuk
janë të përmbushura. Në nivelin e tanishëm të zhvillimit të sektorit të
energjisë, janë krijuar probleme serioze të mjedisit .Çështjet e
mjedisit kërkojnë adresimin e qartë në mënyrë që të mos pengojnë
zhvillimin e ardhshëm të sektorin e energjisë. Faza kulminate e
ngjarjeve të mëvonshme ndodhi pas "Developing strategy for Kosova
first 120 days"/Strategjia zhvillimore për Kosovënm 120 ditët e para,
12-14 prill 2007, kur edhe fillojë bartja e kompetencave nga UNMIK-u në Eulex.

Për t'u krijuar konfuziteti edhe më i madh MEM-i krijojë edhe komitetin
drejtues për të zhvilluar projektin TC Kosova C-TC Kosova e Re, pa
përfillur mendimin e ekspertëve të KEK-ur, apo për t'o vu ata para
aktit të kryerë. Si përfaqësues të kompanive konkuruese u angazhuan
zyrtarë të lart të pushtetit qendror, ata ende pa zhveshur mirë gëzofin
qeveritar, ngase ai partiak ishte shik-në trend, përfaqësonin interesat
e kompanive të huaja si konkuruese, duke nëpërkëmbur interesin e
vendorëve-qytetarëve të Kosovës. A nuk ishte ky konflikt interesi? Dhe
a do të duhej që atëherë të reagonin institucionet përgjegjëse, apo nuk
duhet të ketë debat në këtë temë në komisionin përgjegjës parlamentar,
për t'u mbajtur seanca e dëgjimit, edhe pse përfituesit e shumtë u
paguan nga arka e buxhetit të konsoliduar të Kosovës; ndonjëri nga ta
ishte në listën e pagave si përfaqësues i firmave të jashtme, nga të
cilat u paguan majmë, jo se ishin ekspert në këtë lëmi, por ngase
kishin të thurrur bukur rrjetin e marimangës korruptive. Pa dashje, apo
qëllimisht, çdo gjë që sillet përreth ministrisë së energjetikës dhe
minierave, është me shumë të panjohura, nuk dihet saktësisht kush është
"princi" i arit të zi. Eshtë krijuar kështu lëmshi institucional, dhe
në vend të afarizmit të sukseshëm, me KEK-un krijohen pengesa të shumta
edhe me konotacion politik.
Për të pranuar opinioni-pa u trazuar, projektin e ri, por edhe skemën e
re të privatizimit me një pjesë të tij, duhej që KEK-u të dobësohej
financiarisht, kështu pra u krijua varshmëria institucionale
bord-menagjer-ministri-qeveri, duke e furnizuar KEK-un me infuzion
artificial-derdhjen e mjeteve të reja për sanimin e gjendjes. KEK-u pra
faktikisht humbi edhe pavarësinë afariste; pra aq shumë janë
centralizuar mardhënjet afariste, saqë nuk mund të flitet për parametra
real ekonomik, produktivitetin, rentabilitetin... Nuk u dëgjua fare
zëri i punëtorëve, por as që u mbajtë ndonjëherë ndonjë tubim i
punëtorëve, ngase atë të drejtë ua mori sindikata e pavarur, e cila
ishte një zë i shterur, pa asnjë fuqi në marrjen e vendimeve të
rëndësishme. Kryesia e saj vetëm simulonte sindikatën, nuk ishte
zëdhënëse e fuqishme e punëtorëve, tregëtonte me menagjmentin për të
përfituar për vete, jo për të mbrojtur të drejtat e punëtorëve.
Deformiteti i papresedant në slemën organizative që ka shkaktuar humbje
të mëdha është tendenca për shpërbërje organizarive dhe financiare të
KEK-ut. Nuk është qartësuar asnjëherë, si ndodhi që kuadrot udhëheqëse
që ka stipenduar, i ka trajnuar dhe i ka avancuar në karrierë KEK-u të
shfrytëzojnë po ato pozita duke përfituar nga KEK-u fitime të mëdha
përmes procesit të tenderimit. Nuk janë të pakta rastet që udhëheqës
sindikatash janë mbështjellur me gëzofin korruptiv. Si ndodhi kjo dhe
pse ndodhi kështu nuk ka ndonjë spjegim, por kjo flet më së miri për
ndërgjegjen e ultë të kuadrit udhëheqës, të cilët kanë bashkjetuar me
stafin udhëheqës serb atëherë, por bashkjetojnë edhe tash me krimin e
organizuar, lidhjet janë të gjalla dhe shumë funksionale duke u
manifestuar edhe anomali të ndryshme, punëtorët punojnë, ndërsa ish
udhëheqësitë e tyre i "vjedhin" ata fal "patriotizmit" të kulluar
financiar.
Në favor të këtij konstatimi është edhe fakti, se deri më tash nuk u
shpërndan mjetet e akorduara nga privatizimi i ndërmarrjeve publike -
20 përqindëshi, Nëse vazhdohet kështu me simulime të institucioneve,
atëherë kuptohet që vendimet shumë të rëndësishme do t'i merr një
person, apo disa sish, dhe do të sipërojnë mbi strukturën organizative
dhe ligjin, ashtu siç u krijua bindja në opinionin amerikan shekullin e
kaluar US gouverement -Uncle Sam, nga e cila përfitoj materialisht
Uncle Sam, jo me korrupsion por me ndjeshërinë e tij inventive për
biznes.

Patjetër duhet të zbatahet ligji-çështja e përgjegjësisë, e pagesave në
institucionet publike dhe në ato me rëndësi të veçantë, apo të rritet
disponimi në zbatimin e ligjit. Janë zbehur shpresat që në përbërjen e
këtij parlamenti do të tejkalohen interferimet e angazhimit
"intelektual" dhe atij politik-brenda institucioneve të njejta të
përfaqësimit, lojaliteti institucional duhet të jet prioritet, ngaqë
çfarëdo kapërcimi ligjor më tepër do t'i përngjante konfliktit të
interesit sesa përkushtimit për zbatimin e programit dhe kontratës që
ia shpalosin elektoratit. Përvoja e deritanishme ishte e hidhur,
determinon krizë dhe jofunkcionalitet në qeverisje, ku më tepër i jipet
prioritet angazhimit medial se sa zbatimit të ligjit dhe
kushtetueshmërisë
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi