Fritz Radovani: Leni Nanë Terezën të pushojë në paqe...!
Faqja 1 e 1

LENI NANË TEREZËN TË PUSHOJË NË PAQË ..!
Nga Fritz RADOVANI
Papa Gjon Pali II, kërkoi Shejtnimin e Nanë Terezës së Kalkutës, pak
ditë mbasi Ajo pushoi në Paqë, e Nderueme dhe e mbulueme me Flamurin e
Indisë...
Qeveria shqiptare do me kenë “ma e Krishtenë se Papa”..!
Pa
i hjekë ende një leskër kultit të diktatorit dhe të gjithë pasuesve apo
trashigimtarve të tij, që në vitin 1961 akuzonin pikërisht Nanë Terezën
Shqiptare të Kalkutës, me epitetët që as sot nuk mund ti shkruej për Te
në shkrimin tem, aq sa banale aq të turpëshme për gojën e flliqtë të
një qeveritari dhe drejtuesi të shtetit shqiptar, mbasardhësit e tij të
sotëm kërkojnë “Eshtnat e Saja, me u preh n’Atdhe..!”. Dyert e shtetit
shqiptar ishin të mbylluna për te si nga Enver Hoxha ashtu edhe nga
Ramiz Alia, i cili pat deklarue në vitin 1991 se, “kërkesa për hapje të
shtëpijave e saja të bamirësisë asht shkelje ligji” e, nga kush shkelej
ligji...? Pikërisht, nga një pasues i denjë i mësuesit të vet që i ka
fillue krimet në 1944, me 12.000 kosovarët e premë në besë në Kukës,
Tivar e Ulqin dhe, i ka vazhdue me sa e sa vrasje të djemve të rinjë në
piramidat kufitare me Pëllumb Pëllumbaj etj. në vitin 1990, me të cilët
nuk mjaftohej tue i këputë jetën në lule të rinisë, por edhe donte të
kënaqej tue i shetitë në pjacat e qyteteve ndër kamjona të lidhun me
tela me ferra e të shemtuem në fëtyrë nga plumbat e këtij krimineli
gjakatar. Nuk do të hyj fare me shpjegue veprat antikombëtare të tij në
vitin 1967 me të ashtuquejtunin “Revolucion Kultural”, të cilin ky
hipokrit e drejtonte në Shkoder, dhe epte udhëzime nga shtëpia e
drejtorit Institutit Pedagogjik Mihajl Priftit, sesi me akuzue, me vra
dhe me krye vepra tjera kriminale kundër Klerit Katolik Shqiptar, tue
arrijtë me pushkatue Priftin e Kosovës Martire, Don Shtjefën Kurtin
vetëm e vetëm se “kishte Pagëzue një fëmijë...”e, prap, i pangopun
arrinë me ndertue mu në zemër të qytetit të Shkodres fëtyren e vet
amorale “Muzeun Ateist”... i Shqipnisë “Ateiste”..!
Në vitin 1985, dy javë mbas Ditës së Lumnueshme të Popullit të
Shkodres, dhe mbarë Shqipnisë 11 Prillit, vjen po në Shkoder, ky Ramiz
Ali dhe jep udhëzime për terror e vrasje:
Në një mbledhje “sekrete” në Komitetin e Partisë së Rrethit me 7 sekretarë Partie të ndërmarrjëve të Shkodres ka porositë: “…
Shoku Enver na la... duhet të jemi më vigjilentë se kurrë mbasi armiqtë
e Partisë do të punojnë për të prishë unitetin tonë. Ata në këtë kohe,
si gjithënjë, do kërkojnë për të gjetë mundësinë për të realizuar
qëllimet e tyre të këqija ndaj Partisë... Prandaj, të jemi shumë
vigjilentë sidomos, me pjesën
katolike, e cila nuk e ka dashur kurrë Partinë. Ata në këtë situatë
kanë për të kërkuar për të përfituar për të përçarë këtë unitet të
Partisë sonë... por, kudo.., që të vëreni një çfaqje të vogël mos
prisni, por sinjalizoni Partinë, veni prangat dhe jepni plumbin
ballit!... ” (Prill 1985).
Gati dy vjet mbas shembjes së Murit Berlinit, asht prap ky kasap që
vret me 2 Prill 1991, Martirin Arben Broci me shokë, tue la me gjakun e
Rinësë Shkodrane, Sheshin e Shkodres para komitetitit PPSH, vetëm me
zhdukë çdo thirrje për Demokraci...
Atëherë, si mendohet me u ba nesër “rivorrimi i Nanë Terezëz”, kur
Presidenti B.Topi nuk ka as dy jave që asht fotografue me paraardhësin
e vet pikërisht, pranë këtij Ramiz Ali e, tash do me u fotografue edhe
pranë Nanë Terezës..?!
Qeveria shqiptare ma parë të bajnë rivorrimin e thesit me Eshtnat e At
Fishtës, Dedë Gjo’Lulit, At Mati Prennushit, e mijra e mijra Martirve
të vramë nga këta diktatorë terroristë, të cilve, paturpësisht u jep
edhe shpërblime mijra euro për krimet e kryeme...në vend të prangave!
Pak kohë ma parë kam lexue një tregim të shkruem me pseudonimin Y (D.
L. Shantoja), i cili shpjegon se, atëherë, kur e ka shkrue, nuk e dinte
a asht ndollje e vërtetë apo përrallë...:
“Ujët e budallës...
Motit në një qytet kishte kalue shumë kohë pa ra shi e thatësina e
madhe kishte kapë atë vend. Astronomët e atëhershëm çonin papushue
turbinat e veta ka qielli për me mujtë me lexue në shkelqimin e yjëve
ndonjë shenj shiu të afërm. Mbas sa vrojtimesh e studimesh të bame,
kishin mujtë me lajmue popullin se shi do të binte, por kush të pinte
nga ai ujë do ti lonte mendja e kokës...
Si
me ia ba..? Me luejt mendsh të gjithë njëheri ishte një punë e pabukur
dhe e damëshme. Menduen me i nda në vedi disa njerëz ma në shenjë e të
dashtun dhe me i rezervue atyne atë pak ujë që kishte teprue. Në atë
qytet njerëzit ma në shenjë e të dashtun për popullin e tyne ishin
njerëzit e Qeverisë, kështu, populli mbushi fuqia, vozga e mastela me
ujë e ia çoi përsonelit qeveritar...
Qielli
u vra. Re të zeza e mbulojnë anë e kand; ndigjohet krizma e
bumbullimës, shiu nisi me cikrrue e, në fund një shtërgatë e madhe bie
me furi mbi atë qytet. Mbas pak orësh mbushën pusa e vija e, populli i
etshëm vrapon pa farë kujdesi me pi nga ai ujë. Por qe! Parafolja e
astronomve po vërtetohët! Nuk mbet kush pa pi nga ai ujë përveç
përsonelit qeveritar por, as nuk mbet kush pa luejtë mendsh...
Qyteti
u ndrrue menjëherë në një çmendi! Kur qeveritarët dolën nga zyret e
veta dhe shikuen gjithë popullin tue dhanë shenja marrije dhe po
konstatonin se vetëm ata kishin mbetë të urtë, nuk kishin çka të banin
me një popull të dalun mendësh, atëherë, thanë: “A e bajmë një gja..? A
pimë edhe na nga ai ujë i shiut që ra sot? Nuk kemi si rrimë kështu! Të
marrët janë ba shumicë...e, shumica, na e dimë, se fiton gjithmonë! Po,
bahemi pra, edhe na me ta..!”
Si thanë ashtu vepruen...Edhe Qeveria, piu nga ai ujë dhe Qeverisë mbarë i pat luejtë çëkerku...
Përralla në Lesh, shëndetja prej nesh..!
Ndiç, po, due me thanë...”
Edhe, unë, mbas 86 vjetësh që asht shkrue ky tregim... po, sot..., i vërtetë...
“Ndiç, po, due me thanë..!”.

Melbuorne, Dhetor 2009
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Fritz Radovani:SHQIPNIA NANË SI NATA PA HANË..!
» Lek Pervizi: KANGE PER NANE TEREZEN
» Fritz Radovani: TEFA...
» Fritz Radovani: 11 Prill… 2010…
» Fritz Radovani:AT SHTJEFEN GJEÇOVI O.F.M.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi