Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rugova militans

Shko poshtë

Rugova militans Empty Rugova militans

Mesazh nga MEDALIM Thu Jan 22, 2009 7:30 pm

Rugova militans

22-01-2009 / Kujtim M.ShalaRugova militans 22652rugova%201

Mendimi dhe Veprimi janë dy nyjat e jetës së Rugovës. Edhe pse në fushë pragmatike, Rugova, së pari është politikan meditans; ai është prijës, pra krijues, ideolog. Siç krijoi një model kulturor, Rugova krijoi një model politik, me parabazë humanitetin e thellë, fillin nacional të ideve dhe me kërkesë - bosht pavarësinë e Kosovës. Mendimtari Rugova, tash ideologu Rugova, ndërton e fuqizon diskursin veprues: fjala projektuese/përcaktuese e veprimit, fjala si veprim. ( Vetiu ky diskurs prodhon veprim). Rugova krijoi e zhvilloi diskursin për Shtetin/Republikën e Kosovës dhe ky diskurs bëri Republikën e Kosovës në dekadën e fundit të shek. XX. Jeta politike e Rugovës identifikohet me diskursin projektues (ideologjia) e me veprimin politik (pragmatika). Kapërcimi nga Poetika te Politika, është kapërcim nga fusha e ideve te veprimi. Ndërmjet tyre prerja është e ashpër. Rugova ka relativizuar këtë prerje, jo duke vënë njërën fushë në shërbim të tjetrës, por duke zbutur e përqendruar diskursin e të dytës ( Politika) në shembullin e të parës ( Poetika). Kështu modeli politik, sjellja politike, komunikimi politik i Rugovës, ka rrënjët te sjellja e te komunikimi kulturor. Të rikujtojmë edhe një të dhënë: Rugova u bë prijës, duke qenë kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës. Ideologjia rugoviane ka shenjën e filozofisë rugoviane të lirisë e të shtetit. Kush s'e kujton diskursin e tij, fjalinë e përqendruar, pothuajse formulative, mendimin e hapur? Secili ka jetuar retorikën e tij të shoqërimit, secili ka parë veten të gjallë në atë retorikë, secili ka folur me gojën e Rugovës, sepse ai ka folur me gojën e secilit. Krejt e pritshme, meqë Rugova kurrë s'e njohu si bindje as si përjashtim, por bindjen ( e nënkuptuar, marrëvesgjen, kontratën, bashkëfajësinë retorike, besimin e përbashkët) si retorikë. Diskursi politik i Rugovës është karakterizues, substancial dhe asnjëherë përjashtues. Këto veti ruajti ai pavarësisht rrethanës, edhe atëherë kur Kosova u shty në zgripc të egzistencës. Rugova mundi egërsinë me maturinë e butësinë e tij; përjashtimin me natyrën e hapur, me projektin e diskursin që bashkojnë. Krejt e pritshme: Ai ishte Krijuesi e Prijësi Krijues......
MEDALIM
MEDALIM

Numri i postimeve : 23
Registration date : 18/12/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi