Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ahmet Murati: Poezi: Titulli: "Do ta tërheq shpritim tim zvarrë"

Shko poshtë

Ahmet Murati: Poezi: Titulli: "Do ta tërheq shpritim tim zvarrë" Empty Ahmet Murati: Poezi: Titulli: "Do ta tërheq shpritim tim zvarrë"

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 17, 2009 10:08 pm

Ahmet Murati: Poezi: Titulli: "Do ta tërheq shpritim tim zvarrë" N1009501604_2971

Ahmet Murati: Poezi: Titulli: "Do ta tërheq shpritim tim zvarrë"
- kushtuar të rënëve gjatë luftës në Kosovë 1997-1999

Do ta tërheqë shpirtin tim zvarrë
Nëpër çarjet e tokës,
Avull i kuq del nga llava
M’i zbeh sytë
Dhe me gjithë pafuqinë do të shpërthejë
T’i ndal gjithë ata shpirtra
Që u treten në avujt e gjakrave të përmbysur
Në pluhurin e tokës sime, që m’i zë sytë
E bie në tokë,
Ngrihem dhe prapë filloj të ecë
Por këmbët s’më mbajnë
Ulë sytë dhe shoh....
tokë që dridhet dhe rënkon
“Ç’u bë me zogjtë, iu pre cicërima mu në lindje!?”
Një aromë më tërheqë në një drejtim të panjohur të pafund,
Por unë prapë me gjithë pafuqinë time iu kundërvë
Kridhem në një lumë ngjyrë kuq,
me rrjedhë kah drejtimi i panjohur pafund,
nuk di a është Akeroni
apo
avulli i gjakrave të përmbysur
u kondensua me lymin e këtij lumit të kuq,
ngreh kokën shoh...
qiell por nuk shoh diell,
gishtërinjtë e mpirë më digjen
se diell e kisha nën
do të zhytem edhe më tej
në oqeanin e lotëve
të arrijë në piedestalin më të lartë
t’ua marrë amanetin e tyre të pa thënë

Ahmet N Murati
2001, Gjilan
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi