Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fatmir Halimi: Vallja e yjeve dhe Vargjet e lira (Lasgush Poradeci dhe Migjeni)

Shko poshtë

Fatmir Halimi: Vallja e yjeve dhe Vargjet e lira (Lasgush Poradeci dhe Migjeni) Empty Fatmir Halimi: Vallja e yjeve dhe Vargjet e lira (Lasgush Poradeci dhe Migjeni)

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 17, 2009 4:00 am

Fatmir Halimi: Vallja e yjeve dhe Vargjet e lira (Lasgush Poradeci dhe Migjeni) U1_FatmirHalimi

Fatmir Halimi


VALLJA E YJEVE DHE VARGJET E LIRA

( L. PORADECI DHE MIGJENI )


Ky punim i kushtohet poetit tonë modern Lasgush Poradecit në përkujtim të 110
vjetorit të lindjes së tij, duke e krahasuar po ashtu me poetin tonë tjeter
modern Migjenin, ku të dy këta për shumë çka në letërsinë shqipe janë të
veçantë.)


Vallja e Yjeve dhe Vargjet e lira

Këta dy
libra për shumë çka janë të veçantë në poezinë moderne shqipe, pasi që sjellin
risi të paparë deri atëherë në letërsinë tonë. Tiparet veçuese të veprës Vallja
e Yjeve
janë; struktura gjuhësore, forma e përsusur, sistemi i ndërtimit
te veprës, përdorimi i figurave letrare sidomos i metaforës. Shumë më
parë Aristoteli metaforën e quan mbretëreshë e tropeve stilistike, ndërsa e
dimë që poezia është mbretëreshë e arteve, e kritiku dhe studiuesi ynë letrar
S. Hamiti Lasgush Poradecin e vlerëson mbret të saj, mbret të poezisë në
lëtërsinë shqipe.
Po
ashtu e veçantë është edhe në trajtimin e temave si mbi frymëzimin, mbi
krijimin e botës dhe temën e dashurisë, e cila trajtohet gati në të gjitha
ciklet e veprës, dhe me të drejtë disa studiues e quajnë poet i dashurisë.




Ndërsa
me Vargjet e lira
Migjenit, për herë të parë në letërsinë shqipe kemi vargje të çliruara nga
konvencat e vjershërimit klasik. Pra, kemi thyrjen e vargjeve që nuk i
përmbahet metrit letrar, sidomos rimës. Migjeni me Vargjet e lira është i veçantë edhe në trajtimin e temave.
Derisa, te poetët e kohës së tij temë madhore në vargjet e tyre është tema e
atdhedashurisë dhe ajo kombëtare, te Migjeni ajo preket fare pak. Por motivet
për ndërtimin e poezisë së tij merren nga tablot e përditëshmërisë jetësore, ku
si referues janë lypsat, të papunët, pijanecët, gruaja mjerane që e lind dhe e
rritë fëmijën në skamje, dhe mjerimi bëhet trashëgimi e tyre, (Poema e
mjerimit). Ai e çmitizon malsorin nga vyrtytet e larta etike e morale deri në
thjeshtësi, (Recital i malsorit).




Edhe pse këta dy
libra janë shkruar në një periudhë të afërt kohore, Vallja e Yjeve
1933
dhe Vargjet e lira 1936 janë shumë të ndryshëm nga
njëri tjetri. Te Vallja e Yjeve i kushtohet rëndësi të madhe fjalorit
gjuhësor, të shprehurit figurative, strukturës dhe formës së poezisë, te Vargjet
e lira
të shprehurit gjuhësor është gati komunikim i përditëshmërisë, jo e
mbuluar me figura stilistike dhe mosrespektim të formës dhe rimës;







Lasgushi:



Parëvera! Parëvera!



Po më çel në mes të gjirit-



Këto kopshte ku fryn era



Muar gjyrën e floririt.










Migjeni:
Vuejta








Dalngadale po shof



Si jeta një nga një



Sejcilën ndjesi



Me tradhti



Po ma vulos.







Ata kanë mendime të ndryshme edhe
për frymëzimin. Lasgushi për tu frymëzuar niset nga sferat e mbrendshme
shpirtërore krijuese, kurse Migjeni frymëzimin e lidhë me fatin e tij, me
shenjat që ja dedikon rrethi dhe me angazhimin shoqëror të krijuesit;







Lasgushi:
Rri mbështetur në tryezë




…s’është gjë: veç ylli vetë



Më s’më ndjek kraharuar



Unë shoh me gas të qetë



Këngëzënë e përvëluar.







Migjeni:
Frumëzim’I pafat








Frymëzim’I em I pafat!



Shporru këtej! Nuk të due!



S’due hovet tueja të nalta



Rrok me njerëzit që rrok nata.









Dhe mendojmë se te Migjeni poezia është produkt i
një frymëzimi që rrjedh nga një rrethanë konkrete, ndërsa te Lasgushi është e
kundërta, sikur poeti është i vetëdijshëm se po të mbështetej në pika referuese
të kohës, apo në momente konkretësie, poezia do të jetë e vlefshme për
bashkëkohësit e tij, por jo edhe për gjeneratat dhe vendet e tjera. Për këtë
Lasgushi ikë nga konkretësia dhe poezia e tij bëhet univerzalizuese, dhe me
gjuhën e bukur, formën e përsosur ajo do t’i mbijetojë të gjiha kohërat.











Vallja e Yjeve








Veprën Vallja e Yjeve Lasgush Poradeci e botoi në Rumani (1933) nën
përkujdesjen




Mitrush Kutelit. Poezitë e kësaj vepre sollën një
ndjeshmëri të re në letërsinë shqipe, një kërkim të thellë gjuhësor e formal
dhe një formë të paparë deri atëherë. Vallja e Yjeve ka këtë strukturë
ciklike:
I.( Në vend parafjale) Zog’i
Qiellit, II.Vallja e Qiellit,
III.Vallja e Dherit, IV. Vallja e
Yjeve, V.Vallja e Përjetësisë, VI. Vallja e Vdekjes,
VII. Kur nuk ndjehesh fare mirë.
Prandaj, poezia e Lasgushit, siç lexohet në njësitë e vogëla, duhet të lexohet
në tërsinë e sistemit të vet poetic, shprehet kritiku S. Hamiti.




Pra, te vepra poetike Vallja e Yjeve, ai
krijoi një sistem të njënjëshëm poetik. Poezia e tij, për gjuhën e bukur
shqipe, figurën origjinale, formën e re dhe ndjeshmërinë e re është e
papërsëritshme e letërsinë tonë. Ajo
nis me poezinë Zog­’ i Qiejve,
e cila fillon me vargjet:




Këng’ e lasht’ e vjershërisë më pëlqeu aq fare pak…



Do t’j-a marr që sot e tutje si bilbil parëverak,



Që nga fund i vetëvetës do të këndoj një mall të ri:






Që në fillim kjo vjershë paraqet kodin poetik të
tij, duke sjellë tek lexuesi mesazhin se poetit nuk i pëlqen më kënga e vjetër,
por do të këndojë këngën e re dhe mallin e ri duke e nxjerrë nga fund i
vetvetes. Poezia Zog’i Qiejve është një këngë për mënyrën e lindjes së poezisë
dhe të ngritjes së saj deri në nivelin suprem të përjetësisë. Poezi e një
rëndësie tjetër është vjersha Naim Frashërit, e cila
nis me vargjet e Naimit, të vjershës
së tij Fjalët e qirirt:







E ku shkruhen në kartë




Fjalët e gjuhës së zjarrtë







Këtu, Lasgushi i këndon poetit tonë të madh, atë e
ngrit në piedestalin më të lartë, deri në adhurim të të shenjtit:







Sepse Hije-e shentëruar nër të gjallët sikur t’ishte…



…Sikur të ishte nër të gjallë, Ti, xhuraja dhembshurishte,



Ti rapsod që pranë shqipes dit’ e nat’ i llodhe ballët,






Për punën që bëri ai në lërimin e gjuhën shqipe, të
cilën e pasuroi në veprat e tij. Në të njëjtën kohë ndjen dhembje për
vdekjen e tij, por edhe për njerëzit që sot e basdardojnë gjuhën, “Ndaj
shëmton fjal’e të folur nga padija, nga nakari”
këtë gjuhë: “yll’i
vjershërisë! Verb i Perëndisë!”.
Kurse frymëzimin që i vjen për të krijuar
poezinë e përshkruan te vjersha Dremit Liqeri:







Në këtë ças perëndimor



Ndaj po më dehen sytë-e mi,



Kuptoj si shpirtin vjershëtor



M’a frymëzon një malli ri.






Pra, shkallët e përshkrimit janë shkallë të njohjes
e të vetënjohjes.
Po
njohja më e thellë është njohja që mbështetet në kulturë, duke u njëjtësuar me
rrenjët e kësaj kulture.




Lasgushi
përveç motivit patriotik, motivit për gjuhën, frymëzimin, ai i këndon edhe
dashurisë, të cilat vjersha janë përmbledhur sidomos në ciklin Vallja e
Yjeve.
Dashuria është jo vetëm një emocion, por edhe fuqi themelore
jetësore. Ai e këndon këtë ndjenjë si fuqi tokësore e qiellore. Por, thellësia
e saj vrehet në botën njerëzore kur e dashura këndohet në nivel të bukurisë
trupore e shpirtërore. Këndimi lasgushian i dashurisë shfaqet sidomos në
lirikat personale. Atëherë tingullon i veçantë zëri i tij, figuracioni
origjinal dhe variantet e ndryshme të ndjenjës së thellë. Titujt e këtyre
lirikave; Syr’i fshehur, Vesë dashyrije, Erë trendeline, ç’dëgjoj me sy të
trembur etj.
nuk dalin si emërtime, por vetëm si një figurë e zgjedhur.
Kështu titujt e vjershave të dashurisë në të vërtet janë figura, metafora. Të
gjitha këto lirika marrin karakterin e varianteve të një teme, -dashurisë.




Mendime të rëndësishme të Lasgushit janë edhe ato
mbi krijimin psikofizik të botës dhe të jetës të shprehura në poemin filozofik Vallja
e përjetësisë.
Motiv ky i bazuar edhe në librat biblik mbi krijimin e
gjithësisë. Sipas Lasgushit, në këtë poemë, krijimi kalon nëpër pesë faza:
Lënda dhe Jeta, Fryma dhe Qëllimi, Ndjenja dhe Njeriu, Njeriu dhe Zoti dhe
Përjetësia. Kjo tregon se Lasgushi në veprën e tij poetike merret me problemet
e ekzistencës së njeriut duke u ngrit në nivelin e poetit mendimtar shqiptar.
Krejt në fund të veprës është vjersha Kur nuk ndjehesh fare mirë përmes
të cilës, pra në formë te vargjeve Lasgushi shpreh mendimet dhe qëndrimin për
thellësinë e kuptimit të poezive të tij, ku thotë se







Kujt
s’j-u dhat’i rrahi mentë




Në shtëpi kush nuk u mbyll…



Nuku mund t’a dijë fare,



As që do të ndjejë dot



Ç’pruri kënga mendimtare



Me çdo varg prej pikash lot;






Këtu Poeti jep idenë se për ta kuptuar e shijuar
poezinë e tij njeriu duhet të mbyllet dhe të lexoi shumë, se kjo është
një poezi e re, poezi mendimtare (filozofike) e krijuar me mund të madh,
prej pikash lot’.














Ylli figurë qendrore





Për shumë poetë
qielli ka qenë sinonim i hapësirës, i kosmosit. Edhe pse në qiell lëvizin hëna
dhe dielli, ato sikur janë të afërta me njeriun, poetin. Por trup qiellor për
ta pushtuar, apo figurë për poetët e ëndërrimit kosmik ka qenë dhe mbetet ylli.
Këtë figurë e ndeshim me një funksion shumë të ngarkuar poetik në veprën e L.
Poradecit. Ylli i Lasgushit , si figurë qendrore e tij nuk është vetëm një
symbol, në të përmblidhet një kuptim mbi jetën, ndoshta edhe vetë botëkuptimi i
poetit.




Figura e yllit bartet gati në të gjitha ciklet e
veprës Vallja e Yjeve. Duke e interpretuar figurën e yllit në
vallen e tij të hapësirës së paanë, mund të thuhet se poeti don ta humanizojë
kosmosin, hapësirën, njerëzimin. Pra edhe kështu është një figurë e humanizuar
që zë ‘fill me dashuri’, ‘plotë me jetë-e mall të valë’. Ky yll
duke lëvizur në hapësirën e pakufijshme herë është ‘i lum’ e herë është ‘i
mjerë’, i lum (lumtur) është ylli kur është plotë zjarr të dashurisë, e i mjerë
kur i venitet dashuria, kur lodhet në këtë hapësirë të paanë për t’u afruar te
tjetri.








Dashuria, tema themelore







veprën Vallja e Yjeve tema themelore është dashuria, e cila përveç
figurës së yllit plotësohet edhe me fjalët ( simbolet ) si: zjarr, mall, varr,
flakë etj. Dashuria, kjo temë e përjetëshme njerëzore në veprën e Lasgushit
projektohet në dy rrafshe kuptimi; në një anë si ndjenjë humanizuese, si
frymë lëvizëse e jetës, dhe në anën tjetër dashuria si fuqi e afrimit të Trimit
me Vashën ( djalit me vajzën ). Tek tema e dashurisë, por edhe te temat e tjera
Lasgushi përdor figurat e hapësirës ( largësia pakufi ), figurat e kohës pakufi
(përjetësia). Në temën e dashurisë përveç këtyre përdor edhe figurat e
kontrastit:







Dashuri-Heu! Mall I ri!



Dashuri! Këngë e durimit



Ti liri! Ti robëri!






Kontrasti ‘Ti liri| Ti robëri’ nuk përmbledh
figura me kuptime që kundërshtohen, kemi të bëjmë me një shkrirje, me një
figurë që shpreh një situatë.




Pra, dashuria në
poezinë e L. Poradecit këndohet si një varrë që për të mbetur gjallë
përditë e do nga një lëndim të ri, (dashuror). Është një ‘fshehtësi plot
llaftari|plot ëmbëlsi vërerore!’, n
dërsa vasha një qenie dhembshurisht e
ëmbël.




Kjo është një temë e përhershme e tij ashtu siç
është krijimi poetik që nuk lidhet me moshën.









Vargjet e lira










Titulli i veprës ka kuptim të dyfisht, “Vargje
të lira”
në vështrimin e ndërtimit formal dhe “Vargje të lira” në vështrimin e lirisë
tematike. Ky titull i kodifikua na
del me mesazhin se autori po
ndërtonte një poezi tjetër nga rrjedha e poezisë së kohës. Kurse
struktura e veprës me këta tituj: Parathanja e parathanjeve, si hyrje,
Kangët e ringjalljes, Kangët e mjerimit, Kangët e perendimit, Kangë në vete,
Kangët e rinisë dhe Kangët e fundit
krijon një rend logjik e tematik të
poezive. Rendi logjik i grupimit të vjershave në nivel të parë nxjerr në shesh
temat themelore, kurse në nivelin tjetër të rrëfimit në vargje të historisë
jetësore të autorit. Vargjet e lira në nivel të shprehjes e të figurës
nisen me një hov të figuruar, mandej shpesh shpjegohet figura për të dëshmuar
një emocionalitet që nuk do të shpjegohet kurrë i plotë.




Karakteristikë e
Migjenit në këto vargje është shkëputja e vetëdijshme nga trajtat formale
e tematike të poezisë shqipe të kohës. Gati askund nuk duket tema atdhetare ose
kombëtare. E kaluara preket vetëm si reflektim në aktualen, por jo temë e
veçantë. Temë zotëruese e poezisë së tij bëhet tema shoqërore e kohës. Këtu
trajtohen motivet edhe për fëmijërinë virgjine, djalërinë e vullnetit për të
ndryshuar botën (gjendjen), gratë mjerane, burri mjeran dhe motivin
përfundimtar vdekjen. Në ciklin e Kangëve të mjerimit zotëron një frymë
e thellë e pesimizmit dhe një thirrje për kapërcimin e saj. Duke u nisur nga Poema
e mjerimit,
del si një kurorë poetike e kësaj
tematike:






Kur sheh ftyra të zbehta dhe sy të
jeshilta,





Që të shikojnë si hije dhe
shtrijnë duert’e mpita






Edhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesin



Të tanë jetën e vet derisa të vdesin,






ku përshkruhen me trajta fort reale lypsat, pijanecët, të papunët e
frytet e mjerimit. Në këngët e tjera këto motive thellohen si të veçanta; Baladë
qytetse, Lagja e varfur, Melodi e këputur, Rima e tretun, Fragment etj.

të gjitha këtovjersha pamjet dhe fatet e njerëzve në skamje e mjerim
përshkruhen me një realizëm deri në lakuriqësi;






Hije…jo!_ por nji grue





Me ftyrë të zbeht dhe me sy



Të zëz si jeta e saj



Me buzë të vyshkuna në val



Me plagë në gjoks e stolisur,



Me veshje e me shpirt e grisur



(Baladë qytetse)






Duke paraqitur me shenja shumë reale pamjen e
jashtme të gruas mjerane shihet qart edhe bota shpirtërore e saj, “me veshje
e shpirt të grisur”.
Këngët e këtij cikli përmbajnë një ndjeshmëri të
thellë autoriale, që mbrrin deri në shkallën e bashkëvuajtjes në mjerim. Poeti
i lodhur në provën e vet të mjerimit emocional me të humburit krijon një dalje
të re. Kjo dalje është jashtë reales, pra në krijimi i Trajtave të mbinjeriut
në të ardhmen, një qenie symbol me një grusht granit, një sfinks pa zemër e pa
ndjenja, një rrufe që lufton e fiton, " që s’i duen humbjet prore, duen
ngadhnjim", janë poezi të cilat shprehin sado pak një optimizëm.




Përpos temave
shoqërore të kohës, temë që zë një vend të rëndësishëm është edhe tema e
dhembjes personale:






O kangët që fleni reliket e mija





Q’ende s’keni prekun as një zemër të huej



Vetëm unë me ju po kënaqem si fëmija



Unë-djepi I juej; ndoshta vorri I juej.



(Kangët e pakëndueme)






Këto vargje shprehin qart dhembjen e autorit për
vjershat e tij, duke aluduar në vdekje, pasi që ishte shëndetlig dhe vuante nga
smundja e mushkërive (tuberkulozi), e cila ishte e pashërueshme për kohën.
Po ashtu kishte frikë se këto vargje
nuk do të ‘prekun as një zemër të huej’e do të mbeten vetëm brenda për
brenda autorit; ‘unë-djepi i juej, ndoshta vorri i juej’, që edhe mund t’i
marrte me vete. Pra, ai kishte një dëshirë të flaktë ta shihte veprën të
botuar. Pos kësaj këngët për dhembjen personale intensifikohen në ciklin e
fundit të veprës, Kangët e fundit me gjasë të shkruara gjatë qëndrimit
të tij në spitalin Torre Peliçe të Torinos (Itali) më 1937. Këtu vetmia,
mungesa, braktisja, vuajtja, dashuria e padashuruar, pritja, kërkesa, etj.,
janë vetëm disa nga fjalët që e përbëjnë këtë cikël, më sakt janë fryma e
fundit e autorit. Këta tituj të vjershave Një natë pa gjumë, Vuejta, Kanga
që s’kuptohet, Vetmia
përbejnë miniaturën e rrethanave të fundit të jetës
së tij, të cilat përshkruajnë gjendjen shpirtërore që shfaqet edhe në pamjen e
jashtme, ku paraqesin nivelin më tragjik, dhembjen fizike me dhembjen
shpirtërore. Autori me nota shumë melankolike, këtë e paraqet në vjershën Vuajtja:






Ka do ditë





Që po shof fare mirë



Se si nga vuejtja syt’ po më madhohen,



Nëpër ball dhe ftyrë rrudhat po më shtohen



E si buzëqeshja m’asht e hidhun…










Vargjet e lira, reagim i
fortemocional









Përmbledhja e poezive Vargjet e lira u botua më 1936, po libri u
ndalua nga qarkullimi dhe për të gjallët e autorit nuk ra në duart e lexuesve.
Kjo u arritë tek në vitin 1944, që iu shtuan edhe poezitë e shkruara në
ditët e fundit të jetës së tij, Kangët e fundit. Migjeni krijimtarinë e
tij e kishte filluar si maturant duke botuar ndonjë vjershë apo shkrim të
përshtypjeve të tija mbi veprat e lexuara në revistat e kohes, dhe mund të
thuhet se ishte një zë i veçantë në letrat shqipe. Ai ishte një krijues i
zhytur tërsisht emocionalisht në kohën e vet. Arti i tij, në fakt është një
reagim i
fort emocional ndaj fenomeneve e pamjeve të
përditshme të botës shqiptare. Vargjet e lira janë refleks i gjendjes së rëndë
ekonomike, shoqërore dhe morale të kohës në të cilën jetoi poeti, shprehje e
krizës që zotëronte në atdheun e tij, por edhe në Evropën e viteve ’30 të
shekullit XX. Poezitë e tij shprehin qëndrim kritik ndaj kohës së vet, për ta
përmbysur të vjetrën; “idhujt pa krena” që ngriten pranë shtëpive përdhese,
“minaret dhe kumbanaret”, “që shpojnë qiellin me qesendi” (Blasfemi) dhe malin
alegorik “që s’bëzanë” (Recital i malsorit). Poezinë e Vargjeve të lira
e karakterizon koncepti i ri i vargut, i shprehjes poetike dhe sidomos rima,
ritmi e intonacioni i veçantë artistik. Vargu i tij është varg i liruar nga
konvencat klasike të vjershërimit sidomos nga metri e rima, dhe në
lirikën shqipe kemi për herë të parë vargje të lira, të çliruara nga këto
rregulla.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi